LIVE UPDATES

Kuvendi i Kosovës rikthehet në sallë! Nis me tensione seanca e konstituimit, Albin Kurti goditet me vezë (ZHVILLIMET)

♦Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua brenda afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. ♦Me vendim të kryesuesit Avni Dehari, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer këtë të shtunë në sallën e seancave për të vazhduar seancën konstituive. ♦Në rendin e ditës është pika kryesore që mban të bllokuar procesin, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij. ♦Njoftimi për të zhvendosur senacën sot në 11:00 erdhi pak orë pas dështimit të një tjetër takimi mes Kurtit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku. ♦Mbrëmjen e djeshme, partitë opozitare qëndruan në ambientet e Kuvendit deri në orën 00:00, afat ky që ishte paraparë sipas Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. ♦Nga ana tjetër, pak para përfundimit të afatit, Kurti i ofroi PDK-së ij postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të mbështetjes për Presidentin.

3 artikuj për këtë temë.
47 MINUTA ME PARE

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës rikthehet në sallë! Nis me tensione seanca e
pamje nga momenti

KOSOVË- Ka nisur punimet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve.

Menjëherë pas rifillimit të punimeve, situata në sallën e Kuvendit është përshkallëzuar, pasi deputetja e AAK, Time Kadrijaj ka goditur me vezë drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Seanca, e cila kishte nisur më 6 gusht dhe u ndërpre për shkak të ngërçit politik, po drejtohet nga kryesuesi Avni Dehari. Në sallë janë të pranishëm 109 deputetë.

Pavarësisht tensioneve, seanca po vijon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do të arrijë të vijojë me rendin e ditës dhe të përfundojë procesin e konstituimit.

1 ORE ME PARE

Vazhdimi i seancës konstituive, Kurti: Më ka ftuar Dehari, i përgjigjem pozitivisht (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës rikthehet në sallë! Nis me tensione seanca e
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë i pranishëm në Kuvend për vijimin e seancës konstituive.

Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Kurti nuk komentoi zhvillimet e fundit, ndërsa theksoi se pjesëmarrja e tij lidhet me thirrjen e bërë nga drejtuesi i seancës, Avni Dehari. Kurti deklaroi se kishte vendosur t’i përgjigjej ftesës së Deharit për vazhdimin e seancës.

“Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti për mediat para hyrjes në Kuvend.

2 ORE ME PARE

Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua brenda afatit, seanca vazhdon sot

Kuvendi i Kosovës rikthehet në sallë! Nis me tensione seanca e
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të vijojë sot në orën 11:00 seancën konstituive, pasi dështoi të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.

“Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; 4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Vendimi për vijimin e seancës u mor një ditë më parë nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.

Njoftimi për zhvillimin e seancës sot në orën 11:00 erdhi pak orë pas një tjetër takimi pa rezultat mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Seanca konstituive e së enjtes nuk u zhvillua dhe u shty për një kohë ta pacaktuar, pas kërkesës së Kurtit për më shumë kohë për bisedime me partitë e tjera.

Ndërkohë, afati kushtetues përfundoi në mesnatë. Seanca e Kuvendit u zhvillua deri pas mesnatës, ndërsa deputetët nuk arritën ta përfundojnë procesin e konstituimit brenda afatit. Pak orë para përfundimit të afatit, Kurti   dërgoi letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke iu ofruar partisë së tij postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të mbështetjes së tyre për Presidentin. 

Seanca e sotme pritet të vijojë aty ku mbeti, me procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse opozita do të marrë pjesë në votim dhe nëse do të ketë dakordësi për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB