DYSHIMET/ Tritol për konkurrentët...porositësi ishte biznesmeni? I vdiq miku në det, mister roli i Erdion Muhos...

SARANDË- Zbardhja e vdekjes së Armandi Nelajt në Sarandë ka ngritur shumë pikëpyetje të tjera lidhur me ngjarjen. Sipas Prokurorisë së Vlorës, e cila ka zbardhur atë që ndodhi mbrëmjen e qershorit, Nelaj dhe Erdion Muho, kishin punuar së bashku për të vendosur tritol në anijen e kundërshtarit të tyre. Shënjestra ishte mjeti lundrues i "Saranda Express", pronar i të cilës është Andrea Qirjako.
"Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.,"-njofton Prokuroria e Vlorës, duke i dhënë kështu fund misterit të vdekjes në det.
Por ende nuk dihet sesi është arritur pakti për të vendosur tritolin. Në momentin kur ndodhi shpërthimi në det, në media u raportua se i vdekur kishte mbetur një biznesmen, ndaj po verifikohej edhe pista e një atentati të mundshëm ndaj tij. Por sot, ka një tjetër version që qarkullon. Raportohet se 52-vjeçari është një zhytës, i cili thjesht ka marrë porosinë nga miku i tij që donte të dëmtonte kundërshtarin.
Megjithatë është e paqartë sesi Nelaj është gjendur në skenarin e ndërtuar për të vendosur lëndën plasëse që i mori edhe jetën. Po ashtu, e paqartë është nëse 35-vjeçari Muho ka qenë me të në det në momentin që ka ndodhur shpërthimi. E nëse po, nuk dihet sesi i ka shpërtuar paq forcës së shpërthimit që copëtoi trupin e Nelajt në det, e që më pas u gjet në ujë nga turistë që kalonin me varka në det.
I vetmi person gjallë që mund të dëshmojë dhe t'i japë fund pikëpyetjeve lidhur me këtë ngjarje është vetëm biznesmeni Muho. Ajo që tregon mund të caktojë edhe akuzën që do të ngrihet ndaj tij. Sot cilësohet si bashkëpunëtor, por në fakt mund të jetë vetëm porositësi i vendosjes së tritolit. Deri më tani, këto detaje janë të paqarta./ZËRI
“Welcome to Greece...dhe më pas shpërtheu"/ SMS erdhi tek telefoni me tritol, mesazhi që i mori jetën biznesmenit në Sarandë

TIRANË- Një mesazh i ka kushtuar jetën biznesmenit 52-vjeçar, Armandi Nelaj. "Welcome to Greece!",-mesazhi që vjen sa herë i afrohesh kufirit me Greqinë ka rezultuar fatal për biznesmenin që kishte tritolin në duar. Më shumë detaje, duke rikrijuar dinamikën e ngjarjes ka dhënë gazetari Eni Ferhati.
Ky i fundit ka zbuluar se 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence. Ndaj edhe kishte gjetur lëndë plasëse, që më pas do ta aktivizonte me një telefonatë. Por në momentin që po i afrohej objektivit, një mesazh që i erdhi në telefon...i kushtoi jetën!
Menjëherë pas mesazhit ka ndodhur shpërthimi që copëtoi trupin e 52-vjeçarit, i cili u gjet në det nga disa turistë.
“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj,”- tha gazetari.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor! Fillimisht u dyshua se shpërthimi kishte ndodhur nga bombula e oksigjenit, e më pas u hetua edhe pista e vrasjes së Nelajt, i cili ishte biznesmen i njohur në Sarandë. Por sot, u zbulua se vdekja e Nelajt ka ndodhur për shkak të një lënde plasëse që ai kishte planfikuar të vendoste në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz, "Finikas Lines". Shkak ishte konkurrenca për linjën e Korfuzit./ZËRI
I shpëtoi vdekjes? Kush është Erdion Muho, ish-kandidati për deputet që planifikoi "zhdukjen" e konkurrencës

SARANDË- Prokuroria e Vlorës ka zbardhur vdekjen e Armandi Nelajt! 52-vjeçari ndërroi jetë nga shpërthimi i një tritoli që kishte në plan që ta vendoste tek konkurrentët e tij. Por Nelaj duket se nuk ka vepruar i vetëm. Lidhur me ngjarjen, në pranga ka përfunduar edhe biznesmeni tjetër 35-vjeçari Erdion Muho. Ky i fundit u arrestua nga Policia si bashkëpunëtor në ngjarje.
MOMENTI I ARRESTIMIT TË MUHOS:
Për Policinë, Erdion Muho së bashku me Armand Nelajn, akuzohet mbrëmjen e qershorit kanë tentuar t‘i vënë një sasi eksplozivi një anijeje të "Finikas Lines" të ankoruar në portin e qytetit, për motive konkurence.

