LIVE UPDATES

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për inceneratorët! "Sterilizimi"? Kam lënë letër, e dinë të zhdukur

➤ Arben Ahmetaj ka folur sërish nga arratia. Duke folur në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka ka zbuluar sot se ka marrë kërcënime disa herë në Zvicër gjatë kësaj kohë që jeton aty. ➤Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka treguar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumanit e ka sulmuar personalisht. Ahmetaj ka deklaruar se dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani.➤ Ai ka rrëftyer se ka lënë letra për aferën sterilizimin, por ato janë zhdukur.

14 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Kush është personi që e kërcënon nga Italia? Ahmetaj: Është nga Shkodra, ka lidhje me SPAK

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË-Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se është kërcënuar nga një person që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live", Ahmetaj ka treguar se personi në fjalë është nga Shkodra dhe ka lidhje me SPAK, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. Ish-zv.kryeministri deklaroi se emrin do e tregojë në rrëfimin e tretë nga arratia.

Ahmetaj: Çfarë më thanë mua këta? Ou të çojmë në të sëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, të çojmë në burg gruan dhe ish-gruan, po fole. Unë po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen! O djalë. O djalë. Ka një person që flet me dialekt verior, me numër italian, me një emër rumunDo ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi, është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK. Do ta zbulojmë me detaje me emër mbiemër? Herën e tretë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Deklarata e fortë e Arben Ahmetajt: Më thanë Edi Rama të vret...

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË-Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka bërë një deklaratë të fortë se dikush i ka thënë që të heshte sepse Rama të vret. Ish-zëvendëskryeministri, i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij.

Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë  ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.

10 MUAJ ME PARE

'Unë nuk jam gjarpri që pickon', Ahmetaj: Ka video në Dubai të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
ARBEN AHMETAJ

TIRANË-  Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka Live’ ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai. Sipas tij për këtë ka fakte dhe ekziston një video në Duabi të McGonigal me autoritet shqiptare në një fabrikë.

Arben Ahmetaj: EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë. Po të them kaq, pas çdo projekti qëndron një njeri që këtij i duhet për të rrotulluar pushtetin. E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës. Në çdo projekt që jepet. Aman o burrë, pse nuk e qetëson dhe ti, tani lufton. Njerëz nga Shqipëria. 

Ç'ka ndodhur me çështjen 'McGonigal' deri tani?

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua me 4 vite lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Ahmetaj ngre akuza:Tuneli i Llogarasë është një aferë korruptive, bisedat u bënë në Ankara

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvëndëskryeministri në rrëfimin e tij në ‘Çim Peka Live' u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. Nga kjo skenë, sipas Ahmeyaj kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Ahmetaj deklaron se u ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk.

Ahmetaj: Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit  e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.

10 MUAJ ME PARE

AKSHI kopshti privat i Ramës?/ Ahmetaj: Familja e kryeministrit është përgjuar, aferë me 43 mln euro

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
ARBEN AHMETAJ

TIRANË-Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekziston një përgjim ambiental ku del familja e kryeministrit Edi Rama te AKSHI. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se ky përgjim ambiental ndodhet në një kuti i fshehur. Ahmetaj duke folur për AKSHI-n, ka theksuar se ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit që ka marrë 43 mln. 

Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha.

10 MUAJ ME PARE

"Unë jam përdorur si kokë turku", Ahmetaj: Kam gjashtë emra nëse më ndodh gjë

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË-Ahmetaj është shprehur se është një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Ai ka deklaruar se do të nxjerrë gjashtë emra nëse atij i ndodh gjë.

Ahmetaj: Kanë ngrënë dardha në kurrizin tim. Ty nuk do të të preket Erjon Veliaj, pse nuk e dorëzon, se e do gjysë të vdekur larg qoftë. Se po më funksionon strategjia, gjithë opozita po merret me atë, e mban aty te buza e greminës dhe çdo gjë është large je. Nuk jemi për të vënë bast me drejtësinë. Unë nuk ndaloj do vij në takimin e tretë të katërt. Kam gjashtë emra nëse më ndodh gjë. Unë jam përdorur si kokë turku.

10 MUAJ ME PARE

'Motra dhe vëllai më nxorrën në pritë'/ Ahmetaj: Në PS po vriten! M'i çojnë njerëzit e tyre...

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në emisionin "Çim Peka Live" ka treguar se në pritë e kanë nxjerrë dy persona nga partia socialiste, të cilët i ka konsideruar si motër e vëlla, por emra nuk ka dhënë. 

Arben Ahmetaj: A ka thënë Rama që thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat? Infrastruktura ka bërë diku tek 10 mld euro tendera që nga 2019. i kam shifrat në kompjuter se mi sjellin vetë njerëzit e tyre. Veliaj, diku tek 5-6 mld euro, pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia, diku tek 2-3 mld euro. Arben Ahmetaj, 0 lekë. Altin Dumani refuzon të sulet. Unë nuk qenkam tek thembra e Akilit. Mua do më çonte në të sëmës. E keni parë si po hahen brenda në PS? Gati po vriten me njëri-tjetrin. Unë doja që uniteti atje të ishte spektakolar. Çojnë dokumenta për njëri-tjetrin. Unë njerën e doja si motrën time, tjetrin sikur e kisha vëlla të madh. Më kanë nxjerrë në pritë. Nuk ka rëndësi kush janë...Veliaj kërcënon Ramën dhe i thotë nuk e dija se çfarë ndodhte me "5D", si Rama që nuk e dinte çfarë ka ndodhur me zv.kryeministrin e tij. Imagjino të kisha bërë IPARD, imagjino të kisha bërë 5D, që nuk e kanë bërë ata djemtë që janë brenda, imagjino të kisha bërë zallamahinë e rrugëve, AKSHI, AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës. Imagjinoni sikur të kishin bërë tigrat në Vlorë, mua Edi Rama dhe Altin Dumani, të dy bashkë do më vrisnin në rrugët e Tiranës pastaj do e dënonin trupin tim me 30 vite burg pas vdekjes.

10 MUAJ ME PARE

'Trego të vërtetën se të çoj tek vendi i ******'/ Ahmetaj: Dumani dhe Millonai kërcënuan dëshmitarët

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
ARBEN AHMETAJ

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij në ‘Çim Peka Live’ ka hedhur akuza se inceneratori i Tiranës u bë i mundur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ahmetaj gjithashtu ka rrëfyer edhe një bisedë me Ramën, ku sipas tij kryeministri i ka thënë se 'thembra e akilit të korrupsionit janë tenderat.' Sipas tij për hetimin përgjegjës është edhe Dumani, ku shton se dëshmitarët janë kërcënuar për çështjen e tij.

Arben Ahmetaj: Janë masakruar ata djemtë. Janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr sesi për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal midis Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Këtë e kam me veten dhe publikun një ditë. Edhe sikur t'i kisha veset...unë në punën time... Kush e bëri të mundur inceneratorin e Tiranës? Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ishte i bllokuar. Për këtë gjë të ketë folur Rama me mua? Për këtë gjë? E di çfarë komunikimi ka pasur me mua në spital se isha aksidentuar me Mirel Mërtirin, kishte nevojë për akt normativ për të rishikuar investimet. I kam thirrur në spital. Ja këtë kam bërë unë. Jo, nuk ka komunikuar me mua për inceneratorin e Tiranës, kisha lënë shkresa e zeza në të bardhë. Kam pasur ditët e mia të këqija dhe të mira me kryeministrin. Jam përplasur shumë herë me kryeministrin. Për momentin nuk e di më ka folur. Më vonë mund të vijë edhe kujtesa, kur të pastrohet truri nga COVIDI. Ndjehem si familje çifute në Poloni. E di çfarë ka thënë Edi Rama se e pëlqen në dimension tjetër? Rama ka thënë thembra e akilit të korrupsionit janë tenderat.

Keni thënë aty janë vjedhur miliona euro tek Tirana, ka përgjegjësi Rama dhe Veliaj?

Ahmetaj: Përgjegjësi ka edhe Dumani se tha kemi frikën e arbitrazhit. Do të të sjellë një logjikë. Balluku ka refuzuar që të paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit. Kjo në një dimension është dëm ekonomik për një vepër që degradon si teknologji. Pse nuk përdoret e njëjta logjikë tek Tirana? Sot! Ndiqni paratë jo pllakat e banjës së Eriolës. Kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar. I ka thënë dikujt është hera e fundit që të thërras si person në dijeni nëse nuk ndërron dëshminë. Millonai i ka thënë një gruaje. I ka thënë do të të çoj tek vendi i shurrës. Për çështjen time pra. Trego të vërtetën se do të të çoj tek vendi i shurrës.

10 MUAJ ME PARE

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për inceneratorët! "Sterilizimi"? Kam lënë letër, e dinë të zhdukur

 

10 MUAJ ME PARE

'S'më mbyllej goja'/ Ahmetaj liston pyetje për Ramën: Çfarë i kam thënë në korridor të Kryeministrisë për Fierin?

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij në ‘Çim Peka Live’ ka folur për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe sipas tij të gjithë e dinë që ai ka folur. Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017. Ai deklaron se goja do të ishte armiku i tij.

Arben Ahmetaj: Pyeteni Edi Ramën ndonjëherë a ke folur për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Ahmetajn? 0. E mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridor të Kryeministrisë për Fierin? Çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në gusht u firmos Tirana? Pyeteni! T'ju kthejë përgjigje. 0 me Elbasanin. Për Fierin, investim publik, kam biseduar në korridorin e kryeministrisë. Për Tiranën janë letrat, refuzimi! Po, janë letrat. Kush ka punuar me mua dhe thotë që ai nuk ka folur dhe ka heshtur, e di shumë mirë që mua nuk më mbyllej goja. I kam thënë publikisht që goja do të jetë armiku im.

10 MUAJ ME PARE

"Sterilizmi"/ Ahmetaj: Kam lënë letër, janë të gjitha në një kuti!

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në rrëfimin e dytë në ‘Çim Peka Live’ ka theksuar se ai nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë të inceneratorëve as të Tiranës, as të Elbasanit apo Fierit. Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me krimin dhe ka reshtuar rastet të cilat po hetohen nga SPAK siç janë kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti socialist Plarent Ndreca apo dhe ish-ministrja Frida Krifca. Ish-zëvëndëskryeministri ka deklaruar se ai ka lënë letra për sterilizimin, por ato janë zhdukur, ashtu si dhe disa dokumenta të tjera të cilat Rama e Dumani i kanë zhdukur tashmë.

Arben Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës paguan edhe sot, edhe 5D, Veliaj është në krye të detyrës. Nuk i prish provat Erioni, nuk i prish provat. Rasti i Olta xhaçkës, normale. Plarent Ndreca, normale. Nuk duhet të ketë arrestim. S'duhet të ketë. Po rasti i Beqaj si ka mundësi që e arrestojnë pas 6 muajsh, pse? Teatri i Edi Ramës, ta arrestojmë për këtë gjënë e vogël që të mbyllin gojën këta. Kam lënë letër për Sterilizimin, duhet ta dinë që ajo letër ekziston diku. Po, po, po. E kam lënë në nëntor të 2019. Aty janë. Janë të gjitha në një kuti. Që është shkatërrues dhe duhet që t'i vendoset tavan. Çfarë isha unë? Për kriminelë dhe lidhje me krimin nuk jam përmendur kurrë. Sali Berisha më ka sulmuar gjithë kohës, por ka thënë që këtë të paktën nuk e akuzon dot për lidhje me krimin. Kapja e drejtësisë, larg qoftë, fton dhunë. E ftoj që t'i thërras mendjes.

A jeni gati që të jepni dëshmi para Altin Dumanit?

Ahmetaj: A ka kurajo që të vijë të kërkojë tek unë dëshmi?

10 MUAJ ME PARE

KRAHASIMI me Ilir Beqajn, Arben Ahmetaj: E meriton të prezumohet i pafajshëm, por unë pse jo? Apo të shkoj në të sëmës

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për

TIRANË-  Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë Rama Arben Ahmetaj, në rrëfimin e dytë në ‘Çim Peka Live’ ka krahasuar hetmin e tij me atë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg. Ahmetaj pretendon se ai, njëlloj si Beqaj duhet të prezumohet i pafajshëm. Ish-zëvendëskryeministri pretendon se në dosjen e tij po shtohen 'ujra', pasi vetë Dumani ka deklaruar se Gjykata vendos si do ai.

Krimi intelektual? Arben Ahmetaj: Do futen në analet e drejtësisë. Ky djali e ka personale me mua. I kam bërë karshillik bossit të vetë kryeministrit. Kështu thotë ai nëpër korridore. Herë pas herë sa herë pyetet nga gazetarët, thotë ka surpriza për Ahmetaj. Këtij subkoshienca i sjell emrin tim. E dini që ka një letër SPAK ia kam dërguar. Kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, Ulsi Manja e shkarkoi por nuk e ka lexuar. Se Ulsiu mbase nuk e di çfarë ka ndodhur me mua. E di çfarë ka thënë? Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE dhe Klodian Zoto me biznesmenin që ka shitur shtëpinë e Erjolës kanë hyrë në një tender tek OSHEE. Aty kanë fituar mbi 1 MLN dhe ka mjaft para dhe për shtëpinë e Hamallajt. Kështu kanë thënë. Kjo është lidhja o zot i madh na ruaj. E para për të gjithë që nuk e dinë. Anëtarët e bordit nuk i emëronte ministri, ministrat e linjave, drejtësia, infrastruktura sillnin emra dhe ministri i Ekonomisë bënte procedurat. Bordi nuk bën tendera. Dmth BB dhe OSHEE kanë bërë këtë tender, por paratë mi kanë sjellë mua. Këta fusin në dosje ujra pafund se Gjykata gjithsesi vendos si themi ne. I bie që ky tenderi pa korrupsion, paska paguar para për çfarë? Se do ti, sepse ti ke kërkuar me të gjitha mënyrat që të akuzohem edhe kur nuk isha pjesë e procedurës dhe as pjesë e fajësisë. Më thonë mos më folni mua për Beqajn se ka prezumim pafajësie. Për mua s'ka? E meriton, por për mua s'ka? Unë duhet të vazhdoja rrjedhën në të shkuarin në të sëmës, pa atdhe, se ky është bërë edhe Zot i atdheut dhe flamurit.

10 MUAJ ME PARE

'Dumani e ka personale me mua, s'ja sugjeroj'/ Ahmetaj flet sërish nga arratia: I ka çuar 20 veta kunatës së Eriolës

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË- Në rrëfimin e tij të dytë, ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, u shpreh se kreu i SPAK flet nëpër koridore se e kam personale me të pasi ka dalë kundër Edi Ramës. Ahmetaj thotë se një përfaqësues i drejtësisë nuk i lejohet kjo gjë dhe i bën thirrje Altin Dumanit që të mos mbajë personale me të. Ish- zëvëndëskryeministri shprehet se Dumani ka synim dënimin dhe rrëfen se për të i kanë shkuar edhe 20 veta kunatës së Eriolës për t'i marrë telefonin e tretë. 

Ahmetaj: Dumani thotë e ka personale me mua... Pse? Ne as futboll s'kemi luajtur bashkë, as not s'kemi bërë bashkë? Për çfarë arsye e ka personale. Ç'punë ke ti çfarë bëj unë me kryeministrin? I sugjeroj si...si të dojë ai ta marrë, si qytetar, si i arratisur, një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të ketë emocione. Nuk i lejohet. I sugjeroj mos ta mbajë personale me mua. Nuk është drejtësia SPAK-u, duhet të ishin gjykatat. Në intervistën e parë iu kam thënë që është përmbysur sistemi i drejtësisë. E kemi diskutuar herën e parë...Dumani ka thënë tmerrësisht interesante. Ka dy gjëra bashkë. Ka folur për pjesën që merr pafajësinë. Ai ka qëllim dënimin! Nuk është statistika drejtësia. Të shkojë dhe të përmendi emrin tim aty. KLP nuk bëri asnjë koment. Si ka mundësi? KLGJ asnjë koment. Në çfarë vendi normal del e thotë. I foli e vërteta në subkoshiencë. Në rastin tim i kanë shkuar edhe 20 veta kunatës së Eriolës për t'i marrë telefonin e tretë. Nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik. Si ka mundësi që vrapon me të gjitha mënyrat që unë i di pas meje? Si ka mundësi që nuk e merr Tiranën? Për inceneratorin e Tiranës u katandis kokoshi një thelë. Si ka mundësi që u gjetën vetëm 2 mijë euro? Tek Elbasani u angazhua vetëm Dumani. Si mund të bëhet pjesë e dosjes kur është i kontrolluar politikisht? PS e duartrokiti në Kuvend? Për çfarë?/ZËRI

10 MUAJ ME PARE

'Kam marrë 2 kërcënime'/ Ahmetaj larg, por me mendjen tek PS: E kam në zemër dhe mendje

Ahmetaj flet nga arratia: S'më mbyllej goja për
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj është rikthyer në një rrëfim të dytë në ‘Çim Peka Live’. Ahmetaj ka treguar dy rastet e kërcënimit. Ndër të tjera ai ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen e improvizuar nga Dumani ndaj tij nga frika që kanë nga Edi Rama.

Ahmetaj: Asnjë ditë nuk është si dita që kaloi, ditët e mia dhe të familjes time janë ditë të vështira. Në aspektin e vendosmërisë... Me mediat e Edi Ramës do të merrem më vonë, mund ta vizitosh shtëpinë time. Jetojmë në një shtëpi me kushte normale. Është urdhër dhe zell që merren me mua. Ai ishte kërcënim i drejtpërdrejtë. Kam pasur 2 episode. Njëri ishte qytetar shqiptar me qëndrim në Zvicër, më kanë ardhur dhe më kanë bërë foto tek dera e pallatit. Një bashkëqytetar shprehte egërsi dhe sharje, dhe më erdhi në kafe. I kam marrë kërcënimet. Edhe provokimin që i është bërë në Tiranë vajzës time të vogël. Sa i përket vendosmërisë time nuk ka kthim mbrapa. Kush ka shkelur pragun e shtëpinë time, do marrë reston. Nuk kam gjë unë me PS, e kam edhe këtu, edhe këtu (bën shenjë në zemër dhe mendje), nuk diskutohet. Unë jam rritur në atë krijesë të madhe. Ti vish anës Partisë Socialiste...Duhet të bëni diferencën mes PS dhe Edi Ramës. Unë vetëm një ankesë kam për ish-kolegët e mi. Si ka mundësi që asnjë prej tyre nuk lexon dosjen që solli Altin Dumani atje. Një nga kolegët e mi ka thënë: Bo çfarë precidenti krijuam, dhe Rama ka thënë: Mirë ia bëmë maskarait!

Poll

MOS HUMB