Përplasja në Ostren/ Mziu: Nuk jam unë personi në video, por është babai i kandidatit socialist

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Xhelal Mziu ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke deklaruar se nuk është ai që godet një person në video. Sipas tij, në videon e publikuar, është babai i kandidatit të PS Dibër. Kandidati demokrat u shpreh se Policia e Shtetit është përdorur politikisht për ta sulmuar atë, duke deformuar ngjarjen kriminale të dhunimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
"Vijojnë sulmet dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit me shpërndarjen dhe manipulimin e opinionit publik, duke deformuar ngjarjen kriminale të dhunimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Në një video që Policia ka shpërndarë në media, duket qartë dhuna barbare që Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Murat Dani, ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit, dhe më pas, me zyrtarë të tjerë socialistë, vijojnë ta dhunojnë, ku barbarizmi i tyre nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së.
Kjo është një provë e pastër për Policinë e Shtetit dhe për SPAK, e cila, në vend që të përdoret për të vënë në pranga dhunuesit e kreut të PD-së, Shaqir Manjani, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë! Sqaroj mediat dhe qytetarët se në atë video as nuk jam, e as nuk është episodi për të cilin fabrikon akuza Policia e Rilindjes, por është dhuna barbare e Jeton Danit, babait të kandidatit, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, për të cilën Policia e Shtetit refuzoi të pranonte denoncimin!
Apeloj mediat të bëjnë saktësimin e nevojshëm dhe të mos përdoren nga fabrikimet kriminale të Rilindjes! Apeloj SPAK-un që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike! Edhe njëherë garantoj qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë qarkut të Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe Policisë së Shtetit nuk do të na trembin e as nuk do të na ndalin drejt fitores së sigurt më 11 maj!”, shkruan Mziu.
Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra. Por Mziu ka pretendime të tjera. Ai shprehet se ngjarja nuk është siç Policia e bën me dije, por sipas versionit të tij, përfaqësues të PS kanë intimiduar mbështetësit e PD në takim. Ndaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kërkon ndihmën e SPAK./ZËRI
PAMJET E SHERRIT/ Ky është momenti i përplasjes mes Xhelal Mziut, nipit dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

DIBËR- Dalin pamjet e përplasjes së ndodhur ditën e djeshme në Ostren të Bulqizës. Në videon e publikuar nga "OraNeës", duket momenti kur para një lokali ka ndodhur përplasja mes punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, Kalosh Murra dhe kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Xhelal Mziut dhe nipit të këtij të fundit, Elson Mziu. Në pamje duke me shumë gjasa Murra që qëndron duke folur në telefon para një lokali. Derisa në një moment tjetër, një person (edhe ky me shumë gjasa Elton Mziu pasi në video nuk janë vendosur emrat) vjen dhe e shtyn. Pranë tyre, grumbullohen edhe shumë persona të tjerë.
PAMJET NGA PËRPLASJA:
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra. Por Mziu ka pretendime të tjera. Ai shprehet se ngjarja nuk është siç Policia e bën me dije, por sipas versionit të tij, përfaqësues të PS kanë intimiduar mbështetësit e PD në takim. Ndaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kërkon ndihmën e SPAK./ZËRI
Incidenti në Dibër/ Berisha: Provokacion i ulët i Blendi Klosit

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për lajmin se deputeti Xhelal Mziu së bashku me nipin e tij, u akuzua se kanë dhunuar një zyrtar lokal në Bulqizë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se e gjitha ishte një provokim i bërë nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Klosi dhe militantëve të Partisë Socialiste.
Incidenti në Dibër/ Berisha: Provokacion i ulët i bixhozgjiut Blendi Klosi
Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë./ZËRI
Përplasja në Ostren, reagon Xhelal Mziu: U sulmuam! I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe kandidati për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në Ostren, ku akuzohet se bashkë me nipin e tij kanë dhunuar 33-vjeçarin Kalosh Murra. Në një reagim të bërë në rrjetin e tij social, Xhelal Mziu ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen, duke u shprehur se punonjës të njësive administrative i kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos shkonin në takimet e opozitës. Më konkretisht, për takimin në Ostren thotë se pasi kishte dëgjuar shqetësimet e qytetarëvt kishte kontaktuar vetë me Kalosh Murrën duke i kërkuar që të mos i intimidonte qytetarët, duke i kërcënuar se do t'u hiqte ndihmën ekonomike. Madje thekson se e kishte paralajmëruar se do ta kallëzonte në Prokurori. Teksa ndodhte e gjithë kjo bisedë, Mziu shton se në vendin ku po zhvillohej takimi, kishte mbërriur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij, të cilët sipas Mziut kishin dhunuar barbarisht kryetarin e Forumit të PD Bulqizë.
"Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë,"-sqaron kandidati për deputet.
Kështu, i bën thirrje Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të sekuestrojë kamerat e sigurisë dhe të zbardhë të plotë ngjarjen.
REAGIMI I XHELAL MZIUT:
Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia. Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime. Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30. Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike. Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët. Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë. I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë. Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste. I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët. Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra. Por Mziu ka pretendime të tjera. Ai shprehet se ngjarja nuk është siç Policia e bën me dije, por sipas versionit të tij, përfaqësues të PS kanë intimiduar mbështetësit e PD në takim. Ndaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kërkon ndihmën e SPAK./ZËRI
“Çfarë kërkon këtu”? Xhelal Mziu rrahu zyrtarin pas takimit të PD, si nisi konflikti

BULQIZË- Detaje të reja janë mësuar nga konflikti në Bulqizë, ku kandidati për deputet i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, së bashku me nipin e tij, janë përplasur me një zyrtar njësisë administrative Ostren. Sipas asaj që dihet deri më tani, sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.
Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhelal Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren. Nga aty ka dalë Kalosh Murra, i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike. Në këtë moment, kur janë shkëmbyer me njëri-tjetrin, Mziu e ka ndaluar Murrën dhe i është drejtuar me fjalët: Po ti çfarë po kërkon këtu!?
Më pas, pas konfliktit verbal, Xhelal Mziu e ka kapur prej fyti Murrën, ndërsa ndërhyrë edhe nipi i deputetit, Elson Mziu, i cili e ka qëlluar me grusht./ZËRI
Deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin, hetimi në SPAK. Murra: Më kapi në fyt pa arsye

DIBËR-Dhunë pas takimit elektoral të Partisë Demokratike! Deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me një nga zyrtarët e Njësisë Administrative Ostren. Mziu së bashku me nipin e tij, jashtë ambienteve të njësisë pas mitingut kanë goditur me grushte punonjësin e njësisë, Kalosh Murra. Ky i fundit mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa Policia ka njoftuar se rasti është referuar në SPAK.
Pas ngjarjes, zyrtari pretendon se është dhunuar pa arsye dhe thekson se nuk është i angazhuar në fushatë. Murra shprehet se nuk i njeh personalisht as deputetin dhe as nipin e tij. Ai ka treguar me detaje momentin e sherrit, ku rrëfen se ai ka qenë para punës, ndërsa deputeti ka dalë nga lokali dhe i ka vendosur duart në fyt. Më pas me grusht e ka goditur nipi i tij.
"Kam qenë para punës time (njësisë administrative). Xhelal Mziu bashkë me të tjerë dolën nga lokali, kaluan para zyrave dhe më pas u kthyen mbrapsht. Më kapi direkt për fyti, ndërsa nipi i tij më godoti me grushte. Më gjakosi! Më kanë çuar në spital dhe më kanë qepur në fytyrë. Pas mjekimit kam dalë nga spitali dhe ndodhen në shtëpi me raporte. Shkakun nuk e di, unë isha në punën time. Mund të jetë për fushatë por unë s’jam i sigurt se nuk e njoh personalisht Xhelal Mziu dhe s’kam patur kurrë lidhje me të. Edhe vetë jam i çuditur se pse më qëlluan. Ndoshta e kanë fryrë (shtyrë) persona të tjerë që ishin në takim elektoral me të. Kam bërë kallëzim në polici dhe janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së institucionit. Pres të zbardhet ngjarja e plotë nga policia dhe prokuroria,"-tha Murra për Report.Tv.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren./ZËRI