LIVE UPDATES

Takimi HISTORIK- Trump: Lufta do mbarojë! Zelenskyy: Gati të bisedoj me Putin (ZHVILLIMET)

➤Ka nisur takimi mes Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe atij të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. ➤Liderët evropianë dhe Volodymyr Zelenskyy u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga Trump. ➤Presidenti amerikan kërkon një marrëveshje të plotë paqeje, teksa i ka kërkuar Zelenskyyt të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë. ➤Presidenti rus, Vladimir Putini kërkon dorëzimin e Luhanskut e Donetskut, njohjen e Krimesë si ruse dhe heqjen e disa sanksioneve. ➤Rusia është e gatshme po ashtu të ndalojë ofensivën në Kherson e Zaporizhzhia, por kërkon kontroll të plotë në Donbass.

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Kush i ka kartat më të forta? Trump-Zelenskyy 'kokë më kokë'! Nga kostumi serioz te një takim me Putin, çfarë po bisedohet

Takimi HISTORIK- Trump: Lufta do mbarojë! Zelenskyy: Gati të bisedoj
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA-Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky janë ulur së bashku në Zyrën Ovale, ku po flasin para gazetarëve. Zelenskyy ka falënderuar Trump për samitin në Uashington sot dhe gjithashtu falënderoi bashkëshorten e tij Melania për letrën që i shkroi Vladimir Putinit.

"Faleminderit shumë, z. President. Nëse mundem, para së gjithash, ju falënderoj për ftesën tuaj. Ju falënderoj shumë për përpjekjet tuaja dhe përpjekjet tuaja personale për të ndaluar vrasjet dhe për të ndaluar këtë luftë. Faleminderit dhe duke përdorur këtë mundësi, i shpreh mirënjohjen time gruas suaj, zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara. Ajo nënshkroi një letër drejtuar Putinit në lidhje me fëmijët tanë të rrëmbyer."

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën. Ndërsa Zelenskyy është shprehur i gatshëm për një takim trepalësh me Putin.

"Do të ketë shumë, shumë ndihmë kur bëhet fjalë për sigurinë. Do të ketë shumë ndihmë. Do të jetë mirë. Ata janë vija e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por ne do t’i ndihmojmë edhe ata. Do të jemi të përfshirë".

Trump është shprehur besim plotë se lufta do të mbarojë.

“Lufta do të mbarojë. Ky zotëri dëshiron që ajo të mbarojë, Vladimir Putin dëshiron që ajo të mbarojë, mendoj se e gjithë bota është e lodhur prej saj dhe ne do ta përfundojmë. Unë kam përfunduar gjashtë luftëra. Dhe mendova se kjo ndoshta do të ishte më e lehta, dhe nuk është më e lehta, është e vështirë, ka shumë arsye për këtë, dhe do të flitet për një kohë të gjatë. Jam i bindur se do ta zgjidhim."

Takimi i rëndësishëm Trump-Zelenksy është shoqëruar edhe me nota humori, ndryshe nga takimi i parë mes tyre. Volodymyr Zelenskyy është komplimentuar për kostumin që ka veshur në Zyrën Ovale. Gazetari që e sulmoi Zelenskyn për herë të fundit për kostumin e tij, tani i tha se dukej fantastik, me Trumpin që deklaroi se i kishte thënë pikërisht të njëjtën gjë... Zelenskyy pati edhe një përgjigje për këtë, duke thënë: "Unë vesha një kostum, ti po vesh të njëjtin nga hera e fundit".

10 MUAJ ME PARE

TAKIMI- Trump: E duam popullin ukrainas! Zelenskyy: Jam gati për takim me Putin

Takimi HISTORIK- Trump: Lufta do mbarojë! Zelenskyy: Gati të bisedoj
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA-Takimi midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy ka filluar. Zelenskyy ka falënderuar Trump për samitin në Uashington sot dhe gjithashtu falënderoi bashkëshorten e tij Melania për letrën që i shkroi Vladimir Putinit. 

I ulur në Zyrën Ovale, Zelenskyy tha: “ Faleminderit shumë, z. President. Nëse mundem, para së gjithash, ju falënderoj për ftesën tuaj. Ju falënderoj shumë për përpjekjet tuaja dhe përpjekjet tuaja personale për të ndaluar vrasjet dhe për të ndaluar këtë luftë. Faleminderit dhe duke përdorur këtë mundësi, i shpreh mirënjohjen time gruas suaj, zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara. Ajo nënshkroi një letër drejtuar Putinit në lidhje me fëmijët tanë të rrëmbyer."

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën. Ndërsa Zelenskyy është shprehur i gatshëm për një takim trepalësh me Putin.

"Ne jetojmë nën sulme çdo ditë. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë për të ndaluar Rusinë, dhe na duhet mbështetje nga partnerët amerikanë dhe evropianë. Ne do të bëjmë çmos me këtë. Ne tregojmë se jemi njerëz të fortë dhe mbështetëm idenë e Presidentit Trump për të ndaluar këtë luftë. Jemi gati për një takim trepalësh me Putinin,” -Zelenskyy.

10 MUAJ ME PARE

Prag takimi, Trump i vendos kushte Zelenskyyt: Hiq dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO

Takimi HISTORIK- Trump: Lufta do mbarojë! Zelenskyy: Gati të bisedoj
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA- Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump. Teksa takimi pritet të nisë Trump ka një kërkesë për presidentin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë, duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos bashkohet kurrë me NATO-n, që lufta të marrë fund.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën. Ai u prit nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley. Së bashku me Rutte-n, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrin pjesë të gjithë në takimet me Trump sot.

11 MUAJ ME PARE

Zelensky "zbarkon" në Uashington, mesazhi i tij para takimit me Trump: Do ta detyrojmë Rusinë për paqe

Takimi HISTORIK- Trump: Lufta do mbarojë! Zelenskyy: Gati të bisedoj
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka mbërritur në Uashington DC dhe do t'i bashkohen udhëheqës evropianë kur të takohet me Donald Trump pas rreth 12 orësh. Menjëherë pas mbërritjes, Zelensky shkroi në rrjete sociale duke mirënjohjen e tij ndaj presdidentit amerikan dhe partnerëve evropianë. Presidenti ukrainas shprehu bindjen që së bashku me SHBA dhe evropianët do ta detyrojnë atë që të bëjë një paqe të drejtë.

"Jam mirënjohës. Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme. Jam i bindur se ne do ta mbrojmë Ukrainën, do të sigurojmë sigurinë e saj dhe populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Trump, Amerikës dhe çdo partneri për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të paçmuar. Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë, të cilën e filloi vetë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë tanë evropianë mund ta detyrojë Rusinë të bëjë një paqe të vërtetë.", shkroi ai. 

Të dielën vonë, Trump paraqiti paraprakisht mesazhin që do t'u përcjellë vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë: Zelensky duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë që lufta në Ukrainë të përfundojë. Kushtet që ai përmendi - që Ukraina të heqë dorë nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, dhe që të pranojë të mos bashkohet kurrë me NATO-n - janë ndër ato që Putini ka vendosur për t'i dhënë fund luftës.

Një delegacion udhëheqësish evropianë, përfshirë Emmanuel Macron të Francës, Friedrich Merz të Gjermanisë, Kier Starmer të Britanisë dhe Ursula von der Leyen të Komisionit Evropian, do t'i bashkohen Zelensky-t në Uashington, në një përpjekje të koordinuar për të mbështetur Kievin dhe për të formësuar të ardhmen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Ishte vetë Donald Trump ai që u bëri ftesë udhëheqësve evropianë për të marrë pjesë në takim. Më 15 gusht Trump dhe Putin mbajtën një samit në Anchorage të Alaskës, duke shënuar takimin e parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB