LIVE UPDATES

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo akteve të dhunës!

➤ Protesta para Bashkisë Tiranë ka zgjatur jo më shumë se 2 orë, por ka shqetësuar ndërkombëtarët. ➤ Tubimi i sotëm i opozitës, që kërkoi edhe njëherë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkak të arrestimit të ish-drejtorëve, në të ashtuquajturën dosja "5D", u shoqërua me tensione. ➤ Qytetarët hodhën molotovë në derën e Bashkisë, ndërsa të tjerë u përplasën me forcat e Policisë së Shtetit. ➤ Mes tyre ishte Tedi Blushi dhe Flamur Noka që tentuan që të çanin gardhin metalik të vendosur rreth Bashkisë. ➤ Gjithçka duket se është parë nga ndërkombëtarët, më konkretisht Ambasada Amerikanë në Shqipëri dhe delegacioni i Bashkimit Europian. ➤ Të dy palët kërkuan që të heqin dorë nga aktet e dhunës. 

7 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

FOTOT- Protesta e opozitës tek Bashkia, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Ekspertët e grupit hetimor mbërritën para bashkisë për të mbledhur provat pas protestës së organizuar nga opozita. Gjatë protestës u hodhën dhe molotovë e tymuese duke shkaktuar flakë para derës së bashkisë së Tiranës. Tymi i zi dhe zjarri mbuluan derën e institucionit, ndërsa forcat e policisë kanë shuar flakët. Protesta e sotme e opozitës ishte e treta në radhë para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen "5D". Incidentet e raportuara nga kjo protestë nuk munguan, të tilla ishin hedhja e bojës apo e koktejleve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë. Pikërisht këto incidente sollën edhe reagimin e ambasadave.

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
EKSPERT
Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
EKSPERTËT
Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
EKSPERTËT
Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
EKSPERT
9 MUAJ ME PARE

Protesta para Bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dhuna, e pajustifikueshme

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Ambasada italiane në Tiranë

TIRANË- Ambasada e Italisë në Tiranë ka dënuar aktet e dhunës në protestën e opozitës, para Bashkisë së Tiranës. Ky reagim vjen pas atyre të ambasadës britanike, amerikane dhe të BE-së, por edhe Italia dënon aktet e dhunës. Sipas tyre, dhuna ndaj objekteve dhe personave (duke iu referuar efektivëve të Policisë), nuk është e justifikueshme.

"Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t'u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme,"- thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

POSTIMI I PLOTË:

9 MUAJ ME PARE

Protesta përpara Bashkisë Tiranë/ Ambasada britanike: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Selia e Ambasadës së Britanisë së Madhe, Tiranë

TIRANË- Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me protestën e zhvilluar këtë të premte nga opozita përpara Bashkië së Tiranës. Në një reagim në rrjetet sociale, selia diplomatike e Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, shprehet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Më tej, Ambasada kërkon nga palët që moasmarrëveshjet të zgjidhen duke respektuar ligjin dhe jo me akte dhune. 

POSTIMI:

Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Noka dhe Blushi përplasen me Policinë, Ina Zhupa s'e kursen një buzëqeshje, ku humbi Ilir Meta?

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës është pasqyruar edhe përmes fotove që ka shkrepur vetë Partia Demokratike gjatë tubimit. Ndërsa demokrati Flamur Noka dhe këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përballeshin me Policinë në tentativë për të thyer gardhin metalik, deputetja e PD-së, Ina Zhupa nuk e ka kursyer buzëqeshjen. Por dikush mungoi! 

Ndryshe nga protesta e kaluar, në këtë tubim mungoi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por jo vetëm. Arsyet nuk dihen.

PAMJE NGA PROTESTA: 

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo

Protesta e sotme e opozitës ishte e treta në radhë para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen "5D". Incidentet e raportuara nga kjo protestë nuk munguan, të tilla ishin hedhja e bojës apo e koktejleve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë. Pikërisht këto incidente sollën edhe reagimin e ambasadave./ZËRI

 

9 MUAJ ME PARE

Protesta para Bashkisë së Tiranës, delegacioni i BE: Dënojmë fort aktet e dhunës

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Pamje nga protesta e opozites

TIRANË- Delegacioni i BE-së në vendin tonë, ka dënuar dhunën e ushtruar në protestën që u zhvillua mesditën e sotme, përpara Bashkisës së Tiranës. Në njoftimin e tyre thuhet se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagimin e BE-së në Tiranë.

Të njëjtin qëndrim mbajti më herët dhe ambasada amerikane në Shqipëri.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

9 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës tek Bashkia, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë dhunën

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila u zhvillua sot përballë Bashkisë së Tiranës. Në tubimin e sotëm, Ambasada dënon aktet e dhunës, duke theksuar se aktorët politikë duhet të refuzojnë çdo formë të saj, jo më të inkurajojnë. Po ashtu, një falenderim e kanë pasur edhe për forcat e rendit. 

Deklarata e SHBA: Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Molotova tek Bashkia e Tiranës, agravon situata tek protesta e opozitës

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestues të opozitës janë mbledhur sërish sot, për herë të tretë para bashkisë së Tiranës. Edhe sot, si herët e tjera, protesta u shoqërua me momente tensioni, madje dhe me koktejl molotovi.


Të prirur nga përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, me Flamur Nokën dhe Tedi Blushin në krye, opozitarët u përplasën me Policinë dhe tentuan që të hiqnin gardhin metalik që rrethoi objektin e Bashkisë. Megjithatë nuk ia dolën dhe u vendosën që të shpërndaheshin. 

Molotov tek protesta para Bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE: Jo
Pamje nga përplasjet

Kërkesat e opozitës edhe sot ishin të njëjtat. Sërish sot kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të ashtuquajturën dosja "5D", që çoi në pranga disa ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Me megafon Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati i 'Bashkë fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kërkuan largimin e Veliajt. 

Ky i fundit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim për protestën e radhës së opozitës./ZËRI

Poll

MOS HUMB