LIVE UPDATES

Peza në Kuvend: Kemi 166 të larguar nga puna, vegjetonin, i gjeta në kafe! Bungo: Punonjësit në shok

➤ Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Medias, mbi aktivitetin 1-vjeçar të televizionit publik, si dhe për pushimet nga puna që kanë ndodhur në këtë institucion, pas marrjes së detyrës nga ana e tij. Raportimi është shoqëruar me debate dhe tensione të shumta, mes Pezës dhe deputetes demokrate Ina Zhupa. ➤ Gjatë fjalës së tij, Peza tha se sot, Radio Televizioni Shqiptar po përflitet sepse punon, ndërsa sa i përket numrit të të larguarve nga puna, Peza tha se në total janë 166 punonjës. ➤ Sa i përket kampionatit europian “Euro 2024”, i pyetur nga anëtarët e komisionit se përse RTSH nuk e ka “blerë” të drejtën e transmetimit, Peza tha se RTSH ka ofruar një shifër, sipas tij, shumë të mirë, por që në fund shton ai, fiton ai që ofron më shumë. ➤ Kritik me drejtimin e Radio Televizonit Shqiptar, nga Alfred Peza ka qenë dhe kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo. Ky i fundit i pranishëm po ashtu në komision, tha se problem i madh në RTSH është mungesa e transparencës dhe shoku psikologjik që u është shkaktuar punonjësve për shkak të largimeve masive nga puna. Ai tha se në Televizonin Shqiptar është krijuar një erie gri, që ka ndikuar psikologjikisht tek kijuesit, gazetarët dhe stafi i RTSH-së.

4 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Bungo 'përplaset' me Pezën tek 'Media': Problem transparenca! Është krijuar një shok psikologjik në RTSH prej largimeve nga puna

Peza në Kuvend: Kemi 166 të larguar nga puna, vegjetonin, i gjeta
Leka Bungo

TIRANË- Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo, është përplasur këtë të hënë me kreun e RTSH-së, Alfred Peza, gjatë raportimit të tyre në Komisionin e Medias. Gjatë fjalës së tij, Bungo tha se një problem serioz në RTSH, është mungesa e transparencës dhe pushtetit të koncentruar në duart e Drejtorit të Përgjithshëm, Alfred Peza. Bungo solli dhe një rast konkret, ku sipas tij, Peza ka kaluar kompetencat e tij dhe ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm Teknik, ndërkohë që ky i fundit mund të shkarkohej vetëm me vendim të KD-së. Ndërsa shtoi se me ardhjen e Pezës, është sjellë dhe një frymë e tensionuar në RTSH, me largime nga puna që kanë rënduar psikologjikisht punonjësit. Probleme sipas tij, ka pasur dhe në emërimin e 5 drejtuesve kryesorë të RTSH-së, për të cilët Peza ka patur vetëm një kandidaturë dhe ata kanë nisur punën dhe pse nuk janë votuar në Këshillin Drejtues.

Leka Bungo: Një gjë është serioze, është një problem që nuk është trajtuar në raport dhe nuk nuk jam dakord. Tek ne një nga problemet kyçe është problemi i mungesës së tranparencës, Këshill Drejtues-Administratë. Unë e kam lexuar në Këshillin Drejtues vendimin që është dhe me ngjyra humoristike që Drejtoria e Përgjithshme është e detyruar që të japë informacion Këshillit Drejtues për çdo informacion që kërkon në lidhje me gjithë aktivitetin e institucionit. Nga Drejtoria është respektuar vetëm një qëndrim, kërkohet që të gjitha përgjegjësitë të mbeten në Drejtorinë e Përgjithshme dhe është ajo e vetmja që menaxhon përgjigjet, pra ne si Këshill Drejtues nuk kemi të drejtë të pyesim Drejtorinë e Informacionit për një problem sepse duhet të ia kalojmë këtë kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm. Ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë se çfarë bën Drejtoria e Auditit, që varet nga Drejtori i Përgjithshëm, çfarë shpresoni ju që të kritikojë drejtorin?! Ne kemi kërkuar nga ju për të bërë disa ndryshime të vogla në ligj që duken të parëndësishme por që kanë një vlerë në transparencë. Unë jam partizan për ato arritje që janë bërë në television, por nga ana tjetër kam shumë vërenjte për probleme serioze që janë të diskutueshme. Në RTSH është krijuar një erie gri nga ana psikologjike tëk punonjësit pas pushimeve, lëvizjeve dhe largimeve të shumta, largimet e shumta, emërimet e shumta janë ndryshe nga çdo herë tjetër, kjo ka krijuar një shok psikologjik. Unë e vë re tek punonjësit. Në zyrë kam shumë ankesa dhe e ndjej dhe nga marrëdhëniet me krijuesit. Bashkë me komisonet e krijuara shpesh për të paralajmëruar për pushime nga puna, vërenjte që janë thujase të përjavshme, këto krijojnë një erie gri nga ana psikologjike tek punonjësit, krijuesit. Po ju sjell një shembull, është pushur nga puna Drejtori i Përgjithshëm Teknik, që nuk është në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm. Ai ishte emëruar nga Këshilli Drejtues, si mund ta pushojë Drejtori i Përgjithshëm? Janë 5 drejtues kryesorë, këta kanë 1 vit që kanë hyrë në zyrat e drejtorëve ndërkohë që nuk janë emëruar. Ndërkohë që ligji thotë se këto emërohen nga Këshilli Drejtues. Kjo ka ndodhur pasi gjatë këtij viti i është kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm që të sillen nga dy kandidatura për këtë post. Drejtori i Përgjithshëm shpesh ngul këmbë në autoritetin që i jep karrigia e tij dhe vendos për gjëra që nuk duhet të vendosë. Pas më shumë se një viti kanë ardhur në Këshillin Drejtues dy kandidatura, para tre javësh./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

'Pse nuk e "bletë" Euro2024?'/ Alfred Peza: Dhamë ofertë shumë të mirë, fitoi kush pagoi më shumë

Peza në Kuvend: Kemi 166 të larguar nga puna, vegjetonin, i gjeta
Alfred Peza

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë shpjegimin se përse RTSH nuk po e transmeton Kampionatin Europian të Futbollit, "Euro2024". Në raportimin që vetë Peza ka bërë në Komisionin e Medias dhe Edukimit, tregon se në fakt RTSH ka bërë një ofertë të mirë dhe konkurruese, por nuk e fituan dot. Kjo, pasi "rivalët" kishin ofruar më shumë. 