Erdian Muho është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës. Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar. Po ashtu, ka edhe një hotel në emër të tij.
Madje në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listës për deputet në listën e "Lëvizja për Ndryshim", e drejtuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. I riu, edhe pse në pranga, nuk dihet se çfarë roli ka pasur në planin e shpërthimit, apo nëse edhe ai ka qenë në det në momentin që Nelaj ka ndërruar jetë./ZËRI
'Lufta' për linjën e Korfuzit! Konkurrenca vrau 52-vjeçarin me eksploziv, si u 'shmang' tragjedia në Sarandë

SARANDË- Plani që kishin thurur të dy së bashku, i mori jetën 52-vjeçarit Armandi Nelajt dhe 'dërgoi' në pranga mikun e të ndjerit, Erdion Muho. Konkurrenca për linjën e Korfuzit në portin e Sarandës, duket se ishte kthyer në një përplasje mes biznesmenëve. Ishte paraditja e 5 majit 2024, ku në portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit. Ngjarja u mbyll pa autorë dhe pa shkak! Por nuk vonoi shumë që të vinte edhe kundërpërgjigjia.
Në qershor, pak më shumë se një muaj më vomë, Nelaj u raportua i vdekur nga një shpërthim në det. Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale dhe se shkak mund të ishte bërë shpërthimi i bombulës së oksigjenit. Madje u dyshua edhe për një atentat, pasi viktima ishte një biznesmen i njohur në zonën e Sarandës. Megjithatë e vërteta ishte ndryshe!

Një muaj më vonë, nga hetimet rezultoi se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vdekja e Nelaj ka ndodhur për shkak të një lënde plasesë që ai kishte planfikuar të vendoste në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz, "Finikas Lines", në pronësi të Andrea Qirjakos. Ishte ky i fundit, ai që dyshohet se i vuri flakën anijës së tij në fillim të muajit maj. Ndaj edhe për hakmarrje Nelaj, kishte vendosur që t'i hidhte triol, i cili i mori edhe jetën.
Pas zbardhjes së ngjarjes, Policia ka vendosur në pranga 35-vjeçarin Erdion Muho, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar edhe lidhjen e tij me ngjarjen. Kjo pasi edhe Erdion Muho është pronar i një linje të transportit detar në qytetin e Sarandës. Ndaj edhe dëshmia e tij lidhur me planin që bëri me shokun do të zbulojë më shumë detaje lidhur me arsyet se përse do të vendosnin tritolin në anije.
Ngjarja, edhe pse me një viktimë, fatmirësisht u shmang, pasi të lënduarit mund të ishin më shumë.../ZËRI
Merr fund MISTERI! Zbardhet vdekja e Armandi Nelaj, Prokuroria: Do vendoste eksploziv në një anije, kishte bashkëpunëtor

SARANDË- Zbardhet misteri që prej javë të tëra "mbuloi" vdekjen e biznesmenit Armandi Nelaj nga Saranda. Prokuroria e Vlorës ka dalë në përfundimin se 52-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi tritoli. Por tritoli nuk i ishte vënë atij...në fakt ishte i ndjeri ai që kishte marrë përsipër për të kryer një krim dhe lënda plasëse i shpërtheu teksa ishte në det. Mbrëmjen e 24 qershorit, 52-vjeçari, së bashku me shokun e tij, i identifikuar si Erdion Muho do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi. Bëhej fjalë për një anije të linjës Sarandë-Korfuz, "Finikas Lines", në pronësi të Andrea Qirjakos. Shkak për sulmin e planifikuar ishte konkurrenca. Por teksa lundronte me lëndën plasëse, tritoli ka shpërthyer dhe i ka marrë jetën biznesmenit.
"Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.,"-njofton Prokuroria e Vlorës, duke i dhënë kështu fund misterit të vdekjes në det.
Pas ngjarjes, fillimisht u dyshua se shpërthimi mund të kishte ndodhur si pasojë e bombulës së oksigjenit që mbante biznesmeni, por hetimet e thelluara provuan të kundërtën. Në fakt ishte 52-vjeçari, ai që kishte në plan të vriste dikë, por përfundoi i vdekur!
MOMENTI I ARRESTIMIT TË ERDION MUHOS:
NJOFTIMI I PROKURORISË SË VLORËS:
Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar. Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N. Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./ZËRI