LIVE UPDATES

Rexhepi mohon të ketë gisht në vrasjen e Jani Prengës: Nuk jam Gramozi i përgjimeve! Më ballafaqoni me vëllanë e viktimës

➤Dritan Rexhepi ka mohuar të ketë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. ➤Për herë të parë pas ekstradimit në Shqipëri, Rexhepi u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve në gjykatë. ➤Për akuzat e ngritura, Rexhepi thotë se është vënë në dijeni nga familjarët e tij, më konkretisht bashkëshorti i motrës së tij, Dorjan Velaj. ➤Ai mohon të jetë Gramozi që del në përgjime, madje ka kërkuar që Prokuroria t’i publikojë ato dhe të bëjë edhe një ballafaqim mes tij dhe vëllait të Jani Prengës. ➤Gramoz Rexhepi gjithashtu ka mohuar lidhjen me Gentian Funiqin, i cili akuzohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Jan Prengës në janar 2020. ➤Edhe për Martin Bletën e Korado Gështenjën thotë se nuk i ka dëgjuar kurrë dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ta. ➤Mbrojtjen e tij Gramoz Rexheoi është shprehur se ka tentuar ta bëjë edhe nga arratia. ➤Ai ka rrëfyer se ka folur dhe me gazetarin Artan Hoxha, të cilit i ka dërguar disa foto për të treguar se në momentin që ndodhi ngjarja, ai ishte i izoluar në burgun e Ekuadorit. ➤Nga ana tjetër, prokuroria ka paraqitur në gjykatë biseda të reja të dala nga aplikacioni SKYECC, komunikime të zhvilluara mes Rexhepit dhe Altin Hajrit, që është gjithashtu në kërkim për të njëjtin krim. ➤Jan Prenga, u rrëmbye dhe u vra në janar të vitit 2020 në Kamëz. ➤Ai u transportua në kompleksin “Golden” të Altin Hajrit ku dhe u dhunua për vdekje. ➤Trupi i tij nuk u gjet kurrë. ➤Shkak është raportuar se është bërë zhdukja e një sasie droge në Londër nga vëllai i Jani Prengës. ➤Por edhe këtë gjë, Rexhepi e mohon duke thënë se nga burgu nuk ka bërë kurrë trafik droge dhe për rrjedhojë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngarkesë. ➤Madje ai mohon të ketë dëgjuar ndonjëherë emrin e Altin Hajrit.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

"Nuk njoh askënd"/ SPAK dorëzon bisedat mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit në Sky ECC, shtyhet seanca

Rexhepi mohon të ketë gisht në vrasjen e Jani Prengës: Nuk
Dritan Rexhepi

TIRANË-Ditën e sotme, gjatë gjyqit të Dritan Rexhepit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Prokuroria ka paraqitur prova të reja që lidhen me komunikimet e Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit në aplikacionin Sky Ecc. Ndërkohë vetë Rexhepi mohoi njohjen me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit Gloden, ku u dhunua për vdekje Jani Prenga. Seanca u shty për në datën 7 maj.

Prokurorja: Komunikimet kanë ardhur nga francezët. Komunikimet i përkasin Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit. Këto prova kanë ardhur së fundmi, ndaj kërkojmë t’ia paraqesim gjykatës. Do kërkonim te mos bëheshin publike. Komunikimet i përkasin periudhës së vitit 2020. Kanë të bejne pikërisht me çështjen penale, interesimin e tyre të vazhdueshëm për këtë çështje, çfarë ka ndodhur etj.

Dritan Rexhepi: Nuk njoh askënd me emrin Doçi apo Arusha, nuk më kujtohet. Familjari im pyeti të prokuroria e tiranës dhe i thanë nuk akuzohet, por do sqarohet nëse është apo jo ky. Nuk njihja askënd nga Shkodra po nga Durrësi. Altin Hajrin nuk e njoh. Dëshiroj të bëhet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua.

Pjesë nga seanca;

Prokuroria: A keni përdorur telefona të tjerë përveç kabinës dhe keni biseduar në SkyECC?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: A keni kontaktuar me persona të tjerë lidhur me ngjarjen?

Rexhepi: Me asnjë.

Prokuroria: Në komunikimin me familjen a u keni dërguar dokumente nga ndonjë aparat celular? Jeni i sigurt?

Rexhepi: Jo s’u kam dërguar. Jam shumë i sigurt.

Prokuroria: A keni komunikuar në ambientet e burgut me ndonjë person lidhur me ngjarjen?

Rexhepi: Nuk më kujtohet.

Prokuroria: A keni kërkuar që çështja të hetohet në një Prokurori tjetër dhe jo nga Prokuroria e Posaçme?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: Po ndonjë person që përdorte pseudonimin 'Arusha' ju kujtohet?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: Ju thatë që keni komunikuar me gazetarin dhe u dhatë foto që të thoshit që nuk ishin ju Gramozi nga Vlora. A përmendjen ndonjë nga Shkodra këtu?

Rexhepi: Nuk kisha njohje me dike nga Shkodra.

Prokuroria: Emri Altin Hajri a është emër i njohur për ju?

Rexhepi: Jo nuk më thotë gjë ky emër.

Dritan Rexhepi kërkesë gjykatës: Dëshiroj të behet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një.

Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma.../ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Dua ballafaqim me vëllain e Jani Prengës", Dritan Rexhepi rrëfen takimin me gazetarin: I dhashë foto!

Rexhepi mohon të ketë gisht në vrasjen e Jani Prengës: Nuk
Jani Prenga dhe Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në vitin 2020 ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO në lidhje me ngjarjen. Rexhepi ka rrëfyer se lajmin e ka marrë vesh nga familjarët e tij, burri i motrës, Dorjan Velaj. Ai pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar të publikohen përgjimet që përflitet, ku dyshohet se ai ka komunikuar me familjarët e Jani Prengës dhe ka kërkuar një përballje me këtë të fundit në gjykatë.

Rexhepi mohoi të jetë ai ‘Gramozi’, personi që del në përgjime duke folur me vëllanë e Jan Prengës, ku rrëfeu dhe një bisedë të zhvilluar me gazetarin Artan Hoxha. Ai ka theksuar se me gazetarin nuk është takuar personalisht, por përmes kunatit të tij, ku i ka kërkuar të publikojë fotot e tij dhe për të treguar se në momentin që ndodhi ngjarja, ai ishte i izoluar në burgun e Ekuadorit.

Dritan Rexhepi: E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka qe kishte ndodhur në Shqipëri. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjari tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë qe ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarë të familjes. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës. Ju keni hipur në trenin e gazit dhe kërkoni te shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Doni ta bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi ça bëj unë, jo çthonë ta tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jani Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe une fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim më vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë qe kunati im shkoi te prokuroria e tiranes për këtë çështje, takoj një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thash nuk jam unë personi qe po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhash disa foto dhe ai i publikoi. Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë, sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. I thashë Tan Hoxhës, o zotëri merri këto pamjet dhe publikoi, sepse nuk jam unë. Merri fotot te shtëpia i thashë, që familjarët të kuptojnë që nuk jam unë. Unë nuk jam Gramozi nga Vlora që flitet aty. Gramoz nga Vlora ka 500 vetë. Pa bërë asnjë lloj hetimi akuzohem unë. Unë kisha një emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam pasur në fëmijëri, deri në moshën 25 vjeç. Vetëm familjarët më thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmijë me një ekuadoriane. Kam dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç. Me Artan Hoxhën nuk jam takuar asnjëherë nga afër. Familjari im e takoi rastësisht dhe pinë një kafe. Nuk kam pasur kontakte të tjera me asnjë lloj gazetari. Për Ndrek Prenga nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Vetëm në gazeta kam lexuar. As për Astrit Prengën, në asnjë rrethanë.

Ndërkohë edhe vetë gazetari Artan Hoxha në një intervistë të dhënë për ABCnews, ka pohuar se ka zhvilluar një bisedë nga burgu i Kuitos në Ekuador me Dritan Rexhepin. Hoxha deklaronte se gjatë bisedës, Rexhepi mohonte të kishte ndonjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës duke theksuar se dikush tjetër ka përdorur emrin e tij për të kërcënuar grupet kriminale pas humbjes së një sasia të madhe drogë në Angli.

Zhdukja e Jani Prengës

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një.

Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma.../ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zhdukja e Jani Prengës! Dëshmon për herë të parë Dritan Rexhepi: Isha në burg në Ekuador, nuk jam unë porositësi

Rexhepi mohon të ketë gisht në vrasjen e Jani Prengës: Nuk
Dritan Rexhepi

TIRANË- Për herë të parë, në GJKKO ka dëshmuar Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në vitin 2019. Rexhepi ka mohuar të jetë ai porositësi, ndërsa ka theksuar se gjatë periudhës që ka ndodhur ngjarja ka qenë në burg në Ekuador. 

Dritan Rexhepi: Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ecuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj qe vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Per trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, ne ate kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen qe kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjell avokatja dokumentat nga burgu i Firencez, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njejtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për te dhene para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e nje sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka qe kishte ndodhur në Shqipëri.

Poll

MOS HUMB