Analiza e REL: Këmbimi i pengjeve me të burgosurit, ndihmat futen në Gaza

TEL AVIV- Tri pengje që po mbaheshin nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë liruar dhe kanë arritur në Izrael njoftuan autoritetet. Më vonë gjatë 19 janarit, Izraeli pritet të lirojë afër 90 të burgosur palestinezë. Ky është hapi i parë i marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit që hyri të dielën në fuqi. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se “armët në Gazë kanë pushuar” në bazë të marrëveshjes që ai ideoi në majin e vitit të kaluar.
Presidenti në largim, teksa mori pjesë në një ngjarje në Karolinën e Jugut, tha se ndihmat humanitare veçse kanë nisur të shkojnë në Gazë.
Sipas tij, armëpushimi në Gazë ka “transformuar në mënyrë fundamentale” rajonin e Lindjes së Mesme. I pyetur nga gazetarët nëse është i shqetësuar për rigrupimin e Hamasit, udhëheqësi amerikan tha se nuk është i shqetësuar. Nisja e armëpushimit erdhi pasi Hamasi publikoi emrat e tri pengjeve gra - sipas marrëveshjes së armëpushimit - që u liruan më 19 janar. Një zyrtar izraelit konfirmoi se Romi Gonen, 24-vjeçare, Emily Damari, 28 vjeçe dhe Doron Steinbrecher, 31-vjeçare janë personat e parë që lirohen përmes marrëveshjes së armëpushimit. Gonen ishte rrëmbyer nga festivali i muzikës, Nova, ndërkaq dy gratë e tjera ishin rrëmbyer nga vendbanimi Kfar Aza. Damari është shtetase izraelite dhe britanike.
Mosdërgimi i emrave të pengjeve bëri që hyrja në fuqi e armëpushimit të vonohen për më shumë se dy orë, teksa Izraeli tha më herët se do të vazhdojë luftimet derisa emrat të dorëzoheshin, ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen e arritur më herët gjatë javës. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se si pasojë e sulmeve izraelite, të paktën tetë persona u vranë mëngjesin e 19 janarit.
Hamasi tha më herët gjatë së dielës se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit.
Në mbarë enklavën palestineze pati festime të dielën dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes. Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë nisur të hyjnë në Gazë, pas nisjes së armëpushimit.
“Kamionët e parë me ndihma kanë nisur të hyjnë” në Gazë pak minuta pasi hyri në fuqi marrëveshja, tha zyrtari për ndihmë i OKB-së, Jonathan Whittall, njëkohësisht ushtrues i detyrës të agjencisë për ndihmë në territoret palestineze, OCHA.
Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023. Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014.
Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore.
Në fazën e parë 42-ditore të armëpushimit është paraparë të lirohen 33 pengje që mbahen në Gazë dhe qindra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael. Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre. Po ashtu, parashihet rritje e ndihmave humanitare për Gazën. Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin pauzuar luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.
Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohen pjesa tjetër e pengjeve.
Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë. Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë. Rindërtimi – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite. Po ashtu, çështje e pazgjidhur mbetet edhe se si do të udhëhiqet Gaza pas konfliktit./REL
Marrëveshja e armëpushimit të Gazës, po pritet lirimi i të burgosurve palestinezë

GAZA- Tre pengjet e para janë liruar pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin. Tanimë, sytë janë tani te Izraeli, ku pritet që të lirohen 95 palestinezë që po mbahen në burgjet izraelite. Rrjetet televizive po transmetojnë pamje nga burgjet izraelite ku pritet që të mbërrijnë autobusët për transferimin e tyre drejt Gazës.
Turmat janë mbledhur rreth burgut Ofer dhe po presin lirimin e bashkëkombasve të tyre. Edhe kësaj here, "ndërmjetësimi" do të bëhet nga ekipet e Kryqit të Kuq. Duke qenë se familjarët e kanë të ndaluar që të grumbullohen afër qendrës së paraburgimit, kështu që janë vendosur në një kodër me pamje nga burgu, nga ku po monitorojnë gjithçka.
Armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën. Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë./ZËRI
ME VIDEO: Momenti i dorëzimit të 3 pengjeve nga Hamasi

GAZA- Ky është momenti kur tre gra, pengje të Hamasit më në fund janë liruar. Nga pamjet duket momenti kur pengjet nxirren nga mjeti nga persona të armatosur që bërtarin emrin e Hamasit. Pasi u nxorrën nga mjetet, vajzat iu dorëzuan vullnetarëve të Kryqit të Kuq.
“Tre pengjet femra iu dorëzuan zyrtarisht Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraiya në lagjen Al-Rimal në qytetin perëndimor të Gazës,”- tha një zyrtar i Hamasit për AFP.
MOMENTI ME VIDEO:
Pas dorëzimit të pengjeve, Ushtria është njoftuar edhe nga Kryqi i Kuq se tre gratë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rrugës për në forcat ushtarake izraelite në Gaza./ZËRI
VD- Po ndodh! Hamasi liron 3 pengjet e para, vajzat po i pret familja në kufi

GAZA- Po ndodh! Pas thuajse 16 muajsh luftë, 3 pengjet e para të Hamasit janë liruar. Pranë familjes së saj po shkon 24-vjeoarja Romi Gonen, e cila u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023; 31-vjeçarja Doron Stanbar Hair, i cili po punonte si infermier në një klinikë veterinare dhe 28-vjeçarja Emily Damari, e cila ishte në shtëpinë e saj në Kibbutz Kfar Aza.
Tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'i dorëzuar ato tek forcat izraelite, të cilat më pas do i transportojne me helikopterë të ushtrisë në kufi me Gazën, atje ku edhe i presin familjarët e tyre. Pas takimit të parë, vajzat do të shoqërohen në spital.
MOMENTI ME VIDEO:
Gal Hirsch, oficeri i qeverisë që po merret me operacionin e kthimit të pengjeve, tha se për shtatë ditë do të lirohen edhe 4 vajza dhe gra të tjera, të cilat janë ende gjallë. Hamasi, nga ana e tij, më pas njoftoi se Izraeli do të dorëzojë një listë me emrat e 90 të burgosurve palestinezë që do të lirohen sot në këmbim të lirimit të tre grave.
Ndërkohë në terren, forcat izraelite tashmë kanë filluar të tërhiqen nga zonat në qytetin jugor të Rafahut në Korridorin e Filadelfias përgjatë kufirit midis Egjiptit dhe Gazës. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhet të fillojë të tërhiqet menjëherë nga "zonat urbane" të rajonit.
Armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën. Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite. Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes./ZËRI
Me tre orë vonesë dhe disa të vrarë, hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Gaza

GAZA- Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi.
“Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi për fazën e parë në Gaza do të hyjë në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT)”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën. Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite. Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes. /ZËRI
Vonesa në dorëzimin e listës së pengjeve, Netanyahu: Afati i armëpushimit ka kaluar

TEL AVIV- Afati për nisjen e armëpushimit në Rripin e Gazës ka kaluar. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk ka mbajtur zotimin e tij për të ofruar emrat e tri pengjeve që pritej të liroheshin të dielën, në këmbim të dhjetëra palestinezëve të burgosur. Në mbarë enklavën palestineze pati festime dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes. Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se emrat e tri pengjeve nuk u dorëzuan me kohë, në mënyrë që armëpushimi të hynte në fuqi në 08:30, sipas kohës lokale. Ai tha se ushtria izraelite ka vazhduar “sulmet, edhe tani po kryen sulme, brenda Gazës” dhe do të sulmojë derisa Hamasi të respektojë marrëveshjen. Më vonë, ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një sërë caqesh të Hamasit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se të paktën tre persona u vranë mëngjesin e 19 janarit. Hamasi tha se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit që u arrit më herët gjatë kësaj jave.
Një zyrtar izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se ndërmjetësit kanë ofruar siguri se lista me emrat e pengjeve do të dorëzohej dhe marrëveshja e armëpushimit ende është e vlefshme, edhe pse ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi. Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014. Armëpushimi i planifikuar, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore. Netanyahu tha se e ka udhëzuar ushtrinë që armëpushimi “të mos fillojë derisa Izraeli të marrë listën e pengjeve që do të lirohen, listë që Hamasi është zotuar se do ta ofrojë”.
Në fazën e parë 42-ditore të armëpushimit është paraparë të lirohen 33 pengje që mbahen në Gazë dhe qindra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael. Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre. Po ashtu, parashihet rritje e ndihmave humanitare për Gazën. Ky do të ishte armëpushimi i dytë gjatë kësaj lufte, pasi mbi një vit më parë palët kishin pauzuar luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje. Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohen pjesa tjetër e pengjeve.
Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë. Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë. Rindërtimi – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite. Po ashtu, çështje e pazgjidhur mbetet edhe se si do të udhëhiqet Gaza pas konfliktit. /REL