LIVE UPDATES

Berisha nga SPAK: Do publikoj kodin e Taulant Ballës në "SkyECC"!

➤ Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ Edhe sot, njëjtë si pak javë më parë, kryedemokrati u prit nga mbështetësit e tij. ➤ Edhe në proces verbalin e sotëm Berisha la një shënim, duke sulmuar sërish SPAK. ➤ Po ashtu, para gazetarëve Berisha tha se përgjime tronditëse për Taulant Ballën dhe dosjen ‘Toyota Yaris’. ➤ Madje premtoi se do të nxirrte edhe kodin që ka pasur në aplikacionin "SKYECC". ➤ Gjatë komunikimit me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për hetimet në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Në përgjigje Berisha tha se është kryeministri Edi Rama ai që ka penguar hetimet, edhe pse duhet që të hetohet si organizatori i atij tubimi.

4 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Berisha nga SPAK: Si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Berisha nga SPAK: Do publikoj kodin e Taulant Ballës në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha nga Prokuroria e Posaçme se solli dokumente që kanë lidhje me regjistrimet e dosjeve që fshehin Altin Lalën, sipas tij bëhet fjalë për Ymer Lalën. Më tej, Berisha lexoi disa nga mesazhet lidhur me dosjen “Toyota Yaris”, ku përmendet edhe Taulant Balla. Ai tha se organizata kriminale e Lalës paguhet nga SPAK.

"Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë. Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave. Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.

Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala. Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën. Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.

Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën. Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?

Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?

Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.

Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.

Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.

Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.

Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.

Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.

Radovan Çela: Do flas prapë.

Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri. Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion.

Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell. Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypoit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode.

Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit. Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta.

Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda.  Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral.

Tani unë do u përgjigjem gazetarëve.

U ftoj ta vazhdojmë këtë betejë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Këta të ardhme nuk kanë", tha Berisha. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

“Po jua lexoj kartolinën”, Berisha nga SPAK: Skrapi dhe Altin Lala do përfundojnë si çdo vegël tjetër e diktaturave

Berisha nga SPAK: Do publikoj kodin e Taulant Ballës në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga ambientet e SPAK, Berisha tha se çdo vegël e dikakturës do të përfundojë në kosh. Më tej, Berisha tha se SPAK është kthyer në një organizatë kriminale të partisë.

“Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.

Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni. Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”, tha Berisha. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

“Partizani”, Berisha zbaton masën e sigurisë, paraqitet në SPAK

Berisha nga SPAK: Do publikoj kodin e Taulant Ballës në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Berisha do të zbatojë masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme. Po ashtu, jashtë SPAK u mblodhën demokratët për të protestuar në mbështetje për Berishën.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Berisha sot në SPAK, PD sërish protestë para Prokurorisë së Posaçme

Berisha nga SPAK: Do publikoj kodin e Taulant Ballës në
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë thirrje për një protestë tjetër para Prokurorisë së Posaçme sot, pasi pritet që kryedemokrati Sali Berisha të paraqitet sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas një njoftimi të shpërndarë për demokratët, iu bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen sërish para SPAK në orën 09:30.

“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB