Tentuan t’i bëjnë atentat, kush është Renato Çepa, i njohur ndryshe si “Kel Llumi". Lidhjet e tij me Emiljano Ramazanin

ELBASAN- Sot në orët e para të mëngjesit në Elbasan, një 24-vjeçar tentoi t’i vendoste tritol makinës së një 40-vjeçari, por humbi jetën vetë. Viktima u identifikua si Kristi Balukja, ndërsa “shënjestra” si Renato Çepa. Mësohet se ata janë konfliktuar fizikisht më parë së bashku dhe dyshohet se 24-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal.
Sipas policisë, Çepa njihet në qytet si “Kel Llumi”. Gazetari Elton Qyno bën me dije se ai ka qenë i hetuar nga policia për lidhjet e tij me të ndjerin Emiljano Ramazani, i cili u vra në vitin 2020. Ai u ekzekutua poshtë shtëpisë, kur po markonte makinën e tij. Autorët e vrasjes ishin tre persona, ku njëri ka qëlluar me breshëri automatiku. Vrasja e Ramazanit dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pas mosmarrëveshjeve për drogën. Pak ditë pas kësaj vrasje, është gjetur i vdekur dhe miku i Ramazanit, Regis Runaj, 23 vjeç. Ai ishte vrarë më thikë dhe trupi i pajetë i është gjetur pranë varrezave të qytetit, në një rrugë të braktisur.
Emiljano Ramazani ka qenë një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe njihej si miku i Talo Çelës. Ky i fundit u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, u përballën me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë./ZËRI
Do i vendoste tritol një automjeti, por humbi vet jetën, zbulohet identiteti i viktimës

ELBASAN- Viktima e shpërthimit me eksploziv në Elbasan është identifikuar si Kristi Balukja. 24-vjeçari tentoi t’i vendos tritol makinës së Renato Çepës, por lënda plasëse i shpërtheu në duar dhe si pasojë humbi jetën.
Sipas dyshimeve paraprake, Balukja dhe Çepa janë konfliktuar më parë fizikisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Elbasan. I riu, po vendoste lëndën plasëse në një makinë, tip “Volkswagen”, e cila ishte në pronësi të Renato Cepës, por i shpërtheu atij në duar. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari humbi jetën në spital.
Ndërsa, është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur ngjarjen. /ZËRI
Atentati në Elbasan, zbulohet kush ishte “shënjestra”

ELBASAN- Një atentat me eksploziv ndodhi në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Si pasojë e atentatit humbi jetën një 24-vjeçar, i cili tentoi të vendoste lëndë plasëse në makinën e dikujt tjetër. Mësohet se makina i përkiste Renato Çepës.
Ndërkohë lënda plasëse e cila sipas policisë është vendosur nga një 24-vjeçar ka shpërthyer para kohë, duke i shkaktuar plagë të riut. I riu si pasojë nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital.
Lidhur me këtë atentat është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë autori ende nuk është identifikuar dhe trupi i tij ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan. /ZËRI
Lënda plasëse i shpërthen në dorë, humb jetën 24-vjeçari në Elbasan

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një 24-vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi. I riu, po vendoste lëndën plasëse në një makinë, tip “Volkswagen”, e cila ishte në pronësi të Renato Cepës, por i shpërtheu atij.
Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Ndërsa, është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur ngjarjen.
Viktima dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e Spitalit të Elbasanit.
"Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia. /ZËRI