Kush e qëlloi makinën në Fushë-Krujë? Në timon ishte një e huaj...shkoi denoncoi vetë që në 6 të mëngjesit

KURBIN- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dështuar në Fushë Krujë. Mjeti që u qëllua me armë zjarri, drejtohej nga një shtetase e huaj, por identiteti i të cilës ende nuk është bërë me dije. Por ishte pikërisht kjo e fundit që në orën 6.00 të mëngjesit bëri denoncimin në Komisariatin e Krujës. Lidhur me ngjarjen, Policia e Krujës ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë detaj lidhur me autorin./ZËRI
Kush do vritej? Dështon atentati në Fushë Krujë, qëllohet me armë drejt një makine, asnjë i lënduar

KURBIN- Një tentativë vrasje ka ndodhur sot në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Thumanës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe për të sqaruar atë që ka ndodhur janë shoqëruar disa persona, bashkë me drejtesin e mjetit. Identiteti i këtij të fundit, ende nuk është bërë me dije.
Aktualisht automjeti ndodhet në Komisariatin e Kurbinit, ndërsa hetimet vazhdojnë./ZËRI