Takimi me eurodepututët/ Bardhi akuzon për lidhje me krimin, përfshihet dhe Beleri

TIRANË- Tensionet politike të Tiranës u prezantuan para eurodeputetëve që janë pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian. Edhe pse nuk ishte pjesë në tubimin e opozitës, deputetët demokratë bënë denoncimet e tyre për maxhorancën para eurodeputetëve.Më aktivi ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke përmendur disa nga çështje si mandati i Olta Xhaçkës, mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushetutese dhe lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar.
Debatet në takimin e 18-të KE-Shqipëri:
Gazment Bardhi: Xhaçka ka përfituar në kundërshtim me ligjin 10000 metër katror në bregdet, me vlerë 5 mln euro. Kjo gjë është e ndaluar me ligj dhe nëse verifikohet që ka përfituar, me mocion në kuvend GJK e shkarkon. E bëmë mocionin e rrëzuan me votë. Ju drejtuam GJK, dhe tha se kemi të drejtë mazhoranca duhet ta sjellë çështjen enë GJK kërkuam të zbatohej vendimi dhe me votë politike e rrëzoi për herë të dytë. Ju drejtuam prapë GJK, të cilët thanë prapë për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese dhe prapë këta që e mbështesin drejtësinë nuk e votuan reformën. Respektoni GJK ky është respekti ndaj reformës në drejtësi. 170 mln euro ka fituar një kompani që drejtohet nga një trafikant droge, edhe pse në Shqipëri është e ndaluar që këta individë të përfitojnë. Por për qeverinë e Ramës duhen para për të financuar krimin e organizuar. Krimi ka arritur deri aty sa t'i diktojë Edi Ramës se kush do të jetë dhe kush jo kandidat në listat për deputet. Dy banda që vepronin në qytetin e Durrës lista e së cilës drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Në dy përgjime zyrtare tregonin se si dy bandat konkurronin se kush kandidat do të renditej i 3 apo i 5 në listë, Indi Ndraxhi dhe Jurgis Cyrbja të dy u caktuan nga krimi. Vendimi 87 i datës 28.07.2027, lexoni nga faqja 63 deri në 70 dhe do shikoni se si ndërhyjnë deputetë e ministra në Prokurori e Polici kanë ndërhyrë edhe në SPAK, me emër dhe mbiemër të prokurori, për të çliruar pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria nga një grup kriminal në Elbasan. Pasuritë u çliruan, me ndërhyrje të një ministri në detyrë dhe deputet i PS-së. Këto janë në përgjigje, do të presim që prokuroria të veprojë, por transparencë qytetarëve do tua themi.
Fredi Beleri: Qytetarët më dhanë votën, por me makinacione të ndryshme mua m'u mor e drejta. Është koha që të lëmë mënjanë elementet egoistë. Zoti Mediu është në proces gjyqësor, i cili akuzohet për një çështje të ndodhur para 15 vitesh, a mund të sjellë ky një proces të drejtë. Kemi minim të sistemit, individë me të kaluar të errët janë në poste të rëndësishme.
Bozdorf - Diplomate gjermane: Që kur Shqipëria ka hryë në procesin e anëtarësimit, 600 mln euro kanë hyrë në Shqipëri, ku kanë shtuar këto para. Dëgjojmë se Inceneratori i mbeturinave ka marrë lekë kot, apo Durrësi si Dubai, ku miliona janë zhdukur. Kemi dëgjuar për korrupsionin politik, por edhe në shëndetësi.
Bardhi: 30 mln euro na i dha BE për bujqësinë, paratë u shpërndanë për eksponentë të PS, për të ndërtuar vila, me paratë e taksapaguesve evropian.
Toni Gogu: Ajo tha gjithë kohës kemi dëgjuar, kemi dëgjuar, e mora vesh nga i ka dëgjuar.
Por denoncimet e Bardhit nuk u pritën mirë nga eurodeputetët.
Adnan Dibrani: Erdha me shpresë se do bënim diçka për ta afruar vendin me BE, e kuptojë pse njerëzit këtu nuk kanë shpresë dhe tani po mendoj çfarë pata që erdha. Ajo që kuptoj është që ju nuk doni t’ia dini për ne, por ju i intereson vetëm imazhi që do t'i jepni protestuesve. *Ky i fundit foli edhe shqip, duke u shprehur: Ti je mësuar me luajt me këto, unë nuk jam mësu me lujt.
Giorgio Gori: Ne dëgjuam përfaqësues politik që morën fjalën dhe më bënë të ndjehem jo komod, dëgjuam deklarata politike, përpjekjet e Shqipërisë po minohen nga ju. Kjo mbledhje po përdoret për të thelluar konfliktin mes opozitës dhe shumicës, një larje hesapesh.
Antonio Decaro: Po ka një fushatë që do të filloj, por unë nuk kam votë për ju, mos u mundoni të më bindni mua të votoj për ju. Jemi këtu në emër të komuniteteve shqiptar në vendet tona, ne kemi qasje institucionale.
Mario Mantovani: Nuk është e këndshme të dëgjosh shkëmbime të ashpra. Po flasim në një kohë që pas 6 muajsh ka zgjedhje dhe ndoshta nuk e kemi zgjedhur kohën për vizitën tonë.
Por edhe pse u përball me përgjigje të prera, Bardhi "ofroi" edhe largimin nga salla.
“Nëse e doni njëngjyrësh, e keni parlamentin, dhe ne ikim dhe flasim me protestuesit. Ne i respektojmë kolegët evropian, dhe ne kemi hallet tona, por detyra na dikton që të jemi në këtë format. Por që të diktohet deputetëve të opozitës se çfarë duhet të themi ne nuk ja kemi lejuar askujt,”- tha Bardhi.
Ndërsa opozita mbajti qëndrim të ashpër ndaj situatës që e cilësoi kritike në vendin tonë për shkak të sjelljes së qeverisë, korrupsionit dhe kriminalitetit, ndryshe menduan disa prej anëtarëve të tjerë pjesëmarrës, përfshi edhe eurodeputetët e PE-së.
Marco Tarquini, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian, tha se ky komitet mblidhet në një kohë kur ngjarje të mëdha kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin.
“Ne po e bëjmë këtë takim bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe kjo ka një rëndësi të posaçme për vendin tuaj drejt BE-së. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por ndërkohë kemi edhe zhvillime interesante të ndryshme në këtë vend tani dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Ne duam t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja gjithashtu. Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar. Ju doni të bëheni pjesë e BE dhe shpresa është kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur,”-tha ai.
Takimi i 18 i Komitetit të Stabilizim Asoccimit do të vijojë edhe të enjten, ndërsa vjen vetëm 2 javë pasi vendi çeli grupkapitujt e parë për negociatat me Bashkimin Evropian./ZËRI
U sulmua me kos e vezë/ Beleri refuzon mediat shqiptare dhe flet në greqisht: Rama më urren!

TIRANË- Për mediat shqiptare nuk kishte komente, por është "zbërthyer" para atyre greke. Eurodeputeti Fredi Beleri ia atribuoi urrejtjes “të kultivuar nga Edi Rama” sulmin që iu bë paraditen e sotme teksa po futej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Madje shtoi se ky episod mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Pas incidentit, në deklaratën e tij, Fredi Beleri tha: Urrejtja që zoti Rama ka kultivuar prej kaq kohësh ndaj meje dhe ndaj pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në Himarë nuk mund të shfaqet më. Fatkeqësisht, Shqipëria kandidate sot tregon përbuzje ndaj një institucioni lider europian, në të cilin dëshiron të bëhet anëtare. Por edhe diskreditimin e konventave ndërkombëtare që ka nënshkruar për mbrojtjen e misioneve diplomatike. Kam kaluar 16 muaj në një qeli shqiptare, këto sulme nuk mund të më prekun. Shqipëria duhet të dëshmojë se dëshiron dhe duhet të jetë në Evropë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk shëron plagët e hapura në demokraci dhe shtetin e saj ligjor, por edhe nëse nuk respekton të drejtat e pakicës sonë kombëtare.
Një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme greke, e cila gjithashtu dënoi sulmin ndaj Belerit.
“Dënojmë nxitjen e sulmit ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të kryer punën e tyre pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe ata duhet të gëzojnë respektin e duhur”.
Beleri është anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri dhe po merr pjesë në misionin katërditor (28-31 tetor) për të kontrolluar rrugën e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka për detyrë të bëjë vizita në Tiranë, për të siguruar bashkëpunimin e Parlamentit Evropian dhe Kuvendit. Pas takimeve, grupi do të nxjerrë rekomandime për çështjet ku do të konstatohen devijime nga rruga e integrimit./ZËRI
Sulmi ndaj Belerit/ Gaz Bardhi ia atribuon Ramës: Të hetohet!

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me vezë dhe kos që iu bë ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e eurodeputetit grek. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se sulmi është orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, kërkoi nga organet ligjzbatuese që të marrin masa dhe të hetojnë sulmin dhe autorin, Dilaver Nelën.
"Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike. Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal. Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë,"-shkruan Bardhi.
Sot, Fredi Beleri u godit me vezë nga Dilaver Nela. Ky i fundit, e sulmoi pasi e ndoqi dhe i përmendi viktimat e masakrës së Peshkëpisë, ku Beleri dyshohet se ka marrë pjesë por është shpallur i pafajshëm në të gjitha shkallët e gjyqësorit. E gjithë ngjarja ndodhi pasi Fredi Beleri dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit./ZËRI
Media greke: Rama anulon takimin me eurodeputetët, nuk përballet me Belerin

ATHINË- Sot do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ndërkohë që një nga takimet e shumëpritura është ai mes kryeministrit Edi Rama dhe eurodeputetit Fredi Beleri, por sipas mediave greke kjo nuk do të ndodhë.
Kathimerini shkruan se Rama e anuloi pjesëmarrjen e tij, por nuk jep më shumë detaje se përse kryeministri nuk do të jetë i pranishëm.
Takimi do të drejtohet nga Toni Gogu si kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian.
Kjo mbledhje gjithashtu “bashkon” Partinë Socialiste me atë Demokratrike. Pasi 7 nga deputetët demokratë do të marrin pjesë në këtë takim. Të pranishëm do të jenë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi. Pasi ata të përfundojnë takimin, duhet të shkojnë menjëherë në protestën që kanë organizuar. /ZËRI
“Shmanget” takimi Rama-Beleri, eurodeputeti shkon me vonesë në Kuvend

TIRANË- Sot do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ndërkohë që një nga takimet e shumëpritura ishte ai mes kryeministrit Edi Rama dhe eurodeputetit Fredi Beleri, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, Beleri priti disa minuta në derën e Kuvendit dhe më pas iu bashkua delegatëve të tjerë në takimin e organizuar.
Takimi do të drejtohet nga Toni Gogu si kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian.
Kjo mbledhje gjithashtu “bashkon” Partinë Socialiste me atë Demokratrike. Pasi 7 nga deputetët demokratë do të marrin pjesë në këtë takim. Të pranishëm do të jenë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi. Pasi ata të përfundojnë takimin, duhet të shkojnë menjëherë në protestën që kanë organizuar. /ZËRI
ME VIDEO- Eurodeputetët mbërrijnë tek Kryesia e Kuvendit, qytetari i del para Belerit: O vrasës!

TIRANË- Delegacioni i eurodeputetëve të Parlamentit Europian ka mbërritur tek Kryesia e Kuvendit.
Mes tyre është edhe Fredi Beleri, por në momentin kur ai po futej në Kuvend, i ndodhi një incident. Në qytetar i doli para dhe i tha: O vrasës!
I pyetur nga gazetarët se përse e quajti Belerin vrasës, qytetari iu përgjigj se “ashtu është ai”.
Në videon e mëposhtme dëgjohet qytetari, i cili i përmend Belerit, oficerin e vrarë Fatmir Shehun, si dhe rojën Arsen Gjini.
“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”
Sot mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Fokusi i takimit do të jetë kryesisht tek:
1) Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
2)Liria e medias dhe zgjedhjet;
3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si
4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Takimi do të drejtohet nga Toni Gogu si kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian.
Kjo mbledhje gjithashtu “bashkon” Partinë Socialiste me atë Demokratrike. Pasi 7 nga deputetët demokratë do të marrin pjesë në këtë takim. Të pranishëm do të jenë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi. Pasi ata të përfundojnë takimin, duhet të shkojnë menjëherë në protestën që kanë organizuar.
Por ajo që do të vihet re në këtë takim sot mes dy delegacioneve është ai mes eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryeministrit Edi Rama. Gati dy vite nga arrestimi dhe kalvarin, që e ndoqi në SPAK, Fredi Beleri do të ketë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama. Por takimi nuk do të jetë më në kuadër të kundërshtarit politik, por mes një kryeministri dhe një deputeti të Parlamentit të Europës. Tashmë është e konfirmuar që Beleri do të zhvillojë takimin e parë me kreun e qeverisë. /ZËRI
Beleri takohet për herë të parë me Ramën si eurodeputet, çfarë pritet të ndodhë në takimin e 18-të të stabilizim-asociimit

TIRANË- Sot do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Në këtë takim delegatët do të diskutojnë për temat: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Takimi do të drejtohet nga Toni Gogu si kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian.
Kjo mbledhje gjithashtu “bashkon” Partinë Socialiste me atë Demokratrike. Pasi 7 nga deputetët demokratë do të marrin pjesë në këtë takim. Të pranishëm do të jenë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi. Pasi ata të përfundojnë takimin, duhet të shkojnë menjëherë në protestën që kanë organizuar.
Por ajo që do të vihet re në këtë takim sot mes dy delegacioneve është ai mes eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryeministrit Edi Rama. Gati dy vite nga arrestimi dhe kalvarin, që e ndoqi në SPAK, Fredi Beleri do të ketë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama. Por takimi nuk do të jetë më në kuadër të kundërshtarit politik, por mes një kryeministri dhe një deputeti të Parlamentit të Europës. Tashmë është e konfirmuar që Beleri do të zhvillojë takimin e parë me kreun e qeverisë.
Në fakt, në listë për të ardhur në Shqipëri fillimisht nuk ishte Beleri por një tjetër eurodeputet grek, Manolis Kefalogianis. Në mungesë të tij, vjen Beleri, i cili ka pasur një betejë të gjatë me kryeministrin Rama. E gjitha nisi që në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Asokohe Beleri kandidonte në emër të kualicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Që në fushatë ka pasur përplasje mes tij dhe Ramës, me këtë të fundit që nuk i kurseu as shënjestrimet publike ndaj tij. Gjatë fushatës i vendosi 'nofkat': gdhë, dru, analfabet e sqepar. Në një intervistë për mediat greke, Rama u shpreh se komentet e tij kishin ardhur si pasojë e premtimeve që bënte Beleri gjatë fushatës, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”.
Më 11 maj, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, Beleri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në fushatë u arrestuan nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e blerjes së votave. Arrestimi i tij solli një sërë përplasjes mes Athinës zyrtare dhe Tiranës. Pala greke pretendonte se po cënoheshin të drejtat e minoritetit dhe kërkonin lirimin e Belerit për të bërë betimin pasi edhe pse në burg kishte fituar zgjedhjet në Himarë. Madje pretendonin se në të kundërt do të pengonin rrugën e Shqipërisë në BE. Tirana zyrtare nga ana tjetër, u distancua nga aksioni duke shtuar se do të linte drejtësinë që të bënte detyrën. Pas shumë kërkesash për të bërë betimin, Beleri nuk u la të dilte nga qelia. Ai u lirua pas afro 16 muaj në qeli, më 2 shtator.
Teksa vuante denimin në Shqipëri, Fredi Beleri mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe në qershor të këtij viti u zgjodh eurodeputet nën siglën e “Demokracia e Re”, të kryeministrit Mitsotakis. /ZËRI