Skandali/ Izraeli shpalli luftë, Biden organizoi festë në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON – Opinioni publik po ‘zien’ në SHBA, pasi raportohet se në momentin që Izraeli, një nga aleatët e ngushtë të Uashingtonit, shpalli luftë, Joe Biden zhvilloi një festë Barbecue në Shtëpinë e Bardhë.
Siç shkruan New York Post, festa në rezidencën presidenciale u zhvillua pasditen e së dielës dhe u njoftua përmes një senatori republikan.
BREAKING: As the world is on fire, loud music at the White House this evening as President Biden and First Lady Jill Biden host a BBQ for White House Executive Residence staff and their families. pic.twitter.com/LvthXTMIUr
— Simon Ateba (@simonateba) October 9, 2023
Gazetari Simon Ateba, i cili raporton nga Shtëpia e Bardhë, ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë një postim në X, duke shkruar se ndërsa bota po digjet, nga Shtëpia e Bardhë dëgjohet muzikë.
“Në Shtëpinë e Bardhë ka muzikë. Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden shijojnë një Barbecue me të ftuarit, stafin e tyre dhe familjet e tyre”, ka shkruar gazetari në postimin e tij.
Më pas, ai pretendon se dje në mbrëmje ishte planifikuar një Barbecue për nder të stafit të Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk u anulua, pavarësisht se Izraeli kishte pësuar një sulmet më të rënda terroriste në historinë e saj.
Gazetari shtoi gjithashtu se çifti presidencial festoi deri në orët e vona të natës, ndërsa Gaza ishte në flakë./Zëri.ai/
Mediat izraelite: Netanyahu injoroi paralajmërimet për sulme nga Egjipti

GAZA – Mediat izraelite shkruajnë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka injoruar disa paralajmërime të Egjipit, për sulme të mëdha ushtarake.
Inteligjenca e Karjos kishte lajmëruar Netanyahun se mund të ketë sulme të rrezikshme, por kreu i qeverisë izraelite nuk i kishte marrë seriozisht këto lajmërime.
Një zyrtar egjiptian anonim tha se Egjipti, i cili shpesh shërben si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit, kishte folur vazhdimisht me izraelitët se një sulm i madh do të ndodhte, por pa dhënë detaje.
Zyrtari egjiptian tha se izraelitët ishin të përqendruar në Bregun Perëndimor dhe menduan se nuk mund të ketë rrezik nga Gaza. Në një nga paralajmërimet e përmendura, Ministri i Inteligjencës i Egjiptit, gjenerali Abbas Kamel, i telefonoi personalisht Netanyahut vetëm 10 ditë para sulmit masiv dhe i tha se militantët e Hamas, kishte të ngjarë të bënin diçka të pazakontë, në një operacion të tmerrshëm.
Zyrtarët egjiptianë, të cilët për arsye sigurie qëndruan të paidentifikuar, i thane mediave izraelite, se ishin të tronditur nga indiferenca e Netanyahut ndaj lajmit. Egjiptianët thanë se kryeministri izraelit lajmëroi ministrin, duke i thënë se ushtria kishte shumë punë në Bregun Perëndimor e nuk mund të merret me Gazën.
Zyra e Kryeministrit izraelit deklaroi se të tilla raporte janë mashtrime. “Asnjë mesazh i mëhershëm nuk erdhi nga Egjipti dhe kryeministri Netanyahu nuk foli dhe nuk u takua me shefin e inteligjencës që nga krijimi i qeverisë, as në mënyrë direkte dhe as jodirekte. Ky është një lajm krejtësisht i rremë”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë izraelite.
Media izraelite raporton se Izraeli mund të mos ketë besuar në raporte inteligjente të shteteve të huaja, sepse në shumicën e rasteve, inteligjenca izraelite ka qenë mjaft efikase, duke goditur grupe antiizraelite, jo vetëm në Rripin e Gazës, por edhe në shtete të largëta.
Yaakov Amidror, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu, deklaroi se këtë herë, inteligjenca izraelite dështoi.
Izraeli dhe Palestina u përfshinë në një konflikt të madh. Hamasi vrau mbi 800 izraelitë, ndërsa Izraeli u përgjigj me raketa, duke vrarë mbi 550 palestinezë./Zëri.ai/
Wall Street Journal: Irani qëndron pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

RRIPI I GAZËS - Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat filluan të shtunën në mëngjes, ishin planifikuar javë më parë me ndihmën e zyrtarëve iranianë të sigurisë.
Kështu raporton Wall Street Journal. Gazeta, duke cituar zyrtarë të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, shkruan se zyrtarët iranianë kanë dhënë miratimin për sulmin e militantëve palestinezë.
Një raport zyrtar thotë se Oficerët e Gardës Revolucionare Iraniane kanë punuar me Hamasin që nga gushti, për të planifikuar sulme nga ajri, toka dhe deti. Në takimet e zhvilluara në Bejrut morën pjesë edhe oficerët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka lavdëruar sulmet. Lideri iranian tha në X se kanceri i regjimit sionist do të çrrënjoset nga duart e popullit palestinez dhe forcave të rezistencës në të gjithë botën. Edhe platforma sociale X ragoi, duke thënë se postimi i Khameneit, shkel rregullat.
Edhe zëdhënësi i Hamasit, Ghazi Hamad, i tha BBC-së se grupi terrorist kishte mbështetje të drejtpërdrejtë nga Irani. Teherani u zotua të qëndrojë pranë luftëtarëve palestinezë deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit.
Katër grupe të tjera ushtarake të mbështetura nga Irani besohet se kanë marrë pjesë në takim, duke përfshirë anëtarë të Hamasit dhe Hezbollahut.
Detajet e operacionit janë diskutuar gjatë një sërë takimesh në Bejrut, që përfshinin oficerë të lartë dhe përfaqësues të katër organizatave të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hamasin, i cili kontrollon Gazën.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken pohoi se gjithsesi, ende nuk ka prova se Irani ishte i përfshirë në sulm. “Ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këtë pretendim”, tha një zyrtar amerikan për Wall Street Journal.
Kujtojmë se Izraeli dhe Palestina hynë në konflikt të armatosur. Hamas vrau mbi 800 izraelitë, ndërsa Izraeli vrau më pas mbi 550 palestinezë./Zëri.ai/
Lufta në Izrael/ Erdogan po përpiqet të shfaqet si "paqebërës"

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin izraelit Yitzhak Herzog. Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet në Izrael dhe Rripin e Gazës.
Duke theksuar se çdo hap që mund të dëmtojë popullin e Gazës në mënyrë kolektive dhe pa dallim do të rriste më tej vuajtjet dhe dhunën në rajon, presidenti turk tha se përpjekjet e Turqisë do të vazhdojnë për t'i dhënë fund "konflikteve alarmante në rajon" dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme.
Erdogan foli gjithashtu me telefon me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, teksa Ankaraja përpiqet të tregojë se mund të luajë rolin e ndërmjetësit. Sipas një deklarate nga presidenca turke, Erdogan dhe Abbas diskutuan për përshkallëzimin e tensionit midis izraelitëve dhe palestinezëve./Zëri.ai
Si ia doli Hamasi të sulmojë Izraelin?

GAZA - Shumë izraelitë ndoshta ishin ende në gjumë, kur nisi sulmi i Hamasit ndaj Izraelit. E shtuna ishte ditë e shenjtë hebreje, që do të thotë se njerëzit kanë qenë nëpër shtëpi ose në sinagogë dhe shumë miq kishin planifikuar të takoheshin.
Kur dukej të ishte një ditë festive e zakonshme, në mëngjes, shumë raketa u panë të kalojnë nëpër qiell, duke shënuar fillimin e një sulmi të paprecedentë, si në përmasa, ashtu edhe në koordinim. Për vite me radhë, Izraeli ka vendosur një kufi me Palestinën, duke iu lënë palestinezëve një enklavë në Rripin e Gazës.
Raketat nisën të ‘fluturojnë’ në qiellin izraelit rreth orës 06:30 minuta. Organizata ekstremiste islamike Hamas, e cila kontrollon Gazën dhe është cilësuar si një grup terrorist në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera perëndimore të botës, shpesh përdor taktika lufte. Këto raketa shpesh kanë vështirësi në shmangien e sistemit të avancuar të mbrojtjes të Izraelit, të quajtur Iron Dome. Por, raketat e Hamasit këtë herë u lëshuan në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe sistemi izraelit i zbulimit raketor nuk funksionoi.
Përmesat e sulmit tregojnë se për të pasur sukses, janë dashur muaj për të planifikuar hedhjen e raketave. Hamasi thotë se ka lëshuar 5000 raketa, (Izraeli pretendon gjysmën e këtij numri). Sirenat e sulmit ajror po dëgjoheshin deri në Tel Aviv, që ndodhet 60 kilometra larg nga Gaza. Sirenat janë dëgjuar edhe në Jerusalemin perëndimor. Shumë qytete u përfshinë nga tymi. Ndërsa raketat ishin ende duke u lëshuar, luftëtarët po grumbulloheshin në vendet, ku ata planifikonin të kalonin kufirin e fortifikuar të Gazës. Megjithëse Izraeli tërhoqi trupat nga Gaza në vitin 2005, ai ende kontrollon hapësirën ajrore të qytetit, kufirin e përbashkët dhe vijën bregdetare.
Krahas patrullimeve të rregullta ushtarake rreth perimetrit të sigurisë, i cili në disa vende është mur betoni, e në vende të tjera gardh me tela, ka edhe një rrjet kamerash dhe sensorësh që parandalojnë çdo ndërhyrje.
Si depërtoi Hamasi?
Disa luftëtarë të Hamasit u përpoqën të anashkalonin plotësisht gardhin, duke përdorur pajisje për një ‘fluturim’ të shkurtër (pamjet e pakonfirmuara tregojnë se të paktën shtatë militantë të Hamas, ‘fluturojnë’ me parashuta mbi territorin e Izraelit). Disa të tjerë udhëtuan me varkë nga deti. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se zmbrapsën dy përpjekje të Hamasit për të kaluar në Izrael me anije.
Por ajo që e dallon këtë sulm nga të mëparshmit është se sulmi i tanishëm është më i koordinuar. Militantët e Hamasit kaluan me motorë nëpër gardhe, duke i çarë ata mes për mes, me shpejtësi e vendosmëri. Në pjesën e kufirit me më pak pengesa, është parë një buldozer duke shembur një pjesë të gardhit me tela me gjemba. Në Erez, vendkalimi më verior nga Gaza, rreth 43.4 kilometra nga Kerem Shalom, Hamasi arriti të vendosë nën kontroll një vendkalim tjetër. Tetë burra të armatosur me pushkë vrapojnë drejt pikës së kontrollit të fortifikuar dhe qëllojnë mbi trupat izraelite.
Në një video, të publikuar në rrjetet sociale nga grupe pro militantëve të Hamas, trupat e ushtarëve izraelitë shihen të shtrirë në tokë, ndërsa ushtarët e Hamas kalojnë nga dhoma në dhomë duke parë tërësisht kompleksin ushtarak. Ushtarët duken të trajnuar mirë. Gaza ka shtatë kalime zyrtare, gjashtë të kontrolluara nga Izraeli dhe një që kontrollohet nga Egjipti. Por brenda pak orësh, Hamasi gjeti një mënyrë për të pushtuar territorin izraelit përgjatë gjithë gardhit kufitar.
Sulmet u drejtuan drejt territorit izraelit
Luftëtarët e Hamasit janë shpërndarë nga Gaza në të gjitha drejtimet e mundshme. Autoritetet izraelite thanë se militantët sulmuan 27 vende të ndryshme. Ushtarët e Hamas duket se kanë marrë urdhër, që të vrasin çdo ushtar izraelit që shikojnë. Hamasi arriti të depërtonte deri në qytetin e Ofakim, i cili ndodhet 22.5 kilometra në lindje të Gazës.
Në Sderot, ekstremistët mund të shiheshin duke qëndruar në majë të një kamioni që kalonte nëpër qytet, rreth 3 kilometra në lindje të Gazës. Një duzinë luftëtarësh të armatosur mund të shiheshin në rrugët e zbrazëta të Ashketon, në veri të Erez. Skena të ngjashme u përsëriten në të gjithë Izraelin jugor dhe civilëve u është thënë nga ushtria të qëndrojnë brenda banesave dhe të fshihen.
Në një festival muzikor pranë Reimit, luftëtarët qëlluan mbi një grup të madh të rinjsh, që ishin mbledhur në afërsi të një shkretëtire. Një dëshmitar okular i tha BBC-së se ekstremistët lëviznin me furgona plot me armë. Pengjet e marra në festival dhe vende të tjera janë transferuar përsëri në Gaza. Izraeli pretendon se 100 njerëz, ushtarë dhe civilë, u rrëmbyen. Pamjet e xhiruara në qytetin Bury dhe të konfirmuara nga BBC tregojnë se katër civilë janë marrë me forcë nga militantët.
Disa video kanë qarkulluar në internet, që tregojnë izraelitët duke parakaluar, disa prej tyre të plagosur rëndë, nëpër rrugët e Gazës. Mizori të tjera të pakonfirmuara, tepër të ndjeshme për t'u publikuar, u kapën gjithashtu në kamera, duke përfshirë një shofer, që u tërhoq zvarrë nga makina dhe iu pre fyti, si dhe trupat e gjymtuar të civilëve dhe ushtarëve të vdekur.
Përveç synimit të vendbanimeve izraelite, Hamasi sulmoi edhe dy objekte ushtarake: një bazë në Zikim dhe një tjetër në Reim. Pamjet e marra pranë Reimit tregojnë pasojat e sulmit, me disa makina të djegura të shpërndara përgjatë rrugës. Nuk dihet se sa njerëz janë vrarë gjatë këtyre përleshjeve. Mediat sociale të Hamasit shpërndanë vazhdimisht fotografi të ushtarëve izraelitë të vdekur. Nuk janë konfirmuar nëse pamjet janë të vërteta.
Brenda vetëm pak orësh nga fillimi i nisjes së raketave, qindra izraelitë vdiqën. Hamasi dinte të godiste në befasi. Ndihmat nisën të shpërndahen, por miliatëntët ishin akoma në terren, për të penguar këto plane izraelite. Shpejtësia dhe fataliteti i sulmit të befasishëm e habiti Izraelin. Pyetjet se si mund të ndodhë një gjë e tillë do të bëhen me vite.
Një konflikt i përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës ndodhi tri ditë më parë. Palestina vrau mbi 800 izraelitë, ndërsa Izraeli vrau më shumë se 550 palestinezë./Zëri.ai/
Rrëfime nga Izraeli: Sirena sulmesh, frikë dhe dhimbje...!

“Për momentin jemi në qetësi, por më vonë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë,”- thotë Samiko Solomoni teksa përshkruan situatën në pjesën veriore të Izraelit. Hebraiku me prejardhje nga Shqipëria ka 30 vjet që jeton bashkë me familjen e tij në qytetin Karimel të kësaj zone. Izraeli është në gjendje lufte, pasi militantë të Hamasit ndërmorën një sulm të papritur kundër tij, më 7 tetor. Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin e Rripit të Gazës - rajonit që kontrollohet nga Hamasi. Në dy ditë u raportuan mbi 1.000 persona të vrarë nga të dyja palët.
Shtete të ndryshme kanë nisur tashmë evakuimin e qytetarëve të tyre nga zonat ku luftohet. Solomoni thotë se në qytetin Karimel jetojnë rreth 150 shqiptarë.
“Rrezik nuk ndjejmë, sepse jemi larg nga fronti. Këtu shtëpitë janë të pajisura me bunkerë, vendstrehime, betone të forta... Edhe po të qëllohet vendi ynë, ku banojmë ne... familja është brenda e strehuar, nuk ka rrezik,”- thotë Solomoni për Radion Evropa e Lirë.
Skenat e sulmeve që transmetojnë televizionet thotë se nuk i ka parë kurrë më herët. Edhe në rast se dhuna përhapet në rajonin ku jeton, ai thotë se nuk do të largohet.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar tashmë nga territori i Izraelit.
“Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë, me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’iu ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha MPJD.
Mbrëmjen e 8 tetorit, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë tha se dyzet shqiptarë - në mesin e të cilëve dy nga Kosova - janë evakuuar nga Izraeli në Shqipëri.
Shqiptarja rrëfen sulmin e Hamasit
Irena Stein - Steinova, një shqiptare tjetër që jeton në Izrael, rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar ajo sulmet e grupit militant palestinez, Hamas.
“Shumë, shumë e dhimbshme dhe shumë, shumë e trishtueshme”.
“Sulmi filloi të shtunën, para dy ditësh, në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, ditë pushimi, ditë feste. Në Izrael, nga ana fetare, është festa e Gëzimit të Biblës… Në 6 e gjysmë të mëngjesit dëgjojmë sirenën. U çova dhe u futa ku duhet, [që] të mbrohem sipas udhëzimeve që na i ka dhënë ushtria”, rrëfen 67-vjeçarja.
Ajo jeton në qytetin Ber Sheva, rreth 40 kilometra larg zonës ku zhvillohen luftime. Thotë se autoritetet i kanë udhëzuar qytetarët që t’i kufizojnë lëvizjet.
Në Izrael jeton një numër qytetarësh nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, me disa prej të cilëve REL-i arriti të bjerë në kontakt. Lubço Tasevski nga Maqedonia e Veriut ka katër vjet që punon si menaxher i një restoranti në tel Aviv. Ai thotë se, për momentin, nuk e ka ndërmend të kthehet në vendlindje, pasi, siç shprehet, shpreson që gjendja në Izrael të stabilizohet.
“Gjendja në Tel Aviv dhe rrethinë, ku gjendet pjesa më e madhe e shtetasve maqedonas me punë të përkohshme, është e sigurt. Dëgjohen sirena... Madje, disa miq nga Kumanova, kur u dëgjova me ta, më thanë se kanë qenë në strehimore disa herë gjatë 24 orëve të fundit”, thotë Tasevski.
Restorantet, sipas tij, nuk punojnë - punojnë vetëm dyqanet ushqimore dhe furrat e bukës.
“Një numër i maqedonasve, përmes ambasadës sonë këtu, ka kërkuar që të kthehet në Maqedoninë e Veriut”, thotë ai, duke shtuar se edhe vetë është kontaktuar nga punonjësit e ambasadës. Bashkëqytetarja e tij, Elizabeta Georgieva, u evakuua nga Izraeli në Shqipëri mbrëmjen e 8 tetorit. Ajo ishte në Tel Aviv si turiste. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se sirenat për sulme e zunë duke ngrënë mëngjes në hotel. Thotë se ditën e parë e kaloi disi, ndërsa më pas pa se situata po përkeqësohej.
Georgieva thotë se arriti të evakuohej në Tiranë me ndihmën e Ambasadës maqedonase në Tel Aviv.
“Qytet fantazmë”
“Qyteti im prej 200 mijë banorësh, Petah Tikva, sot është një qytet fantazmë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ksenija Buriç, qytetare nga Mali i Zi, e cila jeton në këtë qytet të Izraelit.
Përpjekja e parë e REL-it për të rënë në kontakt me të u ndërpre nga sirenat - një shenjë se ajo dhe djali i saj dyvjeçar duhej të strehoheshin.
“Kemi tri ditë që nuk kemi dalë askund. Apartament - strehimore është rruga jonë. Unë jetoj në qendër të Petah Tikvës, dhjetë kilometra larg Tel Avivit. Në qytetin me mbi 200 mijë banorë, sot nuk ka asnjë person në rrugë. Nuk ka makina. Njerëzit janë në shtëpitë dhe strehimoret e tyre”, thotë Buriç.
Ajo është edhe më e frikësuar, sepse me të është djali i saj, të cilit, siç thotë, nuk mund t’ia shpjegojë peshën e situatës.
“Ai e sheh që kam frikë, e di që diçka po ndodh. Rrugës për në strehë, derisa vrapojmë, i them se gjithçka do të jetë mirë dhe e përqafoj. Mendoj se një përqafim është përgjigjja më e mirë që mund t’i jap”, thotë Buriç.
“Një çantë me gjërat e domosdoshme - pelena, ujë, ushqime - është gjithmonë gati, sepse nuk e dimë kurrë se sa do të jemi aty”, shprehet ajo.
Kur kalon sirena e alarmit, ajo pret edhe dhjetë minuta dhe kthehet në banesë. Thotë se në qytet punojnë vetëm disa dyqane dhe farmacitë.
“Shkollat nuk janë të hapura, as kopshtet. Vendet e punës do të mbyllen deri në njoftimin e dytë, nëse nuk kanë strehimore apo dhoma sigurie, por askush nuk mendon për punën tani”, thotë Buriç.
Kush është Hamasi?
Në veri të Izraelit, në qytetin port Haifa, edhe pse është qetë, aeroplanët fluturojnë, thotë për Radion Evropa e Lirë Tanja Ben Haim, një udhërrëfyese turistike me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina. Lëvizja nuk është e kufizuar, por ndihet si gjendje lufte.
“Shumë gjëra nuk funksionojnë, për arsyen e thjeshtë se shumë të rinj janë thirrur në rezervë [ushtarake]. Vendet e tyre të punës kanë mbetur boshe, domethënë nuk ka kush t’i zëvendësojë. Një shoqe e imja ishte në fizioterapi, por iu anulua, pasi fizioterapisti u dërgua në ushtri”, rrëfen Ben Haim.
Ka frikë, por jo panik
Dragana Nikolliç Solomon, serbe që jeton dhe punon në Londër, mbërriti më 5 tetor nga Britania e Madhe në Tel Aviv, për një dasmë të planifikuar për fundjavën e kaluar.
“... por, të shtunën e 7 tetorit, rreth orës 06:30, kushërira ime më zgjoi dhe më tha se duhej të shkonim në strehimore, sepse kishin filluar granatimet e Tel Avivit. Jashtë dëgjoheshin sirena të sulmeve ajrore, shpërthime të forta”, tregon Nikolliç Solomon për Radion Evropa e Lirë.
Për mënyrën se si punon Tel Avivi me një popullsi prej gjysmë milioni banorësh në këtë situatë, ajo thotë se, për dallim prej dy ditëve të para, është pak më qetë.
“Të gjitha shërbimet komunale dhe institucionet tjera të nevojshme për qytetarët janë duke funksionuar. Vetëshërbimet janë të hapura dhe të furnizuara mirë. Aeroporti është gjithashtu i hapur, por shumë fluturime janë anuluar. Nga ana tjetër, shkollat dhe zyrat postare nuk janë të hapura dhe i gjithë qyteti është jashtëzakonisht i qetë”, rrëfen Nikolliç Solomon.
Panik, sipas saj, nuk ka, sepse çdo shtëpi ka një strehë.
“Sa i përket frikës dhe panikut, nga rrugët dhe kafenetë e zbrazëta mund të dallosh se ka frikë, por nuk ka panik, sepse njerëzit në Izrael janë mësuar të jetojnë nën kërcënimin e diçkaje si ajo që ka ndodhur”, thotë qytetarja serbe.
“Jemi kundër luftës”
Palestinezi Nader Salaymeh, doktor i farmacisë, jeton në Jerusalem. Në fillim të viteve ‘90, ai studioi në Sarajevë, ku u diplomua për farmaci, dhe më pas në Beograd, ku u diplomua për diplomaci dhe siguri.
“Në Jerusalem nuk ka pasur asnjë rrezik, ka pasur një sinjal alarmi të shtunën... Por, situata është e tensionuar, njerëzit janë në kaos, shkojnë në dyqane... Pas pak kohe, ato do të jenë boshe, furrat e bukës njësoj, farmacitë... Njerëzit po blejnë furnizime të paktën për disa muaj. Mendojnë se këtë herë [lufta] do të zgjasë më shumë dhe do të jetë më intensive se në të kaluarën”, thotë Salaymeh për Radion Evropa e Lirë.
“Ne, si palestinezë, nuk jemi për luftë, jemi kundër luftës, kundër dhunës, kundër gjithë kësaj, por Qeveria izraelite punon me dhunë. Ne kërkojmë paqe, si për ne, ashtu edhe për njerëzit e tjerë, edhe për izraelitët, hebrenjtë... Ne nuk jemi kundër hebrenjve”, thotë ai.
E ardhmja e këtij konflikti, që nga shumë politikanë u përshkrua si më i rëndi në disa dekada, është e paqartë.
Disa kanë folur edhe për rrezikun e përhapjes në vende të tjera./REL
Palestina dhe Izraeli varrosin viktimat e betejës
GAZA – Palestinezët dhe izraelitët po varrosin viktimat e betejës së fundit, që mori jetën e mbi 1300 personave. Palestinezët kanë nisur të varrosin të afërmit e tyre. Varrimet janë mbajtur kryesisht në zonën e Gazës.

Grumbuj njerëzish janë mbledhur, për të ndjekur funeralët e militantëve apo civilëve të vrarë nga sulmet izraelite.

Edhe Izraeli ka nisur të varrosë viktimat nga sulmi i fundit i organizatës, Hamas. Shteti izraelit varrosi një nga ushtarët e saj. Në një nga varrimet, kolegët kanë varrosur ushtarin izraelit, Yuval Ben Yaakov.

Yaakov vdiq gjatë luftimeve me forcat militante të Hamasit, në kufirin me Rripin e Gazës. Të pranishmit janë parë duke mbuluar fytyrat me duar, nga pikëllimi.
Izraeli dhe Palestina u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 800 persona, ndërsa Izraeli u përgjigj dhe vrau me raketa mbi 550 palestinezë./Zëri.ai/
Netanyahu: Përgjigja jonë do të ndryshojë historinë e Lindjes së Mesme

GAZA- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është shfaqur tepër i shqetësuar, në lidhje me sulmet që Hamasi kreu mbi Izraelin.
Netanyahu përsëriti mesazhin, se terroristët do të munden dhe se Izraeli do të triumfojë.
Ai premtoi një përgjigje të ashpër të Izraelit, në mënyrë të atillë, sa “historia e Lindjes së Mesme të ndryshojë njëherë e përgjithmonë”.
“Izraeli nuk dorëzohet përballë çdo presioni të terrorit. Terroristët do të mundem dhe paqja do të vijë. Hamasi nuk e di se çfarë ferri e pret.
Ne do hakmerremi plotësisht për atë që ndodhi. Përgjigja jonë do ta ndryshojë historinë e Lindjes së Mesme”, ka deklaruar zyra e Kryeministrisë së Izraelit.
Izraeli dhe Hamasi u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi goditi befasisht shtetin izraelit, duke vrarë mbi 800 persona.
E menjëhershme ishte përgjigja e Izraelit, që vrau me raketa më shumë se 550 palestinezë./Zëri.ai/
Katari ndërmjetëson me Hamasin: Të lirohen pengjet izraelite

RRIPI I GAZËS – Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportojnë se Katari po zhvillon bisedime me udhëheqjen e Hamasit, me qëllim që pengjet e kapura nga organizata palestineze, të mund të lirohen.
Katari ka kërkuar nga palestinezët që të lirohen pengjet, sidomos gratë dhe fëmijët.
Madje, Katari ka propozuar që pengjet izraelite të shkëmbehen me 36 gra dhe fëmijë, që Izraeli mban të burgosur.
Bisedimet për pengjet ndërmjet vendeve po mbahen, nën survejimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në lidhje me këto raportime, as Izraeli dhe as Hamasi, nuk kanë dhënë detaje.
Nuk dihet saktësisht sesa pengje mban Hamasi aktualisht, por vetë organizata ka deklaruar se “nuk do të vrasë asnjë peng, që nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftime”.
Izraeli dhe Hamasi u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi goditi befasisht shtetin e Izraelit, duke vrarë më tepër se 800 izraelitë. Izraeli u përgjigj, duke vrarë së paku 550 palestinezë./Zëri.ai/
Ushtria e Izraelit: Kemi marrë nën kontroll zonat rreth Gazës

GAZA – Ushtria izraelite ka lajmëruar se ka marrë nën kontroll të gjitha zonat rreth Gazës, 72 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm në këtë zonë, duke vrarë më shumë se 800 palestinezë.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit deklaroi se ka urdhëruar “rrethim të plotë” të Gazës.
Ai tha se në zonë është ndërprerë energjia elektrike, si dhe janë ndërprerë përkohësisht furnizimet me ushqim dhe ujë.
Këto masa vijnë, pasi Izraeli iu përgjigj Hamasit, duke vrarë së paku 550 palestinezë.
Të paktën 9 amerikanë janë në mesin e viktimave, nga sulmi i Hamasit mbi Izraelin. Shifrat mbi viktimat amerikane nga sulmi palestinez u konfirmuan nga vetë SHBA-të.
Izraeli dhe Hamasi u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi goditi befasisht shtetin e Izraelit, duke vrarë mbi 800 izraelitë, ndërsa Izraeli u përgjigj, duke ekzekutuar së paku 550 palestinezë. /Zëri.ai/
Gaza nën bllokadë totale

GAZA- Një "përgjigje" e ashpër nga izraelitët ndaj sulmeve masive me raketa që ata morën që nga e shtuna (7 tetor) në tokat e tyre nga organizatë politike dhe paraushtarake palestineze, Hamas, po zhvillohet.
Avionët izraelitë po bombardojnë objektiva në Gaza, duke rrafshuar ndërtesat, siç shihet në videon tronditëse të publikuar nga Forcat Ajrore të vendit.
Ndërkohë, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, thuhet se dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në Jambaliya.
גם בשעה זו, חיל-האוויר ממשיך לתקוף עשרות מטרות של ארגוני הטרור ברצועת עזה.
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 9, 2023
לא נעצור עד שלא יושג שקט לכל תושבי מדינת ישראל. pic.twitter.com/NKcEHZUfb0
Të paktën 493 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavën e bllokuar palestineze që nga e shtuna, sipas një numri të vdekjeve të publikuar nga ministria më herët sot.
Më herët, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad njoftoi përshkallëzimin e masave kundër Rripit të Gazës , i cili kontrollohet nga lëvizja palestineze Hamas, duke vendosur një "bllokadë totale" dhe "rrethim total" në enklavë, e cila do të ndalojë importin e ushqimeve dhe karburanteve.
????LATEST????Heavy Israeli attack on Jabalia camp in Gaza.
— Amita Jonathan (@amitavinami) October 9, 2023
Scary visuals!#IsraelPalestineWar #Israel_under_attack #IStandWithIsrael #israel #IsraelAtWar #IStandWithIsrael #Gaza #OperationIronSwords #hamasattack #HamasTerrorists #HamasTerrorism#GazaUnderaAttack pic.twitter.com/XwTRt21cDy
"Ne po vendosim një rrethim total në Gaza," tha Gallad në një video të publikuar nga zyra e tij. “As energji elektrike, as ujë, as karburant”, nënvizoi ai, duke komentuar se këto masa janë marrë në kuadër të betejës kundër Izraelit.
Rreth 2.3 milionë palestinezë jetojnë në varfëri në Rripin e Gazës, një zonë me popullsi të dendur në të cilën Izraeli ka vendosur një bllokadë të rreptë që nga viti 2007.
Nëna izraelite kërkon vajzën 22-vjeçare, e zhdukur në ‘festivalin e vdekjes’

GAZA - Një 22-vjeçare irlandezo-izraelite është në mesin e të zhdukurve, pasi persona të armatosur të Hamasit sulmuan gjatë mbajtjes së festivalit të muzikës Supernova, pranë kufirit të Gazës, në një sulm vrastar, duke lënë të vdekur afro 300 njerëz.
Në një intervistë për ABC News, Jennifer Damti tha se vajza e saj, Kim, i kishte telefonuar menjëherë pas fillimit të sulmit. “Kim nuk e kuptoi se kishte shtatë apo tetë furgona Toyota plot me terroristë dhe ata thjesht qëlluan mbi njerëz, kudo mundeshin”, tha ajo.
“Ata thjesht i qëlluan, i therën si rosa, dhe kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse dua që bota ta dënojë këtë sjellje. Unë nuk flej dot, sepse gjithë kohës mendoj nëse vajza ime është apo jo gjallë. Unë thjesht dua që ajo të kthehet", deklaroi nëna e vajzës së humbur.
Kryeministri irlandez në detyrë, Leo Varadkar tha se qeveria ishte në dijeni të rastit dhe zyrtarët konsullorë ishin në kontakt me familjen.
Për javë të tëra, adhuruesit e muzikës kishin pritur me padurim festivalin “Supernova”, të mbajtur në një shkretëtirë në jug të Izraelit, që përkon me festivalin hebre të Sukkot.
Militantët palestinezë sulmuan njerëzit në festival dhe hapën zjarr, pasi ndërmorën një sulm të madh e të ashpër ndaj shtetit të Izraelit.
Më shumë se 260 trupa pa jetë thuhet se janë nxjerrë nga vendi ku u mbajt festivali. Një pjesëmarrës në festë, i quajtur Ortel, tha se shenja e parë se diçka nuk shkonte siç duhet, ishte kur një sirenë ra në mëngjes, duke paralajmëruar raketa. Dëshmitarët okularë thanë se raketat u pasuan shpejt nga të shtëna armësh.
"Pesëdhjetë terroristë mbërritën me furgona, të veshur me uniforma ushtarake dhe hapën zjarr, duke vrarë dhjetëra njerëz", tha dëshmitari.
Edhe pse njerëzit u përpoqën të shpëtojnë, duke ikur nëpër rërë, sërish 300 viktima u shënuan nga sulmi. Hamas sulmoi Izrelin, duke vrarë 700 persona, ndërsa Izraeli nisi një kundërofensivë, duke vrarë 400 palestinezë./Zëri.ai/
Anulohet fluturimi nga Tel Aviv, shqiptarët mbeten të bllokuar në Izrael

TIRANË- Fluturimi që pritej të sillte shqiptarët këtë paradite nga Izraeli, është anuluar. Ambasada shqiptare në Izrael bëri me dije se fluturimi do të niste në orën 10:00 nga Tel Aviv. Por, shumica e fluturimeve në aeroportin “Ben Gurion” janë anuluar, për shkaqe sigurie. Për rrjedhojë, shqiptarët kanë mbetur të bllokuar në Izrael.
Lufta ka nisur të shtunën dhe deri më tani numërohen 700 të vrrë në Izrael. Nga ana tjetër, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, kanë vdekur më shumë se 400 palestinezë.
Urdhërohet 'rrethimi i plotë' në Gaza

IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një bllokadë totale në Rripin e Gazës. Vendi do të jetë pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant!
Aktualisht, Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare, dhe kontrollon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e tij kufitare.
Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush kalon brenda dhe jashtë kufirit të tij me Gazën.
Lufta ka nisur të shtunën dhe deri më tani numërohen 700 të vrrë në Izrael. Nga ana tjetër, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, kanë vdekur më shumë se 400 palestinezë.
CNN: Trazirat politike pengojnë SHBA-të të udhëheqin një krizë tjetër globale

IZRAEL- Një fundjavë terrori në Izrael ka ngritur pikëpyetje në lidhje me kapacitetin e Shteteve të Bashkuara, që aktualisht janë të copëtuara politikisht për të dhënë një përgjigje të unifikuar dhe koherente ndaj një bote që del jashtë kontrollit. Kur Dhoma e Përfaqësuesve pwrjetoi javën e kaluar, shumë republikanë, demokratë dhe ekspertë të pavarur paralajmëruan se anarkia e ndezur në politikën amerikane dërgoi një mesazh të rrezikshëm për botën e jashtme. Por askush nuk mund të parashikonte se sa shpejt paraliza në Uashington do të testonte reagimin e vendit ndaj një krize të madhe globale.
Sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj civilëve izraelitë, të cilat kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë shkatërruar ndjenjën e sigurisë së vendit, e shtynë Lindjen e Mesme në greminën e një epoke të re dhune dhe destabiliteti. Kjo pasoi një periudhë qetësie relative dhe pasi presidentët amerikanë kaluan vite duke u përpjekur për të nxjerrë forcat amerikane nga rajoni. Përgjigja e Izraelit ndaj masakrës së shkaktuar nga një përfaqësues i madh iranian ngre mundësinë e një lufte më të gjerë rajonale që do të destabilizonte më tej rendin global të tronditur tashmë nga lufta në Ukrainë dhe sfidat flagrante të Kinës ndaj fuqisë perëndimore.
Një situatë kaq e rrezikshme kërkon një përgjigje të qetë, të bashkuar dhe të zhytur në mendime të SHBA-së, të mbështetur në të gjithë spektrin politik. Por trazirat në politikën e Amerikës, e rrënuar nga ekstremizmi i brendshëm, kërcënimet ndaj demokracisë dhe hiperpolitizimi i politikës së jashtme, do të thonë se do të jetë një detyrë e pamundur për ta bashkuar vendin në një moment të rrezikshëm.
Përpjekjet e shpejta të ligjvënësve për të regjistruar shpejt mbështetjen për Izraelin, mund të pengohen nga rënia e aftësisë së Partisë Republikane për të qeverisur në Dhomën e Përfaqësuesve pas rrëzimit të kryetarit Kevin McCarthy javën e kaluar nga elementët ekstremë të partisë së tij.
Dhe SHBA po përballet gjithashtu me një sezon zgjedhor të paprecedentë. Një president me vlerësime të ulëta të miratimit që përballet me pyetje në lidhje me moshën e tij mund të përballet me një kandidat të mundshëm republikan, i cili mund të jetë një kriminel i paditur deri në ditën e zgjedhjeve. Kjo do të thotë, në rastin më të mirë, Shtetet e Bashkuara do t'i kalojnë muajt e ardhshëm të preokupuar e tw zwnw me situatwn e tyre politike. Në rastin më të keq, superfuqia garantuese e demokracisë në botë mund të përkeqësojë përçarjen dhe paqëndrueshmërinë globale.
Kandidati kryesor republikan Donald Trump nxitoi të shfrytëzonte krizën për përfitimet e tij politike, duke akuzuar presidentin Joe Biden se shkaktoi konfliktin për shkak të "dobësisë".
“Joe Biden e tradhtoi Izraelin, ai tradhtoi vendin tonë. Si president, unë do të qëndroj edhe një herë me Izraelin”, tha Trump.
Çështjet e politikës së jashtme rrallë vendosin zgjedhjet në SHBA. Por rreziku për Biden dhe hapja për Trump është se një tjetër krizë jashtë vendit mund të nxisë një ide se bota është në trazira, fuqia amerikane po dobësohet dhe Biden është i pafat. Brenda dhe jashtë vendit, kaosi është miku i Trump, pasi ai kërkon të nxisë kushtet klasike që përfitojnë autokratët aspirantë që premtojnë sundimin e njerëzve të fortë.
Qeverisja e thyer amerikane nuk përbën thjesht një çështje materiale për Izraelin dhe Ukrainën, linja e shpëtimit të së cilës në SHBA ndërsa lufton kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë është tani në rrezik ekstrem për shkak të republikanëve të ekstremit të djathtë. Spektakli gjithashtu u sugjeron armiqve të SHBA-ve, përfshirë Iranin, mbështetësin kryesor të Hamasit, dhe Rusinë e Kinën, se SHBA-ja është e pashpresë e ndarë dhe mund të luftojë për të zotëruar pushtetin për të mbrojtur interesat e saj.
“Mendova se ishte e rrezikshme”, tha Rep. Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, në emisionin “State of the Union” të CNN të dielën. “Unë shikoj botën dhe të gjitha kërcënimet që janë atje, dhe çfarë lloj mesazhi po u dërgojmë kundërshtarëve tanë kur nuk mund të qeverisim, kur jemi jofunksionalë, kur nuk kemi as një folës të Shtëpia?
“Si e shikon Kryetari Xi në Kinë këtë kur thotë se demokracia nuk funksionon?” shtoi republikani i Teksasit. “Si e shikon Ajatollahi këtë, duke e ditur se ne nuk mund të funksionojmë siç duhet? Dhe unë mendoj se dërgon një mesazh të tmerrshëm.”
SHBA dërgon një mesazh kaosi dhe dobësie
Shtëpia e mbyllur krijoi një simbol veçanërisht të dëmshëm të SHBA-së dhe sistemit demokratik të qeverisjes që ajo promovon në mbarë botën. Administrata Biden ka kapacitetin për të dërguar ndihmë të menjëhershme ushtarake për Izraelin, qeveria e të cilit i ka kërkuar Uashingtonit komplete municionesh të drejtuara me saktësi JDAM dhe më shumë interceptorë për sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Dome, nderkohë që raketat e Hamasit bien mbi qytetet izraelite. Por çdo vonesë në caktimin e një kryetari të ri dhe krijimin e një mazhorance funksionale në Dhomë mund të ketë pasoja serioze.
“Duke pasur parasysh situatën në Lindjen e Mesme me një nga aleatët tanë më të afërt në botë, është kritike që ta mbyllim këtë me shpejtësi,” tha Lawler për Dana Bash të CNN. "Dhe kështu, unë mendoj se është e domosdoshme, sinqerisht, që kjo marrëzi të ndalet, që Kevin McCarthy të rikthehet si folës," shtoi Lawler.
Republikanët u larguan nga qyteti pasi rrëzuan McCarthy-n javën e kaluar dhe pritet të përpiqen të zgjedhin mes kryetarit të gjyqësorit Jim Jordan, i cili ka mbështetjen e Trump dhe udhëheqësit të shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise. Por duke pasur parasysh kërkesat e ekstremistëve në konferencën e GOP, ndërlikimet e një mazhorance të vogël dhe faktin që McCarthy-t iu deshën një maratonë 15 raundesh votimi për të fituar detyrën në janar, nuk ka asnjë garanci që lidershipi i ri republikan i fortë do të shfaqet shpejt.
Ndërsa ka konsensus ndërpartiak për mbështetjen e Izraelit në Dhomën e Përfaqësuesve, përgjigja e SHBA ndaj një sulmi tjetër vrastar ndaj një demokracie të cenueshme, Ukrainës, kërcënon të prishet nga politika e polarizuar e egër e Amerikës në një mënyrë që mund të gërryejë seriozisht udhëheqjen globale të Uashingtonit.
Republikanët e krahut të djathtë që mbështesin Trump po i bëjnë jehonë kundërshtimit të ish-presidentit për të dërguar ndihmë të mëtejshme dhe municione amerikane për Ukrainën.
Tashmë, përballja politike mbi Ukrainën po shkakton shqetësim të thellë në Kiev se nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë luftën e saj kundër Rusisë në formën aktuale pa ndihmën prej më shumë se 20 miliardë dollarësh që ka kërkuar administrata Biden.
Në një kuptim më të gjerë, mundësia që një krah populist, nacionalist i Partisë Republikane nën Trump mund të braktisë një demokraci nën sulmin nga Rusia dhe për këtë arsye të shpërblejë agresionin e një autokrati që formësoi botëkuptimin e tij si anëtar i KGB-së, kërcënon që jo thjesht të shkatërrojë logjikën e dekadave të politikës së jashtme të SHBA-së, por për të ndryshuar rrënjësisht rolin e SHBA-së në botë dhe vlerat nga të cilat aleatët e saj besonin se mund të vareshin.
Politizimi i krizave globale nuk kufizohet vetëm në Izrael apo Ukrainë. Një tullumbace spiune kineze që shpërtheu mbi tokën amerikane këtë vit shkaktoi një shpërthim të jashtëzakonshëm të tërbimit republikan ndaj Bidenit, i cili kërcënoi të lidhë duart e presidentit kur menaxhonte çështjen kritike të marrëdhënieve të SHBA me superfuqinë e Paqësorit.
Një ndjenjë në rritje se jashtë vendit problemet politike të Amerikës po kufizojnë aftësinë e saj për të udhëhequr globalisht mund të ketë gjithashtu një efekt shkatërrues në fuqinë e saj. Kjo mund të luajë vetëm në duart e armiqve në Pekin, Moskë dhe Teheran, të cilët të gjithë kanë kërkuar të ndikojnë në zgjedhjet amerikane, sipas agjencive të inteligjencës amerikane, dhe të gjithë kanë stimuj të fortë gjeopolitikë për të parë dështimin e demokracisë amerikane.
Një sfidë masive për Biden
Sulmi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i Hamasit ndaj Izraelit, i cili është krahasuar me sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, dhe për sa i përket viktimave për frymë ishte shumë më i përgjakshëm, bie në kategorinë e tragjedive që mund të ndryshojnë botën.
Përveç numrit të tmerrshëm njerëzor, që tani po ndihet edhe nga civilët palestinezë në Gaza, ku qindra janë vrarë në sulmet fillestare të hakmarrjes së Izraelit ndaj infrastrukturës së Hamasit, sulmi do të ketë pasoja strategjike të gjera që do të ndihen në SHBA.
Nëse gjenden prova se Irani ka komplotuar drejtpërdrejt sulmin me Hamasin, do të ketë presion të madh mbi izraelitët që të përgjigjen duke u përballur drejtpërdrejt me Republikën Islamike, me rrezikun e ndezjes së një zjarri më të gjerë rajonal që mund të shkaktojë në Shtetet e Bashkuara.
Sulmet dhe pasojat e tyre janë gjithashtu pothuajse të sigurta se do të prishin përpjekjet, në të cilat SHBA është një lojtar kyç, për të normalizuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe shteteve aleate arabe. Një marrëveshje e tillë do të riformësonte rrënjësisht rajonin dhe do të izolonte më tej Iranin, një arsye logjike pse ai mund të kishte pasur interes në kryerjen e sulmit të Hamasit. Zyrtarët amerikanë janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se siishte i përfshirë Irani.
Tmerri në Izrael e vë Bidenin përballë një tjetër krize të frikshme të politikës së jashtme, ndërsa ai mendon për ofertën e tij për rizgjedhje, krahas luftës në Ukrainë dhe një konfrontimi në rritje me Kinën.
Ajo vjen në një moment cënueshmërie politike për administratën, pasi ajo kërkon të shpjegojë pse bëri një marrëveshje për lirimin e të burgosurve amerikanë nga Irani që rezultoi në lirimin e 6 miliardë dollarëve në fondet e ngrira iraniane. Qeveria iraniane mund t'i përdorë fondet vetëm për të blerë furnizime humanitare dhe mjekësore.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken u përpoq të dielën të zbusë ndikimin politik të marrëveshjes. “Asnjë dollar nuk është shpenzuar nga ajo llogari. Dhe, përsëri, llogaria rregullohet nga afër nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, kështu që mund të përdoret vetëm për gjëra të tilla si ushqimi, ilaçet, pajisjet mjekësore,” këmbënguli ai në “State of the Union”.
Por, në një kuptim politik, ka rëndësi vetëm që mjaft amerikanë besojnë se ajo që po thonë republikanët është e vërtetë.
Për shembull, kandidatja e GOP, Nikki Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, nënkuptoi të dielën në "Meet the Press" të NBC-së se fondet që Irani mund të mos duhet t'i shpenzojë për ilaçe për shkak të marrëveshjes së pengjeve tani mund të shpenzohen për terrorin.
"Sekretarja Blinken thjesht e ka gabim duke nënkuptuar se këto para nuk po shpërndahen ndërsa flasim," tha Haley, megjithëse argumenti i saj nënvlerësohet nga fakti se regjimi klerik i Iranit rrallëherë është dukur se i ka dhënë përparësi nevojave humanitare të popullit të tij gjatë ndërtimit. një kompleks i madh ushtarak shtetëror.
Një tjetër kandidat i vitit 2024, senatori i GOP Tim Scott i Karolinës së Jugut, shkoi edhe më tej, duke akuzuar Biden, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Uashingtonit të Izraelit në gjysmë shekulli në politikë - si "bashkëpunëtor" në sulme.
Marrë dhe përshtatur nga CNN
Merr fund lufta? Izraeli thotë se ka rimarrë kontrollin në të gjithë territorin pranë Gazës

IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Gazës, më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të papritur në të cilin u vranë më shumë se 700 njerëz.
Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit në një inkursion të ngjashëm të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948.
Ndërkohë këtë të hënë disa linja ajrore aziatike u janë bashkuar transportuesve të tjerë të mëdhenj në pezullimin e fluturimeve në drejtim të Izraelit.
Transportuesi i Hong Kongut, Cathay Pacific gjithashtu anuloi fluturimin e tij të së martës për dhe nga Tel Aviv, duke thënë se do të monitoronte nga afër situatën.
Linjat ajrore në mbarë botën, duke përfshirë United Airlines, American Airlines dhe Delta Air Lines, kanë parë gjithashtu ndërprerje dhe anulime fluturimesh për shkak të konfliktit.
Pamje të rënda, festivali i muzikës në Izrael u kthye në poligon qitje, 260 të vdekur
IZRAEL- Më shumë se 260 trupa thuhet se janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në jug të Izraelit, i cili u sulmua në orët e para të së shtunës. Një ekip i CNN ka qenë i pranishëm në skenën e festivalit të hapur, në të cilën ka parë dhjetëra trupa. Shumë të tjerë dyshohet se janë marrë peng nga militantët e Hamasit.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë festival nuk kishin se ku të fshiheshin pasi bëhej fjalë për një terren të hapur, ndërsa skena është raportuar nga gazetarët e CNN si një poligon qitje.
Organizatorët e festivalit thanë në një deklaratë në rrjetet sociale se po ndihmojnë forcat e sigurisë për të gjurmuar personat e zhdukur që morën pjesë në ngjarje.
Sulmi në festivalin e muzikës ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Izraelit nga terroristët e Hamasit, të cilët depërtuan një gardh të fortifikuar kufitar në një sulm të paprecedentë të papritur që filloi të shtunën.
Disa prej tyre madje u hodhën me parashutë në zonën e festivalit dhe hapën zjarr.
Çfarë ka ndodhur deri tani në frontin e luftës
Izraeli po lufton ende me militantët palestinezë në "shtatë deri në tetë vende" në territorin e tij, thotë ushtria.
Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet e tij, duke përfshirë 260 në një festival muzikor.
Dhe më shumë se 400 kanë vdekur në Gaza, pasi Izraeli filloi sulmet ajrore hakmarrëse.
Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë goditur mbi 500 objektiva "terroristë" në Gaza gjatë natës.
Izraeli thotë se "shumica" e pikave të depërtimit nga Gaza në Izrael janë mbyllur, kryesisht me tanke.
Por ushtria thotë se "nuk mund ta mohojë" se luftëtarët mund të vazhdojnë të kalojnë në Izrael nga Gaza./Zëri.ai