LIVE UPDATES

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët në kufi. BE i tërheq 'veshin': Përmbahuni!

➤ Janë liruar qytetarët e Kosovës të cilët ishin të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci. ➤ Prej 12 orësh autoritet serbe bllokuan sot pikën kufitare në veri të Kosovës si dhe pikën kufitare me Kroacinë. ➤Qytetarët e Kosovës u ndaluan dhe në kufirin serb me Hungarinë. ➤Ata nuk u lejuan as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. ➤Bllokimi i tyre është një shenjë ‘zemërimi’ nga Serbia, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. ➤Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. ➤Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate. ➤Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se mbi 300 kosovarë janë ndaluar arbitrarisht në kufij si dhe janë privuar nga ushqimi e medikamentet. ➤Kurti u shpreh se kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.➤ BE i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe e akuzoi për shkelje të marrëveshjes së lëvizjes së lirë.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Bllokimi i qytetarëve në kufi nga Serbia, Osmani: Përgjegjësi i vetëm është Vuçiç

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
Vjosa Osmani

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bllokimit të 300 qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare nga Serbia për disa orë. Në një postim në "X", Osmani shkruan se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ju hap rrugë anëtarësimit të Kosovës. Për rastin Osmani bëri përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa i ka bërë thirrje partnerëve për veprim të shpejtë.

"Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë,"-shkruan Osmani.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri sot kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Zv/drejtori i Policisë dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, mediat e Kosovës: Po keqtrajtohet!

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
Dejan Jankoviç

SERBI- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është dërguar është ndaluar sot nga autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë, në një kundërpërgjigje hakmarrëse të Serbisë ndaj votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Portali i Kosovës Dukagjini raporton se Jankoviç është dërguar në Rashkë, ku dyshohet se po keqtrajtohet. Këtë ndalesë autoritetet e Serbisë e kane arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviçit. Për këtë ndalim ka reaguar edhe, Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka thënë ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është Jankoviç.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim” – ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri sot kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

Veprimi i Serbisë solli reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër situatën e krijuar. Stano u shpeh se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Bllokimi i qytetarëve erdhi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e Këshilit Evropian./ZËRI

1 VITE ME PARE

Qytetarët e bllokuar në kufi, këngëtari Labinot Tahiri mes tyre, tregon ç'pa: S'ishin mirë

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
Labinot Tahiri

KOSOVË-Këngëtari Labinot Tahiri ka treguar përvojën e tij se si ka shkuar t’i ndihmojë qytetarët e bllokaur në kufirin Kroaci-Serbi, pasi nuk lejoheshin nga policia serbe të kalonin pikën kufitare për shkak se kanë letërnjoftime dhe pasaporta të shtetit të Kosovës. Tahiri, në një intervistë për emisionin "Radio Activ të Klan Kosova FM", është shprehur se qytetarët nuk ishin në gjendje të mirë.

“Po vazhdojnë të kthehen nga Mali i Zi se nuk i kanë lëshuar policia serbe, kishte shumë fëmijë edhe të moshuar. Disa prej udhëtarëve u kam lënë telefonin tim që nëse kanë nevojë për mjete financiare t’i ndihmojë. Rezervat e tyre për ushqim dhe ujë ishin pothuajse në harxhim, aty afër nuk kanë markete”, ka thënë Tahiri.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri sot kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

Veprimi i Serbisë solli reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër situatën e krijuar. Stano u shpeh se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Bllokimi i qytetarëve erdhi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e Këshilit Evropian./ZËRI

1 VITE ME PARE

12 orë të bllokuar në kufi nga Serbia, lirohen 300 qytetarët e Kosovës

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Janë liruar qyetarët e Kosovës që ishin bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci. Ende nuk ka informacione për të ndaluarit në pikën kufitare Serbi – Hungari. 

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftoi se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovc autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë. Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

Veprimi i Serbisë solli reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër situatën e krijuar. Stano u shpeh se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Bllokimi i qytetarëve erdhi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e Këshilit Evropian./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bllokimi i qytetarëve në kufi, BE reagon ashpër: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët e Kosovës në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes. Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin”, ka theksuar Stano.

Rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë bllokuar në kufirin mes Kroacisën dhe Serbisë, për shkak se autoritetet e Beogradit zyrtar nuk lejojnë kalimin e tyre. Rasti është konfirmuar nga sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se qytetarët po mbahen ‘peng’ që prej mesnatës. Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët që po vinin në drejtim të Kosovës, përveç Serbisë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te Dheu i Bardhë. Ata nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Serbia po hakmerret", Kurti: Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar nga Serbia në kufi me Kroacinë. Në një reagim në “X”, Kurti shprehet se Serbia po hakmerret një ditë pasi Asambleja Parlamentare votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Një ditë më pas Asambleja Parlamentare votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE , Serbia hakmerret kundër civilëve. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijë janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”,-shkruan Kurti.

Rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë bllokuar në kufirin mes Kroacisën dhe Serbisë, për shkak se autoritetet e Beogradit zyrtar nuk lejojnë kalimin e tyre. Rasti është konfirmuar nga sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se qytetarët po mbahen ‘peng’ që prej mesnatës. Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët që po vinin në drejtim të Kosovës, përveç Serbisë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te Dheu i Bardhë. Ata nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

VD- Qytetarët e Kosovës të bllokuar nga Serbia! Një udhëtar dërgohet në spital, disa po merren në pyetje

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Situata vijon të përkeqësohet në kufi, ku autoritetet kufitare serbe, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata kanë bllokuar katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur shoferi i një autobusëve, Driton Bajrami i cili u shpreh se problemi më i madh i bllokimit është që mbrëmë që u votua për Kosovën në Këshillin e Evropës.

“Jemi në pikën kufitare Serbi – Kroaci, jemi prej orës 23:00 këtu duke pritur për të hyrë në Kroaci. Destinacioni është për në Gjermani. Arsyeja e ndaljes është që çdo autobus i Kosovës dhe çdo veturë po ndalohet prej policisë së Serbisë. Ndalesat janë në të dy anët. Për momentin në kufi jemi afër 2 mijë persona. Arsyeja është që mbrëmë që u votua për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sipas informacioneve që kemi ne është kjo arsyeja. Në çdo autobus po thonë policët që ka persona të dyshimtë. Po i marrin nga 2-3 persona, po i dërgojnë në stacion, po i pyesin se nga dhe prej ku po shkojnë.Këta po vijnë me një fletë se në kë po dyshojnë. Po i marrin në pyetje se prej nga po vijnë, ku po shkojnë dhe a kanë viza. Një person ka ardhur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, shkoi tek policia për t’u marrë vesh me ta, por s’kemi asnjë informacion”, tha ai në “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërkohë raportohet se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore. Në lidhje me gjendjen e tij janë ndarë video ku duket momenti kur i përkeqasohet.

'Nuk e di se çka pat. Ishte një udhëtar, ia dhanë ndihmën e parë këtu dhe nuk dimë më shumë për të, e kanë dërguar për në Beograd”, një nga udhëtaret, Imrane Raka.


Raka tha se në kufirin Kroaci-Serbi janë duke pritur që nga ora 06:30 e mëngjesit, ndërsa tha se ka udhëtarë nga Kosova të cilët po presin prej orës 22:00. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ku tha se pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet e Kosovës janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë nga Kosova janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Jo vetëm në Serbi/ Qyetetarët e Kosovës bllokohen edhe në Hungari, njoftohet QUINT

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
PAMJE NGA NGJARJA

HUNGARI- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët që po vinin në drejtim të Kosovës, përveç Serbisë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te Dheu i Bardhë. Ata nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

“Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë. Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në njoftim bëhet e ditur se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje. Pas veprimeve të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe pritet që kjo situatë të përfundojë shpejtë. Po ashtu zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se e ka njoftuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për situatën që ka krijuar Serbia në pikat kufitare me bllokimin e qytetarëve të Kosovës.

“Qindra prej qytetarëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, tashmë prej më shumë se 13 orësh po mbahen peng nga pala serbe, në kufirin me Kroacinë. Qytetarët tanë po merren në pyetje, u janë konfiskuar dokumentet personale dhe kanë mbetur pa ushqime dhe pa ilaçe. Lidhur me situatën e kam njoftuar edhe zotin Lajçak. Kjo është përgjigjja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE”, ka shkruar Bislimi.

Ndërkohë rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë bllokuar në kufirin mes Kroacisën dhe Serbisë, për shkak se autoritetet e Beogradit zyrtar nuk lejojnë kalimin e tyre. Rasti është konfirmuar nga sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se qytetarët po mbahen ‘peng’ që prej mesnatës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kosova thirrje qytetarëve: Shmangni “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
Foto ilustruese

PRISHTINË- Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. Kjo thirrje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë,”- u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së. Thirrja vjen pasi sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova.

Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikëkalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Bllokimi i më shumë se 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Haxholli tha se pasi që Zyra Ndërlidhëse serbe është duke komunikuar me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës, duke shtuar se synon që të udhëtojë drejt pikëkalimit kufitar Serbi-Kroaci për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve të Kosovës që mbeten të bllokuar atje. Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë. Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj. Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./REL

1 VITE ME PARE

Hakmarrja absurde e Serbisë, bllokon 300 qytetarë të Kosovës në kufirin me Kroacinë

Kosova në KiE! Serbia hakmerret, mban 'peng' qytetarët
Mjetet e bllokuara ne kufi

KOSOVË- Rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë bllokuar në kufirin mes Kroacisën dhe Serbisë, për shkak se autoritetet e Beogradit zyrtar nuk lejojnë kalimin e tyre. Rasti është konfirmuar nga sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se qytetarët po mbahen ‘peng’ që prej mesnatës.

Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.

Njëri prej pronarëve të autobusëve që kanë mbetur të bllokuar, Valdet Hoxha, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, ka folur për Telegrafin

Ai ka treguar se nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin.

Këtu jemi diku 10 autobusë që jemi duke shku për Slloveni, Gjermani e Itali. Edhe nga ana e Kroacisë dhe Serbisë ka autobusë që janë të bllokuar. Edhe makina nuk po i lëshojnë, të cilat janë me targa të Gjermanisë e je me dokument të Kosovës nuk po lejojnë me kalu, disa udhëtarë i kanë ndal. Kështu mirë po sillen nuk është që po na bëjnë diçka. Vetëm po thonë kemi urdhër…”, ka thënë Hoxha.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB