LIVE UPDATES

SPAK, plan masash për 11 Majin/ Rama: Lajthitje! S'mund të survejohen partitë

➤Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka akuzuar Prokurorinë e posaçme dhe atë të Përgjithshme se po survejojnë partitë politike në proces elektoral. ➤Deklarata e Ramës vejn pas publikimit të masave nga prokuroritë për hetimin e krimeve zgjedhore. ➤Kreu i qeverisë theksoi sërish se drejtësia e pavarur sot është frut i vizionit dhe përpjekes së Partisë Socialiste. ➤Qëndrimi për të mos komentuar asnjë vendim apo proces të nisur nga SPAK-u për 5 vite të funksionimit të tij, Edi Rama e quajti heshtje strategjike. ➤Kreu i qeverisë po ashtu pranoi se ende çmimet e shumë produkteve në vend mbeten të larta.

5 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Rama ndan lajmin: Më 15 maj liderët evropianë vizitojnë Tiranën

SPAK, plan masash për 11 Majin/ Rama: Lajthitje! S'mund të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij në rrjetin social facebook në rubrikën “Sy më sy”, mes shumë çështjeve që ka pikasur, ka folur dhe për organizimin e një eventi që Shqipëria do të presë liderët evropianë. Rama u shpreh se më 15 maj do të presë liderët e vendeve e 46 vendeve dhe 8 të tjerë të organizatave të mëdha ndërkombëtare nga BE, tek NATO.

Edi Rama: Në këtë vend ku nuk ka bukë, vriten njerëzit rrugave, ku nuk ka ujë, nuk ka drita, ku është shkatërrim, do vijnë të gjithë këta këtu. Dhe në datën 15 në darkë do jemi me liderët e BE-së ku Shqipëria do të jetë mikpritësja. Do diskutojmë për të ardhmen e përbashkët këtu në Shqipëri. Siç nuk ua ka marrë mendja shumë shqiptarëve deri përpara se të isha unë në detyrë, në datën 16 maj do të kemi Komunitetin Politik Europian, ku Shqipëria do të ketë fjalën kyçe në hapjen e evenimentit. Këtu do jem unë në datë 15-16. Edhe në datën 11 maj këtu do jem prap. Doni apo s’doni Ramën apo qeverinë e PS, kjo është njëra anë e medaljes, tjetra anë është “tharja e kënetës”. Në fund fare prap PS do jetë në krye të vendit.

Shqipëria do të jetë më 16 Maj 2025 mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane. Ky samit pritet të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian. Ngjarja konsiderohet një sukses i madh për diplomacinë shqiptare, duke treguar aftësinë e saj për të organizuar aktivitete ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe për të promovuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në axhendën e BE-së./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Nuk do dal kurrë në pension', Rama: Kontratën e kam me popullin, do iki kur të vdes

SPAK, plan masash për 11 Majin/ Rama: Lajthitje! S'mund të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij virtual me qytetarët përmes rrjeteve sociale deklaroi se nuk planifikon të dalë në pension, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë aktiv deri në fund të jetës së tij. Rama në një përgjigje për një nga komentuesit, shprehet se ka lidhur një 'kontratë' me popullin shqiptarë që e ka zgjedhur dhe vendos ky i fundit përmes votës se kur duhet të largohet. Kreu i qeverisë deklaroi se në pension do të dalë kur të shkojë në botën tjetër.

Edi Rama: Në pension do dal kur të shkoj në botën tjetër, përveç kësaj pune, që e bëj në bazë të një kontrate me popullin dhe që e vendos populli deri kur do të vazhdojë. Kam dhe gjëra të tjera që dua të bëj, kështu që në pension, s’do dal, dashtë Zoti nga pikëpamja fizike të jem mirë deri në fund. Në lidhje me humori tënd, këtë gjë do ta shohim në datën 16, kur Shqipëria të presë liderët europianë në Tiranë. Në fund fare, prapë PS do të jetë në qeveri, ndërsa parlamenti mund të jetë më i larmishëm, por ha diskutim çfarë do të sjelli se më shumë imitojnë kua kua kua-të.

3 MUAJ ME PARE

Masat e SPAK për zgjedhjet 2025, Rama: Të ndalet! Uroj të jetë lajthitje e momentit

SPAK, plan masash për 11 Majin/ Rama: Lajthitje! S'mund të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot masat e ndërmarra nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës për hetimin e krimeve zgjedhore. Rama është shprehur se po survejohen partitë politike në proces elektoral dhe kjo duhet të ndalohet menjëherë.

Edi Rama: Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të dalët çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi një ditë më parë udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre. Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025. 

Ndërkohë më herët SPAK ka njoftuar një sërë masash për zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025. SPAK ka ngritur një task forcë, e cila do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës. Sa i përket grupeve hetimor në terren, Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Drejtësia e pavaruar vetëm nga Amerika", Rama-qytetarit: SPAK dhe GJKKO varet vetëm nga PS

SPAK, plan masash për 11 Majin/ Rama: Lajthitje! S'mund të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rubrikën 'Sy më Sy' në Facebook. Në nga qytetarët i shkruante se drejtësia e pavarur garantohet nga SHBA, ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj duke theksuar se vizioni për reformën në drejtësi dhe garante është Partia Socialiste. 

Komentuesi: Garanci që drejtësia ka qenë e pavarur aty ka qenë Amerika. Tani që Amerika do të tërhiqet, drejtësia do t’i shërbejë pushtetit të radhës.

Edi Rama: Po të ishim kundër drejtësisë ne, do ishim këtu pa asgjë nga këto që sheh dhe komenton sikur i ka bërë Amerika. Drejtësia e pavarur, për aq sa është pavarësuar, është frut i vizionit, i vullnetit dhe përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr Amerika. SHBA dhe BE kanë dhënë një mbështetje të madhe në reformën në drejtësi, por pavarësia e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS. Nëse PS e lëshon këtë llogore e keni parë shumë mirë si janë rreshtuar të tjerët në luftën kundër drejtësisë dhe bombardimit të drejtësisë.

3 MUAJ ME PARE

"Biznesi i vogël paguan 0 taksë"! Rama: U kemi lënë njerëzve në xhep 145 mln euro në vit

SPAK, plan masash për 11 Majin/ Rama: Lajthitje! S'mund të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama vijoi dhe mëngjesin e sotëm me përgjigje ndaj komentuesve në rrjete sociale, në rubrikën Sy më sy. Rama teksa foli edhe një herë për bonusin e pranverës, deklaroi se është momenti për një bilanc të mandatit të tretë. Sipas tij, 57% e të gjithë të gjithë të punësuarve në vend, paguajnë sot taksë.

Edi Rama: Bonusi i pranverës është në dispozicion për pensionistët në bazë të vendimit të marrë të qeverisë në datën 9 janar. Nga ana tjetër dikush më vuri në dukje se isha kujtuar për fushatë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht kur vijnë zgjedhjet bëhet nje lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv. Gjysma tjetër e të vërtetës është se është bërë e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike ku flitet vetëm për burg, dënime, vjedhje, bla bla bla. Jemi të vetdijshëm se duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e çmimeve që janë edhe jashtë logjikës, por shifrat dhe faktet flasin vetë dhe nëse kur ne morëm detyrën ishin rreth 100 mijë kompani, sot janë 250 mijë kompani aktive në Shqipëri. Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%. Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit. Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve. I vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë. Kemi filluar me prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliard, sot jemi afro 25 miliard. Këto janë fakte.

Poll

MOS HUMB