Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, viktima i kafshoi veshin autorit (DINAMIKA)

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Fontanafredda, Itali, ku u vra me armë zjarri 43-vjeçari Vladimir Topjana, duke parë ndeshjen e futbollit me të birin. Mësohet se, Topjana ishte në lokal dhe me makinë mbërriten dy burra, Pren dhe Rogert Shota, babë e bir. Mes tyre ka ndodhur një konflikt, që ka përfunduar në dhunë fizike, gjatë të cilit Topjana kafshoi veshin e autorit, duke i këputur një pjesë të tij.
Pas kësaj dyshohet se 34-vjeçari, Rogert Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkëatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Deri më tani, nuk ka ende detaje se përse ka ndodhur debati i rëndë mes tyre. Bëhet me dije se klientët dhe punonjësit e lokalit po merren në pyetje, pasi dëshmia e tyre është thelbësore në zbardhjen e ngjarjes.
Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri. Babë e bir u larguan pas krimit, por u arrestuan pas disa orësh nga autoritetet italiane. Ata akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI
Vrasja e Vladimir Topjanës! Në pranga babë e bir, Pren dhe Rogert Shota janë miq me familjarët e viktimës

ITALI-Personat që shihni në foto janë Pren dhe Rogert Shota, babë e bir të akuzuar për vrasjen e e ndodhur në Itali, ku Vladimir Topjana mbeti i vrarë. Mediat e huaja raportojnë se ishte Roger Shota, ai që qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me 'Audi-n'.
Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit ai është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI
Vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali

ITALI- Vladimir Topjana 43 vjeç është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, në Fontanafredda. Topjana ishte bashkë me djalin e tij 17-vjeçar duke parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit në momentin që u përlesh me një 30-vjeçar, shqiptar gjithashtu.
Në sherr e sipër, 30-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, nxorri armën dhe qëlloi në drejtim të Topjanës. Një nga plumbat e kapi në kokë 43-vjeçarin dhe ndërroi jetë në vend. Më pas, autori u largua me një mjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, por u vu në pranga disa orë më vonë.
Po shihte ndeshjen me të birin, vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, pranga autorit (EMRAT)

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali nga një bashkëatdhetar i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fontanafredda.
Mediat italiane raportojnë se viktima Vladimir Topjana, pak para ngjarjes ndodhej me një të afërm pak hapa nga një lokal i mbushur me njerëz për ndeshjen e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit, 30-vjeçar, Rogert Shota . Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët.
Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit 30-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI