Rama fjalim motivues punonjësve të Bashkisë: Çfarë nuk të vret, të forcon!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij para punonjësve të Bashkisë së Tiranës në “Sheshin Skënderbej”, ndau një mesazh "motivues". Në fund të fjalës së tij që zgjati mbi një orë, Rama kujtoi Samitin e Komunitetit Politik të Europës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.
Në fund, premtoi për ditë më të mira.
“Bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur më 16 Maj. Çdo gjë duhet të shkëlqejë dhe gjithkush të japë më të mirën e vetë, unë do jem këtu, me ju, me kokën lart, me zemër në vendin e duhur dhe bashkë me çdo shqiptar dhe shqiptare, që stadiumin nuk e ka vetëm për flamur, por në zemër e mendje, dritën e sy ve të vetë dhe deri te Shqipëria, që sytë i ka te Tirana. Çfarë nuk të vret, të forcon. Ditët më të mira janë të gjitha përpara,”-tha Rama./ZËRI
“S’ka bir nëne e k*rve të thotë se më ka dhënë lekë”/ Rama “thumbon” SPAK-un: Gati të dorëzohem nëse quhet korrupsion…

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi duke treguar sesi e ka pastruar vijën e lumit Lana në Tiranë. Me ironi, para punonjësve të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Rama tha se ka kryer "korrupsion", pasi ndërtuesëve në Tiranë u kishte kërkuar që të pastronin të gjithë zonën duke përdorur resurset e tyre. Sërish me tone ironie, Rama tha se ka kërkuar nga biznesmenët që të kryenin punimet, duke mos i kursyer as akuzat drejt opoziës. Ndaj, shtoi nëse kjo quhet "korrupsion", është gati të dorëzohet para drejtësisë.
"Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thashë, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thashë, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi…,"-tha Rama ndër të tjera.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore…shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thashë, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thashë, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit. Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?
Rama: Uroj që kryebashkiakut t’i bëhet një gjyq i drejtë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit më punonjësit e bashkisë së Tiranës, tha se kryebashkiakut Erion Veliaj duhet që t'i bëhget një gjyq i drejtë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se nuk mund ta caktonte ai nëse Veliaj ishte i pafajshëm apo jo, por shton se e vetmja gjë që kërkon është gjyq dinjitoz.
“Që Shqipëria e nesërme të jetë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë. Siç është Tirana europiane për të gjithë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të luftojmë. Këto dhimbje janë të padrejta, por nuk duhet të lëkundemi, përndryshe asgjë nuk ndryshon, ose ndryshon për keq, degradon, kalbet, siç u kalb Tirana. Kur në vitin 2000, unë hyra në Bashki dhe kishte vetëm 78 llamba neoni që ndizeshin nëpër Tiranë. Përfytyrojeni ju më të rinjtë dhe ata që jetojnë sot ku e ku me atë që jetonin dje. 78 llamba neoni fiks, asnjë më shumë. Nga ndërprerjet e pafundme të energjisë elektrike, Tirana dukej natën si një varrezë-qytet. Që ta mbyll këtë parantezë, nuk më takon mua që Lali Eri është i pafajshëm ose fajtor. Pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj në opinionin tim dhe t’ia lë drejtësisë ta zgjidhë këtë. Barra juaj është që makineria e Bashkisë së Tiranës mos të fiket në asnjë minutë. Vëmendja ime për Tiranën, për bashkinë do të jetë e pandërprerë. Uroj dhe dua të besoj akoma te pafajësia e tij, organet e drejtësisë do t’i japin kryebashkiakut të Tiranës një gjyq dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës brutale pa gjyq për kryebashkikë ose punonjës shteti në detyrë, kur nuk janë arrestuar në flagrancë ose kur nuk kanë çfarë provash të prishin,”- u shpreh ndër të tjera Rama.
Po ashtu pasi disa komente edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit nuk i referohet me emër, por me epitetin "bufi i kënetës". Sipas kryeministrit, as opozita dhe askush tjetër nuk e tjetërson dot punën që sipas tij maxhoranca ka bërë për të ndryshuar vendin. Por shton se ata që punojnë edhge gabojnë.
Edi Rama: Asnjë buf kënete dhe as ndonjë specie tjetër kënetë nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë, ku pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë, dhe pa Lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik, ky qytet nuk do ishte dot kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë të gjithë… Edhe drejtësia e re do të marrë vitet e saj deri sa të ndërtohet dhe njësoj si në të gjithë që në detyrën tonë bën gabime, bën me shumë gabime ai që punon më shumë se ai që s’di ç’është puna, dhe organet e drejtësisë nuk kanë si të jenë të pagabueshëm. E di se gabimet tona nuk shkatërrojnë punën, familje, interesat publike, siç ndodh kur gabon drejtësia, dhe të kërkosh nga një drejtësi e re me kaq pak kulturë europiane dhe në një klimë të hajvanizuar totalisht nga gjykatës dixhital dhe nga opozitarët kallajdaj, që të mos gabojë është njësoj si të hedhësh një fëmijë në ujë dhe t’i thuash mos u lag./ZËRI
Protesta për Veliajn në GJKKO, Rama "i tërheq veshin" socialistëve: Mos të përsëritet më!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me protestën e mbështetësve të Erion Veliaj para SPAK fjalën e tij në Sheshin “Skënderbej”. Në nisje të takimit me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Rama tha se protesta ishte një gabim, edhe pse i pafajshëm, por theksoi se nuk duhet të ndodhë më. Por shtoi se edhe ai, ndjehej njëjtë si ata për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.
Rama: Të dashur punonjës të Bashkisë së Tiranës, e kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush por edhe mes shumë të tjerësh njerëz të prekur dhe të lënduar. Disa nga ju shkuan edhe tek Gjykata Speciale për të protestuar, nuk dua t'i gjykoj keq. Përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më. As nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar. Unë nuk mendoj ndryshe sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sonte në burg, me statusin e të dyshuarit, por ende jo me atë të pandehurit, e lë më atë të fajtorit.
Berisha për mbledhjen e Ramës me punonjësit e Bashkisë: Të gjithë do regjistroheni

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar një paralajmërim për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, duke i paralajmëruar që të mos shkojnë në takimin me kryeministrin Edi Rama. Nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se opozita do t'i regjistrojë emër për emër ata që do të marrin pjesë në takimin e sotëm. Këtë lëvizje të kryeministrit Rama, Berisha e quajti krim shtetëror dhe elektoral dhe tha se vjen në të njëjtën ditë kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës
"Sot thërret antimiting. Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit. U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë. I gjithë Blloku. Blloku ishte bosh. Dhe ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës, që emër për emër do regjistrohen, i garantoj se pjesëmarrja në atë krim. Krim elektoral, krim shtetëror. Sepse ai po u thërret ju të dashur punonjës, vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës. Nuk po u thërret për asnjë interes tjetër. Dhe mendon se në këtë mënyrë do e kapërcejë. Por tani ai është damkosur,"-tha Berisha në fjalën e tij.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në sheshin 'Skënderbej' punonjësit e Bashkisë Tiranë. Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Takimi vjen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion./ZËRI
Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ-së: Ndalo takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë

TIRANË-Qëndresa Qytetare i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të ndalojë takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës pasditen e sotme në orën 16:30. Sipas Qëndresës Qytetare, takimi që Rama ka njoftuar me administratën e bashkisë është në kundërshtim me kodin elektoral.
Ata shprehen se në kushtet kur veprimtaria edhe pse prezantohet si një aktivitet me karakter publik, që organizohet nga Kryeministri dhe që zhvillohet në periudhën 4 mujore të parashikuar nga Kodi Zgjedhor nuk është raportuar në KQZ, dhe "de fakto" përbën shkelje zgjedhore.
Kërkesa:
Të dhënat e publikuara tregojnë se, në këtë takim do të marrë pjesë në mënyrë të organizuar dhe të detyruar e gjithë administrata e Bashkisë Tiranë, dhe secili prej drejtorive apo institucioneve në varësi të saj, do të mbajë përgjegjësi për vërtetësinë e numrit të stafit të pranishëm.
Në kushtet kur veprimtaria e cituar më sipër, sipas të dhënave që disponojmë deri më tani, prezantohet si një veprimtari me karakter publik, që organizohet nga Kryeministri dhe që zhvillohet në periudhën katër mujore të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, është e hapur për mediat dhe publikun, pra punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj, ajo përfshihet në kuptimin e “veprimtarive publike”, në referim të pikës 1, të nenit 92, të Kodit Zgjedhor. Për rrjedhojë, kjo veprimtari duhet të ishte raportuar nga ana e Kryeministrisë, në përputhje me nenin 92, të Kodit Zgjedhor.
Nga verifikimi ynë në ndërfaqen elektronike të raportimeve NRI, rezulton se kjo veprimtari nuk është raportuar nga ana e organit përgjegjës. Përkundrazi, Kryeministria ka raportuar se të vetmet aktivitete publike që do të zhvillohen nga ana e institucionit në datën 20.02.2025, janë Inagurimi i Spitalit të Pediatrise në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza” dhe Ceremonia e Hapjes së “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025’ përsa më sipër kërkojnë ndalimin e takimit të Kryeministrit me punonjësit e Bashkisë Tiranë.
Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Takimi vjen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit i ka deleguar firmën nënkryetares Anuela Ristani. Vendimi u mor gjatë një vizite të Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës. Rama zhvilloi takim me drejtuesit e instuticioneve për të lënë porositë mbijueshmërinë e punëve./ZËRI
Veliaj në burg! Rama mbledh sot punonjësit e bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’

TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në sheshin 'Skënderbej' punonjësit e Bashkisë Tiranë. Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Takimi vjen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion.

PAMJET NGA SHESHI:
View this post on Instagram
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit i ka deleguar firmën nënkryetares Anuela Ristani. Vendimi u mor gjatë një vizite të Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës. Rama zhvilloi takim me drejtuesit e instuticioneve për të lënë porositë mbijueshmërinë e punëve.
Veliaj u vendos në pranga më 10 shkurt, aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI