Ambasadori izraelit: Brutaliteti i Hamasit më keq se filmat horror

SHBA - Ambasadori i Izraelit Gilad Erdan, i është drejtuar OKB-së, duke thënë në Asamblenë e Përgjithshme se anëtarët e Hamasit janë nazistët e rinj dhe se Izraeli është në luftë vetëm me Hamasin.
Gilad Erdan renditi detaje, mbi atë që ndodhi më 7 tetor. “Asnjë film horror nuk krahasohet me brutalitetin e Hamasit”, tha Erdan.
Diplomati tregoi historinë e një mjekeje të re izraelite, e cila u vra, kur ajo po përpiqej të shpëtonte njerëzit e plagosur. Erdan u shpreh se mizoritë e Hamasit nuk janë parë as në Holokaust.
“Ndryshe nga Holokausti, ku shumica e provave që kemi janë fotografi bardhë e zi dhe pamje pa zë, këtu prova është në definicion të lartë", tha Gilead Erdan, ambasadori i Izraelit në OKB.
Izraeli vazhdon t’i mëshojë tezës se po godet vetëm Hamasin dhe se nuk po lufton palestinezët. Ndërsa, ministri iranian Hossein Amir-Abdollahian, tha se SHBA dhe Izraeli janë fajtorë për bombardimet në Gaza dhe shtoi se edhe Uashingtoni nuk do kursehet.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 8500 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/
'Ndizet' lufta Izrael-Hamas/ Thellohet bilanci i viktimave, Hamasi: Vratë 50 pengje!
Izraeli: Vramë zyrtarin e lartë të Hamasit

JERUZALEM – Ushtria e Izraelit thonë se ka vrarë nënkryetarin e drejtorisë së inteligjencës të Hamasit, Shadi Barud, në një sulm në Rripin e Gazës sot, më 26 tetor.
Ushtria izraelite e akuzon Barudin për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor në bashkëpunim me liderin e Hamasit, Yahya Sinuar.
IDF says it has eliminated the deputy head of Hamas's intelligence, Shadi Barud, in a strike in the Gaza Strip today. IDF accuses Barud of planning the October 7 attacks with Hamas leader Yahya Sinwar. pic.twitter.com/JRc3nt83w5
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 26, 2023
Barud më parë ka shërbyer si komandant batalioni në zonën e Khan Younis dhe ka mbajtur role të tjera në drejtorinë e inteligjencës së grupit militant.
Ai ishte bashkëpunëtori i një prej njerëzve, më të kërkuar të Izraelit. Hamasi nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e Shadi Barud.
Izraeli ka publikuar edhe videon, ku pretendon se ka vrarë zyrtarin e lartë të organizatës së Hamasit./Zëri.ai/
"Lindja e Mesme fuçi baruti", DW: Rritet frika nga një luftë më e madhe

GAZA- Skenari i tmerrit do të ishte ky: Një aksion ushtarak izraelit në Rripin e Gazës me trupa tokësore shkakon një reagim zinxhir të trazirës dhe dhunës në rajon. Në zhvillimin e tij përfshihen gjithnjë e më shumë grupime dhe shtete në një spirale dhune, në fund ndoshta edhe SHBA dhe Rusia.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha, se ofensiva e planifikuar tokësore mund të zgjasë disa muaj. "Dhe në fund nuk do të ketë më Hamas." Qeveria izraelite reagoi ndaj sulmit brutal terrorist të Hamasit më 7 tetor, në të cilin humbën jetën të paktën 1400 vetë, fëmijë, gra dhe të moshuar u vranë, më shumë se 200 vetë u morën peng.
Parë thjesht nga pikëpamja ushtarake, aksioni izraelit mund të jetë i suksesshëm, beson eksperti i Lindjes së Mesme, Guido Steinberg nga Fondacioni gjerman në Berlin, Shkenca dhe Politika. Në një program të Deutsche Welles, "To thë Point" ai tha se "beson që ushtria izraelite është në gjendje të shkatërrojë strukturat e Hamasit në Rripin e Gazës." Por në çdo rast do të vdisnin shumë civilë, pavarësisht sa me kujdes vepron ushtria izraelite.
Viktimat civile si shkak i mundshëm
Pikërisht kjo mund të jetë edhe llogaria e Hamasit, analizon Hans-Jakob Schindler nga organizata ndërkombëtare Counter Extremism Project. "Hamasi dëshiron të prodhojë pamje të tmerrshme të civilëve palestinezë të vdekur dhe me këtë të tërheqë Iranin dhe përfaqësuesit e tij (Proxys) në këtë konflikt" shprehet Schindler për DW. Si "Proxys" njihen grupet e armatosura përfaqësuese të Iranit në vende të tjera të rajonit si Hizbollahu në Liban. Që tani Hizbollahu e sulmon Izraelin rregullisht me raketa, por tregohet e përmbajtur për një ofensivë të gjerë.
Ende nuk është e sigurtë një ofensivë tokësore, është i mendimit Schindler. Por: "Nëse vjen puna tek shkallëzimi, (...)atëherë i pari do ishte Hizbollah që do të sulmonte në mënyrë masive veriun e Izraelit. Shkalla e dytë e shkallëzimit do të ishte që në Siri do të ndërmerreshin sulme kundër bazave amerikane aty. Shkalla e tretë do të ishin ndoshta milicët shiitë në Irak që do të sulmonin objektiva amerikane ose perëndimore."
Biden: Izraeli nuk duhet të udhëhiqet nga zemërimi
Pikërisht një zinxhir i tillë nuk duhet as që të vihet në lëvizje. Për këtë presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë dy gjëra: Si paralajmërim ndaj Hizbollahut dhe Iranit ai dërgoi dy aeroplanmbajtëse në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Dhe Izraelit megjithë mirëkuptimin për të drejtën për vetëmbrojtje, i kërkoi të përmbahet. Izraeli nuk duhet të përsërisë gabimet e SHBA pas 11 shtatorit dhe sulmeve terroriste, tha Biden në Tel Aviv. Izraeli nuk duhet të "lejojë të digjet nga zemërimi". Tani është koha që "Iranit dhe Proxys t'u tregohet që një shkallëzim i situatës sigurisht do të çojë në një dobësim të ndjeshëm të strukturave të tyre", sipas Schindler. Nga ana tjetër bashkësia ndërkombëtare duhet të kujdeset të përmirësojë gjendjen humanitare në Gaza që ky konflikt të mos prekë të pafajshmit.
Në një telefonatë me krerët e qeverive dhe presidentët e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kanadasë, Biden ishte i një mendimi, se Izraeli do të mbështetet dhe se respektohet e drejta e tij për vetëmbrojtje. Në të njëjtën kohë u kërkua respektimi i së drejtës ndërkombëtare, që do të thotë: Izraeli duhet të tregojë kujdes për popullsinë civile palestineze.
SHBA konsiderohet e njëanshme
"Nëse nuk e bëjmë ne, kush" pyet Biden në fillim të misionit të ndërmjetësimit dhe përforcoi me këtë pretendimin e SHBA si fuqi e rendit në Lindjen e Mesme. Problemi që ka SHBA është, se në pjesë të mëdha të rajonit ajo konsiderohet e njëanshme në favor të Izraelit.
Pas shpërthimit në një spital në Gaza me shumë viktima, Hamasi bëri përgjegjës Izraelin. Presidenti amerikan Biden mbështeti variantin izraelit, sipas të cilit një raketë e devijuar e Xhihadit Islamik ishte shkaku i shpërthimit në spital. Kështu u shprehën më vonë shumë ekspertë perëndimorë. Por pas shpërthimit në spitalin në Gaza, presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II dhe presidenti palestinez, Mahmud Abas anuluan një takim të planifikuar me presidentin amerikan.
Imazhi i SHBA si aleate e Izraelit krijon hapësirë për ndërmjetësim nga vende të tjera, për shembull Gjermania. Pasi takimi me Biden dështoi, presidenti egjiptian doli në konferencë shtypi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Kancelari gjerman ishte i vetmi që brenda dy ditësh u takua si me kryeministrin izraelit, Netanjahu, ashtu edhe me Mbretin Abdullah II dhe presidentin al-Sisi.
Qeveria gjermane nga njëra anë është vendosur pa asnjë ngurrim të krah të Izraelit. Nga ana tjetër Berlini pranohet më shumë në rajon si partner neutral. Schindler thotë se ky është "një nga kontributet më të mira që mund të arrijë Gjermania këtu". Nga ana ushtarake, Gjermania mund të bëjë pak, veç ofrimit të furnizimeve ushtarake shtesë për Izraelin.
Rusia ka interesa të paqarta
E nëse gjërat shkallëzohen më tej? A mundet që Rusia të tërhiqet në konflikt për shkak të lidhjeve të saj me Damaskun dhe Teheranin? Hans-Jakob Schindler nuk e shikon të mundur këtë. Rusisë i vjen për shtat konflikti në Lindjen e Mesme, sepse ai largon vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Rusia është e interesuar që të zgjatet ai, me qëllim që fokusi i perëndimit të vendoset aty. Nga ana tjetër presidenti Putin do ta mbajë këtë konflikt në një nivel të ulët, "që të mos e shohë veten të detyruar të përdorë resurse në Lindjen e Mesme, të cilat atij i mungojnë që tani në Ukrainë."/DW-Zëri.ai
Ministri iranian: Nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, nuk do kursejmë as SHBA-në

SHBA- Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në SHBA, ka paralajmëruar Izraelin se situata në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit, nëse nuk ndalohen sulmet në Gaza.
Ai tha se SHBA është bashkëfajtore për situatën, për shkak se ka furnizuar Tel Avivin me armë. Abdollahian u shpreh se Amerika po i fryn një zjarri, që mund edhe ta djegë.
"Nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, Shtetet e Bashkuara nuk do të kursehen nga ky zjarr. Azia Perëndimore është rajoni ynë. Ne nuk bëjmë kompromis me asnjë palë dhe nuk kemi asnjë rezervë, kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit sonë”, tha ministri i Jashtëm iranian.
Ai nënvizoi se ‘gjenocidi’ dhe zhvendosja e detyruar në enklavën palestineze duhet të ndalet menjëherë.
“E gjithë toka e Palestinës, u përket vetëm palestinezëve, duke përfshirë të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët”, shtoi ministri i Iranit.
Ndërsa, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, tha në OKB se lufta në Lindjen e Mesme nuk ka të bëjë me palestinezët, por është kundër Hamasit.
Edhe shtetet e tjera në rajon, por edhe fuqitë e mëdha, janë përfshirë në situatën në Lindjen e Mesme. Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 8500 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/
Shkon mbi 7 mijë numri i të vdekurve në Gaza, mes tyre shumë fëmijë

GAZA- Ministria e Shëndetësisë në Gaza , e cila drejtohet nga Hamasi, ka bërë përditësimet në viktima, gjatë 24 orëve të fundit.
Institucionet shëndetësore në enklavë njoftuan se numri i viktimave në Gaza, nga nisja e sulmeve izraelite, ka shkuar mbi 7000.
“Numri i viktimave në enklavë ka shkuar 7028. Nga viktimat, 2913 janë fëmijë, 1709 janë gra dhe 397 janë të moshuar.
Izraeli kreu 43 ‘masakra’ orët e kaluara, duke vrarë 481 njerëz. Shumica prej të vrarëve ishin zhvendosur në Gazën jugore”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.
Nga ana tjetër, më tepër se 1400 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e Hamasit në Izrael.
Hamasi sulmoi fillimisht Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Nga sulmet e të dyja palëve, më tepër se 8400 njerëz kanë humbur jetën./Zëri.ai/
Ministrja spanjolle: Netanyahu, jashtë kontrollit! Sanksione izraelit

SPANJË-Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale dhe njëkohësisht liderja e partisë Podemos, Ione Belarra, ka komentuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së mbështeturi dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, shkruan Ione në platformën “X”.
Gjithashtu Belarra më pas publikoi një video në të cilën sugjeron “katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë”: Së pari, të prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit.
Së dyti, vendosni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin”, vazhdoi ajo.
“Së treti, vendosni një embargo armësh.
Së katërti, siç u bë edhe në rastin e luftës në Ukrainë, sillni Netanyahun dhe të gjithë liderët politikë përgjegjës për bombardimin e popullsisë civile në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
4 things that European states could do today to stop the genocide in Palestine. Let's act. pic.twitter.com/OucPuYHbZR
— Ione Belarra (@ionebelarra) October 25, 2023
“Ju duam shumë”, vëllezërit që iu shpëtuan bombave

GAZA- "Faleminderit ndihmës mjekë, ne ju duam shumë!", janë këto thirrjet e dy vëllezërve të mitur që u shpëtuan pas një sulmi ajror izraelit.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se pothuajse 6,500 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori, ndërkohë afro gjysma e tyre janë fëmijë.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë për të siguruar ndihma humanitare në Gaza, dhe për ti dhënë fund sulmeve ndaj civilëve, Izraeli nuk i ka ndalur bombardimet. Vetëm në 2 ditët e fundit llogariten rreth 1 mijë të vrarë.
Ndërkohë që paraditen e kësaj të enjteje 17 njerëz humbën jetën në një shtëpi në Gaza, pas bombardimeve izraelite.
View this post on Instagram
Zemërim kundër Netanyahut në Izrael: Na ktheni të afërmit

JERUZALEM – Ndërsa, situata në Gaza vazhdon që të jetë tepër problematike, në Izrael po mbahen protesta nga të afërmit e pengjeve.
Ata kanë dalë në rrugët e qyteteve izraelite, duke kërkuar që të afërmit të kthehen gjallë.
Familjarët, me fotografi të personave të zhdukur, pritestojnë kundër kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu.
“Ne presim që të afërmit tanë të lirohen. Hamasi kreu një masakër më 7 tetor dhe autoritetet tona, duhet të bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pengjet.
Edhe bombardimi i Gazës, nuk është një veprim i mençur. Ne kemi frikë, se duke bombarduar enklavën, vriten të afërmit tanë. Netanyahu të ndalë fushatën e bombardimeve”, tha e afërmja e dy të zhdukurve.
Ndërsa, Hamasi mban peng së paku 210 njerëz, zemërata edhe ndaj qeverisë izraelite sa vjen e rritet.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7900 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/
Plani i Hamasit: Kishim 2-3 vite që përgatiteshim për sulm

IZRAEL- Teksa kundërsulmi i Izraelit vijon në Rripin e Gazës, një zyrtar i Hamasit ka zbuluar detaj se si fillloj sulmi në 7 tetor ndaj Izraelit. Basim Naim kreu i Këshillit Politik të organizatës, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ka treguar p♪7r mediat e huaja se Hamasi kishte dy vite që shqyrtonte informacionin se si funksionon armiku.
“Ne po përgatiteshim për dy, ndoshta edhe tre vjet. Në nivele të ndryshme. Jemi të rrethuar, nuk mund të plotësojmë nevojat tona, por megjithatë udhëheqja ushtarake përgatiti planet dhe informacionin se si funksionon armiku, ku ndodhen repartet ushtarake,”-tha Naim.
Gjithashtu zyrtari përmendi vendet që po ndihmojnë organizatën terroriste.
“Ne kërkojmë mbështetje nga kushdo. Kjo ndihmë mund të jetë financiare. Për shembull ne marrim shumë mbështetje financiare nga Katari. Mbështetje diplomatike dhe politike nga Rusia dhe Kina. Ne marrim mbështetje ushtarake dhe trajnime nga Irani. Ndihma humanitare nga Egjipti.Nëse dikush dëshiron të ndihmojë financiarisht, është i mirëpritur edhe politikisht, apo diplomatik apo ushtarak”,- theksoi ai.
Naimi tregoi se komandanti ushtarak u ka dhënë një urdhër të qartë luftëtarëve që të mos sulmojnë civilët, të mos sulmojnë gratë apo fëmijët dhe të merren me ta në mënyrë inteligjente dhe morale. Megjithatë, ai pranoi sërish se pengjet që Hamasi i ka në dorë, do t’i mbajë që të mund të ketë shkëmbim me të burgosurit.
Biden: Nuk i besoj numrit të vdekjeve që japin palestinezët në Gaza

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se nuk i beson shifrat e viktimave që japin palesitnezët në Gaza, pasi ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar se mbi 6500 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite, duke përfshirë 2700 fëmijë.
“Jam i sigurt që janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ky është çmimi i luftës. Izraeli duhet të jetë tepër i kujdesshëm për të mos përfshirë civilët, por unë nuk kam besim në shifrat që palestinezët po njoftojnë”,-u shpreh Biden, teksa u pyet për palestinezët e vrarë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana tjetër palestinezët kanë hedhur poshtë pretendimet se numri i të vdekurve në Gaza nuk është i saktë. Biden ka treguar mbështetje për Izraelin, pasi militanët e Hamasit kryen sulmin e përgjskshëm në 7 tetor. Gjatë konferencës ai përsëriti thirrjen drejtuar Izraelit për të vepruar “në përputhje me ligjet e luftës”.
Australia dhuron 15 milionë dollarë për Gazën

GAZA- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se vendi do të dhurojë 15 milionë dollarë ndihmë humanitare për Gazën. Albanese shtoi se me këtë ndihmë, Australia dhuron në total 25 milionë dollarë ndihma për enklavën.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me atë që po ndodh në Gaza. Ndihma jonë ka të bëjë me faktin, se njerëzit në atë rajon kanë nevojë për ujë, ushqime dhe nevoja mjekësore”, deklaroi Albanese në një konferencë për mediat me presidentin amerikan, Joe Biden.
Albanese tha se dënon aktet e tmerrshme të Hamasit dhe se Australia po sheh me pikëllim, krimet ndaj civilëve, qofshin ata izraelitë apo palestinezë. Australia e konsideron Hamasin, organizatë terroriste.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7900 njerëz, kanë vdekur nga sulmet e dyanshme./Zëri.ai/
Tanke dhe mjete të blinduara, Izraeli nis operacionin nga toka. Paralajmëron Putin!
GAZA- Izraeli ka përparuar me planet e tij për pushtimin e Gazës, ku gjatë natës është kryer një operacion i madh nga forcat tokësore, siç raporton agjencia Reuters duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite.
Ky ishte një sulm i planifikuar nga brigada e këmbësorisë Givati duke përdorur tanke, të cilat synonin infrastrukturën terroriste.
Në videon e operacionit të natës të publikuar nga ushtria, shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi. Një ekskavator nivelon dheun e një argjinature, predha zjarri tankesh dhe shpërthime mund të shihen pranë ose mes një vargu shtëpish të shkatërruara.
Operacioni u zhvillua në përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, e cila nënkupton një pushtim tokësor të Gazës, edhe pse vazhdimisht është bërë thirrje dhe nga SHBA që ky do të ishte një gabim shumë i madh për Izraelin.
In preparation for the next stages of combat, the IDF operated in northern Gaza.
— Israel Defense Forces (@IDF) October 26, 2023
IDF tanks & infantry struck numerous terrorist cells, infrastructure and anti-tank missile launch posts.
The soldiers have since exited the area and returned to Israeli territory. pic.twitter.com/oMdSDR84rU
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se konflikti mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme dhe tha se ishte e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza po ndëshkoheshin për krimet e njerëzve të tjerë.
“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën. Përndryshe, përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme dhe shkatërruese. Dhe jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme. Ajo mund të përhapet shumë përtej kufijve të Lindjes së Mesme”, tha Putin në një takim me krerët fetarë rusë të besimeve të ndryshme.
Në Gazën e rrethuar, furnizimet humanitare ishin jashtëzakonisht të ulëta, pasi fuqitë botërore nuk arritën të bien dakord për qetësimin e luftimeve për të ofruar ndihma, dhe banorët i varrosën të vdekurit në varre masive ndërsa numri i civilëve po rritej.
Ushtria tha se forcat tokësore sulmuan objektiva të shumta në enklavën e sunduar nga Hamasi të enjten përpara se të tërhiqeshin, në atë që Radio Ushtria e përshkroi si inkursionin më të madh të luftës aktuale.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, në një koment përtej luftës, tha të mërkurën se e ardhmja duhet të përfshijë shtetet izraelite dhe palestineze krah për krah.
Pamje të rënda/ Gazetarit të Al Jazeera i vrasin gruan, djalin, vajzën dhe nipin
GAZA- Gruaja, djali, vajza dhe nipi i Wael Dahdouh, shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, janë vrarë në një sulm ajror izraelit.
Pamjet e transmetuara në Al Jazeera treguan Dahdouh duke hyrë në Spitalin Al-Aksa në Deir el-Balah të mërkurën për të parë gruan, djalin dhe vajzën e tij të vdekur në morg.
Ai u shfaq duke u përkulur dhe duke prekur fytyrën e djalit të tij 15-vjeçar, Mahmoud, i cili donte të bëhej gazetar si babai i tij.
Pamjet e mëvonshme e treguan atë duke mbajtur trupin e pajetë të tij shtatëvjeçare, Sham, dukej se i fliste asaj ndërsa shikonte fytyrën e saj të gjakosur pas sulmit në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Teksa ishte i tronditur, Dahdouh foli me Al Jazeera-n kur po dilte nga spitali: “Ajo që ndodhi është e qartë. Kjo është një seri sulmesh të synuara ndaj fëmijëve, grave dhe civilëve. Unë sapo po raportoja nga Yarmouk për një sulm të tillë dhe bastisjet izraelite kanë shënjestruar shumë zona, duke përfshirë Nuseirat. Ne kishim dyshimet tona se pushtimi izraelit nuk do t'i linte këta njerëz të iknin pa i dënuar. Dhe për fat të keq, kjo është ajo që ndodhi. Kjo është zona 'e sigurt' për të cilën foli ushtria pushtuese”, u shpreh gazetari.
Nipi i Dahdouh, Adami, u shpall i vdekur dy orë më vonë. Disa anëtarë të familjes së Dahdouh, duke përfshirë një mbesë të vogël, i mbijetuan sulmit në shtëpinë ku ata po qëndronin në kampin e refugjatëve Nuseirat në jug të Gazës.
Operacionet po vazhdojnë për të shpëtuar disa persona nga rrënojat e shtëpisë. Sipas Al Jazeera Arabic, djali i Dahdouh, Yehia, u plagos dhe mjekëve iu desh të kryenin një procedurë urgjente për t'i qepur një plagë të rëndë në kokë.
Procedura duhej të bëhej në korridorin e spitalit dhe mjekët u përpoqën të gjenin instrumentet e duhura, më në fund iu desh të përdornin fije jokirurgjikale për të qepur plagën e tij.
“Shtëpia e tyre ishte në shënjestër në kampin Nuseirat në qendër të Gazës, ku ata kishin kërkuar strehim pasi ishin zhvendosur nga bombardimet fillestare në lagjen e tyre, pas thirrjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të gjithë civilët që të zhvendoseshin në jug. Ai nuk u largua nga Gaza. Ai qëndroi me gjithë kërcënimet dhe paralajmërimet dhe nuk u ndal për 19 ditë rresht. Ai tha, 'Unë duhet të jem këtu në qytetin e Gazës për të raportuar për këta njerëz që bombardohen çdo ditë'”, raporton Al Jazeera.
/Zëri.ai