Antarësimi në BE! Kallas: Nëse bëni detyrat anëtarësoheni në Union, Rama: Nuk na ndal askush

TIRANË-Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur rreth antarësimit të Shqipërisë. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave dhe për të përmbushur rrugëtimin Shqipëria duhet të kryejë detyrat.
Kaja Kallas: Së pari 2030 është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës, Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i bashkimit europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë. Jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtë të BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, bashkë me mbështetjen tuaj humanitare e politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtim tuaj ndaj vlerave të BE. Në aspektin politik kjo nuk është gjithmonë e lehtë për tu bërë. Jeni të vlefshëm sa i përket bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët tona. Për BE ne jemi të angazhuar për të fuqizuar marr më tej me Shqipërinë. Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot di të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma.
Ndërkohë Rama u shpreh optimist, duke deklaruar se ka një plan të qartëpër të mbyllur negociatat deri më 2027.
Edi Rama: Kemi një peruiudhë dyvjeçare që rakordon me 2030 për Bashkimin Europian. Plani ynë i qartë, të mbyllim negociatat deri më 2027 dhe jemi të përgatitur për këtë, punojmë çdo ditë për këtë, ambicia është brenda vitit që të phapim të gjithë grupkapitujt, është pjesë e planit kur them ambicie, për t’u arritur dhe dakordësua. Është realitet përderisa BE ka hapur derën, e për herë të parë pas shumëe shumë vitesh kur dera u mbyll, që nga Kroacia, dera është rihapur dhe është konkrete, për interesa të përbaahskëta dhe strategjike. Padyshim kjo lidhet edhe me punën tonë dhe puna jonë nuk duhet të ndërpritet për asnjë moment. Pasaporta e BE është pjesë e anëtarësimit, në momentin që e marrim bëhemi të BE, pra nuk është vetëm pasaportë shqiptare por edhe BE dhe fitohen të drejtat që rrjedhin nga drejtat e BE-së. Nuk na ndal askush dhe jam i bindur se më 11 maj do marrim rezultatin e zakonshëm dhe nuk na ndal askush, sepse çdo lëkundje mund të sjellin pasoja që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera që mund të na mbyllin derën prapë.
Situata në Ballkanin Perëndimor! Kallas: S’ka ecuri pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

TIRANË-Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas foli edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi. Ajo ka njoftuar se pas vizitës në Tiranë, do të udhëtojë drejt Bosnjës për të sqaruar situatën në rajon.
Kaja Kallas: Diskutuam edhe zhvillimet në rajon, vlerësoj shumë këshillat, komentet që kë keni dhënë në situatën në Ballkanin Perëndimor. Ajo që është e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve. Do të shkoj pasdite në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi për takimin e komitetit politik.
Firmoset marrëveshja për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë/ Kallas nga Tirana: Korridor mes BE dhe NATO-s

TIRANË-Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kallas pasi u prit nga presidenti Bajram Begaj dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Pas takimit, Rama dhe Kallas kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ku Rama njoftoi edhe tematikat e bisedimeve me dyer të mbyllura. Kreu i qeverisë theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.
Edi Rama: Është kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të BE Kaja Kallas. Më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë më parë si përfaqësuese e lartë e vendit tënd, por edhe si përfaqësuese e vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, gjë që shprehet mësë miri edhe në politikën e jashtme të Shqipëruarës që është në një linjë me politikën e jashtme të BE. Kemi folur për sfidën e anëtarësimit të BE, për kalendarin e dakordësuar për mbylljen e negociatave brenda 2027. Kemi folur për problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshme unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku të gjitha vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Ky destinacion është pikë referimi për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në mënyrë që jo vetëm ne të anëtarësohemi po ri gjithë rajoni të bëhet pjesë e familjes evropiane. Kemi prekur edhe cështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikundër e kam ndarë edhe pak më parë, dua ta përsëris që në një anketë të bërë në BE për popullaritetin e BE rezulton se që nga 1983 mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte më parë. Kjo sepse popujt e Evropës e ndjejnë që lufta nuk është një film bardh e zi i të shkuarës, por është një kërcënim real ndaj të cilit Evropa duhet të shtrëngojë radhët dhe të forcohet. Pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet.
Ndërkohë sa i përket marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, Kallas u shpreh se ky projekt do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti dhe do krijojë më shumë lidhje me fqinjët dhe BE-në.
Kaja Kallas: Hekurudha, projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. Do të jetë një korridor i duhur mes vendeve anëtare dhe NATO për mobilitetin ushtarak, shumë i rëndësishëm ky për momentin ku ndodhemi. Vlerësoj këshillat e dhëna nga Rama në lidhje me situatën në Rajon.
Në kuadër të vizitës, Kallas do të merr pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, e cila mbështet projekte të rëndësishme infrastrukturore në rajon.
Kjo është vizita e parë e Kajas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë. Më parë, ajo ka zhvilluar takime në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, vizita e Kajas synon të thellojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë lidhjet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./ZËRI