LIVE UPDATES

Amari bashkohet me nënën! Gjyshërit në burg, 22-vjeçarja: Fatin e tyre ta vendosë drejtësia

➤3-vjeçari Amar që prej një jave flinte san ë një shtëpi në tjetrën me gjyshen e tij, është ribashkuar me të ëmën. ➤Ile Gjuni u takua sot me të birin, një javë pasi vjehrra, nëna e bashkëshortit të ndjerë ia rrëmbeu dhe nuk ia ktheu më në shtëpi. ➤Bahrije Gjuni, e ka dorëzuar nipin e saj në ambientet e komisariatit të policisë së Durrësit, në prani të një avokati mbrojtjës. ➤Fillimisht u vu në pranga gjyshi Rexhep Gjuni, ndërsa sot iu bashkua në qeli dhe gruaja. Të dy do të me drejtësinë për rrëmbimin e nipit e tyre. ➤Të dy janë shprehur se donin ta rrisnin vetë nipin, të cilin e konsideronin si një amanet nga djali i tyre, që humbi jetën 1 vit më parë në një aksident rrugor. ➤Nëna e djalit ka folur me lot në sy para kamerave sot, teksa deklaroi se i biri tashmë është në krahët e saj. E pyetur nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takojnë më, ajo ka thënë se gjithçka është në duart e shtetit.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur nëna del nga policia me 3-vjeçarin: Nuk jam mirë…

Amari bashkohet me nënën! Gjyshërit në burg,
Ile Gjuni

DURRËS- Ky është momenti kur 22-vjeçarja Ile Gjuni del nga Policia e Durrësit bashkë me të birin 3-vjeçar, të cilin nuk e kishte parë prej një jave, pasi ia rrëmbyen prindërit e bashkëshortit të ndjerë. E reja duket e emocionuar pas takimit me të birin. Ajo falenderon autoritetet për gjetjen e djalit dhe mediat gjithashtu, që i erdhën në ndihmë.

“Të lutem, nuk jam mirë….falenderoj autoritetet, shtetin, policinë e Durrësit dhe prokurorinë që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Djali është shumë mirë, është në duart e sigurta. Shumë keq e kam përjetuar. Shumë faleminderit. Edhe ju faleminderit,”- thotë ajo.

E pyetur nëse do t’i lejojë më gjyshërit që ta takojnë, ajo shton: Këtë e di shteti!

Sot ka marrë fund makthi 1-javor, për 3-vjeçarin Amar, i cili u rrëmbye nga gjyshja e tij, të shtunën e kaluar. I vogli është bashkuar me të ëmën. Bahrije dhe Rexhep Gjuni akuzohen se kanë marrë në mënyrë të padrejtë nga nëna, nipin e tyre 3-vjeçar, të cilin e konsideronin si një amanet nga djali i tyre, që humbi jetën 1 vit më parë në një aksident rrugor. Nëna me lot në sy ka deklaruar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

1 VITE ME PARE

Rrëmbeu nipin, gjyshja e prangosur: Donim ta rrisnim vetë, ju tregoj ku u fsheha një javë rresht

Amari bashkohet me nënën! Gjyshërit në burg,
Bahrije Gjuni

DURRËS- Bahrije Gjuni, gjyshja që rrëmbeu nipin e saj 3-vjeçar ësht vënë në pranga dhe akuzohet për rrëmbim personi. Pasi ka dorëzuar djalin në duart e të ëmës, Gjuni është shprehur se gjatë kohës që është zhdukur, ka qëndruar në fshatin Gjinaj të Krumës dhe në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në fund, Gjuni shton se kur është vënë në dijeni të arrestimeve, ka vendosur të vetëdorëzohej pranë autoriteteve.

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzëmadh të Kukësit. Në Buzëmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje,”- ka deklaruar gjyshja.

Sot ka marrë fund makthi 1-javor, për 3-vjeçarin Amar, i cili u rrëmbye nga gjyshja e tij, të shtunën e kaluar. I vogli është bashkuar me të ëmën. Bahrije dhe Rexhep Gjuni akuzohen se kanë marrë në mënyrë të padrejtë nga nëna, nipin e tyre 3-vjeçar, të cilin e konsideronin si një amanet nga djali i tyre, që humbi jetën 1 vit më parë në një aksident rrugor. Nëna me lot në sy ka deklaruar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

 

1 VITE ME PARE

Foto/ Përqafimi sa njëmijë fjalë, 3-vjeçari kthehet në krahët e të ëmës

Amari bashkohet me nënën! Gjyshërit në burg,
Perqafimi i 3-vjecarit me nenen

DURRËS- Ka dalë fotoja e parë e Amarit, vogëlushit që u mbajt prej një jave larg të ëmës, nga gjyshi dhe gjyshja e tij. Ai shihet duke përqafuar të ëmën në ambientet e policisë së Durrësit, ku dhe u dorëzua nga gjyshja, Bahrije Gjuni, e cila është ndaluar me urdhër të prokurorisë.

Ndërsa gjyshi ndodhet në burg prej disa ditës, tashmë edhe Bahrije Gjuni do të përballet me drejtësinë. Fëmija ishte zhdukur prej javës së kaluar, teksa gjyshërit nuk ia kishin dorëzuar të ëmës, pasi e kishin mbajtur për disa orë 3-vjeçarin në shtëpinë e tyre.

Një vit më parë, familja kishte humbur djalin 35-vjeçar dhe fill pas aksidentit tragjik, e reja mori fëmijën e lindur nga kjo martesë dhe shkoi në shtëpinë e prindërve të saj.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

I zhdukur prej një jave/ Gjyshja dorëzon nipin në policinë e Durrësit, nëna: E kam përjetuar keq!

Amari bashkohet me nënën! Gjyshërit në burg,
Nena e te miturit

DURRËS- Ka marrë fund makthi 1-javor, për 3-vjeçarin Amar, i cili u rrëmbye nga gjyshja e tij, të shtunën e kaluar. Bahrije Gjuni, e ka dorëzuar nipin e saj në ambientet e komisariatit të policisë së Durrësit, në prani të një avokati mbrojtjës. Ndaj saj është lëshuar një masë e arrestit me burg në mungesë nga prokuroria e Durrësit, ndërsa policia po bën ndalimin e saj, për t’u përballur me drejtësinë. Burrë e grua, akuzohen se kanë marrë në mënyrë të padrejtë nga nëna, nipin e tyre 3-vjeçar, të cilin e konsideronin si një amanet nga djali i tyre, që humbi jetën 1 vit më parë në një aksident rrugor. Nëna me lot në sy ka deklaruar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

“Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur. E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo.

Përveç dy gjyshërve, policia arrestoi dhe vëllanë e Bahrijes, ndërsa shpalli në kërkim vëllanë tjetër të saj. Gjatë ditës së djeshme, Gjykata e Durrësit caktoi masën arrest me burg për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij, Arben Selaj, të cilët akuzohesin për rrëmbimin e 3-vjeçarit në Durrës.

Rexhep Gjuni dhe Arben Selaj, vëllai i bashkëshortes së tij, u arrestuan menjëherë pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit. Kjo e fundit dëshmoi se pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, ajo ishte kthyer që të jetonte me prindërit e saj, megjithëse djalin nuk e kishte privuar nga takimet me gjyshërit. Megjithatë këta të fundit, kanë kërkuar që djali të jetonte me ta, nga frika se nusja e tyre mund të niste një jetë të re.

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT: 

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Rexhep Gjuni ka rrëfyer se nusja i kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit dhe për këtë arsye vepruam në këtë mënyrë.

Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit:

Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijën si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim.

Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marre e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdoj jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndaloj askush po nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB