Divorc me Berishën? E sqaron Meta për "Zëri.ai"': Keqinterpretime!

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me një "divorc" mes dy prej forcave më të mëdha opozitare në vend, PL dhe Partia Demokratike. Sot, në një intervistë të dhënë për gazetaren Oliverda Allmuça në MCN, Meta shprehet se Partia e Lirisë ka detyrimin për t’u përgatitur sikur do të hyjë vetëm në zgjedhjet e 2025. Deklaratë, e cila u mor si një ndarje me Berishën dhe me Partinë Demokratike.
Por i kontaktuar nga "Zëri.ai", Meta iu përgjigj lajmeve me vetëm një fjalë: Keqinterpretime!
Ndër të tjera ish-Presidenti Meta tha se ishte i gatshëm që ta çojë para projektin e partisë së tij edhe i vetëm, megjithëse u kujdes të shtonte se është i hapur për bashkëpunime, vetëm me Partinë Demokratike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Megjithatë duket se "divorci" i vetëm këtë mbrëmje ka ndodhur mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit e përjashtoi Bardhin nga grupi i tij në Partinë Demokratike./Zëri.ai
Meta njofton "ndarjen” me Berishën: Do vazhdoj i vetëm!

TIRANË- "Ndahet" koalicioni "Bashkë fitojmë"?! Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ardhmërinë e koalicionit opozitar me kryedemokratin Sali Berisha, e duket se shkak mund të jetë bërë bashkimi me demokratët e tjerë. Në një intervistë të dhënë për MCN, Ilir Meta tha se: Koalicioni "Bashkë Fitojmë" bëri përpjekjet më të mira për atë kohë dhe ato rrethana. Sa i përket të ardhmes Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me Partinë demokratike të 11 dhjetorit. Jemi ende në kohë për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm si Parti e Lirisë.
Mesa duket bashkimi që u krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Megjithatë Meta e ka lënë rrugën të hapur për bashkëpunim mes tij dhe PD që "11 dhjetorit', duke nënkuptuar se shkak për "ndarjen" mund të ketë qenë afrimi i Partisë Demokratike me grupin e deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin. Ndërkohë që po ashtu, ky i fundit vetëm pak orë më parë u përjashtua nga Partia Demokratike me një vendim të marrë nga grupimi i Lulzim Bashës. Por deri më tani ka reaguar.
Teksa vetë vendosi që të mos jepte një përgjigje përfundimtare sa i përket koalicionit me Berishën, Meta komentoi letërporosinë që Struktrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur për të dhe familjarët e tij drejt SHBA-ve, Meta e quan një orkestrim të personave që fshihen pas kryeministrit Rama.
"Nuk ekziston asnjë shqetësim për dhjetra dhe qindra letërporosi që shkojnë dhe do të shkojnë. Jam i bindur që në të gjithë jetën time, gjithmonë kam respektuar ligjin. Kushdo kujton se duke insekuar ngjarje të paqëna me kallëzues të rremë, këto janë lëvizje të pashpresa,"-shtoi gjithashtu Meta.
Megjithatë, pas publikimit të këtij lajmi, Zëri.ai ka kontaktuar me zyrën e shtypit të Partisë së Lirisë për të marrë një përgjigje më të qartë lidhur me fatin e koalicionit opozitar në Kuvend dhe në zgjedhjet e ardhshme. Në momentin që do të ketë një përgjigje zyrtare, do të bëhet me dije për lexuesit./Zëri.ai
Lulzim Basha përjashton Gazment Bardhin nga Partia Demokratike

TIRANË- Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi i tij Gazment Bardhin. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike është dalë në vendimin se Gazment Bardhi po ndjek axhendë personale në bashkëpunim me "non grata", duke nënkuptuar se e ka fjalën për kryedemokratin Sali Berisha. E po ashtu, kanë dalë në përfundimin që Bardhi po vepron kundër interesave të Partisë Demokratike.
Vendimi është marrë nga kryesia e PD, e cila u mblodh sot pasdite në orën 17:00.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se përjashtimi u bë për shkak se në veprimet e fundit politike, Bardhi ka punuar kundër interesave të Partisë Demokratike.
“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike,”- thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së tyre në Kuvend. Basha e akuzoi për bashkim në "aleancën e kullave", ndërsa Bardhi nga ana tjetër, i përmendi se kishte blerë 2 kate tek rezidenca "Lion"./Zëri.ai