LIVE UPDATES

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron 'Zvërnecin': Pronësia zgjidhet në Gjykata...ndajeni mendjen

➤Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku një protestë e shoqëruar me akte dhune nga rojet e kompanive private në zonën e një kanieri ndërtimi ngriti një debat të gjerë publik. ➤Rama deklaroi se ende nuk ka një projekt në letër lidhur me zonën në Zvërnec, ndërsa deklaroi se Laguna nuk preket. ➤Kreu i qeverisë saqroi se zona e Pishë-Poros për të cilën është protestuar gjatë fundjavës është zonë e mbrojtur e nivelit 5, por lejohen ndërtimet. ➤Pas situatës së ndodhur Rama është shprehur se ka menduar edhe dorëheqjen. Lidhur me projektin, kryeministri u shpreh se shteti shqiptar është ortak me investitorët në atë zonë.➤ Sa i përket rrethimi, kreu i qeverisë ka njoftuar se në 2026 është dhënë leja për lejimin e materialeve të përkohshme që do të shërbejnë për studimin e zonës. ➤Ndërkohë, Policia e Shtetit i ka hequr licencat dy kompanive të sigurisë private “Myrto Security” dhe “Major Security”, punonjësit e të cilëve morën zvarrë qytetarin gjatë protestës kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

17 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec, PD mbështet investimet e huaja

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit, ku një qytetar gjatë protestës së 30 majit u tërhoq zvarrë nga roje private të sigurisë së kompanisë 'Major Security'. Berisha dënoi aktin e dhunës, por deklaroi se nuk ka dijeni për projektin që pritet të zbatohet aty. Kryedemokrati theksoi se Partia Demokartike mbështet investimet e huaja.

Sali Berisha: Së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Së dyti, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja. Ligji thotë këtë: në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, kadastre, dokumente origjinale, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut. Dhe në qoftë se ty pronar, të kanë shkelur të drejtën e pronës dhe janë firmosur dokumente mbi të, përgjegjësia është e shtetit. Dhe ai që ka bërë këtë do mbajë përgjegjësi dhe shteti do të përgjigjet ty me vlerë tregu. Është ligji që detyron shtetin me vlerë tregu. Ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën. 

1 MUAJ ME PARE

'Zvërneci'/ Rama: Për herë të parë në 35 vite, mediat greke janë me ‘shqiponjat’

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimin në Zvërnec të Vlorës pas një deklarate të kryetarit të Diasporës në Greqi, Edmond Guri. Rama ka publikuar video-deklaratën e Gurit, ku shprehet se reagimet nga Greqia vijnë në një moment kur Shqipëria po synon majën e turizmit, me një projekt marramendës, që sipas tij nuk e ka asnjë vend. Kreu i qeverisë thekson se kjo është edhe hera e parë në 35 vjet që në mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, shfaqen shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga projekti që do të sjellë përfitime ekonomike.

Edi Rama: “35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”

Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës. E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë

Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi  për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…

Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum. Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth.

Po sot Rama u shpreh se partia e re e Tsipras, ka kontribuar në transformimin e një incideti, siç au e quan 'të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike'. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu keqardhjen për dhunën ndaj minoritarit grek, ndërsëa sqaroi ish-liderin e Greqisë se megjithatë rrethanat u sqaruan shpejt. 

1 MUAJ ME PARE

Dhunimi i minoritarit grek në Zvërnec 'ndezi' Athinën, Rama replikon me Tsipras: Partia jote e transformoi incidentin

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
edi rama-pamje nga incidenti-alexis tsipras

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Athinës zyrtare lidhur me incidentin ku u dhunua një protestues, shtetas me pasportë greke. Përmes një postimi në platformën 'X', Rama i është drejtuar me një mesazh direkt, duke replikuar me ish-kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Sipas Ramës, partia e re e Tsipras, ka kontribuar në transformimin e një incideti, siç au e quan 'të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike'. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu keqardhjen për dhunën ndaj minoritarit grek, ndërsëa sqaroi ish-liderin e Greqisë se megjithatë rrethanat u sqaruan shpejt. 

"Çfarë masash shtesë do të kishe marrë si Kryeministër në këto rrethana?", i drejton Rama pyetjen, ndërsa shton se është e 'padrejtë dhe e përgjegjshme të transformosh një incident të izoluar në provë të shkeljes së të drejtave të pakicave'.

Reagimi i plotë i Ramës:

I dashuri im@atsipras
Shpresoj të jesh në formë të shkëlqyer. Më fal që po të shqetësoj, por doja të ndaja habinë time se sa shpejt edhe partia juaj e re ka kontribuar në transformimin e një incidenti krejtësisht të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike, duke shpërfillur faktet e vërtetuara ndërsa thekson gjysmë të vërtetat, të cilat shpesh janë forma më mashtruese e gënjeshtrës - veçanërisht kur janë të mbushura me nuanca nacionaliste, duhet ta them! Incidenti i pafat dhe i keq në Zvërnec nuk ndodhi gjatë një proteste normale për të drejtat e pronës. Ai ndodhi në një kontekst tensioni të shtuar të nxitur nga dezinformata të gjera, të shoqëruar nga përpjekje të përsëritura për të penguar aktivitetet e ligjshme të investitorëve privatë ndërkombëtarë me reputacion të lartë, të cilët operojnë në tokë private që e kanë fituar nga pronarë legjitimë që mbajnë tituj pronësie të vlefshëm, në përputhje të plotë me ligjin shqiptar. Çdo dëmtim i çdo individi, shqiptar, grek apo jo, është i keqardhur. Rrethanat u sqaruan shpejt, duke çuar në arrestimin e personelit të sigurisë private përgjegjës, revokimin e licencës së operimit të kompanisë së tyre dhe shkarkimin e drejtorit të policisë së Vlorës. Çfarë më shumë do të prisje, Alexis, dhe çfarë masash shtesë do të kishe marrë si Kryeministër në këto rrethana? Kujtesa ime sugjeron që, nëse qëndrimet tona do të kishin ndryshuar, përgjigjja juaj ka të ngjarë të kishte qenë shumë më pak vendimtare. Por kjo nuk është çështja. Çështja është se nuk është as e drejtë dhe as e përgjegjshme të transformosh një incident të izoluar në provë të shkeljes së të drejtave të pakicave, të drejtave të pronës ose të sundimit të ligjit. Përkundrazi, të vepruarit kështu është e padrejtë, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane që të dy pretendojmë se ndajmë. Asnjë fushatë e ardhshme zgjedhore nuk mund ta justifikojë një sjellje të tillë, veçanërisht nga një parti e re që aspiron të përfaqësojë të majtën evropiane të shekullit të njëzet e një. Angazhimi i Shqipërisë ndaj sundimit të ligjit, mbrojtjes së pronës dhe të drejtave të pakicave kombëtare nuk është çështje komoditeti politik. Është një detyrim kushtetues, një angazhim evropian dhe një realitet i reflektuar në legjislacionin dhe institucionet tona. Siç e kam theksuar në raste të mëparshme, përfshirë edhe kur iu përgjigja shqetësimeve tuaja në lidhje me rrugën evropiane të Shqipërisë në çështjet që përfshijnë grekët etnikë, pajtohem plotësisht se respekti për sundimin e ligjit është thelbësor. Pikërisht për këtë arsye, megjithatë, faktet duhet të përcaktohen nga institucionet dhe gjykatat kompetente, jo nga deklaratat politike të lëshuara nga një vend tjetër dhe të formësuara nga konsiderata politike të brendshme. Pakica Kombëtare Greke në Shqipëri është një thesar që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Ai gëzon të drejta dhe mbrojtje që nuk janë as më shumë e as më pak se ato që gëzojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe unë punoj çdo ditë për t'i forcuar ato, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë greke. Kjo është arsyeja pse besoj se do të bini dakord që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbështeten më mirë në fakte sesa në supozime.dhe me respekt për sundimin e ligjit dhe institucionet e vendeve fqinje në vend të spekulimeve politike. Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme, shpresoj sinqerisht që partia juaj e re do të tregojë se lëvizjet e reja politike nuk kanë nevojë të bien në të njëjtat modele të njohura të debatit publik, duke përfshirë tundimin për të mbledhur mbështetësit rreth flamurit përmes përfundimeve të nxituara rreth fqinjëve dhe institucioneve të tyre sovrane. Në fund të fundit, Evropa ka nevojë për më pak reflekse nga e kaluara dhe më shumë besim në fakte, institucione dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Gjithë të mirat miku im i vjetër.

Ndërkohë më herët gjatë konferencës për mediat, kryeministri Rama reagoi edhe aty ndaj Athinës zyrtare dhe deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se ajo skenë nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi.

“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.", u shpreh Rama.

Por, cili ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme greke?

Ministria greke në deklaratën e saj deklaroi se gjatë protestës në Zvërnec mbeti i plagosur një shtetas grek, duek shprehu shqetësimin lidhur me këtë situatë. Në reagim, Ministria greke theksoi se Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar shtetasit grek të gjithë asistencën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura më 30 maj 2026 në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur”, thuhej në reagimin zyrtar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Qytetarët mblidhen në shesh: Shqipëria nuk është në shitje! Paralel tubim kundër terapisë hormonale

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
PAMJE NGA PROTESTA E 31 MAJIT

TIRANË-Protesta e dytë për Zvërnecin është njoftuar të mbahet më sot, 1 qershor në Sheshin Skënderbej, në orën 18:00, me sloganin “Zëri ynë, e ardhmja jonë”. Shqiptarëve u bëhet thirrje për pjesëmarrje me mesazhin “Mos hesht! Ngre zërin! Mbrojmë Zvërnecin, mbrojmë të ardhmen!”

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Po ashtu Koalicioni Shqiptar Pro Familjes & Jetës ka paralajmëruar zhvillimin e “Marshimit për Jetën”, i planifikuar sot, 1 qershor, në orën 18:00, me nisje nga Sheshi Skënderbej dhe marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas organizatorëve, aktiviteti organizohet në mbështetje të familjes dhe fëmijëve, si dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj terapive hormonale transgjinore në sistemin publik shëndetësor. Kësaj proteste do t’i bashkohet edhe Partia Demokratike.

Një ditë më parë protesta u zhvillua përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Tubimi zgjati për më shumë se dy orë, ku qytetarët kërkuan anulimin e projektit në Zvërnec. ZËRI ndau pamjet nga protesta ku qytetarët kërkuan transparencë të plotë mbi ngjarjet e ndodhura në Zvernec, identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës, sqarime publike nga drejtuesit e Policisë së Shtetit si dhe garantimin e sigurisë dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve./ZËRI 

1 MUAJ ME PARE

Ngjarja në Zvërnec/ Kryepolici Hita: Policia u shfaq e fjetur, ajo trupë na turpëroi të gjithëve!

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Skënder Hita

VLORË- Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Konferenca e kryepolicit kishte në fokus incidentet në Zvërnec dhe zhvillimet e fundit që pësuan pas tyre, që sollën edhe shkarkimin e ish-Drejtorit Elidion Çela.

Hita bëri me dije se lidhur me rastin ka nisur një hetim i gjerë për të gjithë zinxhirin komandues Vlorë. Sipas Hitës, mënyra e meanxhimit të situatës nga ana e policisë është e papranushme, duke shtuar se "ajo trupë na turpëroi të gjithëve". Më tej, kryepolici njoftoi edhe drejtuesin e ri në Vlorë, Edvin Ndreu. 

"Ngjarja e ndodhur dhe mënyra e përcjelljes së saj, kanë cenuar standardet e policisë. Kam marrë masat e menjëhershëm për të nxjerrë përgjegjësit përkatësit. Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëron të gjithëve. Ajo trupë na turpëron të gjithëve. 

Sot prezantonva drejtorin e komanduar, Edvin Ndreun, i cili do të ketë detyrën e rëndësishme të riorganizimit dhe forcimit të strukturave policore në qarkun e Vlorës.  Siç e dini drejtori i policisë së Vlorës u shkarkuar të dy ditëve më parë, për keqmenaxhimin e situatës dhe për keqinformimin për dhunimin e protestuesit. Menaxhimi i strukturave dhe të situatave, integriteti dhe transparenca ndaj qytetarëve janë domosdoshmëri ndaj tyre.

I kërkoj Policisë së Vlorë që të jetë sa më e hapur ndaj publikut. Që prej datës 30 maj është ngritur një grup hetimor që do të hetojë të gjitha veprimet gjatë protestës. Do të ketë hetim zinxhir komandues. Në vijim të masave, të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje dhe për këtë mora vendimin për heqjen e licencave”, tha Hita.

Shkarkimi i Elidon Çelës

Ish-drejtori Elidon Çela u shkarkua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, pas raportimin në deklaratë zyrtare se qytetari i dhunuar në Zvërnec, kishte cënuar një pronë private dhe për këtë kishte nisur përballja. Por, fill pas njoftimit, ZËRI publikoi pamjet, ku qartazi tregohej se ishin punonjësit e sigurisë ato që e kanë marrë zvarrë qytetarin.

Sakaq, menjëherë pas raportimit të ZËRI-t, erdhi reagimi i Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita pezulloi nga detyra Shefin e Policisë Vlorë, Elidon Çela. Madje, në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit kërkoi ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Ishte pjesë e protestës për Zvërnecin, Rama: O Fatos, qëkur u ndave nga mua më tregon mafien

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Edi Rama dhe Fatos Lubonja

TIRANË-Fatos Lubonja, publicist dhe ish-i burgosur politik në Spaç, i cili ishte pjesë e protestës së mbajtur përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë në mbështetje të protestave kundër ndërtimeve turistike në zonën e Zvërnecit, u përmend sot nga kryeministri Edi Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Rama u shpreh se “Lubonja jeton me makthin e mafies”, ndërsa theksoi se “mafia që ai tregon është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit”. Rama tha se respektonte vuajtjet e tij në diktaturë, por jo gjuhën që përdor tani analisti.

Edi Rama: Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam, që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë. Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje. Nuk them pa problem, se është me problem. Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju.

Ndërkohë në fjalën e tij të mbajtur gjatë tubimit të një dite më parë (31 maj), Lubonja tha se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është vetëm çështje e Rrjollit apo e Zvërnecit, por çështje e të gjithë shqiptarëve. Ai kërkoi që shteti të mbajë përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec.

1 MUAJ ME PARE

"Toka iu ble pronarëve!" Rama: Kush ka pretendime për pronësinë ta zgjidhë në Gjykatë

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot për mbi projektin në zonën e Zvërnecit, duke sqaruar që në fillim të fjalës se toka private ëshë shitur nga vetë pronarët investitorëve, ndërsa shtoi se ende nuk ka një projekt të miratuar deri më tani. 

Sa i përket pronësisë së territorit, kreu i qevrisë komentoi pretendimet, duke theksuar se janë të ligjshme. Megjithatë, sipas tij, këto konflikte duhet të zgjidhen përmes rrugës gjyqësore.

“Nga ana tjetër, a ka pretendime për pronësi mbi atë territor. Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe mbi zhvillimet”, deklaroi Rama./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rrethimi me tela në Zvërnec/ Rama: U dha leja për studimin mjedisor, kompania do gjobitet për gardhin

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka folur rreth situatës në Zvërnec, ka sqaruar se nuk ka patur leje për gardhin me tela e me gjemba të vendosur në zonë. Lidhur me ktë akt, Rama tha se kompania investitorE në Zvërnec, do të gjobitet për rrethimin e kantierit. Kreu i qeverisë sqaroi gjithashtu se leja është dhënë në muajin prill të 2026 për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës dhe jo për ndërtim, pasi ende nuk ka një projekt të miratuar. 

Edi Rama: Këshilli Kombëtar i Territorit ka ngritur një grup punë për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur, leja e infrastrukturës në prill të këtij viti është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës. A e kuptoni tani? Pra ka nevojë për rrugëkalime për pajisjet që do bëjnë studimin e Lagunës. Dhe për këtë arsye u dha leja dhe u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë, pa kuptuar se çfarë po bëhet. Investitorët kanë angazhuar pesë studio arkitekturore nga më të mirat në botë. Së bashku me këto studio, kompania ka angazhuar edhe një grup inxhinierësh dhe ekspertësh mjedisorë ndër më të mirët në botë, të cilët edhe sot vazhdojnë të punojnë për përgatitjen e studimit mjedisor. Ne ende nuk e kemi atë studim. Sot, e gjithë kjo luftë zhvillohet për një gardh me tela me gjemba, për të cilin kompania ka marrë përsipër të paguajë një gjobë të konsiderueshme. Ndërsa për dhunën e ushtruar, ajo kompani sigurie nuk do të punojë më në Shqipëri. Keni parë që investitorët kanë ardhur. Ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë, jo për pushime apo për fotografi, por së bashku me arkitektët dhe inxhinierët.

1 MUAJ ME PARE

"Projekti u refuzua disa herë"/ Rama s'tërhiqet nga Zvërneci: S'preket Laguna, ndërtim vetëm në prona private

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
edi rama

TIRANË- Kryeministri Rama deklaroi se ndërtimi do të bëhet vetëm në pronat private me dokumente. Kreu i qeverisë nënvizoi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur kushte dhe kufizime për projektin, duke theksuar se laguna nuk preket dhe se nuk do të lejohet ndërtimi i marinës. Kjo e fundit siç thekson Rama ishte parashikuar në versionet e mëparshme të projekteve, por është hequr.

Më tej, shtoi se projekti duhet të respektojë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe proceset ekologjike.

“Pasi u refuzua projekti investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare ndër më të mirat në botë, dhe një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë që ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor që nuk e kemi ende. Lufta deri tani po bëhet me një gardh të shëmtuar skandaloz me tela me gjemba për të cilën kompania do të paguajë një gjobë të majme dhe për dhunën e ushtruar nga ajo kompania që nuk do të punojë më në republikën e Shipërisë. Kanë ardhur investitorët, ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë jo për të bërë foto apo pushime, por me inxhinierë dhe grupin e arkitektëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë që kanë folur për të gjithë aspektet.
Në mars 2026 është paraqitur një projekt tjetër komplet i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe.
Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët pra që për llogari timen shesin Shqipërinë, nuk e kanë miratuar të gjithin por kanë vendosur kushte dhe kufizime.
Projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, laguna nuk preket, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë. Ishte në versionin 1 dhe 2 por u hoq. Nuk po ju them që investitorët thonë nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do të jetë kaq rigoroz dhe pse kanë kërkuar të veprojnë konform ligjit. Duan të investojnë jo të sjellin barcaleta.
Projekti duhet të ruaje peizazhin natyror cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të habitatit”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Rama kërcënon me largim: Ose do e bëjmë Shqipërinë, ose unë iki

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin në zonën e Zvërnecit, i cili ka krijuar reagim të gjerë publik. Në fjalën e tij Rama deklaroi se qytetarët duhet të zgjedhin nëse duan ta bëjnë Shqipërinë, ose të vazhdojnë me kahe të tjera poltike dhe kauza ambientaliste. Kreu i qeverisë u shpreh se do të qëndrojë dhe nuk vegjeton, ndërsa u shpreh se zgjedhja i takon qytetarëve.

Edi Rama: Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj, duroj dhunë mbi kockat e tim eti. Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj, o do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë.

1 MUAJ ME PARE

"Ç'më duhet karrigia nëse..." Rama sqaron "Zvërnecin": Projekt i jashtëzakonshëm, do investohen 4 mld euro

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
edi rama

TIRANË- Kreu i qeverisë ka sqaruar projektin turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit. Gjatë konferencës për mediat nga mbledhja e Grupit të PS, kryeministri Rama theksoi se bëhet fjalë për një investim të madh, i cili sipas tij, synon zhvillimin elitar të Shqipërisë. 

Rama u shpreh se qeveria është e vendosur të mos heqë dorë nga ky vizion, duke shtuar se në të kundërt “për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia”.

Më tej, kryeministri tha se projekti është i jashtëzakonshëm dhe përfshin investitorë të huaj, të cilët janë bashkuar për zhvillimin e zonës, si pjesë e strategjisë për rritjen e turizmit dhe të investimeve në vend.

“Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili asnjë vend. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju, që nesër e pasnesër të vazhdoni jetën e qetë. Pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që po bëhet atje, të bëhet pjesëtimi i radhës, të bëhet Golemi i radhës.

Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë që nuk ka vend të hyjë në Ligën e Kampionëve të turizmit global. Të bëj sikur rri këtu në karrige dhe të udhëheq një vend që trembet, që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Duhet të hyjë tani në elitën e turizmit global që sjell konsumatorë të nivelit të lartë, që sjellin para këtu.

Një projekt i jashtëzakonshëm, ku investitorë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliard euro. Si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para, të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Jo nga Izraeli, por nga Katari, që nuk besoj që mund të konsiderohet nga ata që e konsiderojnë veten myslimane, por vetëm myslimanë nuk janë dhe nuk kanë as Allah dhe as Kurhan. Si mund të jem unë njëherë kundër jush dhe kundër vitesh?! Si mund të jenë gazetar greke, në mbështetjen tuaj?! Ka diçka këtu që nuk shkon?!”, tha kryeministri Rama.

1 MUAJ ME PARE

'Zvërneci'/ Rama: Kam premtuar që s’do ju tradhtoj kurrë, është kurth për të ardhmen e Shqipërisë

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i shoqërisë private 'Major Security' goditi me grusht njërin prej qytetarëve, i cili po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në zonë nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Rama u shpreh se është betuar për të mos i tradhëtuar kurrë votuesit dhe shqiptarët, duke theksuar se e gjithë zhurma është një kurth për Shqipërinë.

Edi RamaFalë votës suaj, me të cilën ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që është, i kemi dhënë vlerën që ka flamuri ynë në sytë e të huajve dhe dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin më të lakmuar në Mesdheun e sotëm. Ky projekt është pjesë e kësaj përpjekjeje. Tani kam zgjedhur t’ju tregoj anën tjetër të medaljes, edhe me rrezikun që të mos më besoni. Po aq hapur, kur kam hyrë në atë zyrë, kam thënë se zyra është e imja, pushteti është i juaji dhe nuk kam premtuar që s’do bëj gabime, por kam premtuar që s’do ju tradhtoj kurrë. Nuk është vendi këtu për të shpjeguar arsyet e këtij premtimi. Është vendi për t’ju treguar se si ju kanë manipuluar, ju kanë tërhequr duke shfrytëzuar atdhetarinë, dëshirën për të pasur një vend të bukur, dhe se si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Dua ta ndaj me ju se kam menduar edhe për një film, që na identifikon ne përpara botës, kur na dinin njerëz me bisht, dhe jo në vitet para erës sonë, por në vitet e demokracisë.

1 MUAJ ME PARE

"Kam menduar të largohem!" Kryeministri Rama: Kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
edi rama

TIRANË- Kyeministri Edi Rama po mban një konferencë për situatën në Zvërnec, ku ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me projektin e investimit në zonë dhe zhvillimet e fundit.

Rama u shpreh se, në një moment, kishte menduar largimin, por ka vendosur të qëndrojë deri në fund. Ai tha se përherë ka ndjerë përgjegjësi për t’u udhëhequr qytetarëve drejt vizionit të tij për Shqipërinë, duke e bërë vendin një destinacion të admiruar dhe të respektuar ndërkombëtarisht.

“Janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj t’ju përulem thellë dhe për të ikur në katund dhe për tju lënë në duar e atyre që do zgjidhn. Por kam zgjedhur t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa e doni dhe ju dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur atë që kemi nisur falë votës tuaj.

Por, kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë. T'ju udhëheq, drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju. Dhe t'ju udhëheq për ta përmbyllur këtë që kemi nisur bashkarisht, falë votës tuaj, me të cilën ja kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo ku është, me të cilën i kemi dhënë vlerën që ka flamurit tonë në sytë e të huajve, dhe me të cilën unë dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin... ", u shpreh Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën", Rama: Akti i policisë private i neveritshëm

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi zhvillimet e fundit pas protestave dhe incidenteve të dhunshme në Zvërnec. Nga mbledhja e Grupit të PS-, Rama iu drejtua qytetarëve, duke deklaruar se e kupton zemërimin e tyre dhe se do të kishte reaguar njësoj nëse do të ishte në vendin e tyre.

Sa i përket incidenteve të dhunshme, Rama e dënoi tërheqjen zvarrë të protestuesit nga rojet private, duke e cilësuar këtë akt si të neveritshëm.

"Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.

Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë Brenda, një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.

Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve.

Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të sigurisë. Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës, edhe për atë relativizim, u kërkua ndjesë, u bë edhe shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, shprehet Rama.

1 MUAJ ME PARE

Zvërneci 'ngre peshë' rrjetin, reagim në bllok i VIP-ave shqiptarë: Shqipëria nuk është në shitje, mos e prekni vendin tim...

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
foto ilustrim-reagimet per zvernecin

TIRANË- Situata e tensionuar e ditëve të fundit në Zvërnec ka sjellë valë reagimesh nga personazhe te njohur të shoëbiz-it në Shqipëri.

Protestat e banorëve, qytetarëve në të gjithë vendin dhe aktivistëve ka marrë përmasa të frikshme gjatë orëve të fundit, VIP-at shqiptarë kanë thyer heshtjen, duke shfrytëzuar rrjetet e tyre sociale për të dënuar ngjarjet e fundit dhe për të kërkuar drejtësi dhe transparencë për atë se çfarë po ndodh vërtetë. 

Emra të njohur të ekranit dhe muzikës shqiptare kanë shprehur haptas revoltën e tyre për situatën. 

Kantautori i njohur, Alban Skënderaj, ka bërë një reagim të gjatë, ku kërkon më shumë informacion, transparencë dhe sqarime rreth kësaj çështjeje. Në reagim, ai dënon dhunën e ashpër ndaj qytetarëve, duke e cilësuar si të patolerueshëm. 

"Unë nuk jam as ekspert i fushës dhe as mjaftueshëm i informuar rreth çështjes së Zvërnecit, por si një qytetar i thjeshtë dhe si dikush që e ka shumë për zemër mbrojtjen e natyrës, të ekosistemit dhe veçanërisht të Vlorës, kam nevojë për më shumë sqarime rreth kësaj çështjeje kaq delikate.
Do të doja të flitej më shumë në detaje për këtë shqetësim. Të kishte më shumë debat real. Të dëgjoheshin më shumë qytetarët dhe të mos pengoheshin në të drejtën e tyre për të kërkuar llogari. Aq më tepër, ushtrimi i dhunës është i patolerueshëm!
Institucionet duhet të japin më shumë sqarime dhe transparencë rreth kësaj çështjeje. Mediat dhe emisionet duhet të nxisin më shumë debat, duke ftuar ekspertë të fushës dhe duke e trajtuar temën me seriozitetin që meriton.
Sa rrezikohet ekosistemi? Çfarë rreziqesh sjell ndërtimi pranë apo brenda një zone të mbrojtur? Sa ndikohen banorët e zonës? E shumë pyetje të tjera si këto, që na ndihmojnë ne qytetarëve të thjeshtë të jemi më të informuar dhe më të vetëdijshëm për këtë çështje.
E drejta për t'u informuar, për të protestuar dhe për të mbrojtur dinjitetin, shoqërinë dhe natyrën është e shenjtë!"

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Valës së reagimeve të personazheve të njohur i është bashkuar edhe aktorja e njohur Olta Gixhari. Përmes disa postimeve në InstaStory, aktorja ka ndarë video prekëse të natyrës shqiptare me mbishkrimin "Albania is not for sale" (Shqipëria nuk është në shitje). Pas kësaj ka pësuar një tjetër video ndërgjegjësuese të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit "EuroNatur".

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Një tjetër personazh që ka ngritur zërin përballë kësaj situata dhe 'dënon' të gjithë ata që nuk bëjnë të njëjtën gjë dhe qëndrojnë të heshtur është Dea Michelle. Blogerja ka publikuar disa InstaStory ku shpreh qëndrimin e saj ndaj situatës dhe njëkohësisht irritimin për heshtjen e personazheve të tjerë publikë.

"Këtë ju lutem dergojani gjithë personazheve publikë dhe njerëzve që bëjnë sikur nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë ça po ndodh. Injoranca është zgjedhje dhe është zgjedhje e turpshme!", shkruan blogerja. 

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Reperja Tayna është një tjetër personazh që ka thyer heshtjen përmes një postimi mjaft prekës. Në një postim me nota patriotike, këngëtarja ka publikuar një video, duke ngritur pyetjet e mëdha për ruajtjen e identitetit dhe kulturëve e vendit tonë. Në fund, Tayna bën thirrje për të qëndruar të bashkuar me veprime reale për të mbrojtur atë 'që na takon' dhe jo vetëm për festa e krenari.

"Sa mijera qindra vite e kena rujt gjuhen, kulturen e vendin pavarsisht okupuesve te vazhdushem gjate historise. Sot e kena mundsin edhe lirine me bo ma mire, po ca jena tu bo?
Nuk t’bon patriot statusi ne rrjete sociale, ama secili kena per detyre me mbrojt pernime ato qe na takon edhe sidomos kur nuk na shohin tjert.
Shpresoj dhe lutem qe me ne fund per neve “the tables ëill turn” (sic bejne gjithmone ne jete) edhe kena me marr drejtsine que na e kane mohu gjithmone. Poashtu shpresoj qe edhe kena me kuptu sa e randsishme osht me u bo bashke me gjithmend per njoni-tjetrin e jo vec per festa edhe krenari."

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Reagimi më i ashpër, me nota të forta kritike ka ardhur nga moderatorja Fjoralba Ponari. Me postime të gjata dhe thirrje mjedisore, moderatorja ka harta të Shqipërisë, ku shfaqen të me flamurin izraelit. Ponari la hedhur akuza të rënda lidhurme vendimet e fundit dhe menaxhimin e tokave dhe pronave në bregdet, ndërsa bën thirrje zyrtare për protestë. 

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Këngtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gace, po ashtu nuk ka qëndruar indiferente dhe ka bërë një reagim emocional në rrjetet e saj sociale. Ajo ka rishpërndarë një video ku shkruhet "Don t' Touch my country !!" (Mos e prekni vendin tim!!) dhe "Na ishte njehere.. Vlora". 

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Reagimet vazhdojnë, duke hapur debat të gjerë në rrjet, ndërsa në vijim priten protesta të vazhdueshme.

Çështja e Zvërnecit është kthyer në kryefjalën e orëve të fundit. Protestat dhe incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë tyre kanë shkaktuar reagime të shumta nga institucionet, personazhe të njohur të politikës, artit dhe jo vetëm

Ndërkohë sa i përket zhvillimeve të fundit, Policia e Shtetit i ka hequr licencat dy kompanive të sigurisë private “Myrto Security” dhe “Major Security”, punonjësit e të cilëve morën zvarrë qytetarin gjatë protestës kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Në pranga është vendosur Gerald Biba, njëri prej punonjësve të “Major Security”, i cili goditi me grusht protestuesin, ndërsa janë vënë nën hetim dy të tjerë. Ngjarja ka çuar edhe në pezullimin e dretorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rojet private "fluturuan" mbi tela me gjemba dhe dhunuan qytetarin në Zvërnec, u hiqet licenca kompanive të sigurisë

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
pamje nga momenti-terhiqet zvarre qytetari

TIRANË- Policia e Shtetit vendosur që t'ju heqë licensën dy subjektet të policisë private, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, për shkak të situatës në Zvërnec, pasi rojet private morën zvarrë dhe dhunuan një qytetar. 

Në njoftimin zyrtar Policia njofton se në vijim të veprimeve administrative të kryera për vlerësimin e zbatimit të përgjigjësvie ligjore, rezulton se në të dyja subjektet në fjalë, janë konstatyuar shkelje. 

Siç bën me dije Policia, “Myrto Security” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Ndërsa një punonjës i “Major Security”, Gerald Biba, së bashku me një tjetër të cilët ushtruan dhunë ndaj protestuesve, rezultojnë se nuk ishin të licensuar nga subjekti për të ushtruar detyrën.

Reagimi i plotë i Policisë. 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit/ Iu hiqet licenca 2 subjekteve ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”.

Vijojnë intensivisht hetimet administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për hetimin e plotë me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive në lidhje me veprimet dhe mosveprimet përgjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec, si dhe për ligjshmërinë e subjekteve private për sigurinë fizike që janë kontraktuar nga pronari, për ruajtjen dhe sigurinë fizike të pronës në Portonovë, Zvërnec.

Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje, konkretisht:

Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit.

Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre.

Ndërsa punonjësi i licencuar i subjektit ShPSF “Major Security”, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u proceduan penalisht, dhe nga verifikimet rezultoi se dy të proceduarit nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga subjekti SHPSF “Major Security”, kryen veprime arbitrare duke shpërdoruar detyrën dhe në tejkalim të kompetencave, pasi goditi me grusht një prej protestuesve, e morën me forcë dhe e çuan në brendësi të rrethimit duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Hetimet penale dhe administrative vijojnë.

1 MUAJ ME PARE

Edi Paloka quan protestuesit spurdhjakë: Votën ia japin Ramës, llogarinë ia kërkojnë opozitës!

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron
Edi Paloka

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas protestave të zhvilluara kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Paloka është i vetmi demokrat i cili ka reaguar lidhur me protestën, por në deklaratën e tij nuk dënon aktin e dhunës ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet privatë të Major Security.

Paloka i quan protestuesit ‘spurdhjakë’ që votojnë kreun e qeverisë Edi Rama dhe kërkojnë llogari nga opozita. Opozita ka rolin kryesor në demokraci, ku supozohet të monitorojë atë çfarë ndodh brenda një qeverisjeje dhe të denoncojë shkeljet duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve, por në rastin e Zvërnecit, Paloka e ka hequr përgjegjësinë e demokratëve dhe bën fajtor qytetarët, për votat që i kanë dhënë qeverisë.

"Vite e vite që ju bëjmë thirrje të reagojnë, të mos presin derisa e keqja t’ju shkojë tek dera, po spurdhjakët votën ja japin Ramës dhe llogari i kërkojnë opozitës!"

'S'ka projekt në letër, Laguna nuk preket'/ Rama sqaron

Poll

MOS HUMB