Nëna e 3 fëmijëve u qëllua me plumb, cilat janë dyshimet e para për krimin në Shkodër

SHKODËR- Nëna e 3 fëmijëve, Anila Ndoka po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo u qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili pasi kreun aktin e rëndë i mori jetën vetes.
Persona të afërt me të plagosurën janë shprehur se dyshojnë se shkak për krimin mund të jenë bërë problemet ekonomike, pasi 34-vjeçari ishte i papunë.
Ndërsa e plagodura ishte punonjëse sociale në një qendër komunitare pranë Bashkisë së Shkodrës. Sipas "Klan" të afërmit e të plagosurës përjashtojnë pistën e krimit të pasionit për motive xhelozie. Megjithatë shkakun e vërtetë të krimit do ta zbardhin hetimet e Policisë së Shkodrës./ZËRI
Ç'ndodhi mes tyre? Detaje të reja nga krimi në Shkodër, çifti grindej shumë së fundmi...

SHKODËR- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë partneren e tij Anila Ndoka Prendushi dhe më pas vrau veten. Çifti kohët e fundit ishin konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin, për shkaqe të cilat ende nuk dihen. Ata bashkëjetonin së bashku prej më shumë se 5 vitesh.
Ndërsa, për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore, 44-vjeçarja është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ajo u plagos në kokë brenda mjetit ku ndodhej me bashkëjetuesin e saj, 34-vjeçarin Kolë Manaj. Ky i fundit qëlloi Ndokën dhe më pas, vendosi që t'i jepte fund dhe jetës së tij teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan”. Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç./ZËRI
Ka plumb në kokë! U plagos nga partneri, Anila Ndoka sillet tek Trauma, është në gjendje të rëndë

TIRANË- Anila Ndoka Prendushi, 44-vjeçarja që u plagos nga i dashuri i saj këtë të martë në Shkodër, është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. E reja është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të plumbit që ka në kokë.
Ajo u plagos në kokë brenda mjetit ku ndodhej me bashkëjetuesin e saj, 34-vjeçarin Kolë Manaj. Ky i fundit qëlloi Ndokën dhe më pas, vendosi që t'i jepte fund dhe jetës së tij teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan”. Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç./ZËRI
"Vdes për ty! Lovi"/ Krimi i pasionit në Shkodër, ç'postonte në TikTok, Manaj nuk linte orë pa ia shprehur dashurinë...

SHKODËR- Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi. Disa çaste më vonë, 34-vjeçari qëlloi edhe veten për vdekje. Bashkëjetuesja e tij, edhe pse me një plumb në kokë, është ende gjallë edhe pse në gjendje të rëndë në spital. Shkaku i krimit të pasionit ende nuk dihet.
POSTIMET E ÇIFTIT:
Por nga ajo që duket nga rrjetet sociale është dashuria që 34-vjeçari shprehte për bashkëjetuesen. Në fakt, çdo postim e kishte për të, ose me të, shoqëruar me një muzikë dashurie në sfond. Një ndër postimet ishte dhe një poezi që i kishte dedikuar "Lovi-t" të tij.
"Vdes për ty! Në shkoftë një ditë pa të përmendur pa i thënë vetes sa shumë të dua do të thotë se jam çmendur ose diell nuk lind më për mua. Nuk di ç'të them, ndaj dhe hesht më ikin fjalët kur t'shoh në sy kam mendu diçka të thjeshtë shqip e bukur "vdes për ty","-shkruhet në dhuratën që i kishte bërë i riu.
VIDEOT E POSTUARA BASHKË:
Nëna e 3 fëmijëve ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn./ZËRI
DETAJE nga krimi në Shkodër, çifti bashkëjetonin prej 5-vitesh, 44-vjeçarja nënë e tre fëmijëve

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj fillimisht ka qëlluar me armë të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44 vjeç, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital, dhe më pas ka vrarë veten.
Çifti mësohet se bashkëjetonin prej 5 vitesh.
44-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.
Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”. Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë./ZËRI
FOTO- Kush është 34-vjeçari që qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten!

SHKODËR-Anila Prendushi dhe Kolë Manaj janë identifikuar si dy personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shkodër. Manaj ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, Anila Prendushi dhe më pas ka qëlluar veten duke ndërruar jetë brenda në makinë.
34-vjeçari mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagës së marrë me armë zjarri, ndërsa Anila Prendushi është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë./ZËRI
Vrasje në Shkodër! Djali qëllon vajzën e më pas vret veten (EMRAT)

SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Shkodër. Kol Manaj, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, Anila Prendushi dhe më pas ka qëlluar veten duke ndërruar jetë brenda në makinë. Vajza është dërguar në spital në gjëndje të rëndë. Mësohet se brenda në automjetin ku u gjetën trupat, është gjetur edhe arma e krimit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po sekuestron kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë./ZËRI