Protesta e opozitës, 21 persona të shoqëruar në Bradashesh (EMRAT)

ELBASAN- 21 protestues, të cilët morën pjesë në tubimin e Bradasheshit në Elbasan janë shoqëruar në Komisariat. Në Elbasan, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash. Kështu që pa përfunduar mirë tubimi, 21 protestues janë shoqëruar.
Të shoqëruar janë protestuesit: Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Pas shoqërimit të qytetarëve, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se protestuesit ishin me duar në xhepa kur u morën nga Policia e Shtetit. Nga Komisariati i Policisë, ai së bashku me deputetin Tomor Alizoti thanë për mediat se do të kujdesen të mësojnë emrat e të gjithë atyre efektivëve që shkelën ligjindhe shoqëruan në mënyrë të padrejtë protestuesit që ndryshe nga vendet e tjera, nuk shkaktuan incidente.
“Ishte ndërhyrje e paprovokuar e policisë e cila ushtroi dhunë ndaj protestuesve. Ka të dhunuar ka të shoqëruar, po përpiqemi të marrim vesh bilancin, por ka 4-5 persona të shoqëruar. Tani do nisemi drejt komisariatit të bëjmë të gjitha procedurat për ti nxjerrë se kemi të bëjmë me persona që po protestonin me duar në xhepa dhe u provokuan, dhe u dhunuan nga policia e shtetit nga forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe nga civilë pa shenja identifikuese,”-tha Kaso.
Në Elbasan, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, por tubimi u zhvillua edhe në 5 pika të tjera shumë të rëndësishme për qarkullimin e mjeteve. Protesta e fundit e opozitës u mbajt më 7 Tetor pas burgosjes së ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, ndërsa protesta e sotme u njoftua menjëherë pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta./ZËRI
Protesta e opozitës pas arrestimit të tij, Meta e ndjek LIVE, reagon nga burgu: S'ka forcë në botë të ndalë 'Uraganin e Lirisë'

TIRANË- Edhe pse në burg, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndjekur protestën e sotme të opozitës. Menjëherë pas përfundimit të tubimit ka bërë një reagim përmes faqes së tij në Facebook. Në reagimin, që me shumë gjasa ia kanë bërë bashkëpunëtorët e tij, Meta ka bërë edhe një falenderim për të gjithë pjesëmarrësit.
“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë,”- shkruan Ilir Meta.
Protesta e fundit e opozitës u mbajt më 7 Tetor pas burgosjes së ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Ndërsa protesta e sotme u njoftua menjëherë pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta./ZËRI
Mbyllet protesta edhe në Tirana, Noka ndërron mendje për Surrelin: Mosbindja civile do të vazhdojë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë mesazhin përmbyllës në një nga protestat e zhvilluara opozita pasi vetë politikani mori pjesë në tubimin në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”. Ai u shpreh i kënaqur me tubimin e sotëm, duke theksuar se opozita ia arriti qëllimit.
“Sot, ishte një ditë e jashtzakonshme! E gjithë Shqipëria në duart e opozitës, dua të falenderoj të gjithë të rinjtë e të rejat, qytetarët që iu bindën thirrjes në këtë hap të mosbindjes civile. Dua të falenderoj po ashtu qytetarët shqiptarë në përgjithësi, që shmangën përplasjen në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës me heshtjen e tyre, duke qëndruar në shtëpitë e tyre. Ditë e zezë për narko-regjimin dhe bandat e pushtetit. Të tmerruar kanë sjellë narko-policinë në çdo kryqëzim. Mosbindja civile ka nisur të japë frytet e veta, do i sjellë zgjidhje Shqipërisë e shqiptarëve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje!,”-tha Noka para mediave.
Ndërkohë që duke iu referuar paralajëmrimit të tij para efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilëve iu tha që të largoheshin nga tubimi ndryshe bashkë me qytetarët do të shkonte në Surrel. Atje ku edhe banon kryeministri Edi Rama.
“E shmangëm sot, por nuk e shmangim gjithmonë! Do ju njoftojmë për hapat e radhës, për një gjë të jeni të sigurt që kthim pas nuk ka!,”-shtoi Noka.
Protesta e fundit e opozitës u mbajt më 7 Tetor pas burgosjes së ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Ndërsa protesta e sotme u njoftua menjëherë pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta./ZËRI
Zjarrfikësja shkon të shuajë flakën në shkurre, demokrati shtrihet në tokë...përshëndet kameran me 2 gishta

MILOT- Zjarrfikësja ka tentuar që të futet mes protestuesëve në Milot për të shuar flakët në një shkurrë në kah të rrugës ku opozita po tubon. Por nuk është lejuar. Një prej protestuesëve është shtrirë në tokë dhe nuk e lë mjetin që të kalojë, ndërsa bashkë me të është edhe një qytetar tjetër. Ky i fundit, edhe pse në një karrocë me rrota ka dalë para zjarrfikëses dhe është i vendosur që të mos e lënë mjetin që të kalojë dhe të përçajë tubimin. Deri më tani, ia kanë dalë...
MOMENTI ME VIDEO:
FNSH-të iu afrohen protestuesëve, Flamur Noka paralajmëron: Po na provokuat shkojmë në Surrel!

TIRANË- Opozita ka bllokuar rrugët që prej orës 17.00 të pasdites, por e gjithë situata ka qenë nën monitorimin e forcave të Policisë së Shtetit. Tashmë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë afruar pranë qytetarëve, çka ka sjellë edhe reagimin e demokratëve që po marrin pjesë në tubim. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha para kamerave se nëse Policia nuk tërhiqej pas, atëherë qytetarët do të niseshin drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
"Siç e shikoni një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia, i bëj thirrje të gjithëve që të tërheqin narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve. Në të kundërt destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Po nuk larguan narkopolicët, Surreli do të jetë destiancioni i radhës,"-tha Noka në fjalën e tij.
MOMENTI ME VIDEO:
FOTOLAJM/ Bukë e djathë, qytetari shtron "darkën" në autostradë në Milot

MILOT- Protestuesit ende kanë bllokuar 6 nga akset kryesore të vendit. Por teksa janë ende në protestë, veprimi i një të moshuari ka tërhequr vëmendjen e mediave që janë në terren. I moshuari është ulur në mes të autostradës dhe ka shtruar në tokë një gazetë për të ngrënë darkë.
Më vete ai ka marrë një copë buke misri dhe djathë. Po ashtu, ka me vete edhe një shishe me ujë./ZËRI
“Protestoni, por ç’faj kemi ne?”/ Nisin përplasjet e para në Bradashesh, Nallbati ironik: Pse ti do na bësh strategjinë ne?

TIRANË- Bllokimi i rrugëve ka nisur që të nxisë përplasjet e para mes protestuesëve dhe drejtesëve të mjetit. Në Elbasan, disa prej qytetarëve kanë shkuar tek drejtuesit e protestës dhe deputeti Bledjon Nallbati duke i kërkuar hapjen e rrugës. Por si përgjigje nga marrë ironinë e deputetit të Partisë Demokratike. Si përfundim, rruga nuk është zhbllokuar.
BISEDA MES TYRE:
Qytetari: Nuk kam asgjë personale mes askënd. Po të të them unë kush jam, ti do më thuash ke të drejtë.
Protestuesi: Si 1 llafe, 100, rruga nuk hapet. është marrë leje.
Qytetari: Protestoni, por çfarë faji kemi ne të qëndrojmë në rrugë. Unë vij nga puna. thotë një nga drejtuesit e mjeteve.
Nallbati: Rruga është bllokuar e gjitha. Po pse ty të mbeti të na bësh strategjinë?
Protestuesit: Edhe yti hall ke edhe ne hall kemi. Të lutem prit aty…
Qytetari: Unë jam për spital. E kam nënën në makinë.
Qytetari tjetër: Unë vij nga puna. Duart si kam larë akoma.
Protestuesit: Edhe unë nga puna vij.
Në rrrethrrotullimin e Bradasheshit janë "deleguar" përfaqësueses nga degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti./ZËRI
'Hap rrugën se kam njerëz në spital'/ Qytetari përplasjet me protestuesit: Ik bëj ç'të duash me Ramën...

RROGOZHINË- Një incident është shënuar në rrethrrotullimin e Rrogozinës. Një prej qytetarëve, të cilit iu bllokua rruga nga protesta e opozitës ka kërkuar lirimin e rrugës duke treguar se kishte një person në spital. Edhe pse dukej i nxehur nga tubimi, i riu nuk hasi në kundërshti nga organizatorët e protestës. Madje personi, të cilit po i drejtohej, teksa fliste me të po shkonte në mjetin e tij për t'i liruar kalimin.
Qytetari: O vëllai im kam halle. Hapni rrugën se jemi me njeri në spital. Jam me hall o shok, protesto o shok po më hap rrugën. Ik zihu me Ramën, merre këtu, për çfarë të duash por mua më hap rrugën.
Protestuesi: Si njeri po të them se ta hap unë rrugën.
MOMENTI ME VIDEO:
VIDEO- "Tensione" në Shkozet, opozita i vë flakën gomave në mes të rrugës

DURRËS- Protesta e opozitës ka shënuar incidentet e para. Në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, disa mbështetës të opozitës i kanë vënë zjarrin disa gomave.
MOMENTI ME VIDEO:
Por deri më tani, gjithçka duket nën kontroll. Megjithatë Policia e Shtetit është në terren dhe po monitoron nga larg situatën./ZËRI
Bllokimi i rrugëve/ Nis protesta e opozitës në mbarë vendin

TIRANË- Opozita e ka nisur protestën e saj! 6 akse kryesore në vend janë bllokuar qarkullimin dhe duke krijuar vargje kilometrike në të gjithë vendit. Prej orës 17.00, demokratët kanë dalë në terren dhe kanë nisur protestën. Deputetët bashkë me qytetarët kanë bllokuar akset rrugore me mjetet e tyre në sheshin Shqiponja, tek rrethrrotullimi i Milotit, tek rrethrrotullimi i Shkozetit, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe në Levan.
PAMJE NGA PROTESTA E OPOZITËS:
Protestuesi me kalë në tubimin e opozitës: Ishalla fiton Donald Trump!

MILOT- Një nga protestuesit e opozitës ka zgjedhur që të shkojë në tubim me kalë. Një qytetar, i cili rrallëherë mungon në protestat e opozitës, edhe kësaj here është i veshur me kostum popullor. Por risia është kali. Teksa mori vëmendjen e mediave, protestuesi duket se mendjen e kishte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Protestuesi me kalë: Ishalla fiton Donald Trump dhe shpëton bota. Në mos fitoftë ai, luftë do ketë. Na shiko o Trump se Edi Rama të ka ofenduar. Unë protestoj për bukën e gojës për kalamajtë e mi. Kam bërë një shtëpi se ma prishi tërmeti dhe nuk më dhanë asnjë lekë se isha demokrat. Unë 15 mln lekë i kam borxh në bankë. Ky do i marr nuk di gjë.
MOMENTI ME VIDEO:
3 orë paralizohet 6 akse kryesore! Kush janë deputetët që do prijnë aksionin e opozitës. 'Bardhi&co' shkojnë me vonesë

TIRANË- Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës. Në këtë protestë, opozita do të bllokojë 6 segmente kryesore të lëvizjes së mjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00 deri në 20.00. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.
Ndarja e deputetëve në qarqe:
Sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.
Fillimisht në protestë do të mungojnë deputetët: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi. Kjo pasi do të jenë në Kuvend, për një takim me eurodeputetët në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit. Ndaj edhe do t’i bashkohen një orë më vonë tubimit te ish-sheshi Shqiponja./ZËRI
Opozita sot në protestë, bllokohen akset kryesore të vendit, çfarë pritet të ndodhë

TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës, por ndryshe si më parë këtë herë opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë disa nga akset kryesore të vendit. Në kuadër të aksionit të opozitës, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës ë hyrje të Tiramës, rrethrrotullimin e “Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. PD ka kërkuar 3 orë leje për tubimin, por nuk dihet sa kohë mund të demonstrojnë protestuesit. Ende nuk ka një skenar nëse ata do të qëndrojnë vetëm në këto akse apo do të lëvizin në pika të tjera.
Aksioni i opozitës dhe skenarët e mosbindjes civile janë mbajtur gjithmonë diskretë deri në momentin që janë vendosur në zbatim. Por këtë rregull e theu dje kryedemokrati Sali Berisha. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga dritarja e ballkonit të banesës së tij, Berisha u shpreh se demokratët do të rrethojnë edhe banesën e kryeministrit Edi Rama. Për këtë plan, Berisha nuk dha asnjë datë, por u shpreh se opozita e ka në axhendë.
Por dje, Policia e Shtetit ka paralajmëruar opozitarët se do të ndiqen penalisht dhe rrezikojnë deri në 3 vite burg nëse bllokojnë lëvizjen e qytetarëve. Thirrjes së Policisë i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u shpreh se është normale që gjatë tubimeve të bllokohen rrugët. Sot, afro 700 forca policie pritet të angazhohen në Tiranë për mbarëvajtjen e protestës. /ZËRI