LIVE UPDATES

Java e Europës! Gonzato: BE kërkon reformat! Rama: Jemi në hapat e fundit, PD të ulet në tryezë

➤Sot u mbajt eventi hapës i Javës së Europës. Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. ➤Ambasadori u shpreh se për Shqipërinë nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter për t’u integruar në BE. ➤Gonzato vuri theksin te reforma administrativo-territoriale dhe ajo zgjedhore, si edhe te forcimi i pluralizmit politik. ➤Sipas ambasadorit vlerat themelore të anëtarësimit së Shqipërisë në BE janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.➤ Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama u shpreh se 2030 është një objektiv madhor për mbylljes e negociatave për integrimin në BE. ➤Sa i përket reformave asaj Zgjedhore dhe Territorjale, kreu i qeverisë i dha një mesazh opozitës, duke theksuar se dialogu mbetet rruga e vetme për të arritur konsensus mes palëve politike.

4 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, Rama-opozitës: S'ka ultimatume, jemi të hapur për të biseduar

Java e Europës! Gonzato: BE kërkon reformat! Rama: Jemi në hapat
Edi Rama

TIRANË-Teksa Ambasadori Silvio Gonzato vuri theksin te reforma administrativo-territoriale dhe ajo zgjedhore, si edhe te forcimi i pluralizmit politik, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për Partinë Demokratike. Rama deklaroi se janë të hapur të dëgjojnë dhe bisedojnë për reformat në tryezë. Rama shtoi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë çdo propozim, duke theksuar si objektiv edhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.

Edi Rama: Reforma zgjedhore; Duhet të kontaktoni me drejtuesin e kësaj reforme, që është Gjiknuri. Ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këdo që ulet në tryezë që ulet për të folur e biseduar. Imponime, ultimatume, qëndrime të paracaktuara, besoj se është mjaftueshëm kohë e gjatë, për të kuptuar që me mua dhe ne nuk mund të funksionojnë. Jemi të interesuar që të ulim numrin e deputetëve të parlamentit. Uroj të kemi konsensus. Nga këto çdo diskutim tjetër është i hapur. Sa i përket reformës administrativo-territoriale, procesi ka qenë gjithëpërfshirës.

2 MUAJ ME PARE

'Të ulim numrin e deputetëve në Kuvend'! Rama: Mbyllja e negociatave mund të zgjatet deri në 2028

Java e Europës! Gonzato: BE kërkon reformat! Rama: Jemi në hapat
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ecën mbi bazën e vlerësimeve objektive të Komisionit Evropian. Rama njoftoi se mbyllja e negociatave mund të zgjasë deri ne mesin e viti 2028. Kreu i qeverisë theksoi se viti 2030 është një objektiv madhor për mbylljen.

Edi Rama: Ne jemi shumë të interesuar për të ulur numrin e deputetëve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus. 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht. Mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale. 2030 është vendosur si një objektiv madhor. Pas negociatave ka ratifikime.

Rama komentoi raportin e IBAR, ku tha se shtetet anëtarë kanë të drejtën e tyre për diskutim, ndërsa theksoi se Shqipëria i referohet Komisionit Europian. Po ashtu edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato hodhi poshtë spekulimet e Partisë Demokratike, duke thënë se raporti ka marrë vlerësim pozitiv.

2 MUAJ ME PARE

'E ndjejmë deri në palcë vlerën e Europës'! Rama: Jemi pikë referimi për sundimin e ligjit në rajon

Java e Europës! Gonzato: BE kërkon reformat! Rama: Jemi në hapat
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhet në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, ku theksoi arritjet e shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Rama u shpreh se shqiptarët e ndjejnë vlerën që ka Europa dhe integrimi dhe janë besimplotë për ecurinë e këtij progresi. Sipas tij Shqipëria është bërë një pikë referimi në bazë të shprehjes së një vullneti të hekurt për t’u vetëvendosur nën sundimin e ligjit.

Edi Rama: Ne e ndjejmë deri në palcë vlerën e paçmuar të Evropës, të të qenit evropian dhe nga ana tjetër të të pasurit mundësinë e të jetuarit në BE. Dje në patëm një ngjarje të shënuar, e cila do të ishte e paimagjinueshme deri pak vite më parë, preludin e Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri. E shkruar nga njerëzit e ligjit që janë bërë bashkë dhe i japin përmes kësaj platforme zë nevojës themelore për sundimin e ligjit. Kongresi Botëror i Ligjit vjen në Shqipëri sepse jemi bërë një pikë referimi në bazë të shprehjes së një vullneti të hekurt për t’u vetëvendosur nën sundimin e ligjit, duke bërë një reformë në drejtësi e cila nuk ka të dytë në rajonin tonë dhe është shprehja më kuptimplotë e angazhimit për ta bërë Shqipërinë një vend ku BE-ja të bëhet pjesë e pandarë.

2 MUAJ ME PARE

Java e Europës! Gonzato: S'ka shmangie të kritereve, Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin

Java e Europës! Gonzato: BE kërkon reformat! Rama: Jemi në hapat
Silvio Gonzato

TIRANË-Sot mbahet eventi hapës i Javës së Europës. Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ky i fundit gjatë fjalës së tij komentoi procesin e Shqipërisë, si një vend kandidate për tu anëtarësuar në BE.

Gonzato u shpreh se vendi po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar. Sipas ambasadorit investimi më i sigurt për Shqipërinë është shteti i së drejtës. Gjatë fjalës së tij ambasadori Gonzato u shpreh se nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter për t’u integruar në BE.

Silvio Gonzato: Forca e BE qëndron në aftësinë e saj për të frymëzuar vendet e tjera. Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera për anëtarësimin evropian, po investon në një të ardhme më të sigurt. Vlerat themelore të anëtarësimit janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Investimi më i sigurt për Shqipërinë është shteti i së drejtës. Duhet të theksohet karakteri i bazuar i mëtejshëm i procesit të anëtarësimit. Nuk ka rrugë të shkurtra as shmangie të kritereve për t’u anëtarësuar. Duhet të sigurohemi që vendi të përmbushë të gjitha standardet e kërkuara nga BE-ja. Sfida është garantimi i cilësisë dhe qëndrueshmërisë së reformave. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë. Ne duhet të komunikojmë në mënyrë proaktive me qytetarët. Jam krenar që përfaqësojë BE-në.

Poll

MOS HUMB