LIVE UPDATES

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa e dhëndrit të Dukës. Deputeti: Gënjen! Avokatja e Ndocit: Më kërcënoi!

➤ Nuredin Dumani flet sërish. ➤ Në seancën e radhës për 'Plumbin e Artë', avokati i Gentian Sharrës mori në pyetje të pandehurin e drejtësisë duke i kërkuar edhe njëherë versionin e tij për shumë ngjarje të ndryshme kriminale. Duke nisur që nga grabitjet. ➤ Dumani tha se ishte Talo Çela ai që e kishte prezantuar me Gentian Sharrë, dhe se ishte ky i fundit që i mësoi si të grabiste. ➤ Një episod grabitje e ka treguar edhe për një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, nga ky pretendon se ka marrë 500 mijë euro. ➤ Por në një moment Gentian Sharra ka ndërhyrë dhe e ka akuzuar për dëshmi kontradiktore, trupa gjykuese kërkoi pak minuta pushim. ➤ Në këtë moment, avokatja e të pandehurit Altin Ndoci ka kërkuar të merren masa pasi ka thënë që është kërcënuar nga Nuredin Dumani.

6 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’/ Deputeti sqaron dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë!

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa
Nuredin Dumani dhe Agron Duka

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë një sqarim në lidhje me dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Duka, i ftuar sot në ‘Studio Live’, komentoi pretendimet e Dumanit se kishte grabitur 500 mijë euro nga banesa e dhëndrit të tij në Shijak.

Deputeti pretendon se i afërmi i tij ka vite që nuk vjen në Shqipëri, pasi e ka vendosur jetën e tij në Britaninë e Madhe.

“Unë dhe dhëndri im nuk i kam pasur ndonjëherë lekët cash. Unë i kam kompani, me kredi dhe biznese, aktivitet i rregullt. Dhëndri im është në Angli, me vajzën time me familjen dhe jeton atje. A është rrenë kjo, është e sigurt, por nëse është triller, edhe mundet, për ndonjë qëllim. Për të thënë që ja dhëndri i Dukës ka shumë lekë, apo duke thënë se ka sjellë 500 mijë euro në Shijak, s’e di. Nuk kemi lidhje fare me këtë dhe nuk është e vërtetë,”-tha Duka.

Sot, në seancën gjyqësore në GJKKO, Dumani u përball më avokatët e ish-bashkëpunëtorëve të tij në krim por edhe me vetë Gentian Sharrën, duke treguar ngjarjet kriminale që sipas tij, i kanë kryer bashkë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Gentian Sharra: Bojaxhiu më kërkoi 200 mijë euro në emër të Nuredin Dumanit brenda burgut

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa
Nuredin Dumani

TIRANË-Këtë të enjte është zhvilluar seanca e radhës ndaj Nuredin Dumanit, i pandehur i dosjes “Plumbi i Artë”. Gentian Sharra është shprehur i pafajshëm duke kundërshtuar deklaratat e Nuredin Dumanit, i cili e përfshin atë në disa ngjarje kriminale.

Sharra është shprehur se në vitin 2017, deklarimet e bizneseve të tij tek Tatim Taksat në Elbasan arrinin deri në 2 miliardë e 430 mln lekë dhe sipas tij, nuk kishte pse të merrte pjesë në grabitje për 2 mijë paundë. Gjatë dëshmisë së tij Sharra ka akuzar Dumanin se i ka kërkuar 200 mijë euro që të lehtësojë pozitat e tij penale.

“Nga 2012 e sot marr tendera dhe vazhdoj edhe sot. Tani i ka sekuestruar prokuroria. Jam taksapagues i rregullt. Kam pasur 13 biznese. Bar restorant, loto, servis, pikë shumice. Në kohën kur zotëria thotë kemi bërë vjedhje bashkë unë kisha 13 biznese. Dumanin unë e kam takuar tek lokali im. E kam njohur për njeri të sëmurë. Vëllai i këtij vinte e bënte biseda me Talo Çelën. Unë nuk e di nga i monton këto intriga Nuredin Dumani e duke më veshur një imazh negativ. Në 2017, nëse shikoni deklarimet tek Tatim Taksat në Elbasan unë kisha 2 miliard e 430 mln lekë. Kisha 200 mln lekë divident. A ka logjikë që Gentian Sharra të shkonte në Berat të vidhte 2000 pound? Në 9 shtator 2023 Dumanit i është lyer dhoma e burgut nga një djalë nga Durrësi. Më pas ai djali erdhi tek dhoma ime dhe më kërkoi 200 mijë euro në emër të Dumanit, në këmbim të lehtësimit të pozitave penale. Le të verifikohen kamerat e sigurisë”, ka thënë Sharra.

3 MUAJ ME PARE

Si u njoh me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën! Dumani rrëfen grabitjen e mbi 8 kg flori

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa

TIRANË-Këtë të enjte është zhvilluar seanca e radhës ndaj Nuredin Dumanit, i pandehur i dosjes “Plumbi i Artë”. Seanca ka qenë e hapur edhe për mediat, ku avokatët i kanë drejtuar disa pyetje të tjera Dumanit, lidhur me qëndrimin e tij në Elbasan, njohjen me Talo Çelën dhe Gentian Sharrën, si dhe me disa nga ngjarjet kriminale të ndodhura në atë zonë. 

Dumani ka treguar se bashkëpunëtorin e tij, Gentian Sharrën e ka njohur nga Talo Çela në vitin 2010 dhe grabitjen e parë së bashku e zhvilluan në një argjendari në Elbasan vetëm një vit më vonë në 2011. I pandehuri rrëfen se me Sharrën kanë bashkëpunuar për shumë gjëra, ku si fillim transportonim makinat e vjedhura dhe më pas organizonim grabitjet.

PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:

Ku ke jetuar?

Nuredin Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rogoshinëz. Më pas kam shkuar në Durrës dhe në Elbasan. Në vitin 2020 kam marrë një apartament në Elbasan, përballë parkut.

Nga e njihni Gentian Sharrën?

Nuredin Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010. Gentian Sharra kishte një lokal dhe servis në Bradashesh. Tek servisi kam qenë disa herë, si vetëm ashtu edhe me persona të tjerë. Me Gentian Sharrën kam bashkëpunuar për shumë gjëra. Në fillim transportonim makinat e vjedhura dhe më pas organizonim grabitjet. Kjo grabitje ishte ndër më të mëdhatë që kemi kryer. Objektivi ishte një argjendar në Elbasan, u planifikua nga Gentian Sharra, i cili donte të merrte pjesë pasi ishte një shumë e madhe. Ditën e grabitjes, unë dhe Ilirjan Keci shkuam të parët. E goditëm viktimën në një parkim të një lagjeje të vjetër, teksa po shkonte drejt makinës së tij, një ‘Benz’ i vjetër. Më pas, Talo Çela dhe Sharra erdhën për të ekzekutuar pjesën tjetër të planit.

Ku u diskutua plani për grabitjen?

Nuredin Dumani: Plani u bisedua në shtëpinë e Talo Çelës, e cila ndodhet pranë servisit të Gentian Sharrës. Shtëpia ishte dykatëshe me çati dhe në atë kohë nuk kishte portë, por vetëm rrjetë.

Si ishte viktima dhe si u krye grabitja?

Nuredin Dumani: Viktima ishte trupmbushur dhe më i gjatë se unë. Grabitja u krye në orën 07:00-08:00 të mëngjesit, gjatë një dite me shi. I morëm dy çanta, një blu e errët ose e zezë, nuk e mbaj mend saktë.

A e mësuat emrin e viktimës?

Nuredin Dumani: Nuk e kam fiksuar, pasi nuk më interesonte.

Çfarë kishte brenda çantave?

Nuredin Dumani: I morëm 2 çanta. Pasi e godita ra në tokë. Një çantë e mora unë, një Ilirjan Feçi. Emrin e viktimës s'e kam fiksuar. Nuk më ka interesuar. Në çantat kishte bizhuteri dhe ora. Markat nuk i mbaj mend. Në total 8 kg 300 gramë flori. Pas grabitjes, shkuam në shtëpinë e Talo Çelës dhe i zbrazëm sendet në papafingo. Hoqëm çantat për të shmangur ndonjë pajisje GPS.

Si u larguat nga vendngjarja?

Nuredin Dumani: Atë ditë kishim një ‘Benz 2500’ me ngjyrë blu të errët. Shkuam dhe u kthyem me të njëjtën makinë. Po ashtu, kishim dhe dy mjete të tjera, një ‘Rover 75’ dhe një tjetër ‘Benz 2500’.

Çfarë ndodhi me çantat e grabitura?

Nuredin Dumani: Çantat i hoqi Talo Çela, por nuk e di se ku i çoi.

Çfarë dini për viktimën?

Nuredin Dumani: Ai kishte një Mercedes 190. Ai po shkonte drejt asaj, por nuk di në ishte e tij.

3 MUAJ ME PARE

"Do merrem edhe me ty"/ "Plumbi i artë", avokatja e Altin Ndocit: Nuredin Dumani më kërcënoi, merrni masa

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa
Nuredin Dumani

TIRANË- Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ka pretenduar se është kërcënuar nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja e Altin Ndocit mori fjalën dhe kërkoi të merren masa urgjente ndaj Dumanit. Ajo tregoi se i akuzuari për disa vrasje e ka "paralajmëruar" se shumë shpejt është radha e saj. 

"Nuredin Dumani më kërcënoi.Para se të ndërprisni seancën, ju lutem të dëgjoni edhe njëherë procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha 'do merrem dhe me ty, më ke ngelur ti pa vrarë'. Nuk mund të kërcënohemi kështu! Aq më tepër në sallën e gjyqit,"-tha në mbrojtje të saj avokatja.

Por ende nuk dihet se çfarë masash do të merren për mbrojtjen e saj./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

“Grabitje, vrasje, vjedhje, kjo është puna për ne!” Nuredin Dumani rrëfen detaje nga ngjarjet në Kavajë e Elbasan

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa

TIRANË-I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka folur në seancën e kësaj të enjteje për disa nga krimet që ka kryer në bashkëpunim me disa nga të akuzuarit e dosjes “Plumbi i Artë”, një prej tyre një grabitje në vitin 2012.

PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonje vjedhje ne Kavajë?

Nuredin Dumani: Po kam bërë me klientin tënd. Kam qenë unë Talo Çela, Gentian Sharra dhe Ilirajn Feçi. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura. Feçi lëvizte me një BMW Seria 5. Makinat ishin të vjedhura. Ne takoheshim shpesh, 2-3 herë në javë. Ne nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.

Kur ka ndodh vjedhja?

Nuredin Dumani: Vjedhja ka ndodhur në fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.

Çfarë keni veshur atë ditë?

Nuredin Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do të iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Feçi ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimin është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feçit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës, jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.

Cila është shuma që grabitët?

Nuredin Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë secili nga 5. Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi. S'kam blerë shtëpi.

Keni ndonjë shok me emrin Tani?

Nuredin Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.

(Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen ka frikë se janë mediat aty)

Në Elbasan ke kryer grabitje tjetër?

Nuredin Dumani: Mesa mbaj mend unë kemi kryer. Kemi organizuar. Puna për ne është grabitje, vrasje, vjedhje. Ne e quajmë punë këtë. Kur dikush të gjen punë, grabitje për shembull, e studion zonën e të tjera dhe krijon një lloj sigurie se sa para ka me vetë "viktima". Duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete se ke përgjegjësi. Ai që e gjen punën, mund të marrë 10 përqind, ose 15 dhe nuk vjen fare atje. Ose merr njëlloj sa ne. I ndajmë 50 me 50. Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pashë njerëz që po shkonin në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre gjithë kambistët dalin në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks. Ardian Çollaku nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të prishjej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Çelës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte Benz me portobagazh, vishnje. Pasi ka dalë kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur i kam thënë ulu në tokë, dhe më tha gjuaj. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose dy herë në gjok dhe një herë në kupën e gjurit mesa mbaj mënd, në gjurin e djathtë. Pasi morëm parat jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milionë lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela.

Gentian Sharra: Dumani ka bërë 5 deklarata të ndryshme. Ta dëgjojnë edhe gazetaret, i ka bërë lëmsh deklaratat. Më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë. A e dëgjoni!? 

3 MUAJ ME PARE

DËSHMIA- Dumani: Vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të politikanit

PËRPLASJE në gjyq/ Dumani: Grabitëm 500 mijë euro nga banesa
Nuredin Dumani

TIRANË- Vazhdon seanca për dosjen "Plumbi i artë", ku kësaj herë kanë qenë avokatët ata që kanë "marrë në pyetje" të penduarin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokatët e kanë pyetur lidhur me marrëdhënien që Dumani ka pasur me Gentian Sharrën. Për këtë të fundit, Dumani tha se ai dhe Sharra kishin bashkëpunuar në vjedhje dhe grabitje të ndryshme. 

Një prej tyre ka qenë ajo e një banese në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës. Dumani ka deklaruar se në banesën e dhëndrit të Agron Dukës kanë vjedhur një shumë prej mbi 500 mijë euro.

Nuredin Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

I penduari i drejtësisë gjatë seancës ka debatuar edhe me bashkëpunëtorin e tij, Gentian Sharra në GJKKO, duke iu drejtuar “më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB