A ishte ai tradhtari që përmendi Meta? Braimllari sqaron dorëheqjen: Mendoj ndryshe për SPAK

TIRANË- Situata në Partinë e Lirisë është më shumë se e nderë, me Ilir Metën që është duke spastruar nga kjo forcë politike, të gjithë personat që i mendon si tradhtarë, ndërsa marrëdhënia duket kritike dhe me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Një prej të parëve që ra në këtë betejë ishte nënkryetari i PL-së Endrit Braimllari, i cili dha dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa sot ka shpjeguar dhe arsyet mbi vendimin e tij.
Braimllari nënvizoi se ka bërë disa hapa pas që të mos krijohen armiq të brendshëm imagjinarë.
"Jam dorëhequr për çështje të brendshme organizative. Do të jemi anëtar i kësaj partie se aty kam të gjithë angazhimin tim, kam një rrugëtim shumë të gjatë. Ilir Meta nuk ma ka kërkuar dorëheqjen, kam bërë unë disa hapa pas, që nëse doni të organizoni partinë mos të krijoni armiq të brendshëm imagjinarë, do të shkojmë në konventë me dy teza kryesore. Monika Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit. Unë ndihem krenar sepse nuk und ta eleminoj historinë. Unë nuk jam për të manipuluar historinë", tha ai.
Ai ka theksuar se ka një mendim tjetër për SPAK, ndryshe nga Ilir Meta, që e cilëson Prokurorinë një celulë kriminale.
"Unë se di çfarë do të bëjë ilir Meta. Ka qenë shumë korrekt me strukturat, organizimin, ka propozuar një platformë, është diskutuar edhe në 2016, nuk jam gjë kundër kësaj platforme. Jam krenar që është prezantuar Erisa zv. presidente. Nëse ka bërë një gabim një nga bashkëpunëtorët e mi në kohë të vështira, unë mendoj që më i rëndësishëm është një anëtar i PL se aa Edi Rama apo Veliaj. Unë kam mendim tjetër për SPAK që ka prokurorë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar. Unë do të zbatoj çdo vendim që del nga konventa kombëtare, nëse so të kërkohej opinioni im, versioni klasik i organizmit. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, para 10 ditësh", tha ai.
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Ambasada Britanike: Mbështetje SPAK, t'i japë fund pandëshkueshmërisë

TIRANË-Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka shprehur mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet e saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
Më herët një reagim erdhi edhe nga Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, e cila njoftoi se mbështet prokurorët e SPAK. Në reagim thuhet se SHBA do të qëndrojnë në krah të shumicës së qytetarëve shqiptarë që besojnë te institucionet e reja të drejtësisë.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit. Meta ka akuzuar Dumanin, se po bën gjithçka për të manipuluar dosjen CEZ-DIA. Kreu i PL ka deklaruar se nuk i trembet asgjëje dhe do ta vijojë luftën e tij me SPAK edhe nga burgu. Më herët i ftuar në “Opinion” dhe në deklarata të vazhdueshme, Meta e ka akuzuar Dumanin se është i kapur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. SPAK-un, Meta e ka konsideruar organizatë politike që merret me kryedemokratin Sali Berisha për të shkatërruar opozitën dhe me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar. Po ashtu, Meta e ka akuzuar Dumanin se ka zhvilluar dhe takime me Charles McGonigal./ZËRI
‘Dumani të marrë florinjtë e mi’, Dumani: Do vendos krevatin te selia e PL, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit, teksa foli dhe për akuzat për pasurinë e tij. Meta tha se e vetmja pronë që ai ka është shtëpia e prindërve te Pazari i Ri, që pjesën e tij, do ia kalojë të motrës.
“Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia. Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës...
Dum Dumani është palaço, është shndërruar në pistoletë të Edi Ramës për të vrarë pluralizmin politik”, u shpreh Meta.
/ZËRI
A i trembesh burgut dhe ‘non gratës’? Meta: Një informacion e kam të sigurt, shumë shpejt jam kryeministër

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se nuk i trembet burgosjes apo shpalljes non grata nga SHBA-të. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Meta akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po bën gjithçka për të manipuluar dosjen CEZ-DIA. Meta tha se i vetmi informacion i sigurt që ai ka, është se së shpejti do të zgjidhet kryeministër, dhe synon një mandat tjetër si president, në një moshë më të thyer.
A keni informacione që do të përfundoni në burg dhe a i trembeni idesë se mund të shpalleni non grata nga SHBA? Pse ju tremb çështja CEZ DIA, kur jeni shpallur njëherë i pafajshëm. A keni dyshime se një nga partia ju ka shitur te drejtësia?
Meta: Së pari kam një pyetje për ju, a u dekorua Dvorani si heroi i antikorrupsionit botëror, pse nuk ishte në axhendën e sekretarit. E dyta, Edi Rama çau televizionet kur u dekorua Dvorani, dhe pastaj e la me 7 vota kur ishte në garë për Kushtetuesen. Nuk më kërcet fare për asnjë çështje, pasi jam kristal i pastër. Dumani ka marrë përsipër para një mentori të vetë që do të bëjë namin me këtë dosje, duke e falsifikuar.
Një gjë e kam të sigurt, që do të jem kryeministër i Shqipërisë, dhe do kem një mandat tjetër si president. Për ato non gratat se kam problem fare unë, problem është kur të shpall non grata Ilir Meta. Ilir Meta shpall psh Osman Stafën non grata, dhe jep edhe arsye për këtë. Më dëgjo me vëmendje, Ilir Meta ka vetëm një problem, që të mos tradhëtojë Ilir Metën. Më mirë të jesh i tradhtuar sesa tradhtar, dhe në fund tradhtarët i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm një informacion, Ilir Meta do të bëhet shumë shpejt kryeministër.
/ZËRI
A do lejohet Kryemadhi të garojë për presidente e PL-së? Meta: Ose unë, ose ajo në komitetin drejtues

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, foli për ndryshimet e reja në strukturën drejtuese të kësaj force politike, e cila do të ketë tashmë president por jo kryetar. Vetë Meta shpalli kandidaturën për president, ndërsa ftoi këdo që të përballet me të, përfshirë dhe bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Por nëse njëri prej tyre do të zgjidhet president, për tjetrin tha Meta nuk do të ketë vend në komitetin drejtues të Partisë së Lirisë.
Do ta pranonit zonjën Kryemadhi si presidente të Partisë?
Meta: Ne nepotizmin e kemi problem serioz, e kemi shprehur këtë, në nivel qendror dhe vendor. Ajo që na ndodhi ne në Lezhë ishte një gabim shumë i rëndë, ku e para në listë u vendos një zonjë shumë e nderuar, dhe ai që kishte lënë Viktori, kandidoi për bashkinë dhe kur nuk e fitoi mori me vete dhe bashkëshorten.
Iku te Lali Eri, atje ku e ka vendin. Zonja Kryemadhi, nëse dëshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur, por pasi konventa të zgjidhë problemin se kush është anëtarë i komitetit drejtues. Do të bëhet çdo gjë në mënyrën më demokratike, nuk bëhet kundër askujt, ne e bëjmë këtë gjë se duam ti themi të gjithë shqiptarëve, se ne do të çrrënjosim nepotizmin nga administrata. Nëse Monika zgjidhet presidente unë e mirëpres, por unë nuk kam më vend në komitetin drejtues, por mund të kandidoj si deputet, sa kohë që listat janë të hapura.
/ZËRI
Meta zbulon ‘paranojat’: Në seli flasin keq për Tedin, por e kanë me mua. S’ka më vend për çimkaxhinjtë

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vijuar akuzat e forta për tradhtarë brenda partisë, ndërsa prezantoi Tedi Blushin si kandidat për sekretar të përgjithshëm të Partisë. Meta foli për njerëz që kanë vendosur çimka brenda partisë që ai drejton.
“‘Ka shumë njerëz dhe në këtë seli që flasin kundër Tedi Blushit, hallet e atyre që flasin për Tedin po shtrëngohen. Këta nuk e kanë me Tedin, por e kanë me Ilir Metën, duan që partia e Lirisë të jetë një parti e kapur nga shteti. Hitleri thoshte se kur të shkon në Moskë Stalinin do ta vras të dytin, të parin do vras gazetarin e Radio Moskës.
Pse duan të na e vrasin këta Tedin? Se Tedi nuk ka firmosur për lobime, as ka qenë ministre, Tedi mëson nga gabimet, dhe mbi të gjitha është patriot. Ilir Meta ka nevojë për njërëz patriotë, dhe jo për çimkaxhinjë dhe çimkaxheshka’, tha Meta në fjalën e tij.
/ZËRI
Ilir Meta sulm të hapur Dumanit: Më ke marrë peng vjehrrën, nga burgu do të shkatërroj o palaço. Ta kanë kërkuar amerikanët…

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ashpërsuar akuzat në drejtim të kreut të SPAK-ut Altin Dumani, teksa paralajmëroi dhe arrestimin e tij. Meta tha se do të vijojë të zbërthejë skemën e Dumanit, dhe nga qelia e burgut, ndërsa tha se amerikanët kanë kërkuar arrestimin e tij. Meta akuzoi kreun e SPAK, si palaço, ndërsa tha se ka shkuar në burgun e Fierit, për të bindur Kastriot Ismajlin që të dëshmojë kundër tij në çështjen CEZ-DIA.
DEKLARATA E METËS
Jemi në një gjatësi vale, mbështes plotësisht deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve, edhe të asaj si quhet ajo KLP-ja. Ua thashë dje besoj, se si u ngrit KLP-ja me emërimet e Arta Markut. Edhe miqve dhe aleatëve iu kam thënë që prokuroria është përgjeghjësia e juaja. Vijmë te Altin Dumani, iu kërkoj ndjesë të gjithë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Se unë e kam thënë dhe më parë që nuk janë të gjithë njësoj, e dinë të gjithë çfarë mbështetje u kam dhënë unë prokurorëve, dhe kam thënë publikisht, që do të gjejmë vrasësit e Azem Hajdarit, dhe vrasësit e vrasësve të tyre. E di shumë mirë Arben Rakipi dhe Fatos Klosi, se si i dënuari kryesor ka ardhur për 24 orë në Shqipëri.
Po i them Dum Dumanit, që n jë gazetare që përmendet 3 herë te dosja METAMORFOZA, që më ke sjellë njerëz që t ëiki nga Shqipëria. Do të marrësh peng vjehrrën time ti, do të marrësh peng familjen time. Nuk nxorëm mësime ne që të lëmë lulushët këtu, të lëmë çimkaxhintë dhe çimkaxheshkat e tua. Pse kujton ti se ka frikë Ilir Meta nga burgu? Nga burgu do ta shpërbëj atë klikë kriminale që ke ngritur aty ti.
Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri? Të kanë sjellë amerikanët ty, që të më fusësh mua në burg. Kanë tentuar mua që të më fusnin në burg që në 92-shin, o palaço, o Dum Duman. Thirri mendjes, reflekto, thellohu, nuk të mbron as zoti, ky është këshillim që po të jepet. Ti je prokurori i Ëngjëll Agaçit, por unë kam parë shumë si amerikanët e tu. Se jam nga rraca e Vojo Kushit.
Ti hape Cez-Dia në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës në kulmin e luftës për Kushtetutën. Ça presim në që ti të thuash kam takuar Mc Gonigal. Ti ke shkuar në burgun e Fierit për të takuar Kastriot Ismajlin, që të dëshmojë kundër meje.
/ZËRI
Ilir Meta ‘furtunë’ në Parti, shpall kandidaturën për president. Kujt i besoi krahun e djathtë, spastron njerëzit e Kryemadhit

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zbuluar ndryshimet që do të ndodhin në strukturën e kësaj force politike, ku nuk do të ketë kryetar, por president. Krahun e djathtë të tij, Ilir Meta, ka zgjedhur Erisa Xhixhon, në postin e zvpresidentes. Meta tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund kakofonisë në drejtim, duke hequr postin e nënkryetarëve.
“Partia e Lirisë nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë, na duhet një kryesi që merr vendime, që mblidhet shpejt dhe reagon shpejt. Nuk do të ketë më kryetarë në vlerësimin tim, se do ta marrë Komventa vendimin, do të ketë president.
Ftoj cilindo kolege dhe kolegë që të kandidojë për këtë detyrë të re. Do të ketë vetëm një zëvendëspresident, dhe në vlerësimin tim, do të jetë zëvendëspresidente, dhe kandidatja e kandidatit për president, është Erisa Xhixho, që e njohin të gjithë të rinjtë dhe të rejat.
Por ka një problem, se të gjithë e dinë që është 17 vjeçe, përveçse është e papërtuar kudo, ajo është dhe nënhë e dy fëmijëve të mrekullueshëm. E falenderoj Erisën, dhe besoj shumë se ajo do të vazhdojë të shkëlqejë. I vetmi kandidat për postin e sekretarit të përgjithshëm është korçar-kolonjari Tedi Blushi”, tha Meta.
Ish-presidenti vijoi akuzat për tradhtarët brenda partisë.
‘Ka shumë njerëz dhe në këtë seli që flasin kundër Tedi Blushit, hallet e atyre që flasin për Tedin po shtrëngohen. Këta nuk e kanë me Tedin, por e kanë me Ilir Metën, duan që partia e Lirisë të jetë një parti e kapur nga shteti. Hitleri thoshte se kur të shkon në Moskë Stalinin do ta vras të dytin, të parin do vras gazetarin e Radio Moskës. Pse duan të na e vrasin këta Tedin? Se Tedi nuk ka firmosur për lobime, as ka qenë ministre, Tedi mëson nga gabimet, dhe mbi të gjitha është patriot. Ilir Meta ka nevojë për njërëz patriotë, dhe jo për çimkaxhinjë dhe çimkaxheshka’, vijoi Meta në fjalën e tij.
/ZËRI
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, reagon Ambasada e SHBA: Jemi në krah të drejtësisë

TIRANË- Ambasada amerikane në vendin tonë qëndron në krahë të prokurorëve të SPAK, pas akuzave që i janë bërë ditëve të fundit nga segmente të politikës, me në krye ish-presidentin e vendit Ilir Meta.
Në një reagim të ambasadës, ku përshëndetet qëndrimi i KLP në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme, thuhet se SHBA do të qëndrojnë në krah të shumicës së qytetarëve shqiptarë që besojnë te institucionet e reja të drejtësisë. SHBA thotë më tej në një postim në X, se ambasada do të qëndrojë në mbështetje të të gjithë profesionistëve të drejtësisë.
REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA
Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë.
Prej dy ditësh, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta kryesisht në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, që sipas tij kërkon që të vrasë pluralizmin në vend, duke goditur krerët e opozitës me dosje hetimore. Meta akuzoi Dumaninin se është takuar me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal, gjë e cila u mohua nga vetë kreu i SPAK përmes një deklarate për mediat. Nga ana tjetër, Meta tha gjithashtu se indirekt Dumani i kishte dërguar mesazhe që të arratisej nga vendi, për shkak se ‘i kishte punët pisk’.
/ZËRI