Detaje nga zjarri tek QSUT, pacientja i vuri flakën dyshekut në bodrum

TIRANË- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një zjarr ka rënë në pavijonin e Shërbimit të Psikiatrisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sipas “Top Channel” dyshohet se shkaktare e zjarrit ka qenë një paciente që ka qenë e shtruar më herët në këtë pavijon, por tani merr vetëm shërbim ambulator.
Pacientja ka zbritur në katin -1 dhe ka djegur dyshekun e një krevati që ishte jashtë funskionit. Dysheku përshkak të përbërjes së tij ka shkaktuar tym në pavijon, duke përhapur panik në QSUT, ndërsa raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për këtë incident QSUT, lëshoi një deklaratë zyrtare ku tha se ka pasur vetëm tym në bodrum, por ekipi specialist dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë dhe puna vijoi pa asnjë problem.
Nga ana tjetër, Policia raportoi se në pavijonin e Shërbimit të Psikologjisë ka pasur prani zjarri dhe flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, pa përmendur në fakt rastin e mësipërm se janë shkaktuar nga një paciente./ZËRI
Zjarri tek QSUT, denoncimi i qytetarit: Kaos dhe panik tek pacientët, askush nuk na informon!

TIRANË- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë u përfshi nga flakët. Sipas denoncimit të një qytetari për “JOQ Albania”, ashensori nuk punonte dhe në ambientet e spitalit dëgjoheshin ulërimat e pacientëve. Qytetari tha se zjarri përfshiu të gjithë pavijonin, por autoritetet nuk dhanë asnjë udhëzim dhe nuk u informuan.
“Ka rënë zjarr te psikiatria në QSUT. Këta tallen, as informacion të saktë nuk japin! Kemi familjarët këtu dhe na thanë të nxjerrim jashtë pacientët. Ku dhe si t’i nxjerrim kur të gjithë janë me oksigjen në neurologji? Zjarri ka rënë që në orën 10:00, tymi përfshiu gjithë pavijonin e neurologjisë. Ashensori nuk punonte dhe vetëm dëgjoheshin të bërtiturat e pacientëve nga spitali psikiatrik. Askush nuk na dha asnjë udhëzim!”, thuhet në denoncim.
Për këtë ngjarje reagoi edhe Policia, e cila përmes një deklarate tha se zjarri dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Ndërsa, QSUT lajmëroi se në bodrum ka pasur prani tymi, por ekipi specialist dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë dhe puna vijoi pa asnjë problem.
“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, njofton QSUT.
Kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në QSUT, pasi pothuajse një vit më parë në datë 11 shkurt flakët Qendrën Spitalore shkaktuan kolaps në repartin e urgjencave pacientët u detyruan të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera. Të gjithë personat, që kanë urgjenca kardiake, apo të sëmundjeve të brendshme, janë referuar në spitalin e Traumës, spitalin Shefqet Ndroqi, por edhe spitalet rajonale të Shkodrës, Lezhës dhe Fierit./ZËRI
Zjarri tek QSUT, Policia njoftim zyrtar: U shkaktua nga një shkëndije elektrike

TIRANË- Pavijoni i Spitalit Psikiatrik në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Për këtë ngjarje Policia përmes një deklarate ka njoftuar se zjarri dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Sipas autoriteteve, fatmirësisht askush nuk u lëndua, por u shkaktuan vetëm dëme materiale
“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI
Zjarr tek QSUT? Qendra Spitalore njoftim zyrtar: U konstatua prani tymi

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka informuar se në orët e vona të mbrëmjes në katin -1 të Neurologjisë ka pasur prani tymi. QSUT lajmëron se tymi nuk ka shkaktuar rrezik për pacientët apo stafin mjekësor. Sipas deklaratës, ekipet teknike dhe stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë dhe situata u vu nën kontroll dhe shërbimi vijoi normalisht.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.
Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, njofton QSUT./ZËRI