“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri: Është kthyer në një proces absurd!

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së gjyqit për “Gërdecin”, u shpreh se procesi i nisur kundër tij është kthyer në një absurd pa asnjë interes për të zbardhur të vërtetën. Në fjalën e tij, teksa po prononcohej para mediave, Mediu tha se ende kërkon të dije se cilat janë përgjegjësitë e tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit dhe se ende nuk ka marrë asnjë përgjigjie. Pas tij, një prononcim të shkurtër mbajti edhe avokati i tij, Ardian Visha, i cili u përjashtua nga gjyqtarja Irena Gjoka. Në prononcimin e tij, Visha u shpreh se sa herë që u bënë ndërhyrje nga mbrojta u ndaluan, ndërsa kur e njëjta gjë ndodhte nga Prokuroria ose nga avokati i viktimave, çdo gjë ishte e lejuar për gjyqtaren.
"Unë mendoj që dhe ju e shikoni që ky është kthyer në një proces absurd. Ne na hiqet e drejta për të bërë pyetje, na hiqet mundësia për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve. Siç e dëgjuat këta janë ekspertë që konsiderohen si dëshmitarë për një profil shkencor, kur asnjë nga ata nuk e ka si profil. Për më tepër ato që ngrihen si pretendime shkojnë deri në absurditet. Sic e dëgjuat prokurorin në fund fare “po tha te akti i ekspertimit janë 3 elementë ku ka përgjegjësi ministri”. Dhe njëri nga këto se sësht paguar nga tatimi kur vetë ekspertë thonë që nuk është dëm, e dyta ka të bëjë me komisionin e çmimeve ku ministri s’ka të bëjë fare me këtë dhe e treta ka të bëjë me transportin. Na u tha që nesër të paraqesim pyetjet me shkrim, procesi e kërkon që ne të bëjmë debat, ndërkohë që ne japim pyetje me shkrim dhe do marrim përgjgije me shkrim. Ky nuk është tashmë një debat gjyqësor, por është një proces inkuizitor, i cili kërkon t’i marrë gjërat e mirëqënia pa bërë asnjë debat,"-tha Fatmir Mediu.
PRONONCIMI PËR MEDIAT:
Fatmir Mediu: Unë mendoj që dhe ju si dëshmitarë e shikoni që ky është kthyer në një proces absurd. Ne nuk na lejohet që të bëjmë pyetje, të njëjtat që ka bërë edhe Prokuroria. Na hiqet mundësia për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve. Siç e dëgjuat këta janë ekspertë që konsiderohen në një lloj fakti si dëshmitarë për një profil shkencor, kur asnjë nga ata nuk e ka këtë profil. Për më tepër ato që ngrihen si pretendime, janë pretendime shkojnë deri në absurditet. Siç e dëgjuat prokurorin në fund fare “po tha te akti i ekspertimit janë 3 elementë ku ka përgjegjësi ministri”. Dhe njëri nga këto se sështë paguar nga SAC tatimi kur vetë ekspertë thonë që nuk është dëm, e dyta ka të bëjë me komisionin e çmimeve ku ministri s’ka të bëjë fare me Komisionin e çmimeve, dhe e treta ka të bëjë me transportin, qeveria thotë se transporti bëhet pa pagesë. Na u tha që nesër të paraqesim pyetjet me shkrim, procesi e kërkon që ne të bëjmë debat më dëshmitarët, ndërkohë që ne japim pyetje me shkrim dhe do marrim përgjgije me shkrim. Ky nuk është tashmë një debat gjyqësor, por është një proces inkuizitor, i cili kërkon t’i marrë gjërat e mirëqënia pa pyetur dhe pa bërë asnjë debat.
Gjykata u la detyrë të përgatisni pyetjet për nesër, a është kohë e mjaftueshme?
Fatmir Mediu: E gjitha kjo është një situatë absurdi dhe padyshim që duhet bërë kujdes në mënyrë që të fitojmë kohën e nevojshme që të kemi një proces korrekt jo sa për të kaluar radhën. Gjithë debatin e bëj në raport me të vërtetën. Nuk dua të bëj as manovra politike dhe as juridike. Nuk ka interes për të vërtetën, tashi u bë e disata herë kjo...nuk mendoj që si unë dhe avokatët e mi nuk kanë dije se kush është roli i ministrit. Prandaj them që është në një rrugë pa krye. Le të bëjë një akt ekspertimi të ri, pse nuk e bëjnë?
Kërkuat që të dinit se ku është përgjegjia juaj penale?
Mediu: Prokuroria e ka kërkuar këtë akt ekspertimi, Prokuroria duhet të thotë se ku janë përgjegjësitë e ministrit. Këto nuk mund t'i imagjinoj. Unë mendoj se kjo është ndershmëria në raport me procesin.
Zoti Visha si e konsideroni vendimin për përjashtimin tuaj nga seanca?
Visha: Procesi është në fazën e pyetjes së ekspertëve. Në këtë aspekt mbi aktin dhe mbi ekspertët ne si palë kemi pyetje. Pyetjet që kemi të ndara, si janë caktuar ekspertët, si është ndjekur procedura ligjore? Tani ju e patë vetë se ishit prezentë në gjykatë që Gjykata ndërhynte për të ndaluar ekspertët të përgjigjeshin. Në një kohë kur në krahun tjetër. Sa herë ndërhynte Prokuroria, Gjykata dëgjonte. Nuk ndihmon aspak! Kur pretendohej se pyetjet tona ishin për konsumim kohe, i gjithë konsumimi i kohës u bë me moral e leksion nga avokati i viktimës dhe këtu ndërhyra. Këtu ishte dhe përplasja me gjyqtaren. Të gjitha ndërhyrjet e prokurorit janë konsideruar si të drejta. Në rastin tonë sa prej pyetjeve nuk janë lejuar që të bëhen. Nuk kemi mjet më të madh reagues./ZËRI
"Gërdeci"/ Ekspertët kërkojnë kohë, avokati Visha: S’i e keni ndarë punën?! S'kam si bëj pyetje kur nuk i pranoni...

TIRANË- Sërish debate në seancën që po zhvillohet për dosjen "Gërdeci". Ekspertët kërkuan më shumë kohë që t'u japin përgjigje avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Henrik Ligori dhe Ardian Visha. Në pyetje nga avokatët fillimisht eksperti Bexhet Zeqiri, një nga 5 personat që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008. Teksa Visha listonte pyetjet, Zeqiri është shprehur se disa detaje nuk i kujtoheshin, kështu avokati Visha tha se s’mund të bëjnë pyetje kur treçereku i tyre nuk pranohet. Në këtë moment ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho, i cili sugjeroi po ashtu që ekspertëve t'u jepet më shumë kohë për t'u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të mbrojtjes.
PJESË NGA DEBATI NË SEANCË:
Eksperti Bexhet Zeqiri: E kemi të vështire të biem dakord për çdo pyetje këtu. Nuk mundemi, është një material dhe mbi atë material do diskutojmë. Për të gjitha pyetjet, ne jemi gati ti përgjigjemi qoftë me shkrim, qoftë në një moment të dyte. Tani nuk mundemi, për një material që është 500 faqe. E kemi lexuar materialin disa herë, por nuk mundemi të përgjigjemi tani. Na vini ne vështirësi dhe ne.
Ardian Visha: Sugjerimi im është që ekspertët të përcaktojnë metodologjinë e punës së tyre, si e kanë kryer aktin. Është e pamundur të adresojmë pyetje konkrete. Kush ka shkruar kë? Si e kanë ndarë punën? Kështu siç thotë eksperti që puna është bashkë, është e vështirë të bëjmë pyetje. Pse duhet të bëhet e vështirë një gjë që mund të jetë e lehtë?
Klodian Braho: Ne mendojmë që të vazhdojmë me pyetjet e ekspertëve. Nëse ata nuk janë në gjendje të përgjigjen sot, të marrin kohen për tu përzgjedhur ne seancën e radhës.
Ardian Visha: Kjo nuk është mënyrë pune. Nëse pyetje të veçanta janë shumica, si do ndahet kjo punë?
Visha-ekspertëve: Mbi ç'bazë keni bërë interpretim që shënimi i ministrit është urdhër? Këtë strategji pyetjesh kemi bërë, të përgjithshme fillmisht, e më pas do ndalemi faqe më faqe, rresht më rresht. Le ta thonë për momentin që nuk i kujtohet diçka.
Ekspertët: Nuk kemi asnjë përgjigje.
Ardian Visha: Kush prej jush ka cilësi vërtetë shkencore me titull akademik?
Ekspertët: Asnjë prej nesh.
Ardian Visha: Vlerësoni komplimentin e madh që ju bëri gjyqtarja që tha jeni shkencëtarë. Unë nuk kam si bëj pyetje, kur treçereku i tyre nuk pranohet. Ata janë caktuar sepse janë urdhëruar si te tillë, në kohën e veprimit. Ne pretendojmë tejkalim të kompetencave të tyre për nxjerrjen e konkluzioneve./ZËRI
DEBATE për "Gërdecin"/ Irena Gjoka nxjerr nga salla avokatin Ardian Visha: Dil jashtë! E përmbushe misionin!

TIRANË- Fillimisht e paralajmëroi dhe më pas e përjashtoi nga salla. Seanca e sotme për çështjen e Gërdecit është shënuar me përplasje mes mbrojtjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dhe ekspertëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008.
Pas disa paralajmërimesh nga gjyqtarja Irena Gjoka, avokati Ardian Visha sërish nuk i është bindur, kështu që i është kërkuar që të dalë nga salla.
"Dil jashtë! E përmbushe misionin!,"-mësohet se i ka thënë Gjoka, ndërsa avokati Visha i është përgjigjur: Vazhdo me telekomandimin!
Në këto kushte seanca është shtyrë për t'u zhvilluar më 17 korrik, ora 9.00./ZËRI
"Gërdeci"/ Debat mes Ardian Vishës dhe gjyqtares, Irena Gjoka: Po fole prapë, del jashtë! Ndërhyn edhe prokurori Kraja

TIRANË- Tensione në seancën e sotme për Gërdecin. Kësaj herë përplasja është zhvilluar mes një prej avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Shkak për tensionet janë bërë pyetjet që avokati i ka bërë ekspertit Bexhet Zeqiri, të cilat kanë shkaktuar edhe ndërhyrjen e gjyqtares. Madje në një moment, për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe një prej prokurorëve të çështjes, ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja. Megjithatë situata nuk është qetësuar, madje avokati Visha është paralajmëruar me përjashtim nga salla e gjyqit, paralajmërim të cilit i është përgjigjur me ironi.
"Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu. Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij avokati Ardian Visha.
Debati i plotë brenda sallës së gjyqit:
Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti: Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit: Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për të pyetur se kush e përzgjodhi.
*Ndërhyn Arben Kraja: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu. Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: Në ministrinë e Financave.
Visha: Sa kohë keni punuar për te bëre aktin?
Eksperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Eksperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Si e ndatë punën?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Kush e ka shkuar?
Eksperti: Të pestë bashkë.
Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?
Eksperti: Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
"Gërdeci"/ Fatmir Mediu PYETJE: Cili është dëmi ekonomik i ardhur nga urdhrat e mi? Ekspertët: Duam kohë!

TIRANË- Pesë ekspertë të thirrur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjyqin kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut do t’ju përgjigjen gjatë ditës pyetjeve të mbrojtjes së tij për aktekspertimin ekonomiko-financiar të çështjes "Gërdeci". Ekspertët që janë në listë për të dëshmuar janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH; Ymer Stafa-ekonomist; Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm; Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha, punonjës në sektor privat.
Në fjalën e tij, Mediu i ka parashtruar disa pyetje ekspertëve, ku kërkon të dijë se cilat janë përgjegjësitë e tij lidhur me dëmin ekonomik.
"SPAK të përcaktojë përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Mbrojtjes. Dua të di përgjegjësitë e ministrit mbi dëmin financiar. Cili është dëmi ekonomik i ardhur nga urdhrat e ministrit? Dua të di si dhe ku është gjetur përgjegjësia ime. Ky akt ka brenda 15 pyetje për çështje që nuk kanë lidhje me këtë proces,"-tha Mediu në fjalën e tij.
Menjëherë ka ndërhyrë prokurori i çështjes, Klodian Braho: Kjo pyetje duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfondohen.
Pas tij, pati një ndërhyrje edhe nga ekspertët që kërkuan më shumë kohë për t'u dhënë përgjigje pyetjeve, pasi pretendojnë se duhet që të shqyrtojnë fillimisht një material me 500 faqe.
“E kemi të vështirë të përgjigjemi për një material që ka më shumë se 500 faqe. Ne duam të na jepet mundësia të kemi kohë për të dhënë përgjigje,”- janë shprehur ekspertët.
PJESË NGA SEANCA:
Fatmir Mediu: SPAK të përcaktojë përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Mbrojtjes. Dua të di përgjegjësitë e ministrit mbi dëmin financiar. Cili është dëmi ekonomik i ardhur nga urdhrat e ministrit? Dua të di si dhe ku është gjetur përgjegjësia ime. Ky akt ka brenda 15 pyetje për çështje që nuk kanë lidhje me këtë proces
Klodian Braho: Ne do kërkojmë që pyetjet të ishin konkretisht pyetje-përgjigje që janë në aktin e ekspertimit. Pyetja duhet të jetë më specifike, në faqen kaq, pyes për këtë.
Fatmir Mediu: Ne këtu nuk bëjmë pyetjen e prokurorit. Ju duhet të na kishit thënë kush janë përgjegjësitë e ministrit. Ju nuk e keni bërë në asnjë nga aktet e deritanishme. Unë duhet të di ku është përcaktuar përgjegjësia ime.
Ekspertët: Nuk mund të flasim, na ndihmoni. Në një seancë tjetër na janë bërë 200 pyetje dhe ne kemi operuar në të njëjtën mënyrë. Ne nuk po vëmë kusht për pyetjen, por duhet të na jepet mundësia, që në një material 100 faqe të gjejmë sqarimin. E kemi të vështirë, materiali është shumë voluminoz.
Fatmir Mediu: Unë po kërkoj në mënyrë shumë korrekte, kërkoj te di ku janë përgjegjësitë e ministrit për dëmin financiar? Ju jeni thirrur në cilësinë e ekspertit ekonomiku-financiar, në pyetjet që ka bërë prokuroria, ka pyetje te karakterit ligjor. I jeni përgjigjur ju këtyre pyetjeve, apo i keni refuzuar? Cilësinë e përgjigjes e ka prokurori. Prokuroria ju ka kërkuar nëse aktet de facto të vëna në dispozicion të Ministrise së Mbrojtjes janë të rregullta , të plota… kjo pyetje është brenda sferës suaj të ekspertizës? Është pyetja e parë, faqja e parë. Kush konsiderohet de facto dhe kush konsiderohet de jure?
Ekspertët: Nuk mund të përgjigjemi kështu. Përgjigja është shkruar në faqen 1 deri në faqen 2.
Henrik Ligori: Nuk mund të na lexoni përgjigjen. Pyetja është konkrete. Me këtë akt-ekspertim janë dënuar 20 vetë, ata duhet të dijnë përmendësh këtë akt. Ky është idiotizim i mbrojtjes.
Mediu: Ju keni përmendur disa akte qe janë nevojë për pyetje të tjera.
Klodian Braho: Deformimi që i bën i pandehuri faktit, është i papranueshëm e aq më tepër ti kërkoi llogari ekspertëve. I kemi kërkuar llogari ministrit që pse ka lidhur kontrata me SAC kur kjo kompani nuk ishte e regjistruar në Tatime. Dhe e keni urdhëruar ju... me urdhrin 550./ZËRI