LIVE UPDATES

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro 2024”/ Silvinjo: Dua të qëndroj për 10 vite! Hysaj: Tani do nis pushimet

➤ Kombëtarja shqiptare e futbollit përmbylli dje rrugëtimin e saj për në Euro 2024, duke grumbulluar vetëm 1 pikë në fazën e grupeve. ➤Pas ndeshjes, pati reagime nga Silvinjo, Duka dhe Broja, ndërsa tifozët nuk e ndalën në asnjë moment mbështetjen e tyre për kombëtaren. ➤Mesditën e sotme në Rinas, ka mbërritur Kombëtarja, e pritur nga familjarët dhe tifozët. ➤ Në Rinas nuk ka qenë i gjithë grupi i lojtarëve të grumbulluar për Europianin, pasi disa prej futbollistëve kanë udhëtuar në vende të tjera. ➤Për mediat folën disa lojtarë si dhe trajneri brazilian Sylvinho, i cili u ndal më gjatë për gazetarët. ➤ Ernest Muçi është shprehur i zhgënjyer që trajneri Syvinho nuk e la që të luante asnjë minutë në Gjermani.➤ Ramadani, gjithashtu nuk e fshehu zhgënjimin e eleminimit nga Kampionati Europian, pas morëm vetëm 1 pikë në grupin B. ➤Nga aeroporti i Rinasit foli edhe Elseid Hysaj, i cili u shpreh se tani për të fillojnë pushimet. ➤Trajneri Sylvinho u shpreh optimist me rezultatin e kombëtares, duke deklaruar se nuk ishte e lehtë, por ja dolën të përballeshin me skuadra të forta.

10 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Eura 2024/ Ëndrra përfundoi! Kuqezinjtë kthehen në atdhe, Sylvinho: Krenar për skuadrën

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Sylvinho

TIRANË- U zgjuam nga ëndrra! Djemtë e skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur në aeroportin "Nënë Teresa" ku janë pritur nga familjarë dhe fansat e skuadrës. Sapo kanë dalë nga aeroporti, të gjithë kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme. Ernest Muçi është shprehur i zhgënjyer që trajneri Syvinho nuk e la që të luante asnjë minutë në Gjermani. 

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai.

Për mediat nga Aeroporti i Rinasit foli edhe mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani. Lojtari nuk e fshehu zhgënjimin e eleminimit nga Kampionati Europian, pas morëm vetëm 1 pikë në grupin B. Ramadani shtoi se meritonim fitoren me Kroacinë, ndërsa ndeshjen e djeshme mund të merrnim një pikë.

'Ishte ndjesi e mirë. Provuam të japim maksimumin. Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike. Eksperienca do vazhdojë tutje dhe do përgatitemi për të ardhmen. Kemi dashur më shumë të kualifikohemi. Tani duhet të fitonim me Kroacinë edhe dje meritonim një pikë. Trajneri na tha që ishte krenar me ne sepse luajtëm me kundërshtar të nivelit të lartë. Me Italinë shënuam golin por u tërhoqëm, por kishim shanse për një rezultat tjetër.'-u shpreh mesfushori.

Nga aeroporti i Rinasit foli edhe Elseid Hysaj.

"Tani fillojmë pushimet. Ishte një grup i vështirë por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët. Do iki se kam edhe unë pushimet", tha Hysaj.

Më tej për mediat foli edhe trajneri i kombëtares Sylvinho, i cili konfirmoi qëndrimin e tij. Sylvinho u shpreh optimist me rezultatin e kombëtares, duke deklaruar se nuk ishte e lehtë, por ja dolën të përballeshin me skuadra të forta. Sa u përket lojtarëve, trajneri u shpreh falenderues dhe se janë në rrugën e duhur dhe se kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Një falenderim u kshtoi edhe tifozëve kuqezinj, duke deklaruar se suporti ishte i pabesueshëm.

'Jam shumë mirë. Ishte eksperinece e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehët. Të gjithë ata lojtarë. Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur. Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë,"-deklaroi Sylvinho.

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Në stadiumin “Dusseldorf Arena” triumfuan iberikët me rezultatin minimal 1-0 teksa sfidën e vendosi Ferran Torres me golin e tij në minutën e 13-të të pjesës së parë. Pas kësaj disfate mbyllet edhe rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” u mbyll me një barazim ndaj Kroacisë dhe dy humbje ndaj Italisë dhe Spanjës./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Kuqezinjtë mbyllën rrugëtimin në Euro2024! Broja: Ndjesë që nuk ju dhamë më shumë

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Armando Broja

GJERMANI- Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, të Euro 2024, mbrëmjen e 24 qershorit, dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024". Pas kësaj reagime të shumta kanë ardhur prej personazheve të njohur të cilët pavarësisht rezultatit mbështetën deri në fund kombëtaren.

Një reagim ka ardhur edhe nga një prej lojëtarëve të Kombëtares. Armando Broja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, falenderon të gjithë mbështetësit dhe iu kërkon falje që nuk mundën të jepnin më shumë.

“Më falni që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë! Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi!”-shkruan ai.

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
POSTIMI

Ndërkohë në intervistën për mediat, Broja është shprehur se do të donte që të kishte pasur mundësi që të luante më shumë minuta në fushë, por megjithatë ai respekton vendimet e trajnerit. Në ato pak minuta që u aktivizua përballë Spanjës, Broja pati disa shanse të mira për shënim, ndërsa tifozët në tribuna thërrisnin emrin e tij./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"Shuhet" ëndrra europiane e shqiptarëve, tifozat: Jemi krenar

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Tifozët

TIRANË- Pavarësisht lojës së mirë dhe dinamike, djemtë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit nuk arritëmën të kalonin fazën e grupeve duke shuar kështu dhe ëndrrën europiane të shqiptarëve!

Djemtë kuqezi dhanë maksimumin e tyre në fushë, me një Spanjë të hekurt dhe sulmuese, por nuk mjaftoi. E në fund të ndeshjes, pavarësisht zhgënjimit që nuk fshihet në fytyren e tyre ata janë mirënjohjes për shpirtin e luftëtarit që lojtarët shpalosën në fushë!

Ndërsa në promoncimin e tyre për ZËRI-n, Kristjan Asllani ishte më i mirë mes të mirëve. Për më shumë ndiqni përgjigjet e tyre./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

U zemërua me pyetjen dhe iu kthye keq gjatë konferencës, Spalleti kupton gabimin! I kërkon falje gazetarit

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Spalleti

GJERMANI- Pas ndeshjes Kroacisë me Italinë, ku dolën 1-1, trajneri i italian Spalleti ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u duk mjaft i zemëruar dhe i pakënaqur.

Zemërimi i tij u shtua edhe më tepër kur një gazetar e pyeti atë formacioni i tij 3-5-2 ishte rezultat i një pakti me lojtarët e tij.

Ai nuk e përmbajti veten dhe iu kthye me një ton të ashpër duke i përmendur moshën gazetarit dhe duke mohuar deklaratën e këtij të fundit. Pavarësisht se gazetari këmbënguli që pyetja e tij u keqkuptua, Spalleti vazhdoi ta sulmonte me fjalë. “Çfarë do të thuash me pakt? Unë mendoj se jua kanë thënë këtë”, tha Spalletti, përpara se të pyeste gazetarin për moshën e tij.

“Çfarë mendoni ju? Sa vjeç jeni? 51? Pra, ju keni ende 14 vite para se të arrini në moshën 65 vjeç. Unë jam 65. Unë flas me lojtarët. Më duhet të dëgjoj me veshët e tyre dhe të shoh me sytë e tyre, cili është problemi”, u përgjigj ai.

“Çfarë lloj pyetjeje është, po sikur të eliminohemi? A kam frikë? Nga se kam frikë? Përndryshe do të kisha ardhur këtu si ju djema dhe do t’i shikoja ndeshjet,” tha Spalletti.

“Unë do të kisha bërë një punë tjetër. Unë njoh kaq shumë njerëz që do të më kishin dhënë një biletë falas. Është e natyrshme që ka presion dhe përgjegjësi, por ne shkojmë atje për të luajtur. Por mos pretendoni se kjo është licenca juaj poetike, kjo është vetëm një dobësi e atyre që nxjerrin gjëra. Ka një ambient të brendshëm dhe të jashtëm dhe nëse në mjedisin e brendshëm ka nga ata që flasin për gjëra jashtë, është dikush që dëmton kombëtaren. Kam bërë tezën time në Coverciano në 3-5-2. Do t’ju lë ta shihni më vonë, kështu që është e natyrshme që të flas me lojtarët”, u shpreh Spalletti i inatosur.

Pasi përfundoi konferenca, mesa duket trajneri e kuptoi se reagimi i tij ishte i tepërt dhe në orën 2:00 të natës e ka telefonuar gazetarin Ricci sipas medias italiane Il Sole 24 ore, për të sheshuar këtë situatë dhe për ta mbyllur në paqe.

Në këtë telefonatë Spalletti i kërkoi falje për tonin e tij të zërit dhe për thënien e disa fjalëve të cilat ishin të tepërta.

11 MUAJ ME PARE

Humbja e Shqipërisë i hap rrugë një skandali, dy skuadra mund të ndajnë “biskotën”

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Rumania

GJERMANI- Mendohej si një mundësi që mund të ndodhte në Euro 2024, por tashmë është një realitet. Siç shkruajnë mediat e huaja ka një rrezik të vërtetë që në ndeshjen e fundit mes Sllovakisë dhe Rumanisë në Grupin E të ndodhë ajo që njihet si “biskota”.

Nëse të dyja skuadrat barazojnë, do të kualifikohen në raundin e 1/16 pavarësisht se si del ndeshja tjetër e grupit, Ukrainë-Belgjikë. Kjo ndodh për shkak të klasifikimit si një nga ekipet e treta më të mira. Këtë mundësi e ka lënë hapur humbja e Shqipëria ndaj Spanjës.

Tashmë vendi i tretë i Grupit E mund të kualifikohet pasi as Hungaria apo Kroacia nuk mund ta arrijnë këtë grup në pikë.

Në rast të një barazimi mes Sllovakisë dhe Rumanisë, sllovakët do të qëndronin në vendin e tretë me katër pikë dhe golavarazh zero, çka matematikisht i jep mundësinë që të jenë një nga katër skuadrat më të mira të vendeve të treta në gjashtë grupet e europianit.

Nëse ndonjë prej dy skuadrave fiton, humbësja nuk do të eliminohej direkt derisa të shikohej se si do të përfundojë renditja e pjesës tjetër të grupeve. Edhe në këtë mënyrë secila prej dy skuadrave ka mundësi të kualifikohet, por me një barazim do të ishin të sigurta.

Llogaritë janë të qarta pasi ekipet janë barazim në 3 pikë. Dy ekipet që do fitojnë do të shkojnë në raundin tjetër. Nëse në të dy ndeshjet do të barazohej, do të jenë ukrainasit që do të mbeten jashtë dhe grupi do të renditej kështu: Rumania e para, Belgjika e dyta dhe Sllovakia e treta.

Nëse “biskota” e famshme mes rumunëve dhe sllovakëve konfirmohet do të ishte një skandal dhe do të vendoste në rrezik “fair play”-n që prevalon në këto kompeticione.

“Biskota” nuk është e panjohur për një Europian. Për këtë duhet të kthehemi pas 20 vjet dhe kështu do të gjejmë origjinën e këtij termi në botën e futbollit.

Në Kampionatin Europian që u zhvillua në Portugali në vitin 2004, Italia kishte nevojë që të mundte Bullgarinë dhe Danimarka e Suedia të mos barazonin që ajo të avanconte.

Italianët i bën detyrat e shtëpisë dhe fituan 2-1. Nga ana tjetër Suedia dhe Danimarka barazuan 2-2. E kështu, Italia u eliminua.

11 MUAJ ME PARE

Sherri me tifozët në Gjermani, Vuçiç krenar për të birin: E provokuan shqiptarët, ai nuk më turpëroi

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Aleksandër dhe Danilo Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me djalin e tij, Danilo në Gjermani. Sqarimi i tij vjen, pasi prej disa ditësh u aludua se i biri ishte përfshirë në një përplasje me tifozët anglezë, në një nga kafenetë ku ishte varur flamuri serb. Sipas mediave vendase, Vuçiç tha se djali i tij i madh Danilo ishte në një kafene që u sulmua nga tifozët e “Shalkes” me karrige dhe shishe, ndaj u desh që të mbroheshin.

"Tifozët me kombësi shqiptare ishin në epërsi në numër. Kishte dhe të tjerë, po shqiptarët ishin në pjesën më të madhe. Ata u sulmuan me karrige dhe shishe. Nuk ka asgjë për t'u turpëruar, nuk ka asgjë për të fajësuar djalin tim. Nëse vjen për të më sulmuar, do të mbrohesha. Pra, ata njerëz po mbronin vetëm veten e tyre. Unë e dua dhe jam krenar për djalin tim dhe nuk kam parë asnjë problem me sjelljen e tij, pra ai nuk e ka turpëruar babanë e tij me asgjë që ka bërë,"-tha presidenti. 

Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që e konfirmoi sot se në përplasje ishte përfshirë edhe i biri. Përplasja mes grupeve të tifozëve ndodhi në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë. Edhe pse Vuçiç pretendon se sulmuesit ishin shqiptarë, nga Policia vendase u konfirmua se bëhej fjalë për tifozë anglezë./ZËRI

 

11 MUAJ ME PARE

8 kombëtare nën ethet e kualifikimit, përballjet që rezervon mbrëmja e sotme në “Euro 2024”

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
euro 2024

GJERMANI- Mbrëmja e sotme rezervon 4 duele interesante në europian, ku të gjithë janë nën ethet e kualifikimit për në fazën tjetër.

Në orën 18:00 do të luhen sfidat e grupit D, ajo mes Francë-Poloni dhe Holandë-Austri. Gjithçka është hapur në këtë grup përveç Polonisë që është me një këmbë jashtë këtij turneu.

Në mbrëmjë në orën 21:00 në fushë do të përballen Danimarka me Serbinë dhe Anglia me Slloveninë. “Tre Luanët” udhëheqin grupin C me 4 pikë ndërsa Danimarka me Slloveninë janë me pikë të barabarta.

NDESHJET E SOTME

FRANCË-POLONI ORA 18:00

HOLANDË-AUSTRI ORA 18:00

DANIMARKË-SERBI ORA 21:00

ANGLI-SLLOVENI ORA 21:00

11 MUAJ ME PARE

Dështoi të kalonte grupin, Silvinjo nuk pranon gabimet për Brojën dhe Hoxhën: Dua të drejtoj Shqipërinë edhe 10 vite të tjera

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Silvinjo

GJERMANI- Edhe pse Shqipëria nuk e kaloi dot grupin B, në Europianin që po zhvillohet në Gjermani, trajneri brazilian, Silvinjo, ka shprehur ambicien që të drejtojë edhe për 10 vite të tjera kombëtaren. Ai tha se ishte i lumtur me performancën e kombëtares, dhe tha se me skuadra të tilla si Spanja dhe Italia do të ishte e vështirë. Trajneri brazilian nuk ka pranuar fajin për zëvendësimet, dhe futjen në lojë me vonesë të Brojës dhe Hoxhës, duke thënë se ato janë marrë në kohën e duhur.

 “Po, jam krenar për lojtarët e mi. Jam i lumtur për vendin, Federatën dhe gjithë tifozët. Kam jetuar për 1.5 vite në Tiranë, kam zbuluar lojtarë të rinj. Njerëzit mund të supozojnë që Italia do të na shënonte 3 gola, Kroacia 4 dhe Spanja 5.

Por kemi bërë punë taktike, kemi patur shumë besim. Kemi sakrifikuar, arritëm të konkurrojmë kundër tri skuadrave kombëtare të mëdha. Spanja është kombëtare e madhe, ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të shpejtë. Skuadër e gatshme për të fituar, njëra nga favoritet për fitimin e Europianit.

Shorti dhe grupi ishin të vështirë. Nuk jemi mësuar të luajmë në kompeticione të tilla. Shpresoj të jem në drejtimin e kësaj Kombëtareje për 10 vitet e ardhshme. Kam kaluar shumë netë pa gjumë duke ëndërruar se si duhet të luanim përballë skuadrave të tilla. Arritëm të ishim kundërshtarë dinjitozë, nuk kemi keqardhje. Urime për lojtarët, Shqipëria është krenarë me ne.

Synimi i Shqipërisë është të luajmë në evenimente të tilla, të arrijmë në nivele më të larta duke mësuar e duke u përmirësuar. Kemi synime të qarta, kemi lojtarët e duhur. Na pret një punë e madhe, por kemi materialin e duhur.

Po të ishim në një grup tjetër? Nuk do e ndryshoja eksperiencën e përballjes dhe presionit të të luajturit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Lojtarët e mi dhanë gjithçka kishin, do e mbajnë mend gjithmonë këtë përvojë kaq të vlefshme.

Jam shumë i lumtur, edhe për faktin që askush nuk na dominuar plotësisht. Kam marrë përgjigje shumë të mira, kjo është diçka e artë. Nuk do të kisha ndryshuar asgjë.

Broja dhe Hoxha? Jo, nuk kemi bërë zëvendësime të gabuara. Bëmë atë që duhej, por ishte shumë e vështirë. Spanja ka lojtarë të mrekullueshëm. Ishim përgatitur për kundërsulme, organizim dhe tranzicione të duhura. Kështu u kualifikuam në Europian.

Dua të falënderoj gjithë tifozët, të cilët na kanë përkrahur pavarësisht rezultateve, në çdo ndeshje. Jemi përkrahur nga të gjithë, edhe nga të rinj 15, 16 apo 17-vjeçarë, të cilët nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë duke luajtur në Europian. Ishte një përvojë e artë.

Ndjesia e ballafaqimit me tifozët? Përkrahës të skajshëm, i shoh edhe në Tiranë ku jetoj e punoj. E shoh vlerësimin e njerëzve ndaj punës që kemi bërë. Jemi të gjithë të lumtur për atë që kemi arritur”.

11 MUAJ ME PARE

“Kisha qejf të luaja më shumë, por vendimet i merr trajneri”, a ka një krizë mes Silvinjos dhe Brojës?

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Armando Broja

GJERMANI- Armando Broja, është një prej futbollistëve më premtues të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, por në këtë Europian, atij iu besua në vetëm një ndeshje roli i titullarit. Pas eleminimit të mbrëmjes së djeshme, në intervistën për mediat, Broja është shprehur se do të donte që të kishte pasur mundësi që të luante më shumë minuta në fushë, por megjithatë ai respekton vendimet e trajnerit. Në ato pak minuta që u aktivizua përballë Spanjës, Broja pati disa shanse të mira për shënim, ndërsa tifozët në tribuna thërrisnin emrin e tij.

“Ishim të kënaqur, çunat dolën me kokën lart. Të treja ndeshjet i dinim që do të ishin të vështira, janë skuadra të nivelit të lartë. Por, në ndeshje nuk është se na shkatërruan apo mbytën, të mbajmë kokën lart për atë që arritëm. Le të jemi krenarë. Më shumë minuta? Normal, është një turne shumë i bukur, çdo katër vite.

Ndoshta e luan një herë në jetë, të gjithë duan të luajnë çdo minutë. Kisha pasur qejf të luaja më shumë, por unë jam lojtar dhe vendimet i merr trajneri dhe unë e respektoj. Unë me sa minuta që më jep ai jap maksimumin, ndoshta në ndeshjen e parë mund të bëja më mira, por ishte e vështirë. Edhe ndeshjen e dytë pata qejf të luaja, apo edhe të startoja, por është trajneri që vendos.

Tifozët thërrisnin në kor? Jam shumë i kënaqur se tifozët më kanë mbështetur gjithmonë, është diçka e bukur. Kam shumë respekt për shqiptarët që më mbështesin, edhe kur u dëmtova më kanë nisur mesazhe. I kam pasur nga pas dhe i falenderoj.

Evertoni? Nuk e di, duhet të flas me familjen. Sezoni i fundit nuk shkoi mirë, por të shohim sezonin e ri, dua që të shkoj më mirë”, u shpreh Broja.

Tashmë ai pritet që të përqëndrohet në të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në Premier League, apo do të zhvendoset në një tjetër kampionat, me kushtin që të ketë më shumë minuta në këmbët e tij. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Djali i tij nuk u aktivizua asnjë minutë në europian, babai i futbollistit kuqezi: Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën endrrën

U 'zgjuam'! Merr fund ëndrra kuqezi në “Euro
Kombetarja shqiptare e futbollit

GJERMANI- Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian, edhe pse ishte pjesë e futbollistëve që ishin në dispozicion të Silvinjos në Gjermani. Ndryshe nga Ismajli, që nuk mund të flasë sa kohë që është i grumbulluar me kombëtaren, babai i tij ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, babai i mbrojtësit shpërtheu ndaj të gjithë atyre që i quan të pabesë, të cilët sipas tij i vodhën ëndrrën djalit të tij.

Në postimin e bërë në Facebook, Ilmi Ismajli shkruan:

“Ardian, Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…

Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!

Zoti i shkatërroftë ata që te bënë pabesi, të bënë tradhti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballët e tyre nuk shkruante i pabesë…

Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…”.

Kombëtarja shqiptare e futbollit përfundoi dje aventurën e saj në europian, duke grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshje. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB