LIVE UPDATES

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një nga tradhëtarët! Kreu i PL akuza për bashkëpunim me SPAK

➤Sot u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë. ➤Të pranishëm ishin drejtuesi i partisë, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë, por mes tyre ndodhej edhe Monika Kryemadhi. ➤Deputetja u paraqit me një mesazh të koduar në bluzën e saj, ku mbante shkrimin "Ja ku jam". ➤Kryemadhi në fjalën e saj pranoi se është një nga ‘tradhëtarët’ e PL, por sipas saj nuk zgjidhet me përjashtime. ➤Sa i përket hetimit në SPAK, deputetja u shpreh se nuk e ka frikë burgun. ➤ Ndërsa gjatë fjalës ë tij, Ilir Meta ishte i ashpër me bashkëpunëtorët e tij, por dhe me vetë Kryemadhin. ➤Ai tha se më 27 prill do të vritet nepotizmi në Partinë e Lirisë, duke i bërë “dalje” në këtë mënyrë Kryemadhit. ➤Po ashtu ai nuk kurseu akuzat për bashkëpunim me SPAK, pasi u shpreh se Prokuroria e Posaçme po përdor kundër tij, njerëz të vegjël, të cilëve u ka sekuestruar telefonin.

11 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Meta SULM Dumanit e Kryemadhit: SPAK tarallaku përdor njerëz të vegjël që u sekuestron telefonin

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar sulmet sërish këtë të premte ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por dhe ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij. Gjatë fjalës së tij, me tone të ashpra Meta tha se SPAK po përdor njerëz të vegjël kundër të tij, mes të cilëve dhe ata që u ka sekuestruar telefonat. (Deputetes së PL-së Monika Kryemadhi i është sekuetsruar telefoni nga SPAK).

Ilir MetaPër SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm... Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë?  SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës. Shtëpi e vila të shkojnë t'i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash... Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës... Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve.

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Meta: Nuk është problemi i Monës halli më i madh në parti

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Ilir Meta

TIRANË- "Problemi i Monës nuk është problemi më i madh në parti", kështu deklaroi këtë të premte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke folur pas bashkëshortes së tij, deputetes Monika Krymadhi. Sipas tij, tashmë në PL do të ketë demokraci maksimale. 

Ilir Meta: Më vijnë në zyrë e më thonë se kemi hallin e Monës, çfarë po i ndodh Monës? Mona është zemra jonë, është deputete, mund të jetë prap deputete, nuk ka asnjë problem. Nuk është problem i Monës problem më i madh në parti. Ata nuk kanë hallin e Monës, po kuptojnë që në parti po fillon rregulli. Për të gjitha ata që kanë hallin e Monës, Mona është yll bote. Mbase mbas statutit mund të votohet për në Kryesi dhe unë me shumë kënaqësi do vijoj të shërbej në komisionin e bujqësisë, por kjo historia e Monës nuk është e Monës, por e atyre që kërkojnë që në këtë parti të ketë kaos, të ketë kakofoni, të mos ketë llogaridhënie, organizim, axhendë, afate, lista të qarta të votuesish. Me sa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Partia do të ketë demokraci maksimale që të flasë kushdo dhe të dëgjohet, ama kur vjen tek vendimet që merren me vendim në mënyrë demokratike, pastaj ka ekzekutim vendimesh./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dha dorëheqjen, Braimllari ndjek nga 'Facebook' Ilir Metën

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Ilir Meta dhe Endrit Brahimllari

TIRANË-Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij tre ditë më parë, përsëri vazhdon të ndjekë angazhimet e partisë. Këtë herë jo si një prej antarëve të PL. Brahimllari ka vendosur të ndjekë mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë nga 'Facebook'. Në faqen e tij ish-nënkryetari ka vendosur 'live' zhvillimin e mbledhjes. 

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
POSTIMI

Largimi i tij erdhi pasi kreu i PL, Ilir Meta ka paralajmëruar ditët e fundit spastrim të partisë. Por gjithsesi sipas tij, ai nuk është larguar nga partia, por ka bërë disa hapa pas, që siç thotë ai për ti lënë mundësi Ilir Metës në cilësinë e kryetarit që të vërë në zbatim planin e tij, të riorganizimit të partisë. Braimllari tha se nuk është ai problemi në Partinë e Lirisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Meta i 'bën dalje' Kryemadhit: Nuk mund të ketë dy njerëz në kryesi nga një familje

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar këtë të premte se në PL nuk mund të ketë më dy njerëz nga një familje në kryesi, duke i "bërë" kështu "dalje" bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi. Ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë se mund të ikë Kryemadhi pasi mund të ikë dhe ai, pasi kjo do të zgjidhet me votë. 

Ilir Meta: Mendimi ndryshe deri më 27 prill të na japë një mendim më të qartë. Besoj se ju mund të gjeni një financier më të mirë se profesor Milo dhe ekspertë më të mirë se këta më të mirët që kemi ne këtu. Përpara statutit janë të gjithë të barabartë. Nuk mund të ketë dy njerëz në kryesi nga një familje. Kjo nuk duhet të thotë se duhet të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Ky rast është dhe për rastet e tjera që kemi shumë që s’dua ti përmend këtu. I kemi më shumë tek rinia që i kemi futur një frymë shumë të keqe. Askush të mos i qajë hallin Partisë së Lirisë, askush të mos shpresojë se Partia e Lirisë provokohet kaq lehtë. Rethimi i vogël i Ilir Metës ka mbaruar. Më 27 prill fillon rrethimi i madh i rilindjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Nxehet' Ilir Meta, godet me grushte foltoren: Më 27 Prill vrasim nepotizmin

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur tonet teksa fliste në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së. Gjatë fjalës së tij, duke "thumbuar" Kryemadhin, Ilir Meta tha se më 27 Prill, Partia e Lirisë do të vrasë nepotizmin. Po ashtu përsëriti thirrjen se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Në një moment gjatë fjalës së tij, Meta godet me grush foltoren. 

Ilir Meta: Tre katër nënkryetar nga një familje. Bëni statistika sa herë kanë folur, të paktën këtë muaj. Nepotizmi është përgjegjës dhe për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë të Ilir Metës, se janë shokuar të gjithë me ato pamje. Nepotizmi është përgjegjës për imazhin e Ilir Metës. Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ne ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të ketë më biznes familjar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Nepotizmi/ Meta 'flakë për flakë' Kryemadhit: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigur deklaratës së Monika Krymadhit në lidhje me nepotizmin në PL. Gjatë fjalës së tij ai i "shpjegoi" Kryemadhit se çfarë do të thotë nepotizëm, ndërsa nuk mungoi ngritja e zërit. Sipas Metës, partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. 

Ilir Mreta: Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi. Ka 100 anëtarë LRI, nuk mban mend kur i kanë vendosur emrat, thirri sot nuk gjen dot 20 veta. Ka më shumë këshilltarë bashkiakë LRI, i ka zgjedhur Ilir Meta. Kjo është pasojë e nepotizmit. Monika është një pro amerikane e paepur dhe e përshëndes, por dhe ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunimin me institutin amerikan dhe kemi një model shumë të qartë. Nepotizmi është ai që nuk na i bëri të mundur një shoqen tonë, që e bëmë ministre, që të ishte prezente në mbledhjen e kaluar të Komitetit Drejtues. Ajo ka qenë e rregullt dhe unë nuk ia kërkova të vinte. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon, kam një lutje dua të jesh nesër prezente. Nuk dua angazhim nga ju, se kishte një tentativë për të sabotuar korumin. Nepotizmi e bëri atë që bëri atë kur të më dalë përpara të më skuqet. Si i thanë, s’të bëri Ilir Meta, të bëra unë, prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që nuk i kishte shkuar mendja të bëhej ministre të mos vinte. Nepotizmi ka përzërnë gjysmën e atyre që votuan në 2017-ten. Ai nuk ishte vendim ishte krim, djegia e mandateve./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Tradhëtarët' në PL! Befason Kryemadhi: Një prej tyre jam dhe unë

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie pranoi se është një ndër 'tradhëtarët' e akuzuar nga Ilir Meta. Kryemadhi u shpreh se nuk është e pagabueshme dhe se nuk është zgjidhjr përjashtimi.

Kryemadhi: Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj. Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbtyllura. Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. 

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

'Shpërthen' Kryemadhi: Nuk më rr*het fare as për burgun as për SPAK

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka frikë nga hetimi i SPAK dhe as nga burgu.

Kryemadhi: Propozimet e mia për pikën 70 do ia paraqes konventës kombëtare. Tashmë që morëm propozimet i kemi dhe më të sakta për t’i paraqitur dhe pse hermetizimi për të shpëtuar nga spiunët e SPAK ishte shumë i madh, më në fund i morëm të dhënat. Ka dhimbje, kur shikojnë se si shkërmoqet imazhi i Ilir Metës, kryetari i partisë nuk është roje, është lider. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për hapje, për mendim të ri, për të riformatuar. Faji nuk është jetim, fajin do e marr unë. Dua t’ju falënderoj edhe për ndihmën morale që më jepni edhe në telefon secili veç e veç, edhe pse keni frikë për të më uruar edhe ditëlindjen. Shumë prej jush u thuhet distancohuni nga Monika se do shkojë në burg, u them nuk më rruhet as për burgun as për SPAK. Sa kam parë kumbulla e fara luledielli të tilla në këto 30 vjet si puna e këtyre do hyjnë e do dalin sa të duash.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e një pjese të pasurive të deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, për llogari të hetimeve për lobingun e forcës politike që ajo drejtoi për disa vite. Ende nuk konfirmohet zyrtarisht se çfarë i është sekuestruar Monika Kryemadhit, si telefon, llogari bankare, apo sende e asete në emër të saj.

Kryemadhi është person në hetim për llogari të këtij procedimi penal, ndërsa pak javë më parë nga SHBA ka mbërritur dhe përgjigja e lëtërporosisë. Ky hetim ndiqet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, ndërsa ankesa e saj në GJKKO do të shqyrtohet nga Erjon Bani. LSI dyshohet se shpenzuar disa qindra mijëra euro për kontrata lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar në KQZ dhe ILDKPKI./ZËRI

1 VITE ME PARE

Meta përmendi nepotizmin, Kryemadhi: Të japë shpjegim, PL nuk ka nevojë për 'prerje kokash'

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie. Në fjalën e saj Kryemadhi kërkoi shpjegim për fjalën 'nepotizmi', të cilën kreu i Partisë së Lirisë e ka përmendur ditët e fundit. Sipas deputetes nepotizmi është për të larguar njerëz që në fund kanë bërë punën e tyre.

Kryemadhi: Prej dy javësh dëgjojmë vetëm vetëm nepotizmin, por do të doja të dija çfarë do të thotë përdorimi i saj në parti. Nëse nuk ekziston ajo fjalë do iu thoja personave që e kanë thënë të më jepnin shpjegim. Në një parti politike është bashkimi vullnetar. Nepotizmi është për të larguar njerëz që në fund kanë bërë punën e tyre. Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash. Unë nuk besoj te lideri po te institucioni. A do ta propozojë Ilir Meta, Silva Cakën?

/ZËRI

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Meta mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL, përqafon Elona Gurin! Kryemadhit i jep dorën

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Momenti kur takon Elona Gurin

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur pak minuta më parë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë. Ai është takuar me Elona Gurin, me të cilën thuhet se ka pasur debate të forta së fundmi, ndërsa ka pasur dhe një shtrëngim duarsh me bashkëshorten e tij, njëherazi deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryëmadhi.


Më herët teksa zbriste nga makina, Meta u pyet nga gazetarët se si ndihet pasi do të përballet me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Gazetari: Monika Kryemadhi, të tjerët janë të gjithë brenda.

Ilir Meta: Është mrekulli e madhe që pas 20 viteve në parti ka mendim ndryshe.

Gazetari: A rrezikon përçarje Partia e Lirisë sot?

Ilir Meta: Jo, asnjëherë në botë.

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Ja ku jam', Kryemadhi MESAZH Metës para mbledhjes së Komitetit Drejtues të PL

Kryemadhi 'kokë më kokë' me Metën: Jam një
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur pak minuta më parë në Hotel Tirana, ku pritet të nisë punimet Komiteti Drejtues i PL, nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta. Kryemadhi, e cila së fundmi është përfshirë në një debat të ashpër me Metën, ka pasur dhe një mesazh për këtë të fundit. Deputetja e PL-së u pa e veshur me një fanellë, e cila kishte të shkruar “Ja ku jam”. Meta ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore në funksionimin e partisë.

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI

Poll

MOS HUMB