“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz thërrasin për hakmarrje gjatë ceremonisë mortore të liderit të Hamasit

TEHERAN- Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, i cili u vra gjatë një sulmi në rezidencën e tij.
Ceremonia e përcjellë nga mijëra qytetarë iranianë është shoqëruar me thirrje kundër Izraelit dhe SHBA, teksa nuk kanë munguar as thirrjet për hakmarrje.
The Funeral for Hamas Chief Political Officer, Ismail Haniyeh, who was Killed yesterday in the Iranian Capital of Tehran by an Israeli Missile Strike on his Residence, is currently ongoing within the University of Tehran. Several Senior Iranian Officials and Members of the “Axis… pic.twitter.com/yRPsSq5SQR
— OSINTdefender (@sentdefender) August 1, 2024
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, recitoi lutjen për të vdekurit përpara arkivolit të Ismail Haniyeh dhe truprojës së tij, të cilat ishin të mbështjellë me flamurin palestinez. Lideri i lëvizjes islamike palestineze do të varroset nesër, të premten, në Katar ku jetonte prej disa vitesh dhe operonte nga aty.
Footage from Haniyeh's funeral in Tehran a few minutes ago https://t.co/cGYHOND7SE pic.twitter.com/ukaP5fHSyH
— Iran Defense|نیروهای مسلح جمهوری اسلامی ایران (@IranDefense) August 1, 2024
Gjithashtu edhe në Universitetin e Teheranit, mijëra studentë u mblodhën duke mbajtur në duar fotografi të Haniyeh dhe njerëzve qytetarëve palestinez të vrarë në Gaza. Turma e veshur me të zeza thërriste “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”.

Presidenti iranian Massoud Pezheskian si dhe kreu i Gardës Revolucionare, ushtria ideologjike e vendit, Hossein Salami, gjithashtu morën pjesë në ceremoni.
Vrasja e kreut të Hamasit ka tensionuar gjendjen në Lindjen e Mesme, ndërsa përflitet për përshkallëzim të luftës. /ZËRI/
Vrasja e liderit të Hamasit, a ndihmoi WhatsApp? Ja teoritë që po përhapen me shpejtësi në rrjet

IRAN - Bota dhe Lindja e Mesme në veçanti, u zgjuan me një tjetër lajm të rëndësishëm më 31 korrik. Hamasi njoftoi se lideri i tyre, Ismail Haniyeh, u vra në rezidencën e tij në Teheran gjatë një bastisje nga Izraeli. Që nga vdekja e tij, reagimet kanë qënë të shumta. Edhe pse shteti i Izraelit ende nuk ka lëshuar zyrtarisht një deklaratë duke marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi, shumica e gishtave tani po drejtohen nga shteti hebre. Në fakt, kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, pohoi se armiqtë e shtetit nuk do të kurseheshin dhe se armiqve në fjalë u ishte dhënë një goditje dërrmuese.
Shumë shtete, përfshirë edhe Turqinë, e kanë dënuar këtë sulm.
Teoritë se si ndodhi atentati
Mes tensionit në rritje në këtë rajon të paqëndrueshëm, disa teori konspirative janë shfaqur gjithashtu për këtë çështje. Një prej tyre ka të bëjë me “modus operandi” të përdorur në vrasjen e liderit.
Haniyeh ishte vendosur në Teheran, qyteti i mbështetësve të tij kryesorë, shtetit iranian dhe Ajatollahëve në pushtet. Prandaj, kryerja e një operacioni të tillë dhe shkelja e asaj që mund të kishte qenë hapësira më e sigurt për Haniyeh do të kërkonte përpjekje të gjëra operacionale. Megjithatë, një detaj i ri – ende i pavërtetuar në rrugë zyrtare – tregon se ka qenë një detaj, ndoshta i papërfillur nga vetë Haniyeh dhe mbrojtja e tij, ai i cili çoi në goditjen e liderit palestinez.
Pikërisht një mesazh në WhatsApp!
Në bazë të disa raportimeve jozyrtare lidhur me çështjen, miliarderi hebre Yan Horysovych Koum, i cili është edhe bashkëthemelues i WhatsApp, ka pasur rol në gjithë këtë. Haniyeh mendohet se i ka dërguar një mesazh në këtë platformë një prej djemve të tij. Përmes këtij mesazhi, besohet se atij i është marrë koordinata e saktë se ku ndodhej në çastin e sulmit, i cili ngjau në orën 02:00 të 31 korrikut, me atë iraniane. Më pas, për të dekriptuar gjithë koordinatat e nevojshme, është përdorur mendohet Pegasus, një “spyware” nga prodhuesi izraelit NSO Group, tejet i kontestuar pas një hetimi të mediave mbarëbotërore, me të cilin spiunoheshin gazetarë e politikanë të profilit shumë të lartë. Pikërisht Pegasus besohet se ka dekriptuar koordinatën e saktë të Haniyeh dhe përmes këtyre të dhënave, i është dhënë mundësia inteligjencës izraelite që të godasë në një sulm të koordinuar me dron në rezidencën e Haniyeh dhe të goditej saktësisht me një raketë.
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar se do të hakmerret për këtë sulm. Përveç kësaj, mbetet për t'u parë nëse do të ketë një hakmarrje më të madhe nga vetë Hamasi dhe nëse ushtritë e tjera të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hezbollahun e gjithëfuqishëm, do të sulmojnë Izraelin dhe territoret e tij në solidaritet me Hamasin./ZËRI
Izraeli konfirmon vrasjen e liderit ushtarak të Hamas, organizoi sulmet e 7 tetorit titull

TEL AVIV- Ushtria izraelite konfirmoi se ka vrarë një tjetër lider të Hamasit. Izraeli tha se shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës në korrik.
Deif u vra gjatë një sulmi në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik. Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.
Izraeli tha se Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku u vranë 1200 njerëz.
Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u vra në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Ushtria izraelite tha se pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deif u ekzekutua në sulmin e 13 korrikut.
Autoritetet shëndetësore të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, thanë në atë kohë se sulmi ajror kishte vrarë më shumë se 90 njerëz, por mohuan që Deif të ishte në mesin e të vdekurve.
Mohammed Deif ishte kreu i Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas.
Ai u burgos nga autoritetet izraelite në vitin 1989, pas së cilës ai formoi Brigadat me qëllim të vrasjes së ushtarëve izraelitë.
Izraeli e akuzoi atë për planifikimin dhe mbikëqyrjen e bombardimeve të autobusëve që vranë dhjetëra izraelitë në vitin 1996 dhe për përfshirje në vrasjen e tre ushtarëve izraelitë në mesin e viteve 1990.
Ai gjithashtu ka ndihmuar në ndërtimin e tuneleve që kanë lejuar luftëtarët e Hamasit të hyjnë brenda Izraelit nga Gaza. /ZËRI/
Irani përgatit hakmarrjen ndaj Izraelit, sot ceremonia mortore për liderin e Hamasit

TEHERAN- Udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei do të kryejë sot lutjet e ceremonisë mortore për Ismail Haniyeh, liderin e Hamasit të vrarë dje në Teheran nga një raketë izraelite.
Sipas New York Times, Teherani gjithashtu ka informuar kohët e fundit Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij për të kryer një sulm kundër Izraelit, duke kërkuar nga Doha dhe Riadi që të mos lejojnë shtetin hebre apo Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tyre ajrore.
Khamanei urdhëroi Iranin të godiste Izraelin drejtpërdrejt në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran. Kjo ka ndezur alarmin në botë për pasojat e sulmit. Rusia, Kina dhe vendet arabe dënuan sulmin e shtetit hebre. Veprimi i qeverisë Netanyahu zbaton strategjinë e atentateve në shënjestër dhe është një poshtërim për imazhin e ajatollahëve iranianë.
Mijëra njerëz marshuan në Stamboll pas lutjeve të mbrëmjes për vdekjen e udhëheqësit të Hamasit, Haniyeh, i vrarë në Teheran në një sulm për të cilin lëvizja islamike palestineze dhe Irani fajësuan Izraelin.
Një turmë e mbushur me njerëz u mblodh jashtë xhamisë në lagjen konservatore të Fatih, duke valëvitur flamujt turq dhe palestinezë dhe duke brohoritur mesazhe anti-izraelite.
“Izrael, vrasës, largohu nga Palestina”, bërtitën protestuesit, të cilët marshuan për gati dy kilometra në përgjigje të thirrjes së OJQ-së kryesore islamike të Turqisë, IHH. Disa protestues dogjën një flamur izraelit.
Në sulmin në Bejrut vdiq edhe këshilltari ushtarak iranian Milad Bedi, një këshilltar i Gardës Revolucionare (pasdaran) dhe ishte në ndërtesën ku Izraeli goditi Shukr, trupi i tij u identifikua disa orë më parë.
Teherani po përgatit një përgjigje dhe po mobilizon milicitë rajonale nga Libani në Jemen për të sulmuar Izraelin. Shtetet e Bashkuara, nën Sekretarin e Shtetit Blinken, thonë se nuk ishin “as të përfshira dhe as të informuara” dhe këmbëngulin për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza si një “imperativ” i menjëhershëm.
Televizioni shtetëror iranian raporton se vrasja e Ismail Haniyeh do të vonojë marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve në Gaza me disa muaj dhe do të provokojë hakmarrje nga grupet e mbështetura nga Irani në rajon. Zyrtarët iranianë theksojnë se deklaratat në televizionin shtetëror pasqyrojnë pikëpamjet e liderit suprem Khamenei dhe qeverisë. /ZËRI/