LIVE UPDATES

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Kryeministri Rama dhe delegacioni në Bruksel: Jemi fanatikë të BE-së!

➤Konferenca Ndërqeveritare e 8-të ndërqeveritar mbahet sot në Bruksel, ku diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në BE. ➤Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Rama mbërriti në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare, ku u pritën nga kryeministri i Belgjikës, Bart De Weber. ➤Pra nisjes së konferencës, Rama u ndal për mediat, ku theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë. ➤Sa i përket opsionit të anëtarësimit të Shqipërisë pa të drejtën e vetos, Rama u shpreh se "s'kemi ndjerë ndonjëherë kënaqësi të kemi veto, kemi qenë vendi më pro BE, jemi fanatikë të BE". ➤Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe synon të përfundojë negociatat deri në vitin 2027, ndërsa synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. ➤onferenca e 8-të shihet si një etapë kyçe për ecurinë e negociatave, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e mëtejshëm të integrimit evropian të Shqipërisë.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Para nisjes së Konferencës, Rama takim me Komisioneren Marta Kos dhe zv.ministren e Qipros (FOTO)

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Kryeministri Rama dhe delegacioni
marta kos-edi rama-Marilena Raouna

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, përpara nisjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian.

Në këtë takim ai është pritur nga Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna, si dhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Kryeministri Rama dhe delegacioni
marta kos-edi rama-Marilena Raouna

I shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar, Rama foli shkurtimisht për mediat pak para nisjes së konferencës, ku tha se Shqipëria ka pritur shumë gjatë dhe ka punuar shumë për këtë moment./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e 8/ Rama nga Brukseli: Moment i rëndësishëm, Shqipëria ndër vendet më pro-europiane

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Kryeministri Rama dhe delegacioni
edi rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim në Bruksel nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De ëever, aty ku sot mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Kryeministri Rama dhe delegacioni
Bart De ëever-edi rama

Në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e 8-të, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. 

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar, u ndal për mediat duke e cilësuar këtë moment si të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të vendit. Ai shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar reformat dhe procesin e integrimit, duke nënvizuar gjithashtu se vendi renditet ndër më pro-europianët sipas sondazheve dhe perceptimit publik.

“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Është shumë e rëndësishme dhe e qartë që ka nevojë të diskutohet dhe nuk është një bashkim i gënjeshtërt, por i vërtetë dhe për të qenë anëtar me të drejta të plota. Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të vijuar më tej pa pasur asnjë imagjinatë të kënaqësisë momentale dhe duhet të theksojmë që sipas barometrit, Shqipëria është një ndër vendet më pro-europiane”, tha kryeministri.

I pyetur për çështjen e vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, Rama theksoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.

“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE kështu që nuk ndjejmë kënaqësi që të kemi veto, duke qenë vendi më pro BE-së dhe euroatlantik evropian, ne jemi fanatikë të BE-së kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, përfundoi Rama.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Integrimi në BE-Mbahet sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Rama në Bruksel

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Kryeministri Rama dhe delegacioni
FOTO ILUSTRUESE

BRUKSEL-Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00. Delegacioni shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ekipi negociator shqiptar. 

Në takim pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të ndërmjetme nga pala shqiptare, si edhe të vendosen objektivat përmbyllëse për grupkapitullin “Bazat”. Në këtë paketë përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, çështjet që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe të drejtat themelore, si edhe siguria dhe liria.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe synon të përfundojë negociatat deri në vitin 2027, ndërsa synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. Konferenca e 8-të shihet si një etapë kyçe për ecurinë e negociatave, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e mëtejshëm të integrimit evropian të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB