LIVE UPDATES

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së, zbulohen kandidatët për Këshillin

➤Kanë përfunduar punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. ➤Sipas njoftimit nga vetë kryedemokrati, Sali Berisha, procesi i numërimit të votave do të nisë rreth orës 20:00. ➤Kryetari i Komisionit Mbikëqyrës, Ivi Kaso lajmëroi përfundimin dhe detajet e tjera mbi atë që vijon. ➤Në Kuvendin e PD-së u votuan edhe 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar. ➤Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e PD, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët e të gjithë funksionarët e tjerë.

9 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Përfundon Kuvendi: Mbyllet votim, numërimi në orën 20:00! Berisha: Cilido që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD!

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
sali berisha

TIRANË- Procesi i votimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas fjalimeve të mbajtura nga deputetët dhe drejtuesit e lartë. Tashmë, delegatët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës, ndërsa kutitë e votimit janë vulosur dhe po transportohen drejt selisë qendrore të PD-së.

Në përfundim të procesit, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se procesi i numërit do të nisë rreth orës 20:00, në ambienetet e selisë blu.

"Tani të presim rezultatet e votimeve, të cilat mos gaboj do nisin nga ora 20:00. Siguroj se, natyrisht kur janë dy kandidatura për një vend njëri fiton dhe tjetri nuk fiton, por garantoj se në mendimin tim ato kanë qenë kandidaturat më serioze. Marrin apo jo votat, secili prej tyre mbetet aset i çmuar i PD. Dhe tjetra, kushdo ka dyshim për votën do ketë të drejtën të numërojë votat e veta. Ky është maksimumi i transparencës që mund të bëjmë”, tha Berisha.

Berisha nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve për Salianjin, për të cilin e përsëriti sërish duke thënë se është i vetëpërjashtuar. Sa i përket takimit të djeshëm në Tiranë të ish-deputetit, Berisha u shpreh se asnjë demokrat nuk ishte pjesëmarrës në tubimin e djeshëm të Ervin Salianjit. Lideri demokrat e bëri të qartë se cilido që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-së.

“Cilido që ndjek Salianjin i mbyll hesapet me PD-në. Hysen Kadiu ishte aty. Cilido që ndjek atë do vazhdojë lidhjet me të, nuk kanë më asnjë punë me PD. Nuk është kritikë ajo, kritikë ka sa të duash në gjirin e PD, kurse ata kanë veprime konkrete ndaj PD-së. Ai është i vetëpërjashtuar”, tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha voton për Këshillin e PD: Proces i jashtëzakoshëm, u vonova sepse lista ndahet në 3 kategori

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përfunduar votimin e tij për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Pasi hodhi vullnetin e tij në fletën e votimit, Berisha është ndalur për mediat, duke u shprehur se po zhvillohet një proces i jashtëzakonshëm.

Ndërsa i pyetur për vonesën e tij, Berisha sqaroi se kjo ndodhi për shkak të listat janë ndarë sipas kategorive, konkretisht në tre të tilla. 

“Jam i bindur se këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, një ripërtëritje në frymën e këtij Kuvendi. Janë ndër listat më dinjitozë.

Natyrisht numri i madh i kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen. U vonova, sepse i kanë ndarë veçmas për burrat, veçmas për zonjat dhe veçmas për të rinjtë. Uroj që gratë të arrijnë në 40%, të rinjtë të jenë sa më të pranishëm.

Ripërtëritje do të thotë modernitet i Partisë Demokratike dhe një organizim shumë më i fuqishëm. Do të ketë ripërtëritje nga seksioni, deri në majë. Unë do të propozoj emra të rinj, më pas i përcakton vota”, u shpreh Berisha./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Stresi ndan mesazhin për të rinjtë: Jemi më të fuqishëm se kurrë! (VIDEO)

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
arkimend lushaj-stresi

TIRANË- Emri i Arkimend Lushaj, reperi i njohur si Stresi, renditen në mesin e e dhjetërave të tjerë për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Nga Pallati i Konkreseve ku zhvillohen punimet e Kuvendit Kombëtar, Stresi ndau një mesazh motivimi për rininë, ndërsa shtoi se prania tij është një vendim personal. 

“Kemi ardhur këtu sot me një mesazh shumë të qartë për rininë, jam këtu, Kam marrë iniciativën vetë. Jemi më fuqishëm se kurrë”,- thotë Lushaj.

Më herët gjatë ditës është zbardhur lista e plotë e kandidatëve, e ndarë në tre grupe, ku janë caktuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, ndërsa një listë është me emrat e të rinjve që pritet t’i bashkohen Kuvendi Kombëtar të PD. 

Arkimend Lushaj është emri që bie më sy krahas figurave të tjera të reja, si: djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, vajzës së Bujar Nishanit, Fiona Nishanit dhe djalit të vogël të Azem Hajdarit, i cili ka emrin e babait, apo edhe ish-banori i Big Brother dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri.

Një ditë më parë Stresi njoftoi angazhimin e tij politik, duke shpallur kandidaturën për një vend në Këshillin Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë. Ai u shpreh se angazhimi i tij në politikë vjen për të përfaqësuar të rinjtë dhe të rejat që, sipas tij, janë ndjerë të papërfaqësuar.

Reperi e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike, duke qenë shpesh herë i pranishëm në protesta e lëvizje të opozitës. Në takimin përmbyllës të fushatës së opozitës, ai këndoi edhe këngën “Nishat”, që sipas tij ishte e dedikuar për çdo demokrat, pasi në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Demokratike mbante numrin 1 në listë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Kandidat për Këshillin Kombëtar? Avokati Jordan Daci: S'jam në dijeni! PD: Është një tjetër, je shqetësua pa u sqaruar

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
jordan daci-lista ku renditet emri i tij

TIRANË- Avokati i njohur, Jordan Daci, emri i të cilit renditet në listën e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike, është shprehur se nuk ka qenë në dijeni në lidhje me këtë propozim. Përmes një reagim publik, Daci thekson se emri i tij në listë është vendosur pa dijeninë e tij dhe kërkon që të hiqet, në mënyrë që të mos i nënshtrohet votimit të sotëm. 

Ai sqaron se nuk ka paraqitur kurrë asnjë kërkesë apo pëlqim për të kandiduar, ndërsa thekson se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e një procesi politik.

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
jordan daci ne liste

Reagimi i plotë:

Në lidhje me një informacion të bërë publik së fundmi, sipas të cilit emri im rezulton i propozuar si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin të sqaroj me korrektësi dhe qetësi se nuk jam anëtar i Partisë Demokratike, nuk kam paraqitur asnjë kërkesë, pëlqim apo shprehje vullneti për të kandiduar në strukturat e saj, dhe nuk kam pasur dijeni paraprake për një propozim të tillë.

Duke ruajtur respektin për çdo qytetar apo strukturë që mund të ketë vlerësuar emrin tim, si dhe duke falënderuar cilindo propozues që mund të ketë vepruar me mirëbesim, më duhet të shprehem qartë se nuk pajtohem me përfshirjen e emrit tim në këtë proces dhe kërkoj që ai të mos konsiderohet si shprehje e vullnetit tim personal, profesional apo publik.
Aktualisht, zgjedhja ime institucionale dhe profesionale është e lidhur me kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, i qëndroj me përgjegjësi të plotë parimeve kushtetuese të pavarësisë, paanësisë, integritetit dhe mospërfshirjes në veprimtari politike, të cilat janë thelbësore për çdo kandidat që synon t’i shërbejë vendit në një funksion të tillë të lartë kushtetues.

Ky sqarim nuk synon të krijojë debat publik, polemikë apo keqkuptim politik, por vetëm të shmangë çdo interpretim të pasaktë mbi pozicionin tim. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e këtij procesi politik, dhe emri im nuk duhet të përdoret apo të interpretohet si shenjë përkatësie, mbështetjeje apo angazhimi partiak.

Do të vijoj me seriozitet, përulësi dhe përgjegjësi rrugën institucionale të kandidimit për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen se, nëse organet përkatëse të emërtesës do të më besojnë këtë detyrë, do t’i shërbej Republikës së Shqipërisë vetëm mbi bazën e Kushtetutës, ligjit, pavarësisë dhe interesit publik.

Por, nga ana tjetër, në radhët e PD-së kanë reaguar duke sqaruar në thelb se, në fakt bëhet fjalë për një person tjetër. Pra, emri Jordan Daci, në listën e demokratëve, nuk i referohet avokatit të njohur.

Fillimisht reagoi Ivi Kaso, i cili sot mbajti postin e kryetarit të komisionit drejtues të Kuvendit. kaso sqaroi se bëhet fjalë për një tjetër person me të njëjtin emër dhe jo për avokatin e njohur. 

“Dua të sqaroj diçka në lidhje me kandidimin e avokatit Jordan Daci në listën e Këshillit kombëtar. Nuk bëhet fjalë për avokatin, por për një tjetër person, anëtar dhe kontribuues në PD, që ka të njëjtin emër dhe të njëjtin mbiemër”, u shpreh Ivi Kaso gjatë punimeve të Kuvendit.

Një tjetër reagim zyrtar erdhi edhe nga Drejtuesi i Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela. Sipas Lelës, personi i propozuar është një aktivist dhe anëtar i Partisë Demokratike me të njëjtin emër, me banim në qytetin e Sarandës.

Reagimi i plotë i Alfred Lelës:

“Jordan, je shqetësuar pa u sqaruar!
Ka një Jordan Daci në Sarandë. Aktivist, anëtar i Partisë Demokratike. Nuk mund t’i ndallohej kandidimi vetëm se ka emrin tënd.
Me këtë parim Enver Hoxha nuk duhej bërë ministër i Kosovës se kish emrin e diktatorit!
Suksese në kandidimin për organet e drejtësisë!”/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Kam bërë gabime, por..." Berisha në Kuvendin e PD-së: Deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Sali BerishaTë dashur delegate dhe delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë Kuvend, secili nga ne në këtë moment, në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju. Më kujtohet sot kur hodhëm hapat e parë në këtë mision pesë vite më parë në Kuvendin Kombëtar të 21-shit, kur rithemeluam PD-në. Unë e dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra .Unë njihja mirë narkoshtetin që ishte instaluar në Shqipëri. Por miq, në karrierën time politike dhe në jetë, kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë gjer sot gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del.

Ndaj dhe gjithnjë jam përpjekur t’i korrigjoj ato. Por duhet t’u them sot, se në një gjë nuk kam gabuar, dhe ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar në besimin ndaj jush. Jo! Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj, përkushtimin tuaj. Ndaj dhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik pasi për dekada kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, për të konsoliduar demokracinë. Kishim edhe arritjet tona, të mëdha, të pamohueshme. Por erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral, si platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë.

Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi. Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral. Kjo parti është për ideale. Kjo parti është për vlera. As nuk blihet, as nuk shitet. As nuk mposhtet kurrë. Ndaj dhe u ngritëm. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta. U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri. Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar. Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor.

1 MUAJ ME PARE

Nga djemtë e Olldashit, Armaldo Kllogjeri e Azem Hajdari i ri/ Zbardhet LISTA e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,

TIRANË-Është zbardhur lista zyrtare e kandidatëve për Këshillin e ri të Partisë Demokratike që pritet të votohen ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Lista është e ndarë në tre grupe, ku janë caktuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, ndërsa një listë është me emrat e të rinjve që pritet t’i bashkohen Kuvendi Kombëtar të PD.

Mes emrave të të rinjve, bie në sy emri i reperit, Arkimend Lushaj, Stresi, djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, vajzës së Bujar Nishanit, Fiona Nishanit dhe djalit të vogël të Azem Hajdarit, i cili ka emrin e babait. Pjesë e listës është edhe ish-banori i Big Brother dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri.

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,

1 MUAJ ME PARE

PD krijon avatarin rival të Diellës: Unë kam kushtuar vetëm 100 euro

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
Skënderbeu me inteligjencë artificiale

TIRANË-Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur me një mesazh nga avatari rival i ministres 'Diella', Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

"Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!"

Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik.

1 MUAJ ME PARE

Kandidon sot për Këshillin Kombëtar të PD, Stresi paraqitet në Pallatin e Kongreseve

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
Arkimed Lushaj

TIRANË-Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është paraqitur në Pallatin e Kongreseve, ku edhe do të mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Një ditë më parë Stresi njoftoi angazhimin e tij politik, duke shpallur kandidaturën për një vend në Këshillin Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë. Ai u shpreh se angazhimi i tij në politikë vjen për të përfaqësuar të rinjtë dhe të rejat që, sipas tij, janë ndjerë të papërfaqësuar.

Reperi e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike, duke qenë shpesh herë i pranishëm në protesta e lëvizje të opozitës. Në takimin përmbyllës të fushatës së opozitës, ai këndoi edhe këngën “Nishat”, që sipas tij ishte e dedikuar për çdo demokrat, pasi në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Demokratike mbante numrin 1 në listë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Votohen ndryshimet statutore dhe Këshillin e ri Kombëtar

Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së,
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i cili vjen një javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike për një mandat të ri. Sot pritet të miratohen ndryshime të rëndësishme statutore dhe të zgjidhen 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Kuvendi zhvillohet nën moton “Ripërtëritje”, një koncept që sipas drejtuesve të PD-së synon të përcjellë mesazhin e modernizimit dhe reformimit të partisë. Punimet do të drejtohen nga Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja. Pas votimit të tyre me ngritje dore, atëherë Kuvendi Kombëtar mund të nisë zyrtarisht punimet.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të prezantojë para Kuvendit tetë amendamentet statutore. Ndryshimet synojnë reformimin e disa proceseve të brendshme të partisë, përfshirë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish. Statuti i ri parashikon ngritjen e një strukture të posaçme që do të filtrojë kandidaturat përpara se ato t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia.

Po ashtu, dokumenti i ri synon të adresojë problematikat e listave të anëtarësisë përmes dixhitalizimit dhe përditësimit të tyre çdo dy vjet. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e Partisë Demokratike, nga 30% në 40%. 

Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e PD, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët e të gjithë funksionarët e tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB