LIVE UPDATES

Shkak borxhi? Atentat në Shkozë, plumbat kapin efektivin! Në pranga 'shënjestra', 2 vëllezërit Lika në kërkim

➤Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës, ku mbeti i plagosur aksidentalisht një efektiv policie jashtë shërbimit. ➤Për atentatin janë shpallur në kërkim dy vëllezër, të identifikuar si Aldo dhe Ali Lika. ➤Efektivi ndodhej në shoqërinë e fqinjit të tij, Kejdi Spaja, i cili kishte thyer masën e arrestit në shtëpi dhe ishte shënjestra e vërtetë e atentatit. ➤Dy vëllezërit kanë qëlluar nga automjeti në drejtim të shënjestrës, por i plagosur përfundoi efektivi. ➤Ky i fundit është pezulluar nga detyra pasi nuk ka njoftuar për shkeljen e masës së fqinjit të tij, ndërsa mësohet se vetë efektivi ka pohuar se nuk ka njoftuar për shkak se ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.➤ Ndërkohë, 31-vjeçari që ishte shënjestër ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa 2 vëllezërit janë shpallur në kërkim.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Plumbat në kofanon e "Audit", dalin pamjet e makinës që iu bë atentat në Tiranë ku u plagos efektivi

Shkak borxhi? Atentat në Shkozë, plumbat kapin efektivin! Në

TIRANË- Janë publikuar imazhet e automjetit të Kejdi Spajës, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozë, ku u plagos efektivi Anxhelo Kumaraku. Në foto shihen shenjat e plumbave në kofanon e "Audit".

Shkak borxhi? Atentat në Shkozë, plumbat kapin efektivin! Në

Shkak borxhi? Atentat në Shkozë, plumbat kapin efektivin! Në

Policia dyshon se dy vëllezërit, Aldo dhe Ali Lika, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia kanë tentuar të vrasin, 31-vjeçarin Kejdi Spaja, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Ata qëlluan nga një makinë drejt 31-vjeçarit, i cili ndodhej pranë banesës së tij me efektivin Kumaraku dhe një person të tjetër me iniciale L.D. 

Pas plagosjes së tij, Anxhelo Kumaraku është pezulluar nga detyra dhe ndodhet nën hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për shkelje të rëndë. Ndërkohë shënjestra e atentatit është arrestuar./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Polici u qëllua gabimisht! Zbardhet dinamika, Policia: Pezullohet efektivi, "shënjestra" në pranga, 2 vëllezërit në kërkim

Shkak borxhi? Atentat në Shkozë, plumbat kapin efektivin! Në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Është zbardhur ngjarja e ndodhur në mesnatë në Shkozë, ku dy vëllezër tentuan të vrisnin një 31-vjeçar pranë banesës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçari Klejdi Spaja. Ky i fundit ndodhej pranë banesës së tij në shoqërinë e 30-vjeçarit Anxhelo Kumaraku, efkektiv policie, që ndodhej jashtë shërbimit, i cili mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave. 

Pas plagosjes së tij, Anxhelo Kumaraku është pezulluar nga detyra dhe ndodhet nën hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për shkelje të rëndë. Fqinji 31-vjeçar ishte shënjestra e atentatit, ndërsa kishte thyer masën e arrestit në shtëpi. Kumaraku ka pohuar se nuk kishte njoftuar se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

Ndërkohë, 31-vjeçari Spaja është arrestuar nga policia, ndërsa dy vëllezërit Lika janë shpallur në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.

Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.
Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D.

Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Plagosja e policit, fqinji ishte shënjestra e atentatit? Efektivi: Jemi shokë fëmijërie! Shpallen në kërkim 2 persona

Shkak borxhi? Atentat në Shkozë, plumbat kapin efektivin! Në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Të shtëna me armë janë regjitruar pak pas mesnate në Tiranë, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës. Mësohet se i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku 30-vjeç, i cili ka qenë jashtë shërbimit.

Sipas burimeve, efektivi i plagosur Anxhelo Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Paraprakisht dyshohet se objektiv i atentatit ishte pikërisht komshiu, 31-vjeçari Klejdi Spaja, për prishje pazaresh, ndërsa 2 persona (vëllezër) janë shpallur në kërkim. Këta të fundit, sipas burimeve, kanë pasur një përplasje me fqinjin e efektivit para disa muajsh, për çështje borxhi.

Mësohet se fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës me arnë, por plumbat kapën policin.

Po sipas burimeve, Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për shkeljen e masës së sigurisë nga komshiu i tij, ndërsa mësohet se efektivi ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie.

Policia bën me dije se efektivi është dërguar në Spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB