LIVE UPDATES

Lëvizjet në qeveri, kush janë 4 drejtorët e rinj të emëruar në poste kyçe. Bici rikthehet te IKMT, në ‘skenë’ ngjiten këshilltarët

➤ Zbardhen emrat e 4 drejtuesve të rinj, në disa institucione të rëndësishme në vend, pasi ish-krerët e tyre morën poste ministrore në qeverinë Rama. ➤ Në krye të IKMT-së kthehet Dallëndyshe Bici, e cila më herët mbante postin e drejtoreshës së Kadastrës. ➤Në vendin e saj është emëruar Lorena Goxhobelli, e cila më herët ka shërbyer si këshilltare për pronat në Ministrinë e Mbrojtjes. ➤ Kreshnik Bajraktari, i cili deri tani ka qenë këshilltar në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës, do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit. ➤ Në krye të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të qëndrojë Erind Sulo, duke zevendësuar në këtë post Petrit Malajn, i cili ka marrë detyrën e Ministrit të Financave, në vend të Ervin Metes.

3 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Erlind Sulo në krye të AKBN, Kreshnik Bajraktari drejtori i ri i Portit të Durrësit

Lëvizjet në qeveri, kush janë 4 drejtorët e rinj të
Kreshnik Bajraktari

TIRANË- Pas ndryshimeve në qeveri, janë mësuar dhe emrat e drejtuesve të rinj në disa institucione. Kështu Kreshnik Bajraktari, i cili deri tani ka qenë këshilltar në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës, do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit.

Ai zevendëson në kërë post Pirro Vengun, i cili u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Mbrojtjes dhe sot pas betimit tek presidentit do të nisë punën në krye të këtij dikasteri.

Nga ana tjetër në krye të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të qëndrojë Erind Sulo, duke zevendësuar në këtë post Petrit Malajn, i cili ka marrë detyrën e Ministrit të Financave, në vend të Ervin Metes. /ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Rikthimi i Bicit në krye të IKMT-së, kush është drejtoresha e re e Kadastrës, më parë këshilltare te 'Mbrojtja'

Lëvizjet në qeveri, kush janë 4 drejtorët e rinj të
Lorena Goxhobelli

TIRANË- Lorena Goxhobelli është emëruar drejtoresha e re e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, pas vendit të lënë bosh nga Dallëndyshe Bici. ZËRI raportoi ekskluzivisht mëngjesin e sotëm, se Bici ishte rikthyer nga kryeministri Edi Rama në krye të IKMT-së, duke zënë vendin e Ervin Hoxhës, i cili u emërua në postin e ministrit të brendshëm.

Lorena Goxhobelli ka shërbyer si këshilltare e jashtmje ligjorë për çështjet e pronësisë në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes që prej qershorit 2022.

Në CV e publikuar në faqen e ministrisë, thuhet se Goxhobelli ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 - 2011.

Në vitet 2014 - 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022.

Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.

Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006. /ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Ekskluzive/ Lëvizjet në qeveri, Edi Rama rikthen Dallëndyshe Bicin në krye të IKMT-së

Lëvizjet në qeveri, kush janë 4 drejtorët e rinj të
Edi rama dhe Dallendyshe Bici

TIRANË- Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme. Kështu vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, dhe tashmë do të jetë ministër i brendshëm do ta zëjë Dallëndyshe Bici. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se kjo drejtori e rëndësishme i është besuar Bicit, e cila rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh, ndërkohë që për rreth 15 muaj ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Bici ka pasur një eksperiencë të gjatë në krye të IKMT-së, për pothuajse 9 vite.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023, ajo ishte kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Nga Marsi i vitit 2023 ajo drejtoi Agjencinë Shtetrore të Kadastrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Artan Lamen.

Tashmë nuk dihet nëse kryeministri Rama, e ka gjetur emrin që do të pasojë Bicin në krye të zyrës së Kadastrës, por edhe dy poste të tjera të rëndësishme që janë lënë bosh nga ministrat e sapo emëruar, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB