LIVE UPDATES

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu: Hakmarrja jonë sapo ka nisur

➤Ka shkuar mbi 1700, numri i viktimave nga konflikti Izrael-Palestinë. Mbi 900 izraelitë u vranë nga Hamasi dhe së paku 788 palestinezë u vranë nga Izraeli. ➤Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ky është vetëm fillimi dhe premtoi se Izraeli do e shkatërrojë Hamasin. ➤Lideri iranian Khamenei deklaroi se Teherani nuk ka bashkëpunuar me Palestinën, por lavdëroi sulmet e Hamasit. ➤Hamasi paralajmëron Izraelin: Për çdo shtëpi që godisni, do vrasim një peng tuajin. ➤Përfaqësuesi i lartë i BE për Punët e Jashtme Joseph Borrell ka ftuar ministrin izraelit dhe atë palestinez në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së. ➤Presidenti rus, Vladimir Putin kritikon SHBA-të: Politika amerikane në Lindjen e Mesme ka dështuar. ➤Sirena alarmi janë dëgjuar në Tel Aviv. Banorët e qytetit izraelit Ashkelon janë paralajmëruar nga Hamasi, që të largohen para orës 17:00.

20 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Erdogan KUNDËR SHBA-së: Ç’punë ka të dërgojë aeroplanmbajtëse në Izrael?

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë lidhur me zhvillimet e fundit të luftës Izrael-Hamas. I ndalur tek dërgimi aeroplanmbajtëses amerikane në Izrael, Erdogan tha se gjëra të rënda priten të ndodhin në Gaza.

Rexhep Tajip Erdogan: SHBA-ja po dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka aty? Çfarë do të bëjë? Me ardhjen e aeroplanmbajtëses, masakra të rënda do të fillojnë të godasin Gazën. Më duhet të them këtë: SHBA ka më shumë se 20 baza në Siri. Ç’punë ka një bazë amerikane në Siri? A nuk duhet vlerësuar e gjithë kjo? SHBA zhvillon dhe trajnon të gjitha organizatat terroriste. Ose në Siri, ose në këtë rajon, ose në Lindjen e Mesme. Ata po e kthejnë Lindjen e Mesme në një vend gjakderdhjeje.

Në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimit Europian, lideri turk tha se ai nuk pranon asnjë alternativë tjetër përveçëse anëtarësimit të plotë.

Rexhep Tajip Erdogan:  Integrimi i Evropës do të bëhet vetëm me anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. E kam theksuar se nuk do të pranojmë asnjë alternativë tjetër përveç integrimit të plotë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë përlotet teksa flet për viktimat në Izrael

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
John Kirby

SHAB- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby nuk i ka mbajtur dot lotët teksa fliste për situatën në Izrael pas luftës së nisur me militantët e Hamasit. Teksa po fliste për viktimat ai ndaloi për pak sekonda dhe mes lotësh nisi të flasë sërish.

Me një zë që i dridhej, Kirby tha se kemi të bëjmë me jetë të pafajshme. Mes tyre gra dhe fëmijë.

John Kirby: Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore. Është e vështirë dhe unë kërkoj falje./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Horror në Izrael, Hamasi u pret kokat fëmijëve dhe shpërfytyron foshnjat

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Ushtria izraelite duke mbajtur kufomat e të vrarëve nga Hamasi

GAZA – Është më shumë se e tmerrshme, ajo që është zbuluar, pas masakrës së Hamasit ndaj popullatës izraelite.

Hamasi vrau dhe fëmijë e foshnja, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe kufoma, me koka të prera. Gjetjet janë bërë nga ushtarët izraelitë, që raportojnë tmerrin e asaj që ka ndodhur.

Militantët e Hamas sulmuan vendndodhjen e Kfar Aza, që nuk është larg Gazës, duke mos kursyer askënd.

Në këtë vendngjarje, janë gjetur 200 kufoma, ndër të cilët, 40 janë fëmijë.

BBC raporton se militantët e Hamasit kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kanë vrarë familje të tëra. “Ju mund të shikoni këtë masakër që ka ndodhur. Janë familje të tëra që janë shuar. Terroristët hynë nëpër shtëpi dhe vranë njerëzit, kur ata ndodheshin në dhomat e tyre”, deklaroi një oficer izraelit.

Hamasi goditi Izraelin disa ditë më parë, ndërsa edhe kundërpërgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 1700 njerëz kanë humbur jetën nga sulmet e përgjakshme./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Zyrtari i Hamasit: Irani dhe Hezbollahu nuk kanë asnjë rol në luftën e nisur në Izrael

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Ali Barakeh

BEJRUT- Një zyrtar i lartë i Hamasit, Ali Barakeh tha se vetëm një numër i vogël komandantësh të lartë brenda Gazës dinin për inkursionin e gjerë të nisur në Izrael, por se aleatët si Irani dhe Hezbollahu libanez do t'i bashkohen betejës nëse Gaza nënshtrohet. Ali Barakeh, një anëtar i Hamasit, foli për Associated Press në zyrën e tij në Bejrut ndërsa Izraeli bombardonte Gazën dhe u zotua për një bllokadë totale të territorit të sunduar nga Hamasi.

Sulmi i befasishëm i të shtunës i kapi ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës izraelite plotësisht në gatishmëri, ndërsa qindra persona të armatosur të Hamasit u derdhën nëpër vrimat e hapura në gardhin kufitar dhe të tërbuar nëpër disa qytete, duke vrarë qindra ushtarë dhe civilë dhe duke kapur shumë të tjerë.

Barakeh tha se sulmi ishte planifikuar nga rreth gjysmë duzinë komandantësh të lartë të Hamasit në Gaza dhe se edhe aleatët më të afërt të grupit nuk ishin informuar paraprakisht për kohën. Ai mohoi raportet se zyrtarët iranianë të sigurisë ndihmuan në planifikimin e sulmit.

"Vetëm një pjesë e vogël e komandantëve të Hamasit e dinin," tha Barakeh, duke shtuar se askush nga komanda qendrore apo byroja politike e Hamasit nuk ishte në kryeqytetin libanez javën e kaluar.

Ai pranoi se Irani dhe grupi militant Hezbollah i Libanit e kanë ndihmuar Hamasin në të kaluarën, por tha se që nga lufta e Gazës në vitin 2014 Hamasi ka prodhuar raketat e veta dhe ka trajnuar luftëtarët e vet.

I pyetur nëse SHBA ka parë prova të përfshirjes iraniane, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se "ka një shkallë bashkëpunimi" nga Irani për shkak të viteve të mbështetjes së tij për Hamasin, megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk "kanë parë prova që vërtetojnë se Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në pjesëmarrjen ose sigurimin e burimeve, duke planifikuar këto grupe sulmesh komplekse që Hamasi i kreu gjatë fundjavës.

Barakeh mohoi gjithashtu spekulimet se sulmi, i cili ishte planifikuar për më shumë se një vit, kishte për qëllim prishjen e përpjekjeve të SHBA për të bindur Arabinë Saudite për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Hamasi goditi befasisht Izraelin më 7 tetor të këtij viti. Lufta është në ditën e katërt dhe deri më tani numërohen mbi 1000 izrealitë të vrarë. Nga ana tjetër, Izreali është kundërpërgjigjur dhe ka vrarë mbi 750 palestinezë.

1 VITE ME PARE

Lufta Izrael-Hamas/ Biden telefonon Netanyahu-n, zbardhet biseda

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit dhe luftës së përgjakshme të nisur tashmë në Rriipin e Gazës e që ka lënë mijëra të vdekur nga të dyja palët. Gjatë bisedës së tyre, Netanyahu ngriti mundësinë e hyrjes në Gaza.

"Presidenti Biden nuk e paralajmëroi atë që të mos e bënte këtë," i tha CNN një zyrtar amerikan.

Vendimi i Biden për të mos i kërkuar Netanyahut që të tregojë vetëpërmabjtje sa i përket masave të marra sipas zyrtarëve të lartë amerikan reflekton frikën për një luftë të gjërë që mund të ishte me pasoja fatale jo vetëm për Izraelin por dhe rajonin dhe botën. 

Kryeministri izraelit i tha presidentit amerikan se Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një operacion tokësor në Gaza.

“Duhet të hyjmë brenda”, thuhet se tha lideri izraelit, sipas tre burimeve izraelite dhe amerikane të informuara për bisedën mes dy lidërve.

Mesazhi i Netanyahut në thelb sinjalizoi se cila do të jetë përgjigja e vendit të tij ndaj ofensivës së Hamasit në ditët dhe javët në vijim, në atë që kryeministri izraelit e ka përshkruar si një "luftë të gjatë dhe të vështirë".

“Duhet të hyjmë. Ne nuk mund të negociojmë tani”, tha Netanyahu, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe zyra e kryeministrit izraelit refuzuan të komentojnë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

SHBA ‘harron’ diplomacinë, nuk kundërshton planin për sulm të Izraelit në Gaza

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Netanyahu dhe Biden

UASHINGTON- Vetëm disa orë pasi Hamasi kishte goditur Izraelin dhe vrarë mbi 1000 persona, presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamnin Netanyahu.

CNN raporton se Netanyahu i ka bërë me dije Bidenit se Izraeli ka ndërmend të bëjë një ndërhyrje tokësore në Gaza. Ky propozim i Netanyahut, nuk është kundërshtuar nga Biden.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se SHBA-të duken të tronditura për atë që ka ndodhur në Izrael dhe ndaj nuk kanë kërkuar nga Tel Avivi, që të jetë i qetë këtë herë.

Ndërsa, Biden pritet të mbajë fjalim përpara kombit amerikan, SHBA-të e di se ekziston mundësia e madhe, që Izraeli të kryejë një sulm tokësor në Gaza. SHBA-të kanë kërkuar gjithmonë armëpushim nga të dyja palët, në rast konfliktesh, por këtë herë, duket se ka qëndrim ndryshe.

Administrata Biden ka qenë shumë e kujdesshme për t'i trajtuar këto diskutime në mënyrë private. Ajo që ka bërë përshtypje është se këtë herë, në reagimin e SHBA-së për sulmin e Hamas, nuk ishte fjala “armëpushim”, që përmendej shpesh në trazira të mëhershme në Lindjen e Mesme.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Lufta në Izrael/ Protagonisti i serialit "Fauda" në vijën e parë të betejës

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Lior Raz

IZRAEL- Lior Raz, protagonisti i serialit “Fauda”, i cili shfaqet në Netflix, ndodhet aktualisht në vijën e parë të frontit të luftës në Izrael. Sipas një video që ai ka postuar në X (ish-Twitter), aktori 51-vjeçar mund të shihet së bashku me krijuesin e serialit Avi Issacharoff.

Roli i Razit në operacionin e shpëtimit nuk është konfirmuar nga zyrtarët izraelitë.

Seriali hit "Fauda" (në hebraisht do të thotë kaos) bazohet në përvojat reale të Isakharov në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Sezoni i parë u transmetua në vitin 2015 dhe do të transmetohet për sezonin e pestë në platformën Netflix. Personazhi i Raz, Doron Kavillio, është një agjent që gjuan një terrorist të Hamasit të quajtur "Pantera".

Përveç kësaj, aktori izraelit ka marrë pjesë edhe në produksione ndërkombëtare, si filmi "Mary Magdalene" përkrah Joaquin Phoenix dhe "6 Underground" me Ryan Reynolds. Ai gjithashtu pritet të shfaqet në vazhdimin e Ridley Scott's Gladiator.

Të dy, Raz dhe Issacharov shërbyen në forcat speciale gjatë shërbimit të tyre të detyrueshëm në ushtrinë izraelite.

Raz lindi në vendbanimin Ma'ale Adumim në Bregun Perëndimor nga një baba irakian dhe një nënë algjeriane. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Raz u rekrutua në njësinë antiterroriste, "Duvdevan", që do të thotë "qershia mbi tortë". Raz, më pas u transferua në Los Anxhelos ku punoi si truprojë e Arnold Schwarzenegger./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Pamje nga Lindja e Mesme

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e ndan botën sërish në dy pjesë. Një palë dënojnë dhunën ndaj civilëve të pafajshëm, ndërsa pala tjetër mendojnë se terrori i Hamasit është i justifikuar për shkak të veprimeve pushtuese të Izraelit në vite. Por sic është ndarë bota, mes Izraelit dhe Hamasit, janë ndarë dhe shqiptarët. Disa nga reagimet e tyre ne rrjete sociale, përfshi dhe në faqen time në facebook, e cila në një moment u mbush me fotografi terroristësh të lumtur, ishin të pështira dhe të pavend, aq sa në një moment mu duk sikur jetoja në Rripin e Gazës dhe jo në Shqipëri.

Gaza është një rrip toke në jug të Izraelit, në kufi me Egjiptin dhe paralel me detin, jo më shumë se 365 kilometra katrorë në të cilët jetojnë 2 milion palestinezë. Bëhet fjalë për një drejtkëndësh sa sipërfaqja mes Velipojës dhe Shëngjinit që shtrihet në brendësi të tokës nga Shkodra në Lezhë. Imagjinoni sikur në këtë sipërfaqe të jetonin 2 milion banorë të cilëve nuk i lejohet të dalin që aty, u hiqet uji, u kufizohen ushqimet, u ndërpritet energjia,u bllokohet deti dhe qielli dhe herë pas here u sulmohen shtëpitë me raketa.

Kjo është Gaza. Një burg i madh në natyrë.

Palestinezët që jetojnë aty janë të dënuar të mos lëvizin nga ky kafaz i hekurt. Atyre nuk u lejohet të përdorin ajrin për të fluturuar dhe detin për të peshkuar. Deti i Gazës është i patrulluar nga anijet ushtarake izraelite të cilat i lejojnë peshkatarët të lundrojnë deri në 5 kilometra largësi për të kapur peshq. Ndryshe i mbysin, i vrasin ose i burgosin sic ka ndodhur në dhjetëra raste.

Unë e kam parë me sytë e mi këtë kafaz njerëzor, në të cilin burrat jetojnë për të luftuar dhe gratë për të lindur burra të tjerë. Meqënëse këtyre njerëzve u është marrë gjithshka, atyre u ka mbetur vetëm një gjë: urrejtja. Mbi urrejtjen për Izraelin eshtë themeluar Hamasi, një organizatë politike e cila prej vitesh armatoset duke kërcënuar jo vetëm Izraelin por edhe gjysmën tjetër të Palestinës që qeveriset nga një parti më e butë palestineze.

Kjo urrejtje e pafre është arma të cilën terroristët e Hamas e përdorën këto ditë për të masakruar disa qindra civilë izraelitë, shumë prej të cilëve po kërcenin gjatë një festivali tradicional, dedikuar miqësisë, dashurisë dhe lirisë se pakufizuar. Ky festival që quhet Supernova u kthye në një varr masiv ku 260 djem dhe vajza u vranë dhe u dhunuan njëkohësisht në sy të njëri-tjetrit, ndërsa shumë të tjerë u rrëmbyen për tu mbajtur në bodrumet e fshehta të Gazës.

Të vrarët deri tani janë afër 1000.

Kjo masakër e kryer me gjak të ftohtë u konsiderua nga shumica e vendeve një akt terrorist për të cilin nuk mund të ketë dy qëndrime. Nëse rezistenca e palestinezëve ndaj Izraelit është legjitime, vrasja e njerëzve që kërcejnë nën tingujt e muzikës është terrorizëm. Prandaj Hamasi është një organizatë terroriste c’ka nuk mund të vihet në diskutim.

Të jesh kundër Hamasit nuk do të thotë detyrimisht të jesh pro Izraelit. Mund të jesh kundër të dyjave sic nuk mund të jesh kurrë pro të dyjave. Ndërkohë, të jesh kundër terrorizmit nuk do të thotë të jesh kundër të drejtës së Palestinës për të egzistuar. Nga ana tjetër, të jesh pro të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nuk do të thotë të jesh kundër të drejtave të palestinezëve. Këto janë gjëra të ndara dhe shumë të qarta të cilat i ngatërron vetëm dikush që orientohet nga urrejtja fetare, racore ose etnike.

Prandaj komentet e shumë shqiptarëve që kanë mbështetur Hamasin edhe pasi kanë parë vrasjet masive,rrëmbimet e vajzave dhe të fëmijëve janë të frikshme dhe dëshpëruese. Ato të detyrojnë të mendosh me shqetësim për shqiptarët.

Edhe më e shëmtuar bëhet kjo tendencë justifikuese, kur vjen nga shqiptarë të Kosovës të cilët simpatizojnë Hamasin për shkak të fesë. Terroristët e Hamasit nuk gjykohen se janë muslimanë por se janë terroristë. Ata janë edukuar si terroristë dhe kjo shpjegon të qeshurat e tyre kur mbyllin pas hekurave fëmijë të rrëmbyer nga prindërit, apo kur i detyrojnë plakat izraelite të mbajnë kallashnikovë mbi kurriz. Ata kënaqen kur vrasin dhe urrejtja e tyre nuk ka lidhje me fenë, por me mënyrën e tyre të jetesës.

Shqiptarët e Kosovës ishin objekt i një sulmi terrorist disa ditë më parë dhe prandaj gjithë bota u solidarizua me ta kur një grup terrorist serb vrau një polic dhe ndoshta do kishte vrarë edhe më shumë shqiptarë nëse nuk do ishte neutralizuar. Megjithëse serbët e këtij grupi janë të krishterë ata nuk dallojnë fare nga militantët e Hamasit që janë muslimanë. Ata janë njëlloj. Paramilitarë që vrasin për të frikësuar shtetet dhe shoqëritë. Serbët janë sjellë njëlloj si Hamas, gjatë masakrave të vitit 1999 në Kosovë. Kanë qeshur duke vrarë. Bota demokratike nuk i toleroi meqë ishin të krishterë, por i ndëshkoi se ishin terroristë.

Edhe shqiptarët kanë patur një organizatë ushtarake e cila ka luftuar për clirimin e vendit të vet. Ajo ishte UÇK.

Por UÇK nuk luftoi me civilët, nuk i sulmoi ata, nuk rrëmbeu serbë nëpër koncerte, nuk mbylli në kafaz fëmij të pafajshëm, nuk dhunoi pleq dhe nuk përdori pengje për të negociuar. Vetëm kujtimi i UÇK duhet ti bindë shqiptarët dhe sidomos kosovarët, se cdo solidarizim me Hamasin është një përdhosje e luftës së tyre të drejtë.
Prandaj nuk na takon të jemi me Hamasin, këtë mostër që ka lindur në Gaza, por është ushqyer nga urrejtja e popujve të ndryshëm për njëri-tjetrin. Hamasi është aleate e gjithë armiqve tanë historikë, qofshin këto ndjenja, paragjykime, taktika apo shtete.

1 VITE ME PARE

Izraeli luftë me Hamasin, gjithçka që ka ndodhur

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Sulmet ajrore në Gaza

GAZA- Izraeli i ka shpallur luftë grupit militant palestinez Hamas, pasi ky i fundit kreu një sulm të paprecedentë nga ajri, deti dhe toka të shtunën më 7 tetor. Sulmi i papritur ka lënë të vdekur mbi 1000 persona në Izrael, por që u pasua më tej me kundërsulm izraelit. Izraeli nga ana e tij vrau më shumë se 750 palestinezë.

Ndërsa Hamasi u tërhoq në Gaza, militantët pretenduan se kishin marrë të paktën 100 pengje me vete dhe i kanë kërcënuar se do i vrasin, nëse Izraeli vazhdon sulmet ajrore mbi Gazën, pa paralajmërim. Izraeli është zotuar se Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë dhe tani po përgatit një aksion tokësor në Gaza.

Çfarë ndodhi më 7 tetor e në vazhdim?

Militantët nga Gaza hodhën mijëra raketa drejt qyteteve izraelite të shtunën në mëngjes, përpara se të çanin gardhin kufitar të fortifikuar me Izraelin dhe të dërgonin militantë në territorin izraelit. Atje, persona të armatosur të Hamasit vranë qindra njerëz, duke përfshirë civilë dhe ushtarë, si dhe morën pengje, ndonjëherë edhe nga shtëpitë e tyre.

Trupave izraelite iu deshën më shumë se dy ditë për të rimarrë kontrollin e territorit, ndërsa luftime ka pasur edhe në rrugë. Të hënën, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin rimarrë kontrollin e të gjitha territoreve izraelite në afërsi të Gazës në kufirin e saj jugor, pasi luftimet me Hamasin përfunduan.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus tha të martën se trupat e pajetë të rreth 1500 luftëtarëve të Hamasit janë gjetur brenda territorit të Izraelit, që nga sulmi i së shtunës. Sulmet ishin të paprecedenta në taktikë dhe përmasa, pasi Izraeli nuk është përballur me kundërshtarët në beteja në rrugë në territorin e tij, që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1948.

Gjithashtu, Izraeli kurrë nuk është përballur me një sulm terrorist të këtyre përmasave, që ka marrë jetën e kaq shumë civilëve. Hamasi ka rrëmbyer izraelitë më herët, por organizata  kurrë më parë nuk ka marrë dhjetëra pengje në mënyrë të menjëhershme. Në mesin e pengjeve janë dhe fëmijë e të moshuar.

Hamasi e quajti operacionin "Stuhia Al-Aksa" dhe tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj atyre që i përshkroi si sulme izraelite ndaj grave, për përdhosjen e xhamisë al-Aksa në Jerusalem dhe rrethimin e vazhdueshëm të Gazës.

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Një e afërme e një izraeliti të zhdukur, gjatë sulmit të Hamasit

Si u përgjigj Izraeli?

Në përgjigje të sulmit, Izraeli ka shpallur luftë dhe ka nisur "Operacionin Shpatat e Hekurta", duke goditur objektivat e dyshuar të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Gaza.

“Qindra persona janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë dhjetëra fëmijë”, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Ushtarë izraelitë

Ushtria izraelite u ka kërkuar civilëve në Gaza që të largohen menjëherë nga zonat e tyre të banuara për sigurinë e tyre pasi operacionet ushtarake izraelite vazhdojnë të synojnë Hamasin. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të hënën se ai kishte urdhëruar një "rrethim të plotë" të Gazës. “Do i lëmë pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant. Gjithçka do jetë e mbyllur”, tha ai.

Si arriti konflikti në këtë pikë?

Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve kanë ekzistuar që para themelimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë dekadave.

Dhuna ka qenë veçanërisht e mprehtë këtë vit. Numri i palestinezëve – militantë dhe civilë – të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite që nga fillimi i vitit është më i larti në gati dy dekada. E njëjta gjë vlen edhe për numrin e izralitëve të vrarë nga Hamasi.

Izraeli pushtoi Gazën në luftën e vitit 1967. Territori, vendbanimi i rreth 2 milionë palestinezëve, ra nën kontrollin e Hamasit në 2007 pas një lufte të shkurtër civile me Fatahun, një fraksion rival palestinez, që është autoritete kryesor i Autoritetit Palestinez.

Human Rights Watch e ka quajtur territorin e Gazës një "burg në  natyrë". Më shumë se gjysma e popullsisë së saj jeton në varfëri dhe vuan mungesën e ushqimeve dhe gati 80% e popullsisë së saj mbështetet në ndihmën humanitare. Hamasi dhe Izraeli kanë zhvilluar disa luftëra. Para operacionit të së shtunës, lufta e fundit mes të dy palëve ishte në vitin 2021, e cila zgjati për 11 ditë dhe vrau të paktën 250 njerëz në Gaza dhe 13 në Izrael.

Sulmi i së shtunës ndodhi 50 vjet pothuajse nga dita e luftës së vitit 1973, kur fqinjët arabë të Izraelit filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor 1973.

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Qytete izraelite, pas sulmeve të Hamasit

Çfarë është Hamasi dhe si u krijua?

Hamasi është një organizatë islamike ushtarake, që u krijua në vitin 1987, duke dalë nga Vëllazëria Myslimane, një grup islamik sunit që u themelua në fund të viteve 1920 në Egjipt.

Grupi, si shumica e fraksioneve dhe partive politike palestineze, këmbëngul se Izraeli është një fuqi pushtuese dhe se po përpiqet të çlirojë territoret palestineze. Ajo e konsideron Izraelin një shtet të paligjshëm dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e tij.

Ndryshe nga disa fraksione të tjera palestineze, Hamasi refuzon të angazhohet për negociata me Izraelin. Në vitin 1993, Hamasi kundërshtoi Marrëveshjen e Oslos, një pakt paqeje midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO). Si pasojë e paktit, PLO hoqi dorë nga rezistenca e armatosur kundër Izraelit në këmbim të premtimeve për një shtet të pavarur palestinez përkrah Izraelit. Hamasi e paraqet veten si një alternativë ndaj Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e cila ka njohur Izraelin dhe është angazhuar në iniciativa të shumta të dështuara të paqes me të. PA drejtohet nga presidenti Mahmud Abbas.

Hamasi ndër vite ka marrë përsipër shumë sulme ndaj Izraelit dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli. Izraeli akuzon armikun e tij kryesor Iranin për mbështetjen e grupit.

A mund të çojë kjo luftë në një konflikt më të gjerë rajonal?

Operacioni i Hamasit u krye në një mënyrë të sofistikuar dhe të koordinuar dhe ka marrë një kohë të konsiderueshme planifikimi. Kanë qenë të shumta spekulimet se grupi mund të ketë marrë ndihmë nga jashtë, gjë që, nëse vërtetohet, mund të ngrejë spektrin e një lufte më të gjerë rajonale.

Izraeli thotë se Irani e mbështet Hamasin, duke i dhënë deri në 100 milionë dollarë në vit. Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 tha se grupi merr fonde, armë dhe trajnime nga Irani, si dhe disa fonde që mblidhen në vendet arabe të Gjirit.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha të shtunën se ishte shumë herët për të thënë nëse Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulm, por se Uashingtoni do ta ndjekë çështjen "shumë nga afër".

Presidenti iranian Ebrahim Raisi foli me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh me telefon të dielën dhe më vonë uroi popullin palestinez për "fitoren"  mbi Izraelin. Megjithatë, të hënën, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se Republika Islamike nuk ishte e përfshirë në përgjigjen e Palestinës, duke iu referuar sulmit të Hamasit. “Sulmi është ndërmarrë vetëm nga vetë Palestina", tha ai.

Viktimat dhe të plagosurit:

Izraelitë të vrarë: mbi 1000

Izraelitë të plagosur: 2741

Palestinezë të vrarë: mbi 788

Palestinezë të plagosur: 3900. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Sulmohet Izraeli! Sirena alarmi dëgjohen në Tel Aviv

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Gaza

TEL AVIV – Në Tel Aviv janë dëgjuar sirena alarmi. Sirenat kanë rënë në qytetin e Tel Avivit, por edhe në zonat përreth tij.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mund të ketë një sulm me raketa në qytetet izraelite.

Hamasi ka paralajmëruar banorët e Ashkelon, që të ikin nga qyteti, para orës 17:00. Grupi militant palestinez ka thënë se do nisë sulme, si përgjigje ndaj raketave izraelite në Rripin e Gazës.

Më shumë se 4 500 raketa janë lëshuar tashmë nga Gaza në Izrael, që nga e shtuna.

Ndërsa, ambasada izraelite në SHBA ka lajmëruar se numri i  izraelitëve të vrarë ka shkuar mbi 1000.

Ambasada thekson se gjithashtu 3 418 persona janë plagosur, nga sulmi i Hamasit.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu: Hakmarrja jonë sapo ka nisur

1 VITE ME PARE

Putin: SHBA dështoi në konfliktin Izrael-Hamas! OKB të zbatojë vendimiet për krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar sot për herë të parë konfliktin izraelito-palestinez. Në reagimin e tij të parë zyrtar, Putin thasot se përshkallëzimi i mprehtë i konfliktit është një shembull i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Sipas Putinit, Uashingtoni u përpoq të "monopolizojë" kërkimin e një zgjidhjeje në rajon.

"Kriza ukrainase vazhdon dhe në të njëjtën kohë shohim një përkeqësim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme. Mendoj se shumë do të pajtohen me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme,"- tha ndër të tjera presidenti Putin.

Po ashtu lideri rus oli për “nevojën e zbatimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez”.

Izraeli dhe Hamasi janë përfshirë në një konflikt të madh. Sulmi nisi nga Hamasi të shtunën, ndërsa sot ka mijëra të vrarë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Borrell fton ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Joseph Borrell

BRUKSEL – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, për Punët e Jashtme dhe për Politikat e Sigurisë, Joseph Borrell, ka njoftuar se ka ftuar ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrel, në rrjetin social X, njofton se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të jashtëm të BE-së, janë ftuar edhe ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen e ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit dhe atë palestinez, të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së,  që do të mbahet sot pasdite", shkroi Borrell.

Borrell nuk shprehet nëse ministrat e vendeve që ka ftuar kanë pranuar ftesën. Takimi pritet të mbahet me video konferencë. BE-ja dhe shtete perëndimore, duke reaguar për sulmet, kanë dhënë mbështetje për Izraelin.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Netanyahu: Do ta shkatërrojmë Hamasin deri në qelizën e fundit

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Benjamin Netanyahu

TEL AVIV – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në TV kombëtar të Izraelit, se sulmi ndaj Hamasit dhe “terroristëve”, sapo ka filluar. Ai deklaroi se Izraeli po ndërmerr ofensive të ashpra dhe do e shkatërrojë Hamasin, deri në qelizën e saj të fundit.

Izraeli ka thirrur në luftë edhe rezervistët, ndërsa Netanyahu këmbëngul, se sulmi do të jetë kaq i madh, sa do të kujtohet ndër breza.

“Mizoritë e militantëve të Hamas nuk janë parë që nga mizoritë e ISIS-it. Fëmijët po ekzekutohen, së bashku me familjet e tyre. Të rinj dhe të reja janë qëlluar pas shpine për vdekje. Nuk mund të them detaje të tjera këtu”, deklaroi Netanyahu.

Netanyahu u shpreh se kushdo që ndodhet në zonën e Gazës që kontrollohet nga Hamasi, duhet të ikë. Ministri izraelit i Mbrojtjes ka dhënë urdhër për rrethim të plotë të Gazës, teksa tha se do të ndërpresë në zonë ujin, ushqimin dhe dritat. Hamasi paralajmëroi, se në rast se Izraeli sulmon shtëpi palestineze pa paralajmërim, do të ekzekutojë pengje.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Gal Hirsch, kush është njeriu që duhet të shpëtojë pengjet izraelite?

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Gal Hrich

TEL AVIV - Sqepi i ‘mjellmës së zezë’ është kthyer kundër Gal Hirsch. I konsideruar si një nga gjeneralët më novatorë dhe më efikasë kur ishte me uniformë, nëntë vjet më parë ai shkroi mbi teorinë ushtarake për revistën e forcave të armatosura dhe kishte zbatuar intuitën e matematikanit Nissim Taleb në taktikat izraelite.

«Kur përballesh me një armik që vepron në mesin e popullatës civile, duhet të zhvillojmë teorinë e mjellmën së zezë vdekjeprurëse, e cila vepron me dimensionin e pasigurisë, paligjshmërisë dhe çrregullimit, jashtë modeleve konceptuale të pranuara dhe të parashikueshme”, thotë teoria ushtarake.

Ngjarja e papritur, ajo e sulmit të Hamasit mbi Izraelin katër ditë më parë, e ka vështirësuar shumë situatën. Tani Hirsch, do të duhet të përpiqet të zbatojë një koncept tjetër: antifragjilitetin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka besuar atij detyrën e koordinimit të ekipit që do të merret me të zhdukurit dhe të rrëmbyerit, me 130 pengje të mbajtura në Gaza, sipas llogarisë të bërë nga fondamentalistët palestinezë.

Kryeministri Netanyahu e kishte ngarkuar Hirsch me postin e shefit të policisë, që në vitin 2015.

Por, për Hirsch kishte akuza nga FBI-ja amerikane, se kishte korruptuar një ministër gjeorgjian për të marrë kontrata për kompaninë e tij të sigurisë, por edhe akuza për evazion fiskal në Izrael. Edhe pse i akuzuar, Gal Hirsch ishte një person me autoritetet në radhët e ushtrisë izraelite.

Hirsch kishte dështuar edhe në një rast, kur në kufi u vranë tre ushtarë izraelitë. Mirëpo, disa persona nga personeli brenda ushtrisë e kanë mbrojtur gjithmonë dhe e kanë konsideruar si një ushtarak që sakrifikon dhe strateg.

Ai tentoi të hynte në politikë me partinë e tij në vitin 2019, por dy vite më vonë deklaroi se kishte kancer. “Jam gati ta fitoj edhe këtë betejë”, deklaroi ai. Në jetën e tij, Gal Hrisch ka hasur shumë ‘mjellma të zeza’, tani duhet të përballet me më të errëtat.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Paralajmërimi i Hamas: Nëse Izraeli vret civilë, ne do ekzekutojmë pengje

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Raketa mbi Gaza-n

TEL AVIV - Një zëdhënës i Hamasit deklaroi se militantët do të vrasin një peng civil, sa herë që Izraeli sulmon civilët në shtëpitë e tyre në Gaza.

Në një deklaratë audio të lëshuar të hënën, Abu Obeida, një zëdhënës i Brigadave Qassam, tha se sulme intensive kishin ndodhur në zonat civile në Gaza, një enklavë bregdetare me popullsi të madhe, që është bllokuar në vitet që Hamasi mori pushtetin atje.

Menjëherë pas deklaratës së Obeidës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do e shkatërrojë Hamasin.

“Ne njoftojmë se për çdo shënjestrim të njerëzve tanë që janë të sigurt në shtëpitë e tyre pa paralajmërim, me keqardhje, por do të ketë ekzekutime të pengjeve civilë të armikut tonë”, tha Obeida. Ai tha se ekzekutimet do të transmetohen në audio dhe video.

Obeida tha se mesazhi ishte një paralajmërim, pasi Izraeli shpalli një rrethim të plotë të Gazës dhe goditi zonën me sulme ajrore, pak kohë pasi Hamasi zhvilloi sulmin e tij të befasishëm të shtunën, duke tronditur izraelitët dhe opinionin botëror.

Më shumë se 900 njerëz vdiqën, pasi militantët e Hamasit depërtuan nëpër gardhin kufitar që ndan Izraelin me Rripin e Gazës dhe filluan të vrasin e rrëmbejnë izraelitë.  Rreth 100 persona janë rrëmbyer.

Netanyahu nuk iu drejtua drejtpërdrejt komenteve të Obeida-s, por tha se Hamasi do të pendohej për fillimin e sulmit të tij të befasishëm. “Ky armik i hidhur donte luftë dhe luftë do të ketë”, tha Netanyahu.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant më herët tha se po fillonte një rrethim i plotë i Rripit të Gazës. “Kam urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës. Nuk do ketë energji, as ushqim, as gaz; çdo gjë është e mbyllur. Ne po luftojmë një organizatë terroriste dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat", tha Gallant, një ish-komandant i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga zhvillimet në Gaza. Duke folur me gazetarët pas një takimi me udhëheqës të lartë, ai dënoi bombardimet e spitaleve dhe strehimoreve në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje që OKB të jetë në gjendje të japë ndihma humanitare.

Gueterres paralajmëroi se operacionet ushtarake të Izraelit duhet të kryhen në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ai dënoi gjithashtu kapjen e pengjeve nga Hamasi, si civilë, ashtu edhe personel ushtarak. "Është koha për t'i dhënë fund këtij rrethi vicioz gjakderdhjeje, urrejtjeje dhe polarizimi," tha Gueterres.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Khamenei: I puthim duart militantëve të Hamasit, që sulmuan Izraelin

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Lideri iranian, Khamenei

TEHERAN – Autorriteti më i lartë i Iranit, Ayatoolah Ali Hkamenei, tha se Teherani nuk është përfshirë në sulmin e fundjavës së grupit militant Hamas ndaj Izraelit. Mirëpo, ai tha se përshëndet humbjen ushtarake dhe të shërbimeve sekrete izraelite.

“Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”, tha Khamenei. Ky ishte fjalimi i tij i parë televiziv, që nga sulmi terrorist.

"Ky sulm i Hamasit, ka shkatërruar disa struktura kritike (në Izrael), të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi", tha Khamenei.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh sundimtarët klerikë të Iranit për nxitje të dhunës, teksa furnizojnë me armë Hamasin.

Teherani, i cili nuk e njeh Izraelin, raportohet se i jep mbështetje morale dhe financiare grupit, i cili kontrollon Rripin e Gazës.

Khamenei tha se një sulm izraelit në Gaza, do ta shtonte zemërimin palestinez akomë më tepër. "Regjimi pushtues kërkon të portretizojë veten si një viktimë për të përshkallëzuar më tej krimet e tij. Kjo është një llogari e gabuar. Do të rezultojë në katastrofë edhe më të madhe", tha Khamenei.

Kanalet televizive izraelite thanë se numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ishte rritur në 900, dhe së paku 2 600 persona janë plagosur. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 687 palestinezë u vranë dhe 3 726 u plagosën në sulmet ajrore izraelite në enklavën e bllokuar.

Mbështetja e kauzës palestineze ka qenë një shtyllë e Republikës Islamike të Iranit, që nga revolucioni i vitit 1979. Irani e konsideron veten një shtet, që mbështet kauzat e myslimanëve në botë.

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se Irani dyshohet se ishte bashkëpunëtor në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por shtuan se nuk kishte prova që mbështesin këtë pohim.  SHBA-të paralajmëruan Iranin, që të mos përfshihej në konflikt, me qëllim që situata mos të përkeqësohet.

Izraeli dhe Palestina u përfshinë në një konflikt të madh në fundjavë. Hamasi vrau 900 izraelitë, ndërsa Izraeli po ashtu vrau mbi 580 palestinezë, në sulme me raketa./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Situata në Izrael, 11 shqiptarë kthehen përmes Malit të Zi

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Kthimet e shqiptareve nga Izraeli

IZRAEL- 11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se po vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

“Jetoj në Izrael ka 29 vite, por në këto ditë të veçanta që po kalon Izraeli, ishte shumë e vështirë për mua. Me ndihmën e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me ndihmën e madhe të tyre dhe të palodhur që ata kanë bërë, neve na bënë të mundur që të udhëtojmë drejt Shqipërisë. Unë i falenderoj shumë nga zemra, unë dhe familja ime”, u shpreh një shqiptare.

“Jemi shumë të mërzitur, të stresuar, na qan zemra për këtë tragjedi që ka ndodhur ditët e fundit. U larguam nga Izraeli me një dhimbje shumë të madhe në zemër, por prapë së prapë falënderojmë nga zemra Ambasadën Shqiptare, Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë që kanë ndjekur gjatë gjithë kohës gjendjen, ka kanë ndihmuar për çdo gjë, që të kthehemi në atdhe dhe të jetojmë disa ditë të qeta”, tha një shqiptare tjetër e evakuuar nga Izraeli.

Nga e shtuna kur nisi dhe konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Palestinës, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer në vend, për shkak të shmangies së çdo situate të rrezikshme. Dy netë më parë u sollën me avion në Shqipëri 40 persona, mes tyre dhe shqiptarë të Kosovës. Ambasada thotë se ka kontakte me çdo shqiptar që do të kthehet në vend nga Izraeli./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

OKB: Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar në rrethimin e civilëve në Gaza

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Pamje nga ndertesat e shkaterruara ne Gaza

OKB- Izraeli i ka goditur ndërtesat e banimit, përfshirë blloqet e ndërtesave të larta, si dhe shkollat gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, duke vrarë civilë, tha të martën komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk.

Ushtria izraelite i ka vazhduar të martën bombardimet vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga Hamasi, pasi grupi militant kërcënoi se do t’i vriste disa prej rreth 150 pengjeve që i rrëmbeu në fundjavë, nëse sulmet ajrore do të vazhdonin pa paralajmërim.

“Ligji ndërkombëtar është i qartë: kujdesi i vazhdueshëm është detyrim për ta kursyer popullatën civile dhe caqet civile gjatë sulmeve”, tha Turk në një komunikatë.

Të nënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke mos lejuar futjen e ushqimit dhe ujit, si dhe duke e ndërprerë furnizimin me rrymë.

Për këtë, Turk tha se rrethimet të cilat e rrezikojnë jetën e civilëve janë të ndaluara me ligj ndërkombëtar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë të martën se e kanë siguruar kufirin me Gazën, nga ku mijëra luftëtarë të Hamasit ishin futur në Izrael të shtunën për ta nisur sulmin më të rëndë ndaj këtij vendi në dekadat e fundit.

Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 900 nga sulmet e Hamasit, për të cilat Izraeli është hakmarrë me bombardime mbi Gazën, ku kanë mbetur rreth 700 të vrarë. Ushtria izraelite tha të martën se i ka gjetur mbi 1.500 trupa të militantëve të Hamasit brenda Izraelit.

Ajo, po ashtu, njoftoi se pothuajse e ka përfunduar evakuimin e komuniteteve izraelite përreth kufirit me Gazën. Hamasi tha të hënën se katër prej pengjeve që i ka rrëmbyer janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Më vonë, grupi militant tha se mund të fillojë t’i vrasë ata vetë.

1 VITE ME PARE

Hamasi nxjerr pamjet e depove me raketa

Mbi 1700 të vrarë në konfliktin Izrael-Palestinë, Netanyahu:
Rakete e leshuar nga Hamas

GAZA- Forcat e armatosura të Hamasit së fundmi përmes një videoje të postuar në X (ish-Tëitter) kanë treguar se si duket depoja e raketave nëntokësore, po ashtu edhe pamjet e lëshimit.

"Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t'u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,", kanë thënë grupi i Hamasit.

Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.

Kështu tha një militant i grupit të Hamasit. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Forcat izraelite të mbrojtjes kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës.

Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

Poll

MOS HUMB