LIVE UPDATES

"Po bënim plane fushate"/ Shoqërohet Alimadhi! Policia e procedon: Kundërshtoi efektivët, po kontrollonim për baste. PD: Burgosje politike!

➤ Mbrëmë, rreth orës 21.00, Policia e Tiranës ka shoqëruar kreun e Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. ➤ Nga pamjet e kamerave të sigurisë, u pa e gjithë skena e shoqërimit të politikanit 61-vjeçar, por vetëm sot Policia e Shtetit dha sqarime lidhur me atë që kishte ndodhur. ➤ Sipas njoftimit zyrtar, efektivët kishin shkuar për të ushtruar kontroll pasi kishin informacione se në lokalin e vëllait të politikanit luheshin lojra fati. ➤ Gjithashtu në njoftim thuhet se edhe AMP po analizon pamjet dhe po shqyrton pretendimet e paraqitura nga Adriatik Alimadhi. ➤Për rastin reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e cilësoi shoqërimin si një "burgosje politike". ➤ Ndërsa në një reagim, Alimadhi ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë, duke u shprehur se ndodhej në lokalin e të vëllait me qëllim organizimin e planeve të fushatës zgjedhore dhe jo për të vënë baste. ➤Më tej, ai pretendon se në momentin që është shoqëruar nga efektivët në fugon, është dhunuar dhe fyer prej tyre.

4 artikuj për këtë temë.
1 DITE ME PARE

“Nuk po loznim lloto”/ U shoqërua nga policia, Alimadhi: Isha në lokalin e vëllait, po bënim planet për fushatë

"Po bënim plane fushate"/ Shoqërohet Alimadhi! Policia e
Pamje nga shoqërimi

TIRANË- Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi ka reaguar pas shoqërimit të tij nga Policia mbrëmjen e djeshme. Në reagimin e tij, Alimadhi ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë, duke u shprehur se ndodhej në lokalin e të vëllait me qëllim organizimin e planeve të fushatës zgjedhore dhe jo për të vënë baste.

Ndërsa, Policia njoftoi se ushtroi kontroll me qëllim verifikim e informacioneve se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatkit.

Alimadhi i hodhi poshtë këto pretendime, duke u shprehur se nuk po vendosnin baste, dhe efektivët e Policisë e kanë ofenduar atë. Më tej, ai pretendon se në momentin që është shoqëruar nga efektivët në fugon, është dhunuar dhe fyer prej tyre.

Reagimi i plotë:

Sqarim publik!

Të dashur miq,

dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim.

Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer.

Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.

Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin.

I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit. Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera… por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.

Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal.

Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës.

Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin

Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër** robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku* e m* se do të shkër** robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ .

Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.

Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte. Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku** e m**.

Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë.

Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji.

Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti… .

Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë…’ .

Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë.

Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit.

E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokain e tim vëllait nuk u kostatua kjo.

Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.

Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!

O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni.

Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare.

Ju falenderoj të gjithëve.

1 DITE ME PARE

“Alimadhi kundërshtoi Policinë”/ Berisha: Burgosje politike, ishte në lokalin e tij

"Po bënim plane fushate"/ Shoqërohet Alimadhi! Policia e
Pamje nga shoqërimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përshoqërimin e Adriatik Alimadhit. Në një takim para-zgjedhor, Berisha e cilësoi shoqërimin e Alimadhit si një burgosje politike. Ndërsa shtoi se Alimadhi ndodhej në lokalin e tij dhe i kishte pyetur efektivët se përse kishin shkuar, si përgjigje u shoqërua forcërisht nga ta në Komisariat.

“Nga ky regjim që riktheu në Shqipëri burgosjet politike, persekutimin politik. Nga ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë. Nga ky regjim që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh normë as moral kur vjen puna për të grabitur, plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, buxhetin dhe për t’i zhytur ata gjithnjë e më thellë në mjerim,”-tha Berisha.

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e 4 prillit nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e rendit publik. Alimadhi i ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, ku Policia kishte shkuar për kontrolle për shkak se kishte informacione se atje ushtrohej veprimtaria e lojrave të fatit./ZËRI

 

1 DITE ME PARE

Pse u shoqërua forcërisht Adriatik Alimadhi? Policia: Ishte në një lokal ku vendoseshin baste sportive, kundështoi efektivët

"Po bënim plane fushate"/ Shoqërohet Alimadhi! Policia e
Adriatik Alimadhi

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me shoqërimin që i është bërë mbrëmjen e djeshme ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi. Sipas Policisë së Shtetit, 61-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, pasi ka kundërshtuar shoqërimin nga efektivët e Policisë.

Po sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Policia, ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli në një lokal në rrugën e “Dibrës”, pasi dyshohet se atje ushtrohej veprimtaria e basteve sportive. Kur i është komunikuar kontrolli, Alimadhi ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht efektivët, madje ka tentuar edhe të largohet nga lokali. Por është shoqëruar në Polici dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Por po ashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur verifikimet për reagimin e efektivëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë./ZËRI

2 DITE ME PARE

Shoqërohet me forcë në Polici, Adriatik Alimadhi

"Po bënim plane fushate"/ Shoqërohet Alimadhi! Policia e

TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Tiranë rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Në pamje duket Alimadhi që kërkon t’u shmanget efektivëve, por nuk ia ka dalë dot.

Ai është shoqëruar në automjetin e Policisë. 

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit, se përse është shoqëruar Alimadhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB