LIVE UPDATES

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon në avantazh. Kroaci-Itali mbyllet në paqe

➤ Shqipëria është eleminuar nga Europiani. Një lojë me shumë shane për kuqezinjtë, por një gol i shënuar nga Spanja në minutën e 13 shënoi lojën. ➤ Luis de la Fuente pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij fillestar, të cilat mund t'u shërbejnë kuqezinjëve si shpresë për një fitore që mund t'i dërgojë direkt në 16-she. ➤ Ndërsa Sylvinho-s, ka vendosur që sot të lërë në stol Hysajn për ta zëvendësuar me Balliun. ➤Në ndeshjen tjetër të grupit, Kroacia ka shënuar golin e avantazhit kundër Italisë. ➤ Por cilat janë kriteret e kualifikimit? ➤ Spanja i ka mbyllur llogaritë, Italia renditet e dyta nëse nuk humbet ndaj Kroacisë, por edhe nëse Shqipëria nuk mund Spanjën. ➤ Shqipëria kalon e dyta nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Por janë jashtë nëse Kroacia humbet ose fiton kundër Italisë dhe vetë humbasim kundër Spanjës. ➤ Kroacia kalon e dyta nëse mund Italinë dhe nëse Shqipëria nuk mposht Spanjën. ➤ Po ashtu, shkon ose e dyta ose e 3-ta nëse fitojnë të dyja kundër Italisë dhe Spanjës. ➤ Por mbeten jashtë në rast humbjeje dhe barazimi nëse Shqipëria nuk humbet në ndeshjen e saj.

19 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Spanja gjen fitoren/ Kuqezinjtë eleminohen nga Europiani me 'kokën lart'

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
lojtarët kuqezinj

GJERMANI-Ka përfudnuar përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës në stadiumin "Merkur Spiel-Arena". Pas më shumë se 90 minutash përballja u mbyll me rezultatin 1-0 për Spanjën, e cila gjeti portën në minutën 13 nga Ferran Torres. 

Vetëm një gol i Ferran Torres, në minutën e 13’-të të sfidës kanë mjaftuar që “Iberikët” të sigurojnë fitoren, me “Kuqezinjtë” e teknikut Sylvinho, që nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.

Falë këtij rezultati, Shqipëria e mbyll Euro 2024, në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm 1 pikë, pas tre ndeshjeve të para, pikë e cila erdhi në barazimin, 2 me 2, ndaj Kroacisë. Ndërkaq, djemtë e Luis de la Fuente mund të thuhet se janë skuadra më potente, deri më tani në Evropian, teksa e mbylli grupin me 9 pikë dhe asnjë gol të pësuar.

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon

8 MUAJ ME PARE

Shtanget Italia/ Luka Modric i jep avantazh Kroacisë

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Shënon Kroacia. Një penallti fillimisht e ekzekutuar gabim, nga “arkitekti” i mesfushës, Luka Modric është përkthyer në gol pikërisht nga ky i fundit, duke nisur festën e kroatëve, në tribuna. Rezultati shkon në 1 me 0.

8 MUAJ ME PARE

Kroaci-Itali pa gola, skuadrat kërkojnë avantazhin

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Përveç takimit mes Shqipërisë dhe Spanjës, në fushë zbresin dhe Kroacia me Italinë, për të vendosur fatet e Grupit B. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në paqe.

Shanset

27′ Bastoni godet me kokë, por Livakovic reagon siç duhet për të shpëtuar portën.

5′ Susic tenton me një gjuajtje nga distamca, por Donnarumma i mohon golin.

1′ Starton sfida në Leipzig!

8 MUAJ ME PARE

Kuqezinjtë e nisin në disavantazh/ Asllani i afrohet golit, mbyllet pjesa e parë në Dyseldorf

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
PAMJE NGA NDESHJA

GJERMANI- Ishim mirë deri në minutën e 5’-të, të lojës. “Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa që prej orës 21:00 po përballet me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, mirëpo këta të fundit janë duke dominuar në çdo aspekt, shtuar këtu faktin, që udhëheqin sfidën që prej minutës së 13’-të, falë golit të Ferran Torres.

45+1′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë me gol të Ferran Torres.

45′ Një minutë shtesë.

45′ Kristjan Asllani tenton nga jashtë zone në mënyrë fantastike, Raya përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Rasti i parë për tanët.

8 MUAJ ME PARE

Zhbllokohet ndeshja/ Spanja ndëshkon Shqipërinë

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI-Spanja ka kaluar në avantazh kundër Shqipërisë. Ferran Torres kalon në avantazh Spanjën me një diagonale me të majtën nga brenda zonës.

REZULTATI LIVE:

SHQIPËRI 0-1 SPANJË

F. Torres 13′

8 MUAJ ME PARE

Në prag të ndeshjes me Spanjën, Ramadani: Të mbajmë portën e paprekur!

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Ylber Ramadani

GJERMANI- Gjithçka është gati dhe vetëm pak minuta ndajnë nga përballja e Shqipërisë me Spanjën. Në prag të sfidës, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka deklaruar se ekipi është përgatitur shumë mirë, për të marrë pse jo edhe fitoren. Sipas tij, Shqipëria duhet të mbajë portën e paprekur dhe me një rezultat pozitiv, të gëzojë të gjithë shqiptarët.

“Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi dëgjuar që do të luajnë me ekipin e dytë, por ne do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Ne jemi të gjithë gati. E kemi studiuar mirë sesi luajnë në mesfushë. Duam të gëzojmë të gjithë shqiptarët. Do vrapoj shumë. Duam ta mbajmë portën të paprekur dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Sot duhet të jemi kompaktë dhe të bashkuar me njëri-tjetrin.”, deklaroi Ramadani, për Tv.Klan.

8 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ Ndeshja Shqipëri-Spanjë, Strakosha: Jemi gati, shpresoj që dhe Zoti të na ndihmojë

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Tomas Strakosha

TIRANË- Lojtarët e Kombëtares kanë hyrë në stadiumin e Dyseldorfit, atje ku do të përballen me Spanjën. Pak para nisjes së ndeshjes ndaj Spanjës, portieri Tomas Strakosha ka dhënë një intervistë për emisionin "EUROZONE".

Në fjalën e tij, Strakosha u shpreh se për të kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë, një përballje që e priste që kur ishte fëmijë.

“Ishalla po na sjellin fat ata që na ndjekin. Të gjithë çunat janë gati dhe e presim me shumë emocion. Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Kemi nevojë ne, kanë nevojë shqiptarët. Trajneri na tha se nuk duhet të kemi emocione, duhet të kemi durim. Spanja do të luajë fort. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë. E prisja që fëmijë dhe shpresoj që Zoti të na ndihmojë dhe të kualifikohemi sot. Unë ndjehem si të gjithë çunat, shumë i rëndësishëm për ekipin. Por do të jap maksimumin. Jam i rëndësishëm si gjithë ekipi. Futbolli është një lojë ekipi,”-u shpreh Strakosha./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Del formacioni i ndeshjes kundër Spanjës, ikën Hysaj

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Foto ilustruese

GJERMANI- Del formacioni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kur më pak se dy orë kanë mbetur nga përballja e kuqezinjve me favoritët e këtij "Euro2024", Spanjën, është zbuluar edhe skuadra me të përzgjedhurit e Sylvinho-s. Në portë edhe sot do të jetë Strakosha, në ndihmë të të cilit do të jenë kapiteni Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mario Mitaj dhe Balliu. Ky i fundit do të zëvendësojë në formacion Elseid Hysajn, i cili në dy ndeshjet e fundit, nuk e ka kryer mirë "detyrën" e tij si mbrojtës.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Në mesfushë do të jetë Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, ndërsa sulmi do t'i besohet Nedim Bajramit dhe Rey Manajt. Me këtë zgjedhje, edhe në këtë ndeshje portugezi ka lënë jashtë Armando Brojën. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të aktivizohet më vonë gjatë ndeshjes.

Ndërsa Spanja do të luajë me formacion të ri.

FORMACIONI: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

“Të luajmë me zemër!”/ Jurgen Gjasula tregon emocionet para sfidës me Spanjën: I takova çunat, ishin të fokusuar

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Klaus Gjasula

GJERMANI- Klaus Gjasula u bë i vetmi futbollist që pasi u fut nga stoli, e brenda shumë pak minutave shënoi autogol dhe gol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Kroacisë. Por po aq viral sa rekordi i Klausit u bë edhe reagimi i vëllait të tij, Jurgen Gjasulës teksa festonte golin e të vëllait. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, në një intervistë të dhënë për "Vizioni i Pasdites" ka treguar emocionet e ndeshjes së fundit me Kroacinë. 

“Unë normalisht, nuk jam një njeri që tregoj shumë emocione, por aty nuk e mbaja dot më, kisha shumë gëzim. Isha shumë krenar për Klausin dhe çunat e tjerë që morën një pikë me një ekip shumë të fortë. Ai nuk e kishte kuptuar akoma mbas ndeshjes çfarë kishte ndodhur, ishte akoma me emocione, kur u kthyem në hotel filloi ta kuptonte. Edhe ai ishte shumë i kënaqur, ka luftuar gjithë jetën për këtë gjë,”- u shpreh ai.

Po ashtu, Gjasula ka treguar se çfarë ka diskutuar me lojtarët, pak para ndeshjes së sotme me Spanjën.

“Tifozët më të mirë në botë na kanë kënaqur jo vetëm çunat në fushëm, por edhe tifozët kanë bërë një përshtypje shumë të mirë. Emocionet janë shumë të larta, nga ajo ndeshja tjetër u qetësova pak, gëzimi është shumë i lartë, mezi po presim të shkojmë në stadium dhe t’i mbështesim çunat. Shpresojmë shumë për një rezultat pozitiv. Besoj që çdo njeri që sheh futboll e di që do jetë një ndeshje shumë e vështirë, por shpresën e kemi. Shpresoj që çunat e kanë vetëbesimin, e rëndësishme është të japim gjithçka, të luajmë me zemër, edhe me ndihmë nga Zoti mund të marrim një rezultat pozitiv. Ndeshja e parë ishte pak më e vështirë, për shumë çuna kishte emocione sepse ishte ndeshja e parë. Ndeshjen e dytë ishim shumë më mirë, kishim më shumë vetëbesim. Prandaj shpresoj që ndeshja e tretë do jetë edhe më e mirë. Duhet të kemi besim. Çunat janë profesionistë. Atra e dinë që po nuk morëm sonte rezultat, nuk na ndihmon. Dje isha te hoteli dhe e pashë që ishin shumë të fokusuar dhe mezi po presin ndeshjen dhe shpresojmë shumë në rezultat të bukur,”- tha Gjasula./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

De Biasi 'paralajmëron' Spanjën: Shqipëria ka kualitet, sot japin 101 përqind

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Gianni De Biasi

GJERMANI- Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi ka paralajmëruar spanjollët në prag të ndeshjes me Shqipërinë që të kenë kujdes. Sipas De Biasit, Shqipëria do të japë 101% në fushë. Ish-trajneri kuqezi, tha se Asllani, Ramadani dhe Bajrami kanë kualitet shumë të mirë në mesfushë, pasi janë të rinj dhe mund të mund të bëjnë gjëra të mëdha.

"Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”, tha ai./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Lamin Yamal, bekimi dhe telashi i madh i Spanjës këtë 'Euro 2024'

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Lamin Yamal

GJERMANI- Një problem me moshën e Lamin Yamal duket se ka lindur për Spanjën. Edhe pse 16 vjeç, Lamin Yamal është një nga protagonistët e Euro 2024 , që po mbahet aktualisht në Gjermani. Mosha e Yamal padyshim që u bën përshtypje të gjithëve, por ka mundësi që ajo t'i shkaktojë telashe Spanjës. Dhe kjo pasi në Gjermani ekziston një ligj që ndalon çdo të mitur të punojë pas orës 20:00 pa pëlqimin e prindërve.

Natyrisht, për sportistët e mitur ka një veçori që i lejon në kushte të garojnë deri në orën 23:00. Për Yamal deri më tani nuk ka pasur asnjë problem.

Në ndeshjen kundër Italisë ai u zëvendësua në të 70′ (ndeshja përfundoi pak para orës 23:00 me orën lokale gjermane). Megjithatë, tani e tutje, gjërat fillojnë të bëhen të vështira për Yamal. Kjo pasi në ndeshjet e radhës mund të ketë kohë shtesë, që do të shtyjnë përfundimin e ndeshjeve pas orës 23:00.

Sipas ligjit gjerman, Spanja do të duhet t'i paguajë shtetit gjerman një gjobë prej 30 mijë eurosh - për çdo lojë, në rast se Yamal ... "punon" pas orës 23:00. Dhe Gjermania nuk është vend që fal në zbatimin e ligjit, edhe nëse bëhet fjalë për Federatën Spanjolle Futbollit.../ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ Kampionati i autogolave, i 'mallkuar' nga VAR dhe me pak shkëlqim të yjeve

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Foto ilustruese

Harry Kane, Kylian Mbappe, Kai Havertz apo Cristiano Ronaldo? Me nisjen e fazës finale të Euro 2024, bastet u hodhën si për vendin fitues, ashtu edhe për golashënuesin më të mirë të kompeticionit, me emrat e mësipërm dhe ndoshta disa të tjerë që “luanin” fort. Gjithsesi, ndërsa jemi shumë afër përfundimit të fazës së grupeve, nuk ka njeri që të ketë spikatur nga të tjerët në listën e golashënuesve.

Gjithsej 64 gola janë shënuar në ndeshjet e luajtura deri të dielën, pra një gol për 37 minuta lojë dhe 2.47 për ndeshje. Vetëm katër kanë arritur të gjejnë rrjetën dy herë dhe ata janë (sipas rendit të dhënë nga UEFA George Mikoutatze (2 gola, Kombëtarja e Gjeorgjisë), Jamal Muziala (2 gola, Kombëtarja e Gjermanisë), Niklas Filkrug (2 gola, kombëtarja gjermane) dhe Ivan Schranz (2 gola, kombëtarja e Sllovakisë).

Pikërisht mbi ta do të ishte Romelu Lukaku, megjithatë sulmuesi belg “nuk e do” fare. Të tre herët që shënoi ai e pa golin e tij të anuluar nga VAR, ku kulmi ishte ndeshja kundër kombëtares rumune. Prandaj, “golashënuesi i parë” për momentin janë autogolët. Sigurisht që nuk llogariten në listën përkatëse, megjithatë kjo statistikë është shumë interesante, sidomos në një kompeticion që, siç tregojnë skuadrat, i ka rënë një barrë e veçantë mbrojtjes.

Në total ata kanë arritur në gjashtë (6), çka ka bërë që përdoruesit e internetit të komentojnë se:

“Në këtë Euro ka tre lloje golash: Ata në minutën e fundit, golat nga 25 metra dhe autogolat”.

Autogoli i Samet Akaidin në ndeshjen e kombëtares turke ndaj asaj të Portugalisë është kandidat i sigurt për çmimin e vitit. Çfarë mund të thotë sigurisht Robin Hranac, i cili bashkë me autogolin ka një penallti por edhe një gabim tragjik që çoi në gol.

Për skocezët, përsëri, as autogolët nuk i ndihmuan që të mos ishin jashtë garës, me 2/7 e golave ​​të tyre në fazën finale të Euros nga kundërshtarët, pra një më shumë se golashënuesit e tjerë. Nga ana tjetër, nder dhe lavdi për Xhasulën e kombëtares shqiptare që “fshiu” autogolin ndaj Kroacisë, duke barazuar në finale për finalen 2-2. Së fundi, sa i përket golave ​​të anuluar pas vendimit të VAR-it, ata janë ngjitur në nëntë 9 me atë të kombëtares holandeze që ka ngjallur dhe debatin më të madh./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

VD- Dyseldorfi pushtohet nga shqiptarët, rreth 100 mijë tifozë të pranishëm brenda dhe jashtë stadiumit

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Pamje nga tifozeria kuqezi

GJERMANI- Tifozët kuqezi kanë pushtuar sot rrugët e Dyseldorfit në Gjermani, ndërsa një fitore e kombëtares do të bëntë të mundur realizimin e një ëndrre për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufirit.

Për ndjekjen e kësaj sfide ka pasur një interes shumë të madh të shqiptarëve, ndërsa brenda dhe jashtë stadiumit pritet që të jenë deri në 100 mijë tifozë. Një pjesë e të cilëve do e ndjekin sfidën nga Fun Zonat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Tifozët shqiptarë shprehen optimistë për fitoren e Shqipërisë kundrejt Spanjës, dhe pse për këtë Kombëtares Shqiptare i duhet që të thyejë edhe historinë. Kombëtarja shqiptare nuk ka marrë asnjë fitore përballë Spanjës, në 8 ndeshje që janë zhvilluar mes tyre./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

BBC: Shqipëria, gati për të shkruar historinë ndaj Spanjës

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Sylvinho

GJERMANI- Shqipëria sonte do përballet me një nga favoritët për të fituar "Euro 2024", Spanjën, por mbeten "ambiciozë" pasi kërkojnë të sigurojnë një pikë eliminimi për herë të parë në historinë e tyre. Spanja tashmë është kualifikuar nga Grupi B si fituese, ndërsa Shqipëria është e treta me një pikë. Shqipëria humbi ndaj Italisë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Kampionati Europian dhe më pas barazoi me Kroacinë, me rezultatin 2-2.

Siaps BBC, trajneri Sylvinho thotë se skuadra e tij "do të japë maksimumin" ndaj Spanjës.

"Ata janë një skuadër e fortë dhe ne kemi një lojë të vështirë përpara. Por ne do t'ia dalim. Ne kemi lojtarë të guximshëm që janë ambiciozë dhe mezi presim të luajmë mirë kundër tyre”.

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha tha se Spanja është skuadra më e mirë në këtë grup, dhe jo vetëm ky grup, por edhe nga i gjithë turneu.

Skuadra e Sylvinhos - e cila nuk arriti të dilte nga faza e grupeve në Euro 2016 - është në një pozicion të vështirë, por braziliani tha se ekipi i tij është "krenar" për paraqitjen e tyre në Gjermani, ndaj edhe duan që të bëjnë edhe një hap më tej. 

"Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se 9 apo 10 milionë në mbarë botën. Ka qenë një brez që nuk e ka parë kurrë skuadrën e tyre në një kampionat europian. Ne të gjithë po bëjmë një punë vërtet të mirë. Jemi të gjallë, krenarë dhe ambicioz. Spanja është e fortë, por ne do të japim maksimumin në 90 minuta. Do të ishim të lumtur që po të futeshim në 16-shen e fundit. Por ne duhet të japim performancën tonë më të mirë”.

“Shqipëria tashmë konsiderohet një surprizë”

Kualifikimi i Spanjës për 16-shen e fundit është konfirmuar tashmë, por trajneri Luis de la Fuente tha se tani luajnë për "prestigj".

“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e ka fituar statusin e surprizës. Ne do t'i qasemi kësaj loje ashtu siç kemi bërë për të gjitha të tjerat, sikur të jetë ndeshja e fundit. Sigurisht, ne kemi një plan loje për lojtarët që mendojmë se janë të përshtatshëm për këtë lojë. Ne jemi të fokusuar vetëm në fitoren sepse duam të fitojmë çdo lojë.”

Në ndeshjen e sotme, Shqipëria do të jetë pa sulmuesin Mirlind Daku, i cili është dënuar me dy ndeshje pasi ka drejtuar tifozët e vendit të tij në thirrje nënçmuese ndaj serbëve dhe maqedonësve. Klaus Gjasula ka një lëndim të lehtë, por duhet të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për çdo rast, ndërsa Rey Manaj dhe Enea Mihaj janë rikuperuar të dy nga lëndimet. 

Statistikat

Spanja i ka fituar të tetë përballjet e mëparshme me Shqipërinë. Është rekordi më i mirë 100% i Spanjës kundër çdo kundërshtari. Humbja më e thellë është ajo 9-0 në një ndeshje kualifikuese për Euro në dhjetor 1990./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

“Axurrët” kërkojnë të thyejnë “mallkimin”, Italisë i mungon fitorja me Kroacinë prej… 82 vitesh

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Kroaci Itali

GJERMANI- Italia dhe Kroacia do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë për të një vend në 1/ 8-at e Europianit gjerman, edhe pse “Axurrët” nuk kanë qenë shumë me fat në daljet e tyre ndaj ballkanasve, siç nënvizojnë edhe statistikat më poshtë:

– Në nëntë përballje mes tyre, Italia ka fituar vetëm 1 ndeshje kundër Kroacisë (miqësore e 5 prillit 1942, 4- 0 në Xhenova). Për sa i përket bilancit në total, ai kompletohet me 3 fitore ballkanase dhe 5 barazime.

– Barazimi është kryefjala e përballjeve Itali-Kroaci, duke qenë se tre duelet e fundit radhazi kanë përfunduar 1- 1, dy prej të cilave në Europianët e vitit 2016 dhe 2012.

– Kroacia merr pjesë për të shtatën herë në një Europian dhe është pjesë e këtij turneut për të gjashtë herë radhazi.

– Nën drejtimin e Zllatko Daliçit, në krye të stolit të përfaqësueses nga viti 2017, Kroacia është renditur e dyta pas Anglisë në Grupin D në “Euro 2020”, duke fituar një nga 3 ndeshjet e grupit dhe për t’u mundur më pas 5-3 në kohën shtesë nga Spanja, në 1/8-at e finaleve, pasi në dy ndeshje me radhë shënonin në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt.

– Kroacia në dy edicionet e fundit të një Europiani është eliminuar në 1/8-at.

– Italia është kampionë në fuqi e Europës, titulli i tyre i dytë në histori pas atij të fituar në 1968. Më pas, dy renditjet më të mira janë vendet e dyta në “Euro 2000” dhe 2012 – Për Italinë kjo është pjesëmarrja e 11-të në një Europian, e teta radhazi për “Axurrët”, pas mungesës në vitin 1992.

8 MUAJ ME PARE

Pankarta ofenduese, UEFA dënon Danimarkën, DBU: Po kërkojmë përgjegjësin, do e paguajë ai faturën

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Foto ilustruese

KOPENHAGEN- Federata e Futbollit të Danimarkës do të duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurosh për shkak të banderolës që u shfaq në tribunat ku ndodheshin tifozët e Danimarkës gjatë ndeshjes me Anglinë. Në pankartë shkruhej me shkronja të mëdha: F*ck UEFA!

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon

Danezët janë shumë të inatosur për këtë dënim dhe kanë nisur një hetim për të gjetur personin që ka ngritur këtë banderolë në stadium. Zyrtarë nga DBU bënë me dije se po punojnë për gjetjen e fansave që e futën pankartën në stadium. 

"Ne do të paguajmë gjobën, por gjëja më e rëndësishme për ne dhe tashmë kemi filluar ta bëjmë këtë është të identifikojmë ata që e kanë sjellë në stadium. Kur të gjejmë fajtorët, do t'u dërgojmë faturën për të paguar. Kështu ata që kanë menduar që të sjellin një pankartë të ngjashme në stadium ta mendojnë mirë,-tha drejtori i DBU, Erik Broger.

Deri më tani nuk e kanë gjetur.../ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Rama mbështetje Kombëtares: Përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit, cilido qoftë rezultati dalim me kokën lart

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
edi rama

TIRANË- Pak orë përpara ndeshjes së kombëtarës kuqezi, me ekipin e Spanjës, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale. Ai shkruan se sot kombëtarja shqiptare përballet me skuadrën më të frikshme të grupit ku bën pjesë, e megjithatë do të provojë të gjitha shanset e saj për t’u kualifikuar më tej. Kryeministri shprehet se cilido qoftë rezultati i ndeshjes në fushën e lojës, Shqipëria do të dalë me kokën larg nga stadium, i cili edhe sot pritet që të dominohet nga tifozët shqiptarë.

POSTIMI I RAMËS

FORCA SHQIPE

Askush nuk do ta besonte me mendje - me zemër tjetër punë - që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë

Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024-ës.

/ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Ra në fushë pa ndjenja për disa minuta, si është gjendja e sulmuesit hungarez Varga

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
momenti i ndihmes mjekesore

GJERMANI- Lajme pozitive nga Federata Hungareze e Futbollit, në lidhje me gjendjen e sulmuesit Varga, i cili humbi ndjenjat në fushë në duelin ndaj Skocisë, pas një përplasje me portierin kundërshtar.  

Nga raportimet e fundit të federatës për BBC, bëhet me dije se Barnabas Varga është i vetëdijshëm.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por tani është nën kontroll dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.  

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon

Varga raportohet se kishte hapur sytë dhe kishte qëndruar ulur për gati 10 minuta para se të largohej me barelë nga fusha.

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon

“Gjendja e Barnabas Varga është stabël! Lojtari është aktualisht në një spital në Stuttgart! Ne do t’ju informojmë menjëherë nëse ka ndonjë lajm për gjendjen e tij!”-bën me dije Federata Hungareze e Futbollit.

Shokët e tij të skuadrës u shfaqën me lot në sy në fushën e lojës, teksa rrethuan Vargas në momentet e tij kritike për jetën. Hungarezët arritën që të fitonin me një gol në minutën e 100 përballë Skocisë, duke qenë një hap larg kualifikimin për në fazën tjetër të europianit.

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon

/ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Në fushë vetëm për fitore, sot dita që kuqezinjtë të shkruajnë historinë. Italia dhe Kroacia ‘kokë më kokë’ për kualifikimin

'Euro 2024'/ Shqipëria eleminohet! Spanja gjen fitoren, kalon
Lojtaret duke festuar me tifozet

GJERMANI- Kombëtarja shqiptare e futbollit do të futet sot në fushën e lojës për të shkruar historinë, ndërsa një fitore përballë Spanjës do të na mundësonte kualifikimin për herë të parë në fazën përtej grupeve në Europian. Kuqezinjtë kanë kundër tyre edhe historinë, pasi Shqipëria nuk ia ka dalë asnjëherë që të fitojë një ndeshje përballë kombëtares iberike.

Edhe pse sot në fushë, Spanja që është e vetmja skuadër që ka siguruar kualifikimin në grupin B, do të zbresë me 10 lojtarë të stolit, dhe jo ekipin e frikshëm që jemi mësuar të shohim dhe në këto ndeshje të para në Gjermani.

Të gjithë lojtarët janë gati, Sylvinho i ka të gjithë në dispozicion, aty për të dhënë maksimumin kushdo që do të thirret në apel. Në Dusseldorf e sigurt është që ngjyrat kuqezi do të jenë dominuese, si brenda dhe jashtë stadiumit. Tifozët Kuq e Zi, janë gati për të dhuruar përsëri spektakël, e për të treguar se janë zemra dhe shpirti i kësaj skuadre.

Ndërkohë paralelisht me Shqipëri-Spanjë do të luhet dhe ndeshja tjetër e grupit B, ajo mes Italisë dhe Kroacisë, ku të dyja skuadrat janë ende në lojë për kualifikimin. Një barazim mund ti mjaftonte Italisë për të kaluar grupin, ndërsa Kroacisë i duhet me patjetër fitorja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB