LIVE UPDATES

Orët e fundit për President/ Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, Konjufca e Kollçaku tërheqin kandidaturat! Kurti akuza opozitës

➤Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot seancën e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit. ➤Kjo seancë u zhvillua me ftesë të kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, për të diskutuar çështjen e presidentit, por opozita e bojkotoi. ➤Në sallë ishte vetëm Lëvizja Vetëvendosje. ➤Kryeministri Albin Kurti mori fjalën në seancë dhe akuzoi opozitën për bllokim të Kuvendit, dhe për mungesë iniciative për zgjedhje të presidentit. ➤Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë kundërshtuar pjesëmarrjen me pretendimin se seanca është “shfaqje propagande e Vetëvendosjes.” ➤Dy kandidatët e Vetëvendosjes për postin e Presidentit, Glauk Konjufca dhe Fatime Mulhaxha Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga gara. ➤Sipas vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese, ka afat deri nesër që të zgjidhet presidentit i vendit. ➤Në të kundërt, Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Një ditë para skadimit të afatit, Konjufca dhe Kollçaku ërhiqen nga gara për President

 

Orët e fundit për President/ Seanca e jashtëzakonshme në
glauk konjufca-Fatmire Mulhaxha-Kollçkau

 

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, i propozuari aktual për president, është tërhequr zyrtarisht nga kandidatura. 

“Tërhiqem në mënyrë formale nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Konjufca tha se kriza e zgjedhjes së presidentit po i bën dëm Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçkau, kandidatja e dytë e propozuar për presidente nga LVV-ja. Njëjtë si Konjuca, edhe Kollçaku, deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj.

“Edhe unë tërhiqem, e thashë që t’i japim mundësi zgjidhjes së problemet sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje, sot tërhiqem përfundimisht nga kandidatura”, tha Mulhaxha Kollçaku.

Pas tërheqjes së dy kandidaturave, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

2 MUAJ ME PARE

Seanca për presidentin e Kosovës, Kurti akuza opozitës: Ngatërroni kompromisin me nënshtrimin

Orët e fundit për President/ Seanca e jashtëzakonshme në
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, ku po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për çeshtjen e presidentit. Që në nisje të fjalës, Kurti fajësoi opozitën për bllokimin e Kuvendit. Kryeministri shtoi se vendi ndodhet në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se, dështimi e çon e vendin në zgjedhje të reja.

"Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Zgjedhja e presidentit është vendimtare për vazhdimin e funksionimit me kapacitete të plota të qeverisë, të Kuvendit dhe të institucionit të presidentit. Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja...Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme.”, tha Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Kurti akuzoi opozitën se nuk ka respektuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa sot ka bojkotuar edhe seancën. Sipas Kurtit, opozita ka ngatërruar kompromisin me nënshtrimin, duke mos pranuar rezultatin. 

“Rezultati i zgjedhjeve nuk mjafton vetëm të pranohet, rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet dhe respektimi i rezultatit nuk është nënshtrim, një term tjetër i keqpërdorur nga opozita në këtë sallë e jashtë saj. Nëse ka një nënshtrim, ai është ndaj verdiktit të qytetarëve, të cilët me votë kanë përcaktuar peshën e cilit subjekt politik, duke përcaktuar edhe sjelljen parlamentare. Pikërisht për shkak të keqkuptimit të fjalës “nënshtrim”, opozita kompromisin e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve. Kompromisi është marrëveshje që reflekton realitetin e mandatit zgjedhor duke u dhënë të tjerëve atë që u takon sipas peshës së tyre elektorale. Kompromisi i vërtetë, ai i cili u shërbën qytetarëve ndërtohet mbi dy shtylla të panegocioueshme, së pari mbi respektin për rezultatin e zjedhjeve, pra respektin e vullnetit të qytetarëve dhe peshës politike që ata i kanë dhënë secilit subjekt subjekt politik dhe së dyti mbi përgjegjësinë institucionale dhe demokratike e cila rrjedhë nga angazhimi publik dhe nga fakti se je përfaqësues i zgjedhur i popullit”, tha Kurti.

2 MUAJ ME PARE

Nesër mbaron afati-Kosova në kërkim të presidentit! Nis seanca e jashtëzakonshme, opozita refuzon pjesëmarrjen

Orët e fundit për President/ Seanca e jashtëzakonshme në
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit, por opozita ka refuzuar pjesëmarrjen, teksa më pak 48 orë janë në dispozicion të politikës kosovare për t'i dhënë vendit një president të ri apo për ta dërguar atë në zgjedhje të reja.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar para mediave se kjo parti nuk do të marrë pjesë, pasi seanca është “shfaqje propagande e Vetëvendosjes.”

Edhe Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se kjo “çështje është e mbyllur”, ndërsa ftesa e pjesëmarrjes “veprim jo serioz.”

“Është një veprim joserioz. Ka për qëllim manipulimin, një veprim që nuk prodhon rezultat. Një veprim që vendi po shkon në zgjedhje dhe përgjegjës është Kurti”, tha Hamza.

I pyetur nëse votojnë për një kandidat nga familja Jashari, Hamza ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për ndonjë kandidat nga kjo familje, mirëpo për Vjosa Osmanin, ai nuk ka shprehur mbështetje.

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Pa zgjedhjen e tij vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, të tretat pas atyre në shkurt e dhjetor.

Nuk ka ujdi ndërmjet subjekteve politike parlamentare për një kandidat konsensual për zgjedhjen e presidentes/it të Kosovës që do ta shpëtonte vendin nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Vetëm deri në mesnatën e së martës, (28.04) ka efekt afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur Kosova duhet të ketë presidentin, pastaj automatikisht shpërndahet parlamenti.

Poll

MOS HUMB