LIVE UPDATES

Zjarret "pushtojnë" vendin/ Sot janë ndjekur 9 vatra, 4 të shuara plotësisht! Situata në Mallakastër e Klos nën kontroll

♦Vendi ynë vijon të mbetet nën pushtetin e flakëve, ku situata më alarmante paraqitet në jug të vendit.♦ Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme janë ndjekur 9 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit. ♦Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e sotme fshatin Plan i Bardhë në Klos, ku flakët dogjën një shtëpi të pabanuar, duke rrezikuar edhe të tjera aty pranë dhe një kabinë elektrike. ♦Ndërkohë, autoritetet vijojnë operacionet në terren për neutralizimin e plotë të vatrave aktive. ♦Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, janë shuar zjarret në Dajt, Priskë, Kostren 2 e Peqin.♦ Vatrat në Çikallesh, Mallakastër e Plan të Bardhë janë nën kontroll, ndërsa vijon puna në Memaliaj. ♦Autoritetet theksojnë se operacionet do të vijojnë deri në neutralizimin përfundimtar të të gjitha vatrave të zjarrit.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra të ndjekura, situata e stabilizuar në vend

Zjarret "pushtojnë" vendin/ Sot janë ndjekur 9 vatra, 4
foto

TIRANË- Gjatë ditës së sotme nëntë vatra zjarri janë ndjekur në zona të ndryshme të vendit, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata paraqitet e stabilizuar dhe aktualisht nuk raportohet asnjë rrezik për zonat e banuara.

Ndërhyrja e koordinuar e strukturave operacionale nga toka dhe ajri ka bërë të mundur shuarjen e disa vatrave dhe izolimin e të tjerave.

Në Dajt dhe Priskë zjarret janë shuar, ndërsa në Çikallesh të Kavajës dhe në Riban, Ngraçan e Panahor të Mallakastrës, flakët janë izoluar plotësisht dhe zonat vijojnë të mbahen nën monitorim.

Situatë më e vështirë është paraqitur në Plan të Bardhë të Klosit, ku zjarri, i favorizuar nga era, kishte zgjeruar perimetrin dhe kishte rrezikuar banesa dhe infrastrukturën elektrike. Pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, strukturave vendore, vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, situata është vendosur nën kontroll.

Ndërkohë, në Kostren 2 të Beratit dhe Uruç të Peqinit, vatrat janë shuar plotësisht. Një tjetër vatër është raportuar në Alikomemaj të Memaliajt, ku në terren janë dërguar forcat zjarrfikëse.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes - përditësim për situatën e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme janë ndjekur 9 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit.

Falë ndërhyrjes së koordinuar të strukturave operacionale nga toka dhe ajri, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht nuk raportohet asnjë situatë problematike apo rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt, pas ndërhyrjes së forcave të MZSH-së, ADZM-së dhe mbështetjes së helikopterit të Forcës Ajrore, zjarri raportohet i fikur dhe zona po mbahet në monitorim. Në Priskë, vatra është shuar plotësisht.

Në Çikallesh, bashkia Kavajë, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga Kavaja, Kamza dhe Rrogozhina, e mbështetur nga ajri me avionin “Air Tractor”, bëri të mundur izolimin e plotë të vatrës. Zona po mbahet në monitorim.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, zjarri është izoluar plotësisht në të gjithë perimetrin dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje.

Në Plan të Bardhë, bashkia Klos, zjarri i favorizuar nga era kishte zgjeruar perimetrin dhe kishte rrezikuar banesa dhe infrastrukturën elektrike. Pas angazhimit të forcave zjarrfikëse të disa bashkive, Policisë së Shtetit, strukturave vendore, vullnetarëve dhe 25 efektivëve të Forcave të Armatosura, situata është vendosur nën kontroll.

Në Kostren 2, bashkia Berat, zjarri është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe forcave mbështetëse. Është shuar plotësisht edhe vatra në Uruç, bashkia Peqin.

Në Alikomemaj, bashkia Memaliaj, është raportuar një vatër në një sipërfaqe me pisha dhe në terren janë dërguar forcat e MZSH-së Memaliaj.

Në tërësi, situata paraqitet e stabilizuar, pa vatra problematike që të rrezikojnë komunitetin apo zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e zonave të prekura dhe ndërhyrjen aty ku është e nevojshme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zjarr i frikshëm në Klos, flakët jashtë kontrollit: Digjet një banesë, në rrezik kabina elektrike (VIDEO)

Zjarret "pushtojnë" vendin/ Sot janë ndjekur 9 vatra, 4
pamje-klos

KLOS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Plan i Bardhë në Klos, ku flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi. Sipas burimeve, situata paraqitet alarmante dhe kërkohet ndërhyrje urgjente.

Fillimisht zjarri përfshiu dushqe, ndërsa më pas u përhap me shpejtësi duke djegur edhe një banesë, e cila rezulton e pabanuar. Ndërkohë, mësohet se në rrezik ndodhet edhe një kabinë elektrike që gjendet në perimetrin e zjarrit.

Aktualisht, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Klosi, Burreli dhe Bulqiza, ndërsa pritet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve nga Dibra dhe forcave të Ushtrisë.

Flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era e fortë, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll situatën. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

1 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes: 8 varta aktive, riaktivizohen flakët në Berat

Zjarret "pushtojnë" vendin/ Sot janë ndjekur 9 vatra, 4
Foto nga zjarret në vend

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në të gjithë vendin, 8 prej të cilave mbeten aktive.

Vatrat aktive ndodhen në zonat e Priskës dhe Cakalleshit në Dajt, në fshatrat Riban, Ngraçan dhe Panahor në Mallakastër, si edhe në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës në qarkun Elbasan. Në Kostren 2 të Beratit është riaktivizuar një vatër zjarri. Sipas Ministrisë, nuk ka rrezik për zonat e banuara në këto fshatra.

Në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 3 helikopterë “Air Tractor”, 54 mjete zjarrfikëse, 502 forca operacionale dhe 110 efektivë të Forcave të Armatosura.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura - në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në Panahor të Mallakastrës ende aktiv, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Zjarret "pushtojnë" vendin/ Sot janë ndjekur 9 vatra, 4
Zjarri në Panahor

MALLAKASTËR- Mallakastra vijon prej ditësh të jetë nën pushtetin e flakëve. Zjarri në Panahor mbetet ende aktiv, ndërsa forcat operacionale po punojnë për izolimin e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 30 punonjës të Bashkisë Mallakastër. Për shkak të situatës së rënduar, ka rifilluar ndërhyhja nga ajri me 2 helikopterë për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB