LIVE UPDATES

Kombëtarja në festë, triumfon 3-0 ndaj Andorrës

➤Kombëtarja ka fituar 3-0 ndaj Andorras! ➤Ishte Rey Manaj, i cili në pjesën e parë shënoi 2 gola. ➤Ndërsa Myrto Uzuni vulos takimin me golin e 3 në kohën shtesë

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Manaj i pandalshëm, shënon sërish!

Kombëtarja në festë, triumfon 3-0 ndaj Andorrës
Sfida Shqipëri-Andorra

TIRANË- Rey Manaj i pandalshëm, shënon sërish! Manaj ka shënuar golin e dytë këtë mbrëmje në minutën e 19-të, duke e kaluar kombëtaren në një avantazh 2-0 me Andorrën. Në këtë pjesë të parë janë shënuar dy gola, ku Manaj është protagonisti i tyre. 

Ishte një pasim i Armando Brojës që bëri të mundur realizimin e këtij goli./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Sfida Shqipëri-Andorrë/ Kombëtarja në festë, shënon Manaj

Kombëtarja në festë, triumfon 3-0 ndaj Andorrës

TIRANË- Zhbllokohet sfida në minutën e 9-të! Rey Manaj ka gjetur portën e Andorrës, duke shënuar golin e parë këtë mbrëmje. Tashmë Kombëtarja është në epërsi ndaj skuadrës së Andorrës. 

Kristjan Asllani me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Sot sfida Shqipëri - Andorra, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

Kombëtarja në festë, triumfon 3-0 ndaj Andorrës
Foto ilustruese

TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Nga FSHF, është publikuar formacioni shqiptar, me të cilin do të luajmë në ndeshjen e sotme.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen: Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji. Mesfushata i është besuar Asllanit, Shehut, Laoit dhe Hoxhës. Ndërsa në sulm janë Rey Manaj dhe Armando Broja. Ndërsa Andorra luan me: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.

Kombëtarja në festë, triumfon 3-0 ndaj Andorrës

Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45. Ndërsa Andorra luan me: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera./ZËRI

Poll

MOS HUMB