Atentati me 3 viktima në Memaliaj, Balla: Ngjarje të vjetra, kapëm në Lezhë dy mina me telekomandë

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur. Sipas ministrit Balla, ngjarjet e vjetra kriminale janë rrezik potencial për ngjarje të reja.
Postimi i Ballës:
Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar.
Nga të dhënat e deritanishme, objektiv i atentatit të trefishtë që ka ndodhur në zonën e Memaliajt ka qenë Shyqyri Kalemi (babai i Andrea Kalemit), ndërsa mbetën të vrarë dhe Marsel Çela, 47 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje si pjesë e sagës së ngjarjeve të ndodhura që prej 11 Qershorit të vitit 2022 kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj. Pas ngjarjes policia ka gjetur të djegur makinën e autorëve në zonën e Mallakastrës, ku brenda saj janë gjetur dhe 3 armë që dyshohet se u përdorën në krim. /ZËRI
‘Thikë pas shpine’, u vra në atentatin në Memaliaj, flet vëllai i Marsel Çelës: La pas dy prindër të sëmurë, do bëjmë vetëgjyqësi

MEMALIAJ- Vëllai i Marsel Çelës, një prej viktimave të pafajshme të atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, është i shokuar nga ngjarja, ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi. Ai thotë se vrasja e vëllait të tij 47-vjeçar, teksa konsumonte një kafe një lokal, ka qenë një ‘thikë pas shpine’.
I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.
“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”.
Në një intervistë për TCH, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.
“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”, ka thënë vëllai i Çelës.
Marsel Çela, 47 vjeç dhe Gledi Muka, 36 vjeç, mbrëmjen e djeshme mbetën viktima të breshërisë së plumbave në Memaliaj, që kishin objektiv vrasjen e Shyqyri Kalemit.
Çela ka qenë duke konsumuar kafe në lokalin pranë shtëpisë së tij, ndërsa Gledi Muka, ishte në fundin e një dite të lodhshme në punë, pasi ishte kamarier në biznesin ku ndodhi masakra me armë.
Marsel Çela, 47 vjeç dhe Gledi Muka, 36 vjeç, mbrëmjen e djeshme mbetën viktima të breshërisë së plumbave në Memaliaj, që kishin objektiv vrasjen e Shyqyri Kalemit.
Çela ka qenë duke konsumuar kafe në lokalin pranë shtëpisë së tij, ndërsa Gledi Muka, ishte në fundin e një dite të lodhshme në punë, pasi ishte kamarier në biznesin ku ndodhi masakra me armë./ZËRI
“Nuk ka ku të vejë më keq”, banorët e Memaliajt të tronditur pas atentatit të trefishtë

MEMALIAJ- Banorët e Memaliajt janë zgjuar të tronditur mbrëmjen e sotme, nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku humbën jetën 3 persona. Duke folur për mediat, njëri prej banorëve të kësaj qyteze, shpreh tronditjen nga ngjarja, ndërsa thotë se njëri nga të vrarët në atentat ishte punonjës në lokalin ku ndodhi krimi. Ai shprehet se nuk ka dëgjuar të shtëna mbrëmjen e djeshme, ndërsa ngjarjen e ka mësuar rastësisht teksa ka qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes.
Banori: Të 3 i njoh, të 2 djemtë dhe personin tjetër. Njëri nga ata çunat punonte aty, kurse njëri vinte rastësisht. Jemi tronditur shumë fare. Të vriten 3 veta është kiamet i madh, çfarë thua. Nuk ka ku të vejë më. Nuk dëgjova mbrëmë të shtëna. Sot e mora vesh, kur kalova aty vërdallë dhe kur pashë policinë.
'Shyqo punonte në lokal, hallexhi. Se ç’kanë ata nga brenda, nuk e dimë. Ishin njerëz të mirë”, shprehet një tjetër qytetar, për TCH.
Sipas informacioneve paraprake, objektiv i atentatit të mbrëmjes së djeshme ka qenë Shyqyri Kalemi (babai i Andrea Kalemit), ndërsa mbetën të vrarë dhe Marsel Çela, 47 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje si pjesë e sagës së ngjarjeve të ndodhura që prej 11 Qershorit të vitit 2022 kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj. Pas ngjarjes policia ka gjetur të djegur makinën e autorëve në zonën e Mallakastrës, ku brenda saj janë gjetur dhe 3 armë që dyshohet se u përdorën në krim./ZËRI
Vrasja në Memaliaj dyshohet se u krye me pagesë, 4 qytetet ku janë shtrirë kontrollet e policisë, në terren edhe forcat RENEA

MEMALIAJ- Pas vrasjes së trefishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, policia së bashku me forcat RENEA kanë ngritur një sërë pikash kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve, por që deri tani nuk ka pasur rezultatë. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, ndërmjet diseve Kalemi dhe Papa.
Operacioni i kërkimit mësohet se është shtrirë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, ndërsa në terren krahas efektivëve të drejtorive të policisë të secilit qark, janë angazhuar edhe reparte të RENEA. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.
Viktimë veç Shyqyri Kalemit, 74-vjeç, që ishte dhe shënjestra e atentatit, mbetën dhe Marsel Çela, 47 vjeç (lidhje shoqërore e viktimave), si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, Policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, nga dyshohet të jenë larguar dhe autorët.
Ngjarja dyshohet se është pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy fiseve në jug të vendit, që e kanë pikënisjen në Qershorit të vitit 2022 kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj. /ZËRI
Autorët e masakrës në Memaliaj në arrati! Gjenden 3 kallashnikovë në makinën e djegur tip 'BMW'

MEMALIAJ-Në mjetin tip “BMW”, që u gjet e djegur këtë mëngjes në fshatin Bejaj të Mallakastrës, e që dyshohet se u përket autorëve të masakrës në Mallakastër, u konstatuan 3 armë zjarri kallashnikovë. Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.
Viktimë e atentatit në mesnatë, veç Shyqyri Kalemit, 74-vjeç, mbetën dhe Marsel Çela, 47 vjeç (lidhje shoqërore e viktimave), si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, Policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, nga dyshohet të jenë larguar dhe autorët.
Operacioni i kërkimit mësohet se është shtrirë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, ndërsa në terren krahas efektivëve të drejtorive të policisë të secilit qark, janë angazhuar edhe reparte të RENEA. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të./ZËRI
FOTOT- Masakra në Memaliaj, dy viktimat e pafajshme të atentatit. Vritet kamarieri në fund të turnit dhe klienti në lokal

MEMALIAJ- Personat që shihni në foto janë Marsel Çela, 47 vjeç dhe Gledi Muka, 36 vjeç, të cilët mbrëmjen e djeshme mbetën viktima të breshërisë së plumbave në Memaliaj, që kishin objektiv vrasjen e Shyqyri Kalemit.
Çela ka qenë duke konsumuar kafe në lokalin pranë shtëpisë së tij, ndërsa Gledi Muka, ishte në fundin e një dite të lodhshme në punë, pasi ishte kamarier në biznesin ku ndodhi masakra me armë.
Autorët që lëviznin me një mjet BMW, pas marrjes së informacionit se në lokal ndodhej Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij Arturi, janë nisur në drejtim të lokalit, ku kanë qëlluar në mënyrë të pamëshirshme, duke vrarë përveç objektivit të tyre dhe dy viktima të pafajshme.
Në momentin e atentatit, edhe për shkak të orës së vonë, në lokalin pranë Bashkisë së Memaliajt, ka pasur pak klientë, pasi në një kohë tjetër të ditës, pasojat e tragjedisë mund të ishin dhe më të rënda.
Pas vrasjes së trefishtë, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku kanë djegur dhe mjetin e përdorur në atentat, ndërkohë që pavarësisht kërkimeve të policisë, deri tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.
Pista kryesore e hetimeve të policisë është ajo e hakmarrjes. /ZËRI
Nipin, vëllanë, tashmë të atin! Kush është Adriatik Kalemi, dhe pse kërkohet koka e tij me çdo kusht?

TIRANË- Disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura vitet e fundit, janë të lidhura në një mënyrë apo në një tjetër me emrin e tij, Adriatik Kalemi. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë shqiptare prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa vitin e kaluar i shpëtoi dy atentateve në shtetin grek. Fatkeqësisht nuk ndodhi njësoj mbrëmjen e djeshme, ku dora e krimit i vrau babanë e tij, Shyqyri Kalemi, dhe i plagosi xhaxhanë Arturin.
Kalemi, i cili njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, ndërsa përfshirja e tij në veprimtari kriminale daton që në vitin 2001. Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge. Kalemi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.
Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Së bashku me 2 persona të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta goditi me shufër hekuri në kokë policin. (lexo PROFILIN per Adriatik Kalemin).
5 vite më vonë, atij i ekzekutuan nipin e tij, Aleksandër Sadikajn. Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.
Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andrea Bode është shpallur në kërkim.
Prokuroria ka dalë në rezultatin se Andrea Kalemi ka lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Ata kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.
Ndërkohë që në Janar të këtij viti, një tjetër ngjarje e rëndë synonte eleminimin e një tjetër anëtari të familjes Kalemi. Bëhej fjalë për vëllanë e Andrea Kalemit, Zamirin, i cili i shpëtoi një atentati ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip smart në afërsi të zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi mbeti i plagosur por fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën.
Andrea Kalemi rezulton që të jetë edhe pronar i disa kompanive të ndryshme që merren me tregti mallrash industriale, ushqimore, bujqësore dhe blegtorale. Në emër të tij janë edhe një bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele, agjenci të pasurive të patundshme, agjenci transporti dhe mallrash brenda dhe jashtë vendit si dhe aktivitete të ndërtimit. Ai ka edhe një kompani pastrim gjelbërimi. Në vendlindjen e tij, në Memaliaj, Kalemi rezulton të ketë një bujtinë. /ZËRI
DINAMIKA e krimit në Memaliaj, dikush njoftoi autorët se Shyqyri Kalemi ishte me të vëllanë në lokal

MEMALIAJ- ZËRI mëson detaje të reja nga atentati i trefishtë në Memaliaj, ku objektiv ishte shtetasi Shyqyri Kalemi, djemtë e të cilit kanë qenë më parë shënjestër e atentateve të dështuara. Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjes mes dy grupeve që drejtojnë trafikun e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë.
Burime bëjnë me dije se autorët janë informuar nga persona të tjerë se Shyqyri Kalemi, bashkë me të vëllanë e tij Arturin ishin duke pirë kafe në ambientet e jashtme të bashkisë Memaliaj. Në ato momente, ata kanë shkuar drejt lokalit me një mjet BMË, ku ka zbritur një prej autorëve dhe ka qëlluar me breshëri, duke mos kursyer askënd, dhe duke shkaktuar një prej masakrave më të rënda të viteve të fundit.
Viktimë veç Shyqyri Kalemit, 74-vjeç, mbetën dhe Marsel Çela, 47 vjeç (lidhje shoqërore e viktimave), si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, Policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, nga dyshohet të jenë larguar dhe autorët.
Operacioni i kërkimit mësohet se është shtrirë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, ndërsa në terren krahas efektivëve të drejtorive të policisë të secilit qark, janë angazhuar edhe reparte të RENEA. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.
Ngjarja dyshohet se është pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy fiseve në jug të vendit, që e kanë pikënisjen në Qershorit të vitit 2022 kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj./ZËRI
PAMJE TË RËNDA/ Pellgu i gjakut jashtë lokalit, atentati me 3 viktima në Memaliaj ndodhi pranë godinës së bashkisë

MEMALIAJ- Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga atentati me 3 viktima që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Lokali ku ka ndodhur ngjarja është shumë pranë godinës së bashkisë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të biznesit janë prezente ende gjurmët e gjakut. Shyqyri Kalemaj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit ka qenë i ulur jashtë lokalit, së bashku me vëllanë e tij Arturin, që gjithashtu mbeti i plagosur. Viktima fatkeqësisht mbetën dhe kamarieri dhe një klient tjetër në lokal. Ata janë Marsel Çela dhe Gledio Muka. Policia ka mbledhur pamjet e kamerave sigurisë, edhe në godinën e Bashkisë, në mënyrë që të vijojë puna për identifikimin e autorëve.
Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi vetëm pak pas mesnate, Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Në këtë zonë janë fokusuar dhe kërkimet e policisë për kapjen e tyre.
Paaraprakisht në ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, të cilët janë njoftuar për praninë e Shyqyri dhe Artur Kalemit, në lokal, në momentin e atentatit.
Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëriRit të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.
Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.
Vetë Andrea Kalemi në harkun kohor të një viti i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.
Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur. /ZËRI
Vrasja e trefishtë në Memaliaj, gjendet e djegur makina e autorëve. Në aksion edhe RENEA

MEMALIAJ- Një krim i rëndë tronditi mbrëmë pas mesnate Memaliajn, ku mbetën të vrarë në një lokal 3 persona, ndërkohë që një tjetër ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Viktimat janë identifikuar nga policia, të cilër janë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea (Tiku Kalemit). Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.
Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër./ZËRI
Atentat mafioz në Memaliaj, ekzekutohet në një lokal babai i 'Tiku Kalemit', kamarieri dhe një klient (EMRAT)

MEMALIAJ-GJIROKASTËR- Një vrasje e trefishtë ka ndodhur pas mesnate ku raportohet se është vrarë babai i Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi, Shyqyri Kalemi, një kamarier dhe një klient lokali. ZËRI ka mësuar se viktimat janë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi që ndodhet në spital.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit, pa asnjë lidhje me konfliktet e familjes Kalemi.
Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemi). Në janar, një atentat iu bë edhe vëllait të Kalemit, Zamir Kalemi, ndërkohë viktimë më herët e përplasjeve ishte edhe nipi.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën ku ka ndodhur krimi dhe pritet zbardhja e rrethanave dhe detajet se si u larguan autorët. Kjo është e disata ngjarje kriminale ku në shënjestër është Tiku Kalemi, pasi disa muaj më parë atij iu bë një tjetër atentat.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak.
Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., M. C., dhe G. M, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë. Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /ZËRI