LIVE UPDATES

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i 'Mayor', nis hetimi për Policinë e Vlorës! Rama: Do flas nesër (REAGIMET)

➤Një ditë pas protestës së dhunshme në Zvërnec ku banorët u dhunuan nga punonjës të kompanisë private "Major Security", Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka nisur një hetim disiplinor për zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës. ➤Banorët kishin dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. ➤Në pranga është vendosur Gerlad Biba, punonjës i kompanisë private "Major Security", i cili goditi me grusht protestuesin, ndërsa për 2 rojet e tjerë të shoqërisë ka filluar një hetim. ➤Pamjet e ndara hap pas hapi nga ZËRI kanë nxitur debat të gjerë publik, ku figura politike mes tyrekryeministri Edi Rama kanë reaguar lidhur me rastin e dhunshëm. Rama i ka cilësuar rojet e sigurisë së kompanisë private "Major Security", 'bandë muskujsh pa tru', ndërsa lidhur me projektin do të flasë nesër (1 qershor). ➤Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka kërkuar hetimin dhe mbylljen e kompanisë së sigurisë 'Major Security'. ➤Kreu i policisë së shtetit Skënder Hitaj ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një raportimi të gabuar ku u tha se banori hyri me forcë në perimetrin e rrethuar të kantierit. ➤Pas zhvillimeve, një protestë është thirrur sot në Tiranë në orën 18:30 para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

14 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Postimi i çuditshëm/ Kryebashkiakja e Vlorës i bën reklamë njoftimit të kompanisë që do ndërtojë në Zvërnec

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Momente nga protesta, Bruna Mersini dhe mesazhi i shpërndarë nga kryebashkiakja pas protestës

VLORË- Pas protestës së djeshme në Pishë-Poro Nartë, ka reaguar dhe kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini. Ajo ka zgjedhur të ndjaë vetëm mesazhin e kompanisë që do të ndërtojë në këtë zonë. Mersini ka ftuar të gjithë qytetarët e Vlorës që të njihen me reagimin e kompanisë, duke mos komentuar asgjë çfarë ndodhi dje në protestë.

“Ftoj qytetarët e Vlorës të njihen me reagimin zyrtar të kompanisë që do të zhvillojë zonën e Zvërnecit!

Reagimi i plotë:

Me keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.

Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.

Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.

Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë.

Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.

Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.

Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:

Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.

Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.

Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.

Investitorët kanë një karrierë absolutisht të pakontestueshme dhe zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare, si edhe kapitale të pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development” nuk do të bëjë asnjë përjashtim në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat janë krenare të mishërojnë ekselencën globale në çdo fushë të aktivitetit të tyre.

Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.

“Zvërnec South Adriatic Development” është forca që do të zbatojë një investim ndërkombëtar, me bindjen dhe përkushtimin për ta shndërruar Vlorën në një nga pikat më të preferuara për turizmin botëror, ndërkohë që investitorët e këtij projekti janë miq të padiskutueshëm të Shqipërisë që frymëzohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.

Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht.”- shkruan Mersini në Facebook.

Një protestë që u shoqërua me akte dhune nga policia private, e cila solli reagim të ashpër në opinion publik, madje edhe nga disa deputetë të qarkut Vlorë dhe nga deputeti i Tiranës Erion Braçe, të gjithë deputetë të Partisë Socialiste, duket se nuk e ka shqetësuar kryetaren e bashkisë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar dhe reagime të shumta në rrjet, ku qindra qytetarë e kanë quajtur të turpshëm veprimin e kryebashkiakes./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tela me gjemba, “gardh” policor dhe persona të paidentifikuar, çfarë ngeli një ditë pas protestës në Zvërnec

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Foto e marrë nga Isa Myzyraj

VLORË- “Telat me gjemba, një 'gardh' policor dhe persona të paidentifikuar”, kjo është ajo çfarë ka ngelur pas në Zvërnec, pas protestës së djeshme, ku qytetarë, aktivistë dhe banorë të zonës protestuan kundër rrethimit të tokës nga kompania e ndërtimit “Zvërnec South Adriatic Development”.

Gazetari Isa Myzyraj ka dokumentuar përme fotove atë që po ndodh në Zvërnec sot, ku shkruan se të pranishëm ishin dhe dhejtra persona të paidentifikuar që qëndronon nëpër makina civile. Sipas Myzyrajt disa persona të tjerë po hiqnin telat me gjemba në zonën e poshtme të plazhit.

“Një ditë pasi barbarët nën hundën e shtetit të dorëzuar para oligarkëve përdorën forcën fizike për të shtypur protestat në mbrojtje të natyrës tonë të përbashkët.
Dhjetëra forca të policisë qëndronin sot në gatishmëri pranë hyrjes së zonës së rrethuar ndërsa dhjetëra persona të paidentifikuar qëndronin nëpër makina civile. Disa persona po hiqnin telat me gjemba”, shkruan ai.


Ditën e djeshme ZËRI ndau pamjet nga vendngjarja, ku policia private ushtroi dhunë ndaj një protestuesi, i cili u tërhoq zbarrë pa ndjenja. Ndërsa srapy, gurë dhe një gjuhë kërcënuese dhe fyese u drejtua nga rojet private drejt protestuesve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Peticion online për Pishë-Poro Nartën! Qytetarët nga diaspora kërkojnë nga kryeministri Rama transparencë dhe ndalim të punimeve

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Zona ku do ndërtohet në Pishë-Poro dhe foto nga peticioni

VLORË- Çështja e Zvërnecit duket se nuk do kalojë vetëm më protesta nga banorët, aktivistët dhe qytetarët. Tashmë një peticion online po qarkullon në rrjet, ku shqiptarët nga diaspora kanë ndërmarrë këtë nismë online për të mbrojtur zonën e Pishë-Poro Nartës nga ndëtimi.

“Për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare dhe ruajtjen e zonave natyrore të Shqipërisë”- kështu titullohet peticioni i cili është shpërndarë online, ku të gjithë qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të mund të firmosin kundër shkatërrimit të këtij peisazhi natyror.

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Foto nga peticioni

Qytetarët nga diaspora kërkojnë nga kryeministri i vendit, Edi Rama transparencë për projektin, pezullimin e vendimit për ndërtim deri në konsulimin publik me qytetarët, forcimin e statusit të mbrojtjes së parqeve kombëtare dhe disa kërkesa të tjera.

“Ne, qytetarët Shqiptarë dhe anëtarët e diasporës, shprehim shqetësimin tonë lidhur me menaxhimin dhe dhënien e zonave natyrore, bregdetare dhe malore të Shqipërisë për projekte private investimi, vendas apo të huaja, në kuadër të të ashtuquajturave “investime strategjike”.

Këto vendime prekin zona me vlera të jashtëzakonshme ekologjike, kulturore dhe historike, si ishulli i Sazanit, zona e Zvërnecit, lugina e Thethit, si dhe territore të tjera të ndjeshme në vend.

Ne besojmë se zhvillimi ekonomik nuk duhet të bëhet në dëm të transparencës, mbrojtjes së mjedisit dhe sovranitetit mbi pasuritë publike.

Nën përgjegjësinë e qeverisë shqiptare të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ne kërkojmë:

Kërkesat tona:

 • Publikimin e plotë dhe transparent të të gjitha marrëveshjeve, koncesioneve apo partneriteteve që lidhen me zonat natyrore dhe strategjike (Sazani, Zvërneci, Thethi dhe zona të tjera të ndjeshme)

 • Pezullimin e çdo vendimi të pakthyeshëm deri në konsultim publik kombëtar

 • Organizimin e referendumit ose konsultimeve qytetare për projektet me ndikim afatgjatë mjedisor

 • Forcimin e statusit të mbrojtjes së parqeve kombëtare, rezervave dhe trashëgimisë kulturore

 • Ndalimin e procedurave jo transparente ose të përshpejtuara në favor të investitorëve privatë apo të huaj

 • Garantimin që asnjë konflikt interesi apo trajtim preferencial të mos dëmtojë interesin publik

Ne theksojmë se zonat natyrore, bregdetare dhe malore të Shqipërisë janë pasuri e përbashkët e popullit Shqiptar dhe duhet të ruhen për brezat e ardhshëm.

Ju lutemi, mos bëni donacion. Kjo është e panevojshme, pasi fondet i kalojnë platformës dhe jo kauzës sonë.”- shkruhet në peticionin e bërë publik./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Në spital pështynte gjak”, ja çfarë deklaroi kryeplaku i Zvernecit për protestuesin që u tërhoq zbarrë në protestën e djeshme

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Pamje nga momenti kur protestuesi tërhiqet zvarrë nga policia private

TIRANË- Ditën e djeshme me 30 maj u mbajt protesta e banorëve të Zvernecit, të cilët kundërshtojnë rrethimin e zonës Pishë-Poro Nartë nga kompania e ndërtimit “Zvërnec South Adriatic Development”.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI, protestuesit u përballën me dhunë nga rojet private të kantierit të ndërtimit.

Tensionet e para nisën pasi një nga protestuesit u tërhoq brenda rrethimit dhe më pas u godit me grusht nga rojet private. Po ashtu ai u tërhoq zvarrë disa kilometra, duke humbur dhe ndjenjat.

Kostaq Konomi, kryeplaku i Zvërnecit i cili ishte prezent në protestë tha për BIRN se protestuesi u godit para se të humbte ndjejat dhe se pas lirimit të tij, pështynte gjak.

“E qëlluan në fyt dhe humbi ndjenjat. Në spital pështynte gjak,” tha Konomi.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës raportoi se njëri prej protestuesve ka hyrë me forcë në brendësi të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjës të sigurisë private.

"Në këto rrethana, njëri prej protestuesve, shtetasi E. S., është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë në ambientin e përcaktuar për rojet.", njoftonte policia.

Çfarë po ndodh aktualisht në Zvërnec?

Gjatë ditëve të fundit e gjithë vëmendja ka qenë te hapësira mes lagunës së Nartës dhe zonës bregdetare të Zvërnecit. Zona është rrethuar me tela, ku pas tyre shtrihet një kantier ndërtimi, me kamionë të rëndë të ngarkuar me inerte dhe mjete të tjera të cilat po operojnë në terren.

Bëhet fjalë për një zonë, ku raportohet ndërtimi i një projekti të madh turistik nga investitorë të huaj.

Në këto kushte dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërive civile, PPNEA, AOS dhe grupit 'Shpëto Vlorën', më 16 maj protestuan para gardhit rrethues, duke denoncuar dëmtimin e zonës së mbrjotur.

Sipas aktivistëve dhe banorëve, hyrja në zonë është kufizuar dhe territori është rrethuar me tela me gjemba, ndërsa mungon transparenca mbi subjektet që po kryejnë punimet dhe natyrën e projekteve në zhvillim. Ata theksojnë gjithashtu mungesën e tabelave informuese dhe komunikimit institucional me komunitetin. Protestuesit paralajmërojnë se projekti i paralajmëruar si një zhvillim turistik mund të shndërrohet në një transformim masiv urban që rrezikon zhdukjen e habitatit natyror.

Kush po ndërton?

Punimet po zhvillohen nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila ka përfituar dy leje zhvillimi për ndërtimin e një resorti turistik masiv gjatë vitit 2025, por këto leje nuk janë bërë ende publike. Projekti lidhet me një investim të prezantuar më herët në media ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e mijëra njësive akomoduese në një zonë që ndan lagunën e Nartës nga deti Adriatik. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Bandë muskujsh pa tru", Rama reagon për herë të parë për dhunën në Zvërnec: Nesër në 10:00, radha ime të flas!

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi, më 30 maj, gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, ku punonjësit e shoqërisë private të sigurisë së kantierit 'Major Security' goditën me grusht dhe tërhoqën zvarrë njërin prej protestuesve. 

Kreu i qeverisë ka përshëndetur Policinë e Shtetit për reagimin, ndërsa i ka cilësuar rojet e sigurisë së kompanisë private "Major Security", 'bandë muskujsh pa tru'. Rama shprehet se nuk do të ketë tolerancë për uniformat blu që cënojnë besimin e publikut, duke iu referuar hetimit të nisur ndaj Policisë së Vlorës dhe pezullimit nga detyra të drejtorit vendor të saj, Elidon Çela. Nga ana tjetër sa i përket ndërtimit nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” dhe projektit, Rama njofton se do të flasë nesër në orën 10:00.

Edi Rama: Nesër, është radha ime të flas për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, i cili ka qenë në proces për disa vite tani dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me disa gënjeshtra të mëdha që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ndërkohë, përgëzoj udhëheqjen e Policisë së Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj asaj bande muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, apo ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re me tolerancë zero ndaj çdo uniforme blu që minon besimin e publikut është e duhura. Për vetë projektin dhe të vërtetat dhe të pavërtetat që e rrethojnë, më shumë nesër në orën 10:00. Live për të gjitha palët e interesuara, sigurisht.

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

Lidhur me ndërtimet kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution Sh.A. Rama ka sqaruar se shteti nuk ka falur asgjë, pasi ajo tokë nuk i përket shtetit, por ka qenë historikisht pronë private. Kreu i qeverisë u shpreh më 29 maj se investitorët që po hyjnë në këtë biznes janë seriozë dhe marrëveshjet i kanë bërë drejtpërdrejt me pronarët privatë. 

Policia ka arrestuar Geraldo Bibën, rojen private të Major Security, ndërsa për dy punonjësit e tjerë të kompanisë së sigurisë ka nisur një hetim. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka nisur një hetim disiplinor për zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës. Kreu i policisë së shtetit Skënder Hitaj ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një raportimi të gabuar ku u tha se banori hyri me forcë në perimetrin e rrethuar të kantierit. Ndërkohë kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila po ndërton resortin në zonën e mbrojtur në Vlorë ka shkëputur kontratën me shoqërinë e sigurisë 'Major Security'./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Dhuna në Zvërnec/ Lamallari: Qeveria nuk ka falur tokë! Sjellje skandaloze e rojeve private, të mbyllet 'Major Security'

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Besfort Lamallari

TIRANË-Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi, më 30 maj, gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, ku punonjësit e shoqërisë private të sigurisë së kantierit 'Major Security' goditën me grusht dhe tërhoqën zvarrë njërin prej protestuesve. Lamallari së pari thekson se qeveria shqiptare nuk ka falur tokë. 

Së dyti ministri shprehet se edhe pse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe kërkon hetim të kompanisë 'Major Security'. Ndërkohë Lamallari shton se kjo kompani duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.

Në reagim ministri prek edhe ndërhyrjen e Policisë së Vlorës, për të cilën shprehet se indiferenca e tyre ishte e papranueshme, duke theksuar se uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore

REAGIMI:

1. Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur - jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri.

2. Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.

3. E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.

Goditja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, që nisi në Sarandë dhe ka vazhduar në Vlorë, do të jetë një konstante e punës së strukturave tona në këtë kapitull të ri të drejtimit të tyre. Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

1 MUAJ ME PARE

'Është pronë publike'! Ylli Manjani: Asnjë ligj apo nënligj i shkruar nuk ndalon kalimin e njerëzve në plazh

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Ylli Manjani

TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi të fundit në rrjete sociale ka denoncuar aktin e dhunës në Zvërnec, ku një qytetar u mor zvarrë nga punonjës të kompanisë private "Major Security", teksa po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.

Manjani shprehet se plazhi është pronë publike e patjetërsueshme dhe akush nuk mund të ndalojë njerëzit të kalojnë lirisht në plazhet e Republikës së Shqipërisë. Ish-ministri sqaron se ndërtimet në brendësi janë pronë private që duhen mbrojtur dhe respektuar, por plazhi është publik. Manjani thekson se akti i marrjes zvarrë të një qytetari pse donte të kalonte në plazhin publik është banditizëm dhe shprehet se Policia e Shtetit duhet të arrestonte rojet privatë të kompanisë 'Major Security' dhe jo thjesht të procedoheshin penalisht.

REAGIMI:

Asnjë ligj apo nënligj i shkruar nuk ndalon kalimin e njerëzve në plazh.

Plazhi është pronë publike e patjetërsueshme. Pra nuk bëhet private. Ndërtimet në brendësi janë pronë private që duhen mbrojtur respektuar. Por plazhi është publik dhe pikë!

Asnjë roje, polic, kadi apo ç'të jetë nuk mund të ndalojë njerëzit të kalojnë e të plazhiten lirisht në plazhet e Republikës së Shqipërisë. Kjo është e padiskutueshme!

Akti i marrjes zvarrë të një qytetari pse donte të kalonte në plazhin publik është banditizëm. E dënueshme nga çdo ligj penal në vend.

Policia e Shtetit duhet ti arrestonte në flagrancë banditet privatë dhe jo të mjaftohej me "proçedimin penal".

Investimi privat duhet mbrojtur, pa asnjë dyshim. Por marrja me dhunë e hapësirës publike dhe për këtë shkak dhuna ndaj qytetarëve të lirë është e dënueshme. Policia e shtetit duhet të ruajë publiken dhe publikun në këto kushte.
Është marrë zvarrë secili prej nesh nga ato banditë privatë, në atë skenë makabre.

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

1 MUAJ ME PARE

Një qytetar u mor zvarrë, deputetët e PS reagojnë, thirrje për protesta-Ku është opozita?

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

VLORË-Një qytetar tërhiqet zvarrë teksa ishte në të drejtën e tij duke protestuar jashtë kufirit të pronës, gura dhe spraj piperi ndaj protestuesëve dhe efektivëve të Policisë së Shetit nga punonjës të kompanisë private "Major Security"-kjo ishte panorama e 30 majit në Zvërnec, Vlorë, skenë e cila duket se nuk është parë nga 'syri' i Partisë Demokratike. 

Opozita duhet të shprehet qoftë pro ose kundër këtij ndërtimi por pikë se pari duhet të reagojë për incidentet gjatë protestës. Skena e dhunshme është denoncuar nga vetë deputetë të Partisë Socialist, dy nga qarku i Vlorës, Ardit Bido e Briseida Çakërri dhe nga ai i Tiranës, Erion Braçe, po opozita ku është?

Opozita ka rolin kryesor në demokraci, ku supozohet të monitorojë atë çfarë ndodh brenda një qeverisjeje dhe të denoncojë shkeljet duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Rolin e Partisë Demokratike duket se e ka marrë në dorë ajo Socialiste, deputetët e të cilës kanë dënuar aktin e dhunshëm dhe po kërkojnë hetimin e plotë nga autoritetet.

Ndërkohë në rrjete kanë qarkulluar thirrje për protesta, një prej të cilave pritet të zhvillohet sot në Tiranë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe një tjetër në datën 1 qershor nën moton 'Për drejtësi, siguri dhe llogari'! Megjithatë opozita e cila prej kohësht tashmë ka zhvilluar një sërë protestash kombëtare dhe tubimesh politike në Tiranë dhe rrethe, ku denoncon çështjet, rasti i Zvërnecit ka kaluar pa u prekur dhe pa asnjë reagim mbështetjeje nga demokratët.

Deri në këto momente teksa po mbyllen 24 orë nga imazhet e rënda, askush nuk e ka dijeninë çfarë orientimi ka kampi blu./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rojet e 'Major Security' dhunuan banorët në Zvërnec! Deputeti i Vlorës: T’i hiqet licenca kompanisë së sigurisë

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
Ardit Bido

VLORË-Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ardit Bido ka reagur sërish lidhur me dhunimin e banorëve nga roje privatë të kompanisë 'Major Security' gjatë protestës kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. 

Deputeti socialist teksa ka përshëndetur arrestimin e rojës privat Gerald Biba dhe nisjen e hetimeve ndaj zinxhirit komandues të Policisë në Vlorë, ka kërkuar heqjen e licencës kompanisë së sigurisë ‘Major Security’. Bido ka ritheksuar se forca e shtetit nuk mund të privatizohet.

Edhe në një reagim të ndarë një ditë më parë (30 maj), deputeti dënoi ngjarjen duke theksuar se konfliktet e pronave qofshin apo private nuk duhet të zgjidhen me forcë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar Geraldo Bibën, rojen private të Major Security, ndërsa për dy punonjësit e tjerë të kompanisë së sigurisë ka nisur një hetim. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka nisur një hetim disiplinor për zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës. Kreu i policisë së shtetit Skënder Hitaj ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një raportimi të gabuar ku u tha se banori hyri me forcë në perimetrin e rrethuar të kantierit. Ndërkohë kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila po ndërton resortin në zonën e mbrojtur në Vlorë ka shkëputur kontratën me shoqërinë e sigurisë 'Major Security'./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin: Krim! Forca nuk buron nga 'maska'

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
figurat politike

VLORË-Dhuna ndaj banorëve në protestën e zhvilluar një ditë më parë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka nxitur debat të gjerë publik. Pamjet e ndara nga ZËRI, ku banori tërhiqet zvarrë nga rojet private të sigurisë 'Major Security', gurët e hedhur drejt protestuesëve dhe spraj me piper, i cili nuk kurseu as forcat e rendit, janë dënuar ashpër edhe nga figurat politike të qarkut të Vlorës dhe jo vetëm. 

Deputetja e Partisë Socialiste në Vlorë, Briseida Çakërri, me anë të një reagimi në rrjete sociale, krahas pamjeve ku banori u tërhoq zvarrë, shprehet se këro imazhe nuk përfaqësojnë standardet dhe vlerat e një shoqërie demokratike. Ajo nënvizon se autoriteti i ligjit nuk mund të zëvendësohet nga askush dhe se rendi publik duhet të garantohet nga institucionet përgjegjëse. Deputetja e Vlorës shkruan se reagimi i institucioneve dhe procedimi i personave të përfshirë në ngjarje janë një sinjal se askush nuk mund të veprojë përtej kufijve që përcakton ligji. Çakërri thekson se në një demokraci të vërtetë, forca nuk buron nga intimidimi apo dhuna, por nga besimi i qytetarëve te ligji dhe barazia para tij.

"Ajo që pamë sot nuk pasqyron standardet dhe vlerat që duhet të karakterizojnë një shoqëri demokratike.Pamjet e personave të maskuar që përplasen dhe ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve janë një hije e rëndë mbi parimet e shtetit të së drejtës. Autoriteti i ligjit nuk mund të zëvendësohet nga askush dhe rendi publik nuk mund të delegohet jashtë institucioneve që e kanë këtë përgjegjësi. Shqipëria ka nevojë për investime, zhvillim dhe projekte që krijojnë mirëqenie. Çdo investim në përputhje me ligjin duhet të realizohet. Por po aq e rëndësishme është që ligji të mbetet busulla që orienton çdo proces dhe çdo vendimmarrje. Reagimi i Policisë së Shtetit dhe procedimi i rojeve private të përfshira në ngjarje janë një sinjal se askush nuk mund të veprojë përtej kufijve që vendos ligji. Në një demokraci të vërtetë, forca nuk buron nga maska apo intimidimi, por nga besimi i qytetarëve te ligji, i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë."

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, lindur në Vlorë, Petro Koçi. Ish-deputeti ka ndarë në rrjet momentin ku banori tërhiqet zvarrë nga me mbishkrimin 'Polici private qe na kujton policine gangstere te Berishes ne vitet '90.'

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

Po ashtu një reagim ka ardhur edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe. Ai e ka cilësuar situatën si krim, ndërsa ka akuzuar policinë se ka tentuar të fshehë ngjarjen. Sipas tij, drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, i cili u shkarkua me pretendimin se dha informacion të gabuar mbi rrëmbimin e një protestuesi, Braçe thotë se ka tentuar të fshehë një fakt penal që duhet dënuar.

"Per ngjarjen ne Vlore! Edhe dhune, e eger madje; e papranueshme, e patolerueshme! Si e tille eshte krim! 1.E vleresoj vendimin e drejtorit te Pergjithshem te Policise per te pezulluar drejtorin e Policise ne Vlore; Por nuk mjafton! Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te policise, ne krah te policeve, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga ligji!

Drejtori i Policise nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje fakt penal, te rende madje; Per kete duhet te mbaje pergjegjesi! 2.Ne plazhin e Dajlanit ishte lajmeruar ne polici se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille Policia e Shtetit, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. drejtori i policise dhe trupat ne territor, nuk kane garantuar gje!

Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille. Prezenca e tyre dhe aktet e tyre ndaj protestuesve, mosveprimi i policise ndaj tyre, cuan konfliktin ne konfrontim!

Pra, drejtori i Policise ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska. E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe policia eshte nje prej garanteve te saj. *Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-po keta ku jane? Nderkohe, zinxhiri komandues i Policise ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky. Por nese me Policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga shteti, a mund ta gezojne me kete privilegj? dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!"

Edhe deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ardit Bido dënoi ngjarjen e ndodhur në Zvërnec ku banorët e zonës gjatë protestës u dhunuan nga roje private të Major Security. Bido u shpreh pro investimeve por theksoi se duhet të jenë në përputhje me ligjin. Deputeti deklaron se konfliktet e pronave qofshin apo private nuk duhet të zgjidhen me forcë.

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar Geraldo Bibën, rojen private të Major Security, ndërsa për dy punonjësit e tjerë të kompanisë së sigurisë ka nisur një hetim. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka nisur një hetim disiplinor për zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës. Kreu i policisë së shtetit Skënder Hitaj ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një raportimi të gabuar ku u tha se banori hyri me forcë në perimetrin e rrethuar të kantierit. Ndërkohë kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila po ndërton resortin në zonën e mbrojtur në Vlorë ka shkëputur kontratën me shoqërinë e sigurisë 'Major Security'.

1 MUAJ ME PARE

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Avokati i Popullit: Nisëm hetim, kemi kërkuar informacion të detajuar nga Policia

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim lidhur me zhvillimet e dhunshme nga Zvërneci, ku protestuesit u dhunuan nga punonjës së shoqërisë private të sigurisë gjatë protestës kundër ndërtimit të një resorti në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.

Me anë të një deklarate zyrtare, institucioni shprehet se drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku verifikoi nga afër gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë aksionit policor. Avokati i Popullit ka kërkuar zyrtarisht nga policia informacion të detajuar për mënyrën si u mbikëqyr veprimtaria e policisë private në zonën ku po protestohej.

Deklarata:

Drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në komisariatin e policisë Vlorë, ku verifikoi në vend gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë ngjarjeve në Zvërnec. Kjo vizitë është pjesë e hetimit që kemi nisur kryesisht (ex officio) për dhunën ndaj qytetarëve që ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës.

Gjatë inspektimit u zhvillua edhe një takim me drejtuesit e drejtorisë vendore të policisë për të diskutuar respektimin e bazës ligjore të ndalimeve dhe trajtimin e të ndaluarve.

Avokati i Popullit ka kërkuar zyrtarisht nga policia informacion të detajuar për mënyrën si u mbikëqyr veprimtaria e policisë private në zonën ku po protestohej. Avokati i Popullit do të vijojë ta ndjekë këtë çështje dhe do të informojë publikun për hapat e mëtejshëm.

1 MUAJ ME PARE

'Security' dhunoi protestuesin në Zvërnec! Kompania e ndërtimit: Shkëpusim kontratën me kompaninë e sigurisë

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Pas pamjeve të dhunës të bëra publike gjatë ditës së djeshme (30 maj) në Zvërnec mes protestuesve dhe rojeve private të kantierit të ndërimit, ku njëri prej tyre është arrestuar ka reaguar zyrtarisht kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Në pranga është vendosur Gerald Biba, roja privat i kompanisë së sigurisë 'Major Security', i cili goditi me grusht banorin, dhe më pas u tërhoq zvarrë.

Kompania 'Major' kishte lidhur kontratë me “Zvërnec South Adriatic Development”, subjekt i cili po kryen ndërtimet në zonë. Pas zhvillimeve të fundit, në një reagim zyrtar kompania e ndërtimit deklaron se ka shkëputu kontratën me kompaninë e sigurisë private 'Major Security'. Kompania e ndërtimit deklarin se nga ana e tyre nuk ka pasur instruksione për të cënuar të drejtat e garantuara të qytetarëve dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj qytetarit. "Zvërnec South Adriatic Development"kërkon ndjesë për incidentin e shkaktuar.

REAGIMI ZYRTAR:

Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania "Zvërnec South Adriatic Development" njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë. Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë. Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.

Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës. "Zvërnec South Adriatic Development" qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë. Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.

Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën. Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë. Projekti final do t'i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën.

1 MUAJ ME PARE

Dhunoi protestuesin në Zvërnec-Ky është Gerald Biba, roja i 'Major Security', ish-truproja i Noizyt

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i

TIRANË-Gerald Biba është personi i arrestuar, i cili goditi me grusht banorin që po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. 

Biba është punonjës i kompanisë private të sigurisë "Major Security" dhe një emer i njohur për publikun, i cili po ashtu ka qënë ish-truproja i reperit Noizy. 32-vjeçari u pa në pamjet e ndara një ditë më parë nga ZËRI, teksa godet me grush banorin, më pas së bashku me dy rojet e tjera të shoqërisë private marrin zvarrë qytetarin. 

Ndaj Bibës janë ngritur akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Goditi qytetarin në Zvërnec, arrestohet roja i "Major Security"! Nën hetim zinxhiri komandues i policisë Vlorë

Qytetari u tërhoq zvarrë- Arrestohet ‘security’ i
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË- Është arrestuar punonjësi i shoqërisë private të sigurisë "Major Security" së kantierit në Zvërnec, i cili goditi me grusht banorin që po protestonte. Bëhet fjalë për Gerald Bibën, i cili në pamjet e publikuara nga ZËRI u pa duke goditur protestuesin dhe së bashku me dy të tjerë e kanë tërhequr zvarrë.  Biba u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Identifikohet, kapet dhe arrestohet punonjësi i shoqërisë private të sigurisë së kantierit që goditi me grusht shtetasin E. S.

Ndërkohë, nis hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të.

Poll

MOS HUMB