LIVE UPDATES

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta për integrimin në BE

➤Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare me fokus në klimën e investimeve dhe procesin e integrimit europian. ➤Pas rreth 5 orëve debat, Kuvendi ka miratoi me 114 vota pro projekt-rezuoltutën e përbashkët mes PS dhe PD, me 0 kundër dhe një abstenim të Bujar Leskaj. ➤Të planifikuara për sot ishin dhe 6 interpelanca, të kërkuara nga opozita, por në nisje të seancës interpelanca me kryeministrin Edi Rama u rrëzua. ➤Seanca u shoqërua me tensione dhe debate, këtë herë edhe mes socialistëve. 

7 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Bardhi: Turp...ka diskriminuar veriun

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
genta tafa

TIRANË- Genta Tafa (Bungo) u betua sot në Kuvend si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Menjëherë pas miratimit të projekt-rezolutën për integrimin në BE, në Kuvend u paraqit Genta Tafa për të bërë betimin e saj mbi detyrën e re.

Por, ky moment u kontestua nga opozita. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi ashpër dhe drejtoi akuza të forta.

“Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun... Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut... Ky është turp, turp, turp”, tha Bardhi teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit.

Por, pavarësisht kontestimeve, mes zhurmës në sallë, Tafa kreu procedurën dhe u largua.

Kandidatura e Tafës për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kaloi Kuvendit për votim vetëm me votat e socialistëve në Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Medias./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Pajtohen" PS dhe PD: Me 104 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën për integrimin europian (VIDEO)

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
kuvend-votimi

TIRANË- Parlamenti ka votuar me shumicë të cilësuar projektrezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan dhe votuan me 114 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët, 0 kundër, ndërsa i vetmi deputet që ka abstenuar ishte Bujar Leskaj.

Në përfundim të diskutimeve që zgjatën që prej orës 10:00 të mëngjesin të sotëm, kryeparlamentari Niko Peleshi ftoi deputetët që ta votonin në mënyrë elektronike, ku u arrit konsunsusi mes palëve PS-PD. 

Ndërkohë, edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër.

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, draft rezoluta parashikon forcimin e kontollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Peleshi nuk i la fjalën, Manja e ironizon nga foltorja: Të ula gradat, ndjesa ime pa mikrofon është më e fortë se cinizmi yt

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
foto ilustrim: ulsi manja-niko peleshi

TIRANË- Momente të tensionuara u regjistruan sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Nga foltorja, Manja ironizoi kryeparlamentarin pasi nuk e lejoi të replikonte me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Peleshi argumentoi se kjo nuk ishte e mundur për shkak të dakordësisë për minutazhin.

Manja tha se ndjesa e tij e mëparshme pa mikrofon, kur “i uli gradat”, nuk mund të dominohej nga “cinizmi i tij me mikrofon”.

“Z. kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’iu përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të kërkoja edhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke dhe preferove që në vend të ndjesës publike simes pa mikrofon të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit dhe sigurisht nuk lejohet replika, por e drejta për të ndryshuar radhën në mirëkuptim me kolegët dhe ju, ekziston. Ju nuk e patët këtë mirëkuptim dhe e mirëkuptoj sepse nuk është e lehtë të përballesh me një dinozaur politik si Sali Berisha që ka 40 vjet që mbijeton në politikë me mjetet që di të përdorë më mirë: intrigën, presionin, baltën, shpifjen, shantazhin, shto tani në fund edhe gradën shkencore non grata. Që të përballesh me këtë nuk të vjen në ndihmë rregullorja e Kuvendit sesa rregullorja jote”, tha Manja.

Ndërkohë që pasi Manja përfundoi fjalën e tij, Peleshi u përgjigj, duke theksuar se nuk ia lejon rregullorja për të replikuar me të. 

“Nuk ma lejon rregullorja t’ju replikoj, por fjalët tuaja do t’i studioj për të ndryshuar mendim, por jo si të veproj”, tha Peleshi.

Në episodin e regjistruar gati 2 orë më parë nga momenti i replikimit, Manja kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi kryedemokrati Sali Berisha, por Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit dhe fjala i takonte Taulant Ballës. Por, Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit. Gjatë vijimit të kërkesës së tij, Manja iu drejtua në mënyrë konfidenciale, por sërish, Peleshi iu përgjigj prerazi.

Niko Peleshi: "Zoti Manja, e thamë që në fillim mos ju ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, nuk mund të ndërpritet për procedurë. Kur t'ju vijë radha do të flisni pesë minuta."/ZËRI

2 MUAJ ME PARE

'Balla, unë nuk jam Niko'! Peleshi 'i kthehet' edhe Ulsi Manjës: Mos i ngelet hatri askujt (Opozita duartroket)

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
Ulsi Manja, Taulant Balla dhe Niko Peleshi

TIRANË-Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi gjatë seancën i ka tërhequr vëmendjen kreut të grupit parlamentar Taulant Ballës dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me etikën e komunikimit në Kuvend. Manja kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi kryedemokrati Sali Berisha, por Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit dhe fjala i takonte Taulant Ballës. 

Niko Peleshi: Fjalën e ka Balla, përgatitet edhe zoti Bardhi 

(Ulsi Manja kërkon fjalën nga vendi, ngrihet në këmbë)

Niko Peleshi: Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të caktuar në orën 16;00 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet! Zoti Balla unë nuk jam Niko, ju lutem.

(duartrokitje nga opozita)

Niko Peleshi: Zoti Manja, e thamë që në fillim mos ju ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, nuk mund të ndërpritet për procedurë. Kur t'ju vijë radha do të flisni pesë minuta.

2 MUAJ ME PARE

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
Niko Peleshi

TIRANË-Kuvendi është mbledhur mëngjesin e kësaj të enjte në seancë plenare, ku në rend dite ishte parashikuar një interpelancë me Edi Ramën në lidhje me projektin “Smart City”. Rama nuk ka qënë i pranishëm në seancë, për këtë arsye interpelanca e kërkuar nga opozita është rrëzuar. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi se interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar me urgjencë nga deputetët e PD për ”Smart City”, nuk pranohet.

Niko Peleshi: Kam kthyer përgjigje për mospranim ndaj një kërkese urgjente për një interpelancë nga grupi parlamentar i PD. Nga shqyrtimi i saj rezulton se objekti nk lidht drejtpëdrejt me një veprim apo mosveprim konkret të Këshillit të Ministrave, por mbështetet në raportime mediatike, emisione investigative dhe pretendime nga palë të treta. Kërkesa nuk përmbush natyrën dhe qëllimin kushtetues. Kërkesa për interpelancë urgjente nuk pranohet.

2 MUAJ ME PARE

Miratimi i rezolutës për integrimin! PD: Kryeministër karton. Balla: Të mos ta prishim punën

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi llogari në Kuvend për mungesën e kryeministrit Rama në ditën kur do të diskutohet projektrezoluta për integrimin. Bardhi e cilësoi Ramën si një “kryeministër karton”, që siç u shpreh ai, vjen vetëm kur nevojitet numri i votave për miratim.

“Raportimi i Këshillit të Ministrave për integrimin është pjesë e llogaridhënies që qeveria duhet të japë në Kuvend dhe ky është një raport i Këshillit të Ministrave. Është kryeministri që, sipas Kushtetutës, përfaqëson Këshillin e Ministrave në raport me institucionet e tjera dhe do të duhej të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin mbi procesin e integrimit europian. Aq më shumë që ne kemi një ministër shteti përgjegjës për negociatat e BE-së, që gjithashtu sot nuk është prezent në seancë plenare. Nëse llogaridhënia bëhet me korrespondencë, po ju sqaroj se nuk funksionon kështu. Secili përgjigjet sipas përgjegjësive kushtetuese që ka përpara Kuvendit. Nuk mund të ndodhë që ne të diskutojmë për një proces që bashkërisht, edhe në draft-rezolutën që do miratojmë, e kemi quajtur prioritet strategjik mbarëkombëtar dhe ne nuk kemi prezent në seancë kryeministrin. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri të vijë në Kuvend, që nga nisja e kësaj legjislature deri më sot ka ardhur vetëm dy herë për të votuar. Është kryeministër karton! Pra, vjen vetëm kur duhet numri përkatës për votat në Kuvend. Nuk ndodh në asnjë vend të botës”-tha Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se debati duhet të vijojë sipas procedurës parlamentare dhe pa penguar procesin e miratimit të rezolutës.

“Ky mocion me debat sot është i lidhur me nenin 103, ku thuhet se në përfundim të debatit miratohet rezoluta, e cila ka kaluar me konsensus. Do ishte në të mire të procesit, që të lexojmë rezolutën dhe më pas të çelim debatin. Të mos ta prishim punën e mirë të komisionit dhe të shkojmë përpara me diskutimet”, tha Balla.

2 MUAJ ME PARE

Sot Kuvendi! 6 interpelanca në rend dite, diskutime për antarësimin në BE

"Tym i bardhë" në Kuvend! Miratohet me 114 vota pro rezoluta
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, pritet të mbahen 6 interpelanca të kërkuara nga opozita me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.

Një tjetër pikë është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian të miratuar nga Parlamenti Evropian. Në seancë do të ketë diskutime edhe për projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026.

2. Njoftime.

3. Mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.

4. Projektrezolutë "Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

8. Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

9. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Poll

MOS HUMB