LIVE UPDATES

"Plumbi i Artë"/ Alibej: Do flas pas Dumanit, prisni! Xhuljan Hoxha: Ti e porosite vrasjen e "Otit të Elbasanit"

➤ "Plumbi i artë" vazhdon të jetë ende në gjykim. ➤ Edhe sot në seancën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur dëshmi të të akuzuarve. ➤ Nëse Nuredin Dumani, ia faturon Suel Çelës tentativën për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si Oti i Elbasanit, Xhuliano Hoxha ka tjetër version. ➤ Sipas tij, vrasja u porosit nga Erion Alibej. ➤ Ky i fundit, si i pranishëm në sallën e gjyqit tha se do të tregojë versionin e tij pasi Nuredin Dumani të përfundojë rrëfimin e tij. ➤ I penduari i drejtësisë, avokati Gentian Rumano e ka pyetur në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën. Edhe njëherë, Dumani e ka treguar versionin e tij. ➤ Ndërsa Petrit Qoli edhe njëherë kërkoi lirinë.

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

RRËFIMI/ Dumani: Dritan Lame më ka dhunuar. I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj’, por u vra!

"Plumbi i Artë"/ Alibej: Do flas pas Dumanit, prisni! Xhuljan
Nuredin Dumani dhe Dritan Lame

TIRANË- Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë, ka dalë sërish në gjyq në kuadër të dosjes "Plumbi i artë". Edhe në seancën e sotme ai ka dhënë dëshmitë e tij, kësaj here duke iu përgjigjur ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano.

Dumani ka treguar edhe njëherë një tjetër episod me efektivin e ndjerë të Policisë së Shtetit, Dritan Lame, duke pretenduar se e kishte kërcënuar. 

“Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu,”- ka treguar Dumani.

PJESË NGA DËSHMIA: 

Gentian Rumano, avokati i Henrik Hoxhajt: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?

Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec.

Avokati: E keni parë me përpara këtij momenti?

Dumani: E kam pare një herë tek lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku. Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që më  ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se të dilja unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.

Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?

*Në këtë moment SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e SPAK

Avokati: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?

Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit.

Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?

Dumani: Për dy vjet që kam ndenjur unë me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.

Avokati: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje të tjera?

Dumani: Kjo më kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara se kishim shumë ngjarje nëpër duar.

Avokati: A keni marrë porosi nga ndonjë person, që ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?

Dumani: Porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës.

Avokati: Ju kujtohet ti keni kërkuar Henrikut, që doni te kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?

Dumani: Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por muhabete kot pa lidhje kemi berë ne.

Avokati: I keni deklaruar në gjykatë të gjitha ngjarjet?

Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër.

Avokati: A kanë qenë edhe persona të tjerë?

Dumani: Ka qenë edhe Festim Qoli, kur ne kemi berë biseda, kemi qenë tek shtëpia ime, më vonë edhe në një drekë në Peqin, unë Skredi Tase dhe Henrik Hoxhaj.

Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?

Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe me hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri, më tha qe dyshonin se isha unë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam takuar kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjera dhe unë ju kam sqaruar që nuk kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun aty ishte dhe Erjon Alibejn por unë kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që nuk kam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Dumani për Henrik Hoxhajn: Ishte drogaxhi, gënjeshtar! Ngjarjet nuk ia tregoja, fliste me të tjerët

"Plumbi i Artë"/ Alibej: Do flas pas Dumanit, prisni! Xhuljan
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon me dëshmitë e tij për disa nga ngjarjet kriminale më të bujshme në vend. Avokati Gentian Rumano e ka pyetur në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën.

Sipas Dumanit, këtë të fundit e ka njohur në fund të 2019-ës, në festën e ditëlindjes së Festim Qolit. Dumani rrëfen se Hoxha ishte drogaxhi, madje tregon se kanë konsumuar bashkë lëndë narkotike.  Sa i përket ngjarjeve kriminale, Dumani shprehet se i ka treguar vetëm për vrasjen e Fatmira Dedës, ndërsa për të tjerat druhej ti tregonte sepse fliste me të tjerë.

Nuredin Dumani: Me Henrik Hoxhajn jam njohur në dhjetor 2019. Jemi takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hera e parë qe shkoja te ditëlindja e Festim Qolit, erdhën diku te 50 veta. Shumë prej njerëzve aty unë i njihja. Më prezantoi Festimi me Henrikun brenda në lokal. E kam parë një herë tek në makinë Henrik Hoxhajn, përpara se të njiheshim, kur Festimi ishte në kërkim për një vrasje. Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç me ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat. Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë me fol për muhabete të vjetra, sepse ishim të ngarkuar në atë moment. Bashkë me ne ishte dhe Festim Qoli te shtëpia ime. Pastaj në një drekë pas disa kohësh ishim unë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase në Peqin. Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit. Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët. Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014, e ka takuar Henriku dy herë. Një herë kemi qenë të shtepia ime kemi pirë kafe, ndërsa herën tjetër te vrasja e Dorjan Shkozës.

Hoxhaj ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin "SkyECC": 'Totorina", "Covid 19" dhe "Alcatraz". Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me "Matrix", aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Plumbi i artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishte marrëdhënie me gruan e tij. Qoli: Do vras veten!

"Plumbi i Artë"/ Alibej: Do flas pas Dumanit, prisni! Xhuljan
Erjon Alibej

TIRANË- Vazhdon gjyqi për dosjen "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe në seancën e sotme nuk kanë munguar përplasjet dhe replikat mes të pandehurve të vendosur në bankën e të akuzuarve. Xhuljano Hoxha ka thënë sot në sencë se është Erjon Alibej, ai që ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës, dhe jo Suel Çela. Kjo pasi sipas tij, bashkëshortja e Alibejt kishte një marrëdhënie intime me Kilën. Ndërkohë Alibej ka thënë se mediat duhet të presin edhe pak pasi të Nuredin Dumani të mbarojë dëshminë e tij, e më pas ai do të tregojë gjithçka.

Ndërsa Petrit Qoli kërkon lirinë, duke paralajmëruar se është në gjendje të keqe emocionale.

DËSHMITË NË SEANCË: 

Xhuljan Hoxha: Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.  Motivi ishte sepse Olt Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt.

Erjon Alibej: Nuk më duket etike që të dalë në media ky detaj. Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljan Hoxha: Pse të dogji ty Erion? Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty.

Petrit Qoli: Kam frikë se do vdes, kam një gjendër në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetësues nuk më kanë bërë punë. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithë. Unë se dua më jetën, por si besimtar që jam, nuk më lejohet të vras veten, ai më shkatërroi unë po bëj 3 vite burg. Unë do vras veten Behar Dibra. Për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin me të 4 këmbët, më falni për intonacionin por unë jam duke ik nga trutë.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin "SkyECC": 'Totorina", "Covid 19" dhe "Alcatraz". Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me "Matrix", aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB