LIVE UPDATES

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, nuk i kthehen sendet personale

➤Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e disa sendeve, mes tyre celularin. ➤Ankesa lidhet me sekuestron e disa sendeve të cilat janë bllokuar gjatë një kontrolli të SPAK. ➤Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës u tërhoq nga gjykimi. ➤Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi. ➤Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë paraqitur dhe Valbona Xoxa e ëma e Ajola Xoxës si dhe biznesmeni Gentian Sula, i cili ndodhet nën masë sigurie 'detyrim paraqitje'. ➤Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje".

3 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi? Ankimimi për sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, ndryshon gjyqtarja e çështjes

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, nuk i kthehen sendet
Ajola Xoxa

TIRANË- Është zëvendësuar gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Sipas njoftimit të gjykatës, Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.

"Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi', thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme.  

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë sot ankimimin e bërë nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Ajola Xoxa ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për heqjen e sekuestros të disa sendeve të cilat iu bllokuan gjatë një kontrolli të SPAK. 

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Vajza e saj nën hetim për fshehje pasurie e pastrim parash, nëna e Ajola Xoxës në SPAK

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, nuk i kthehen sendet
Valbona Xoxa

TIRANË- Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur këtë të mërkurë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Valbona Xoxa u pyet në lidhje me blerjet online nga karta e saj bankare, për vilën në Qeret si dhe për të gjitha transaksionet e bëra me kompanitë e të bijës. Në dalje nga ambjentet e SPAK, Valbona Xoxa nuk ka dhënë asnjë koment para gazetarëve.

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë sot një tjetër ankimim të bërë nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Ajola Xoxa ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për heqjen e sekuestros të disa sendeve të cilat iu bllokuan gjatë një kontrolli të SPAK. 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në seancën e kaluar ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 shkurt, aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen, Ajola Xoxa ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Dosja 'Veliaj', biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, nuk i kthehen sendet
Gentian Sula

TIRANË-Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.

“Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi”, thotë SPAK.

Në dosjen e SPAK, të publikuar në media, përshkruhet një lidhje e fortë mes Veliajt dhe biznesmenit Gentian Sula, pronar i kompanisë ndërtimore “AGI KONS”. Sipas kallëzimit të një shtetasi të identifikuar si Nesti Angoni, kur Veliaj u emërua Ministër i Punës, ai bleu një vilë në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit” nga kompania e Sulës. Pas kësaj blerjeje, bashkëshortja e Sulës u emërua zëvendësministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku Veliaj ishte titullar në atë kohë. Marrëdhënia mes Veliajt dhe Sulës vijoi të forcohej, me kompaninë “AGI KONS” që përfitoi një numër të madh kontratash publike në Tiranë, duke ndërtuar: 

• Shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja,
• Parkun Rinia,
• Godinën e Operas dhe Baletit,
• Maternitetin dhe Spitalin e Ri,
• Godina në Universitetin Bujqësor,
• Si dhe duke përgatitur projekte për Teatrin Kombëtar.

Veliaj u vendos në pranga më 10 shkurt, aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB