LIVE UPDATES

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E motra: Policia na tha u rrëzua dhe fshehu ngjarjen!

➤Mbetet mister ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht 2024), ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës barbare. ➤Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por në fakt ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Denis Meçe. ➤Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora. ➤Profili i autorit ndrërroi dyshimet për përfshirjen e autoriteteve në fshehjen e ngjarjes. ➤Vetë Policia në një njoftim zyrtar mohoi të ketë fshehur krimin apo të jetë manipuluar ngjarjen. ➤Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. ➤Motra e viktimës, Jonida Proga hedh akuza se vëllai i saj është vrarë në bashkëpunim nga të gjithë. Ajo pretendon se Policia e fshehu ngjarjen.

7 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Avokati i Popullit nis verifikimet për procedurat e autoriteteve

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
Foto ilustruese

TIRANË- Avokati i Popullit ka nisur verifikimet për procedurat e autoriteteve në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga. Pas denoncimeve të familjarëve, të cilët dyshojnë se Policia e Pogradecit tentoi të fshihte ngjarjen, Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se ka nisur verifikimet lidhur me rastin. Por shton gjithashtu se edhe nga ana e organeve kompetente pret që të zbardhjet e gjithë ngjarja.

“Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale. Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta. Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje. Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës,”- sqaron Avokati i Popullit.

Si ndodhi ngjarja?

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatë një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Iu vra i biri, Nazmi Proga kërkon drejtësi: Nuk dua të mbyllet, drejtësia ta vendosë pikën mbi ‘i’

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
Nazmi dhe Egli Proga

POGRADEC- Nazmi Proga, babai i 42-vjeçarit, i cili u vra në Pogradec kërkon drejtësi për të birin. Në një intervistë që ka dhënë për "TvA", i moshuari shprehet i zhgënjyer nga Policia lidhur me trajtimin e rastit të të birit. Sipas tij, Policia ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes dhe ka tentuar që ta fshehë krimin vazhdimisht, madje edhe në spital, atje ku i biri ndërroi jetë. 


"Dua të dalë e vërteta, kush e ka goditur? As unë nuk rrëzuar, as nuk ka pësuar infakt. Me Policinë jam tejet i zhgënjyer. Unë ditën që ndodhi kjo fatkeqësi isha me djalin para një ore. Fola me të, mirë e bukur tek lokali ynë dhe më pas u largova në shtëpi. Dhe pas një ore më lajmëruan që të ikja në spital. Atje e gjej djali të vdekur. Djalin e thërrasin në një lokal tjetër, nuk e di pse. Atje është bërë krimi, nuk e dimë kush e nxorri jashtë?

Dyshoj shumë në censurën që do të bëjë Policia. Jam shumë i zhgënjyer. Ambulanca ka ardhur me vonesë. Unë kërkoj ndihmë të përkushtuar nga shteti. Drejtësia të veprojë dhe të dali e vërteta. Policia të pastrohet nga elementë që nuk dinë të bëjnë punën. Unë një djalë kisha, e kam rritur me mund e me djersë. Ka dy fëmijë për të rritur, e la gruan e ve! Dhe unë nuk dua që të mbyllet ky muhabet kot më kot, po drejtësia ta vendosë pikën mbi ‘I’,"-tha babai i të ndjerit.

Si ndodhi ngjarja?

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatë një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Fshehu vrasjen, hetohet shefi i Komisariatit të Policisë së Pogradecit

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
Elton Halili

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë së Pogradecit për të mësuar sesi është trajtuar nga uniformat blu vrasja e 42-vjeçarit, Egli Proga. Pjesë e inspektimit do të jetë edhe kryepolici i Pogradecit, Elton Halili. Urdhri i Rrumbullakut vjen pas dyshimeve të ngritura se Policia ka tentuar që të fshehë ngjarjen për shkak se autori ishte Denis Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora. 

“Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë. Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të Policisë,”- njofton Policia e Shtetit.

Si ndodhi ngjarja?

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatê një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

"E pashë të masakruar"/ Flet motra e Egli Progës: Është vrasje në bashkëpunim me shtetin, Policia ka lëvizur shumë vonë

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
Jonida Proga

POGRADEC- E motra e Egli Progës, i cili humbi jetën si pasojë e dhunës nga  29-vjeçari Denis Meçe denoncon policinë se ka vepruar me vonesë. Me lot në sy shprehet e indinjuar dhe për faktin se edhe pse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës askush nuk ka ndërhyrë për ta ndalur. Ajo pretendon se kanë të bëjnë me një vrasje në bashkëpunim. Motra e të ndjerit hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë. Në deklaratën e saj ajo kërkon hetim të plotë.

Jonida Proga: Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne s’e pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja. Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin. Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe. Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më. Të hetohet çdo gjë në detaje, ccdo gjë që ka ndodhur, ccdo gjë që është bërë në bashkëpunim, ccdo frymë që ka kaluar atje, çdo kush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, ccdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?

Si ndodhi ngjarja

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatê një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Tjetër MOMENT/ Egli Proga pa ndjenja në mes të rrugës, kalimtarët i japin ndihmën e parë

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
PAMJE NGA NGJARJA

POGRADEC-Pamjet që shihni tregojnë një momentin tjetër nga ngjarja e rëndë në Pogradec, ku pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Egli Proga, shihet i shtritë në mes të rrugës. Babai i dy fëmijëve ndihmohet nga kalimtarë të rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërrijnë dy furgonë policie. Në pamjet e sigutuata nga Ballkanweb banorët shihet teksa mbajnë prej krahu viktimën, para se ai të ndërronte jetë. 

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
PAMJE NGA NGJARJA

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë. Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

PAMJET/ Momentet e fundit të Egli Progës para se të humbte jetën

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
Egli Proga

POGRADEC- Këto janë momentet e fundit të 42-vjeçarit Egli Proga i cili vdiq ditën e shtunë (10 gusht) në Pogradec, pasi u dhunua barbarisht nga Denis Meçe. Proga, pas sherrit me Meçen, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur në mënyrë të paekuilibruar. Sipas të dhënave vetëm pak metra më tej është rrëzuar në tokë, për të humbur jetën më pas.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë. 

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Nipi i ish-drejtorit dhunoi për vdekje Egli Progën, policia: Nuk e fshehëm ngjarjen! Rrumbullaku 'ultimatum': Të nisin hetimet

Dhunimi barbar nga nipi i ish-drejtorit i mori jetën Egli Progës! E
Denis Meçe dhe Egli Proga

POGRADEC-Ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht 2024), ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës barbare, mbetet ende e paqartë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë. 

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës. 29-vjeçari pas konfliktit është arratisur por tani është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”. Pas raportimeve në media për Meçen, dyshimet u shtuan se ngjarja mund të jetë fshehur nga autoritetet. Vetë Policia në një reagim zyrtar ka sqaruar se ngjarja nuk është fshehur dhe as nuk është manipuluar nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec.

REAGIMI I POLICISË:

Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se: Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar.

Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare. Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët. Faleminderit.

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

NJOFTIMI:

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë. Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.

Si ndodhi ngjarja

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatê një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB