Aksioni i opozitës, Berisha paralajmëron: Do shkojmë edhe tek Rama në Surrel. E kemi në axhendë

TIRANË- Aksioni i opozitës dhe skenarët e mosbindjes civile janë mbajtur gjithmonë diskretë deri në momentin që janë vendosur në zbatim. Por këtë rregull e ka thyer sot kryedemokrati Sali Berisha. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga dritarja e ballkonit të banesës së tij, Berisha u shpreh se demokratët do të rrethojnë edhe banesën e kryeministrit Edi Rama. Për këtë plan, Berisha nuk dha asnjë datë, por u shpreh se opozita e ka në axhendë.
"Beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në axhendën e mosbindjes civile. Po, po! Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar. Janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur,"-tha në fjalën e tij Berisha.
Nesër, Partia Demokratike ka njoftuar se do të bllokojë disa akse nacionale në vend. Në kuadër të aksionit të opozitës, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës ë hyrje të Tiramës, rrethrrotullimin e “Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. PD ka kërkuar 3 orë leje për tubimin, por nuk dihet sa kohë mund të demonstrojnë protestuesit. Ende nuk ka një skenar nëse ata do të qëndrojnë vetëm në këto akse apo do të lëvizin në pika të tjera./ZËRI
Aksioni i opozitës/ Policia paralajmëroi ndjekje penale, Bardhi qesh: Kemi njoftuar, çdo tubim ka bllokim rrugësh

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk ka lajmëruar asnjë hap pas për protestën që do të mbahet nesër në disa qarqe nga opozita. Pas mbledhjes në selinë blu, Bardhi u dha gazetarëve se Policia e Shtetit është njoftuar, duke shtuar se për çdo tubim ka bllokim rrugësh, ndaj edhe ai i nesërmi nuk është ndryshe. Sa i përket, seancës së sotme plenare, demokrati u shpreh se në sallë do të shkojnë vetëm deputetët e papërjashtuar, ndërsa të tjerët do të shpërndahen në terren për të përgatitur strukturat për nesër.
"Kemi diskutuar edhe sot aksionin e opozitës nesër në orën 17.00 në 6 pikat ku PD ka njoftuar aksionin e mosbindjes civile. Këto kanë qenë çështjet kryesore që kemi diskutuar në mbledhjen e sotme. Deputetët e përjashtuar janë të shpërndarë në degët e PD për organizimin e protestës nesër. Kolegët që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin e opozitës. Jo si një zgjedhje e grupit parlamentar të PD, por si një zgjedhje e imponuar nga kundërshtari politik. Do të ketë një alternim të aksionit të opozitës. Sot deputetët e përjashtuar janë më të vlefshëm për të qënë pranë strukturave për protestën e nesërme. Kush do na ndjeki penalisht? Ilir Proda, zëdhënësi i bandës së Elbasanit. Ai të rrijë edhe ca ditë në detyrë se do ta shihni shumë shpejt që si çdo akuzë që deri tani është provuar nga opozita është emëruar nga krimi në detyrë. Tubimi kërkon njoftim, ne e kemi bërë. Në çdo tubim ka bllokim rruge. Kur Erion Veliaj bën maratonë, kërkon bllokim të rrugëve. Është detyra e Policisë që të marrë masa,"-tha pas mbledhjes së grupit, Bardhi.
Partia Demokratike ka njoftuar policinë se do të bllokojë disa akse nacionale në vend, si pjesë e protestës së saj që do të mbahet nesër në orën 17:00. Sipas kërkesës së depozituar nga PD, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës ë hyrje të Tiramës, rrethrrotullimin e “Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. PD ka kërkuar 3 orë leje për tubimin, por nuk dihet sa kohë mund të demonstrojnë protestuesit. Ende nuk ka një skenar nëse ata do të qëndrojnë vetëm në këto akse apo do të lëvizin në pika të tjera./ZËRI
Nesër opozita bllokon akset kryesore, Policia e Shtetit: Do ndiqeni penalisht! Mos ndaloni qarkullimin, është shkelje!

TIRANË- Policia e Shtetit ka paralajëmruar Partinë Demokratike që të "zbusë" tubimin e lajmëruar për nesër, duke shtuar se bllokimi i rrugëve është vepër penale. Në një njoftim zyrtar të bërë me dije nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, theksohet se janë ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, por në përgjigjen ndaj PD-së ka edhe një arsyetim. Sipas Policisë, për nesër është marrë përsipër garantimi i tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Madje theksojnë se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Në lajmërimin e fundit Policia thekson dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Ndërsa një mesazh e kanë bërë me dije edhe për qytetarët.
"Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve,"-bën me dije Policia.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve./ZËRI
Protesta e opozitës/ Nesër bllokohen akset kryesore të vendit, PD kërkon 3 orë leje

TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar policinë se do të bllokojë disa akse nacionale në vend, si pjesë e protestës së saj që do të mbahet nesër në orën 17:00.
Sipas kërkesës së depozituar nga PD, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës ë hyrje të Tiramës, rrethrrotullimin e “Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.
PD ka kërkuar 3 orë leje për tubimin, por nuk dihet sa kohë mund të demonstrojnë protestuesit. Ende nuk ka një skenar nëse ata do të qëndrojnë vetëm në këto akse apo do të lëvizin në pika të tjera.
Zonat e Bllokuara në akset nacionale:
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tubimi do të nisë në orën 17.00 këtë të martë. Ashtu siç kërkoi kryedemokrati, kësaj here, protesta do të mbahet në qarqe. Nga protestuesit demokratë do të bllokohen disa nga qarqet kryesore të vendit. Pas arrestimit të Metës, ishte Sali Berisha ai që bëri thirrje se aksioni i opozitës do të mbahet më 29 tetor. Kryedemokrati kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend. Përveç këtij detaji, nuk dihet asgjë tjetër për aksionin e opozitës. /ZËRI