PJESË NGA RAPORTIMI:  

Ilir Topi: Pse RTSH nuk i blen paketat sportive? Kushtojnë në fillim, por vetëm me reklamat, fiton para. Do të ishte i rëndësishëm për publikun...

Alfred Peza: Është një e drejtë për të cilën konkurrohet në treg dhe fiton ai që jep ofertën më të lartë. Kemi dhënë një ofertë shumë të mirë dhe konkurruese. Ka pasur një shtyrje prej disa javësh të përgjigjes, e sigurisht që e ka fituar ai që ka paguar më shumë. Sa i përket transmetimit "free", e drejta e transmetimit është e drejta e transmetimit me paketa dhe me free. Ata që e kanë blerë janë të detyruar që ta japin "free"./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Në shënjestër të kritikave për drejtimin e RTSH-së, Peza: Jam artist

Peza në Kuvend: Kemi 166 të larguar nga puna, vegjetonin, i gjeta
Alfred Peza

TIRANË- Teksa gjendet në vorbullën e kritikave për punën e tij si drejtuesi i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka raportuar në Komisionin e Medias, për veprimtarinë e këtij institucioni.

Gjatë debatit për pagat e orkestrës së Radio Televizionit Publik Shqiptar, Peza tha se i kuptonte shqetësimet e tyre, pasi edhe vetë ishte artist, ndërsa më pas shtoi se ishte shkrimtar.

“I kuptoj shumë mirë, sepse unë vetë jam një artist, shkrimtar”, tha Peza.

Nga ana tjetër ai tha se ndihej krenar që nën drejtimin e tij, po flitej gjithnjë e më shumë për RTSH-në, gjë që sipas tij tregonte se ky institucion ishte duke punuar, dhe njëherësh duke marrë vëmendje publike.

Ndërkohë që lidhur me të drejtën e transmetimit të Europianit në RTSH, Peza tha se që nuk u bë e mundur, për shkak të konkurencës që ka në treg, duke nënkuptuar se TV klan ka paraqitur një ofertë më të mirë financiare.

“Europiani është një e drejtë që konkurohet në treg, kemi dhënë një ofertë financiare shumë të mirë dhe konkuruese, na është shtyrë disa javë përgjigja, dhe më pas ka paguar ai që ka paguar më shumë. Të drejtat e transmetimeve të tilla janë edhe për operatorë me pagesë, me paketa që blihen nga qytetarët. Janë të detyruar që ta japin free”, tha më tej Peza.

/ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Alfred Peza raporton në Kuvend: Po punojmë shumë ndaj na përflisni! Në total 166 punonjës janë larguar nga puna

Peza në Kuvend: Kemi 166 të larguar nga puna, vegjetonin, i gjeta
Alfred Peza ne Komision

TIRANË- Është duke u zhvilluar me debate të forta mbledhja e sotme e Komisionit të Medias në Kuvend, ku është duke raportuar drejtori i RTSH-së, Alfred Peza. Ky i fundit së bashku me Leka Bungon, kanë raportuar mbi aktivitetin 1-vjeçar të televizionit publik, si dhe për pushimet nga puna që kanë ndodhur në këtë institucion, pas marrjes së detyrës nga ana e Pezës.

Një prej deputeteve që ka pasur më shumë rezerva mbi punën e RTSH, ka qenë Ina Zhupa, e cila është përplasur dhe me drejtuesen e komisionin Evis Kushi, e cila drejtonte mbledhjen. Kushi pretendoi se akuzat e Zhupës ishin fyerje dhe thashetheme. Ai i tha deputetes së PD-së se po bën hetuesen dhe prokuroren, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se po bën avokaten e popullit.

Vetë Peza, tha se në total janë larguar 166 punonjës nga puna, nga të cilët 21 kanë dalë në pension, 89 janë dorëhequr, 44 të tjerë janë shkarkuar me procedurë, dhe 12 të tjerë kanë braktisur vendin e punës.

“Më vjen mirë që për RTSH është folur më shumë se është folur ndonjëherë, kjo tregon se ne punojmë, dhe ka një interes në rritje për Radio Televizionin Publik. Kur punon shumë fillon dhe kritikohesh më shumë”, tha Peza.

Pjesë nga debati:

Kushi: Keni dëgjuar thashetheme lart e poshtë! Po fyeni! S'lejohet!

Zhupa: Unë po flas për shpërdorimin e parave publike.

Kushi: Po fyeni! Po bëni hetuesen, prokuroren! Po dezinformoni publikun! Janë "fake neës"!

Zhupa: Po bëj avokaten e taksave të shqiptarëve dhe funksionin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kushi: Janë thashetheme! Mbaheni përmes buxhetit të shtetit. Të ardhurat e televizionit janë në nivelin më të ulët. E kthyet RTSH-në në institucion personal. E keni përdorur "Facebook"-un për të tallur opozitën shqiptare, keni komentuar me ironi "vulën" e portat.

Poll

MOS HUMB